Tani e tutje të gjithë qytetarët e Tiranës që ekportojnë lesh nuk do të paguajnë taksë vendore

 

 Shfuqizohet taksa e eksportit të leshit, për mbjellje bliri rrapi, ulliri dhe mimozash

Disa nga tarifat vendore të shfuqizuara me vendim të këshillit bashkiak kanë ngjallur reagime dhe debate mes qytetarëve, por edhe mes këshilltarëve të PS-së, të cilët bojkotuan takimin.

Këshilli bashkiak ka miratuar heqjen e tarifave vendore për sektorë të caktuar të cilët mendohet se do të lehtësojnë qytetarët, do të nxisin nivelin e punësimit si dhe do të ndihmojnë në reduktimin e shpenzimeve për familjet tiranase. Sipas këshilltarëve bashkiak të Partisë Socialiste, nuk kemi asnjë lehtësim, pasi për dy nga taksat vendore ka menduar qeveria qendrore në 2009-n me uljen që ka kryer, por që nuk është diskutuar në këshillin bashkiak paraardhës për shkak të bllokimit të institucionit për këto dy vitet e fundit.

Konkretisht, sipas bashkisë, shfuqizimet e tarifave kanë të bëjnë me heqjen dhe saktësimin e nivelit të disa tarifave të shërbimit në administratë për krijimin e lehtësirave për kategori të taksapaguesve dhe për qytetarët.

Janë shfuqizuar taksat vendore të eksportit të leshit, të mbjelljes së blirit, rrapit, ullirit dhe mimozave si dhe tarifa për vizita në kopshtin zoologjik.

Taksa e tabelës aplikohet për të gjitha subjektet të cilët vendosin emërtimin e subjektit në pamjen ballore të njëjësisë ku zhvillojnë veprimtarinë, në hapësira të tjera publike ose private, qofshin këto të lëvizshme apo jo, që shërbejnë për qëllime reklamimi.

Taksat për vendosjen e tabelës janë bërë 120 lekë në vit, 45 mijë lekë për metër katror në it si dhe 1 mijë lekë për metër katrorë në dië. Specifikimet janë të sqaruara në relacionin e vendimit të këshillit bashkiak.

Tarifat vendore

Kështu, sipas relacionit të vendimit të këshillit bashkiak revokohen 60 tarifa administrative dhe shërbimi, prej të cilave nga 64 tarifa administrative mbeten 7 tarifa dhe nga 17 tarifa shërbimi mbeten 14 tarifa.

“Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë, përveç rasteve në të cilat ligji parashikon pagesën për shërbimin e ofruar nga administrata”, - thuhet në vendim. Sipas vendimit, është parashikuar që niveli i tarifës së pastrimit për kategorinë familjare për vitin 2011 të jetë 5 mijë lekë në vit.

Reagimi i këshilltarëve

Këshilltarët socialistë në këshillin bashkiak i konsiderojnë mashtrime, propozimet për heqjen e 60 taksave dhe tarifave, pasi sipas tyre qytetarët e Tiranës sot paguajnë vetëm një taksë, e cila nuk është ulur.

Sipas tyre, për sa i përket tarifave të shërbimit, qytetarët do të përfitojnë vetëm vizita falas në Kopshtin Zoologjik, mbjellje pa lekë të pemëve dhe disa shërbime të cilat nuk rëndonin barrën fiskale të qytetarëve.

“Ne jemi për uljen e barrës fiskale për qytetarët dhe biznesin e vogël, por nuk mund të pranojmë mashtrimin e radhës dhe blofin politik që luan kryetari i bashkisë, i emëruar. Nuk duhet të ngatërrojmë nocionin e tarifave dhe të taksave. Sot qytetarëve të Tiranës nuk i është ulur asnjë tarifë që i prek ata drejtpërdrejt në xhepat e tyre. Qytetarët e Tiranës sot paguajnë vetëm një taksë dhe një tarifë, të dyja nuk u propozuan për t’u ulur, taksa e pastrimit dhe taksa e tabelës janë taksa që janë ulur me vendim parlamenti që në vitin 2009. Nuk është e vërtetë që shfuqizohen sot që flasim. Të vetme tarifa që preken janë tarifat e Kopshtit Zoologjik, tarifat e fushave të tenisit dhe tarifat e Qendrës Kulturore ‘Tirana’, të cilat nuk ndikojnë drejtpërsëdrejti në xhepat e qytetarëve të Tiranës. Nuk mund të tallet kryetari i bashkisë me shfuqizimin e tarifës për eksportin ndërkombëtar të leshit, kur 18 mijë subjekte të biznesit të vogël në Tiranë vuajnë krizën ekonomike si kurrë më parë", - thotë këshilltari Gent Gazheli.

94 Komente

smiley

skam kohe ta lexoj

kam nja dy dite pa qesh, edhe ky titulli me gajasi smiley

rrofshi, u made my day

E donit kryetarin e leshit?..Tirrni lesh tani se ajo ju ka ngelur smiley

 

nje nga versionet e origjines fjales tirane, por mbase me me pak gjasa te jete e sakta, eshte me "tir ane" (tjerr lesh), thone qe ishte nje plake qe tirte gjithnje ane ne kete zone, para se te quhej tirane. lol

ane i thoshin atij topit te leshit te shkopi, qe e tundnin plakat ne duar per ta bere fije leshi.

Ka tre hipoteza per prejardhjen e emrit "Tirana":

1-Theranda- (nga latinishtja dhe greqishtja e vjeter-Te ranet)

2.Tirkan-(Ekzistenca e nje keshtjelle ne Dajt)

3.Tyros- (Bulmet,behej tregetimi i bulmetrave nga zonat perreth)

Nuk ekziston hipoteza e lartpermendur... smiley

ekziston

Une kam degjuar dhe nje hipoteze tjeter, qe vjen nga Teheran. 

ajo nuk eshte hipoteze; eshte teze.

Hipoteza konsiston ne mendim te pranuar perkohesisht e ne menyre paraprake si te vertete.Kur nuk gjendet(ende) informacion qe te vertetoje njeren apo tjetren,kam te drejte ti cilesoj HIPOTEZE. smiley

Referuar studimeve te Tan Lames,nuk ekziston... smiley

Hipoteza e lartpermendur ekziston. Pra ka me shume se tri.

shyqyr qe ja arritem kesaj dite, se rrunim dhe leshin e shisnim mceftas qe mos te na e tatonte bashkia smiley

smiley Jallah, cer lajmi!

Swed, o trafikant leshi! smiley

swedo, ke rast me na shpjegu ne te ikmeve at punen e TVSH-se tani me terma konkrete te leshit, se un deri dje TVSH vetem virgjil kule me sillte n'men. smiley

a, se harrova, edhe alfons gurrash... smiley

 

me lesh, pa lesh, sido qe ta kesh, i tha..

Mua me vjen shume mire, qe kjo teme eshte vene edhe ne rubriken "Sociale", sepse e meriton me te vertete ate vend aty.

Ajo qe mua me vret syrin eshte nentitulli i artikullit

Tani e tutje të gjithë qytetarët e Tiranës që ekportojnë lesh nuk do të paguajnë taksë vendore

dhe vetvetiu me shkon nder mend pyetja, sa eshte numri i qytetareve te Tiranes, qe eksportojne lesh, ku e eksportojne kete dhe sa eshte impakti ekonomik qe realizohet me heqjen e kesaj takse te famshme?

Dmth, hakshe hakshe, sa vete u gezuan (jo sa veta qeshen) me heqjen e kesaj takse?

 

hihihiii... smiley

swedi, pra smiley

loool

Lesh o lesh... smiley

p., maj men avni mulen, donin me e cu ne shkoder me ato qarkullimet (a ndoshta pse e kish grun ruse, kush e merr vesh), edhe me nji shaka thuhet qe ka shpetu. Kishte shku atje "te veni", nja tip komiteti, edhe sikur iu kish thon, un shkoj mer shkoj ne shkoder, pa problem, por atje do me qijn "kompozitor leshi"... sepse sec kish bo ky ca kong rresht, tip "neno moj do pres gershetin"... e te "verdhat kacurrella" smiley

por atje do me qijn "kompozitor leshi"...

smiley
smiley
smiley

e mer mir moooo.. na falet se mjes osht smiley

Damn "redaktim"...A e moret vesh se sa jetik eshte redaktimi?... smiley

qUjn*

ps. Oooo Penar, na pac me qaf me kto redaktimet! smiley

Me kujtohet nje nga serialet e South Park, ku Cartman ble lesh nga nje adoleshent(Scott Tendorman)....I thote se po behet panairi i leshit ne Filadelfia smiley

Pse cuditeni mer burra e gra. Po Lobi i Leshit me slloganin "Polli plaka e Lleshit, ne kaçile t'leshit" ka qene ai e ka meshtet Lulin me shume moralisht e financiarisht ne kete fushate. Apo kaq shpejt e harrut edhe qe i bone kurban para bashkise!

FOTO-DASHI.jpg (720×576)

Po po ne rrime ketu bejm lesh pershesh, kurse ato atje tallin lesht me ne duke na heq edhe taksat e leshit.

Puna eshte:

-Jam hedhur 100 mio. € kesh per fushaten e Lul Leshit(LL)
-U vodhen nen tavoline a mbi tavoli, per kte as nuk i rruajti ndonje lesht
-Po kemi dhe opozite vari lesht komplet, pa orientim politik, pa asnje plani, pa
asnje lloj projekti. Jo do protestojm tani, jopo ti fusim dhe i dore plazh dhe nga
shtatori te gjith ne shesh, jopo po presim ca te thote europi, jopo europi si rrujti
lesht per ne...

Kshu si ka shkuar kjo pune, vetem berberet dhe kasapet po ja shohin hajrin punes se leshit.

-Jam hedhur 100 mio. € kesh per fushaten e Lul Leshit(LL)

Shpresoj, qe te mos jete aspak e vertete kjo, qe po thua ti.

Sepse po te jete e vertete, atehere PD ka nje problem shume te madh, pavaresisht nese i do trapi (TM Neim Çili) apo jo qe ta shohe kete problem ne sy dhe pikerisht: Nese nuk mjaftuan dot 100 milione dollare per te zgjedhur Bashen me vota, biles edhe mungesa e Berishes ne fushate per te marre shume vota plus, dhe e gjithe fitorja ishte thjesht ngaterrim letrash ne tavoline mes Ristanit Tomes dhe Sashenkes, atehere PD nuk fitoka asnjehere ne Tirane. A eshte keshtu apo e kam une drejt? smiley

Qe Berisha nuk fitonte dhe do fitoi ndonjehere ne Tirane, nuk perben lajm por eshte nje fakt te pohur dhe nga vete pd-istat.
Tani jan hedhur +/-10/20 mio pak rendesi ka, shuma e sakte ne total nuk do publikohet ndonjehere. Por qe jan hedhur pak a shume kaq para, kete mundet ta miratojn dhe perdorues te tjere ketu qe jan me te brendshem ne strukturat e sistemin, kjo eshte mese e vertete. Ka qene nje makineri e superfuqishme dhe e karikuar mire vetem per te mare fortesen e fundit. Makineria eshte jashtezakonisht masive dhe e mirendertuar nese e shikon nga brenda por edhe nga jashte. Kjo makineri do beje dhe shume investime dhe ndyshime keto kater vitet pushteti ne Tirane, per kete jam mese i sigurt, do hidhen shume para dhe do ndertohet jashtezakonisht shume, keshtu makineria qendron gjithmone ne levizje.
Teorikisht opozita ne leter nuk ka asnje shanc as ne 13 por edhe ne 17, por vetem teorikisht. Praktika verteton ndonjehere te kundertet!

Po per devene, a u tha ndonje llaf? smiley

Edhe populli si bageti e leshte qe eshte, qeshet se dhe ke Kopshti zoologjik do shkoje falas tani... Me duket se atje kane mbetur vetem trumcake, se kafshet e verteta bredhin lirshem...

kafshet e verteta kishin dal rrugve me shit leshin tani qe u hoq taksa, luanesha kishte bo lek dhe do i bote lepurit dhurate i pelice me lesh leopardi (ta tvsh)

Ore mire, pelicja, po leopardin kush do ta vrasi, njehere? smiley

nuk do e vrasin, po leopardi vete kishte shit leshin duke perfitu nga heqja e takses. se harrova me ta sqaru, pelicja ishte gjysem fallco gjysem origjinale, dmth leshin e kishte origjinal (sic e sqaruan burimet me lart) ndersa lekuren sintetike smiley

Epo, luanesha kabim e ka, me gjithe ate krife qe ka, del me qarin po te shesi leshin e vet, sa te prese te rruhet leopardi... smiley

Mos do të thuash të thuash leshin e bashjkshortit se luanesha s'ka krif.smiley

Burre e grua, mish e thua, de... smiley

Pajtohem! Jo vetëm barazi tê drejtash por dhe të pronës .smiley

Koran, paralajmero here tjeter, se jemi me zemer te dobet ne ketej, i kemi tmerr filmat horror. smiley

Urime!!!

Me lesh te pataksuar qofshim per jete! smiley

Eh,c'lehtesim mor njerez ,tani leshi yne do pushtoje Evropen.smiley

Dhjame do veme.smiley

Eh,  more Skender  Sallaku...! Kjo eshte  estrade e kryeqytetit dhe jo e kohes tende.

Ej, me gjithe mend, na hidhni nja dy turra pa tvsh se s'kam shume pulovra per sivjet.

Cfare ngjyre prefereroni? gjenuine apo te lyer? smiley

Edhe pyet?! smiley Gjenuine doemos.

Hahahahaha... Bashkia e Tiranes paska ik qe ne fillim per lesh smiley

Cuditerisht lajmet dhe hemet kunder kryetarit te bashkize zotit Lulezim Basha vazhdojne nga shpura e kuqe dje bashkia hoqi gati 60 lloje taksash.
Perse nuk e ve kete si kryetitull ti?
Apo se te del ish kryetari hajdut dhe mashtrues.

.......Kështu, sipas relacionit të vendimit të këshillit bashkiak revokohen 60 tarifa administrative dhe shërbimi, prej të cilave nga 64 tarifa administrative mbeten 7 tarifa dhe nga 17 tarifa shërbimi mbeten 14 tarifa.

“Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë, përveç rasteve në të cilat ligji parashikon pagesën për shërbimin e ofruar nga administrata”, - thuhet në vendim. Sipas vendimit, është parashikuar që niveli i tarifës së pastrimit për kategorinë familjare për vitin 2011 të jetë 5 mijë lekë në vit.

te lumte Lul Basha per premtimin qe mbajte.I dyti premtim i realizuar brenda 4 muajve,pas realizimit te premtimit te hipotekimit te pallateve.

Qente le te lehin karvani te ece perpara.

mire mer mire, mos u prek, se nuk ta shau njeri Bashen. Atij bravo i qofte, se po ben politike te vertete!

Se fundja nuk eshte turp qe te shesesh krunden per miell, turp eshte po ta blesh. Dhe aq me keq kur ti fillon pastaj qe ti mbushesh mendjen robve qe nuk eshte krunde, por eshte miell. Po iu fute kesaj sipermarrjeje, atehere duhet me prit edhe nonji llaf te keq.

Eh, mer Dor Keko, qe te ndrit´te shpirti atje ku ke rene! Si i the kasapit t´lagjes, kur donte me te shit dhjamin e laprat per mish?: "Ne jena familje regjizorash, ti don me na bo filma!" Eh, mer Dor Keko, i paharrueshem je

"shpura e kuqe".

prap e paske ndrru nickun, mer?

me hiq nje kureshtje: verte shkrun nga amerika ti, qe i di kto lajmet e shqipnis sagllom qe pa hap syte?

ps. test, test: nqse shkrun nga USA, si po bo koha sot ... smiley

lool

Aspi karalloi, emo! Lluku barbashta.

He de Stavri1 bravo, mblidhua i cik.  Si guxojne dhe tallin (tekstualisht) leshte keta me premtimet e realizuara?  Ua the mire xhanem, karvani i leshit para e do shkoje edhe me perpara tani qe eshte pa takse.  

" Perse nuk e ve kete si kryetitull ti " ?... .... dhe na vene si titull Luli per Leshin smiley
Une them te zgjerohet kjo i nderuar Stavri 1 . Ketu mba era celule pucistesh . Shiko sa me djallezi ata socialistet , dhe kjo vatra komuniste e PPU tere muhabetin e Leshit e tjerrin vetem tek DHËNTË . Lesh Dhensh !!!!
Po Leshi i Dhive ku eshte ? Perse nuk permendet ai si lehtesim i "barres fiskale " te Tiranasve ? Une them se ketu po behet nje pune e " thelle " armiqsore per te menjanuar babasqapin si i fisem ne kope DHISH per te lartesuar Lulin e Partise qe vjen e shfaqet si Race delje , me gjasa per tu bere Dash Kopeje . Vezhgimi juaj i holle me duket i plote po te lexosh edhe krahasimin me qen .Dihet qe kopene e deleve e ruajne Qente . Mirpo babasqapi si i pare kopeje e di mire qe dhite nuk ruhen me qener. Edhe ketu ja ke perplas te kater te vertetat soc komunisteve ne fytyre . Se po lexoj edhe ndonje hezitim nga kopeja ketu , per ta analizuar me "FelLtaSi " " dhe biles pa nr vendimi e referencat perkatese duke e neglizhuar si metoda kriptokomuniste te huazuara qe nga Diktatura ! ! Te lumte mendja e mprehte !

U hap me se fundi ruga per zhvillimin e biznesit te vogel masiv ne permasa qe do ja kaloje edhe Gjermanise
Blij Fare Gjembi .Mbille .Gjembi rritet , behet ferre .
Kalo dhente neper fushen e mbjellur me Gjemb .Dhente lene lesht ! .
Mblidhe Leshin dhe shite .
Zhvillo biznesin . Me parat e fituara blej me shume fara Gjembi . Shto siperfaqen e mbjelle . Shto nr e dhenve qe kalpjne neper ferra . Dhente len lesh
Puneso njerez per mbjellje Leshi .Grumbulloje dhe shite ate
Kujtese : Leshin mund ta lash ose jo para shitjes smiley
E perse na duhet k/ministri ne kur fare mire kemi Lul Leshin . O sa mire qe jetojme ne kohe LESHI e Leshrash !
HAP ME SE FUNDI RRUGE PER BIZNESIN E VOGEL MASIV.
bLIJ FARE GJEMBECESH .mBILLI ! KALOJNE DHENTE LENE LESHT . mBLIDH LESHIN .sJITE. bLEJ FARE GJEMBI .mBILLE NE SIPERFAQE ME TE MEDHA .pUNESO NJEREZ PER MBLEDHJEN E lESHIT.sHITE ...BLEJ

Gaz-etaria shqiptare godet ne shenje serisht! Jane revokuar 60 tarifa ne teresi, kurse gaz-etaria shqiptare thot bashkia heq taksen e leshit.  Ah, po s'e mos harrojme te veme dhe nje foto te ca njerzve qe hapin leshin e deles se helbete njerzia nuk e di c'eshte leshi! smiley

qe te mos beheni gazi i botes me keto 60 taksat, duhet te dime cilat taksa u hoqen, sa qytetare perfitojne nga heqja e seciles prej taksave, sa eshte efekti ne buxhetin e bashkise etj etj. se kur heq taksen e eksportit te leshit dhe ne tirane ka (psh) vetem tre eksportues leshi, populli nuk e rruan lesht hic.

Pikerisht kjo eshte detyra e gaz-etarise, te na thote cilat taksa u hoqen, sa qytetare perfitojne prej tyre, cili eshte demi qe i shkaktohet buxhetit te bashkise etj etj.  E jo, "U hoq taksa e leshit nga Lul kanakar Basha!" Vijojne kukurisjet...

ne fakt eshte detyra e bashkise te thote cilat taksa u hoqen. faqja zyrtare e bashkise nuk ka gje

Sigurisht, dhe po s'e ben bashkia kete gje, gaz-etaria duhet ta gjemoje e te thote qe s'e ka bere kete gje e te thote pse s'e ka bere e jo te beje batuta dylekshe per takse leshi.

gazetarja informacionin e ka dhene te plote. nese ka njerez pa sy ne balle dhe qe duan te lexojne gjithe artikullin ne titull, nuk eshte faji i gazetares ... madhesine e fonteve te perdorura e percaktojne te tjere njerez

Na ka thene gje gazetarja pershembull qe bashkia s'ka dhene ndonje info ne faqen e saj per keto heqje tarifash? Na ka thene gje per impaktin e ketyre heqjeve? Pastaj pse ky titull? Une kam nje parandjenje qe gazetarja e di mire nivelin e lexuesve te shqipit, prandaj...

xha bariu qethi deshtë,

dhe u be nje mal i leshtë,

beme pallto dhe fustan,

me lesh nga deshtë tan,

.smiley

Bashkia e tha sa taksa u hoqen,bile une doja te postoja nje shkrim per kete por adminet e pane te aresyeshme te ironizonin vendimin e Bashkise dhe te publikonin kete pacavure.

Ai i pranon keto taksat bashkia ne lesh?...Kohe krize ata qe nuk kane bere shume xhiro mujore a mund ti paguajne taksat ne lesh?...

Nje arritje e madhe per kedo....

Dhe keta ketu poshte....Tregtare shqiptare te l'eshit , ishin nisur ta shisnin ne Britani meqe taksat tona ishin teper te larta smiley

 

 

Elhamdulila. Shyqyr te modhit Allah ardhi dhe kjo dite.
Ueeeeeee po shof bursen e NY cmimi i leshit paska shku ne qiell. Analistet e komentojne me heqjen e takses ne Tirone. Pritet nje cunami me lesh Tirons ne tregjet nderkombetare.

Nje kandidat per deputet shkon ne zonen e tij t’u kerkoje voten zgjedhesve. Kishte me vehte nje grup militantesh. Midis tyre, si zakonisht ishte dhe nje sekretare e bukur.
Ai fliste e ajo mbante shenim « xhevahiret » qe leshonte ky trapi.
Ne fund te fjalimit, u ul dhe i tha popullit qe e degjonte :
- Tani kaloni nje nga nje ketu para meje dhe me thoni per ç’keni nevoje, qe kur te behem deputet t’ju a plotesoj.
Kalonin para tij njerzit hallexhinj dhe kerkonin ç’kishin nevoje.
Sekretarja shkruante c’do gje…
I erdhi rradha nje qerosi i cili kishte kaq shume halle sa s’kishte nga t’ja fillonte.
- Po ti cer do ?, e pyeti politikani.
U impresionua ky qerosi dhe tha: - Une dua LESH. Kur te behesh deputet me bej me floke, se qe kur fillun me m’ran floket, me mbyten hallet.
- Mos e rruj, i tha ky miku, pune e kryme. U drejtua nga sekretarja: - Shkruaj, ktij zotrise nje LESH.
Erdhi nje tjeter fshatar:
- Or bir, me ben dot nje shtepi mua ti, se jemi ku na thrret qameti.
- Pune e kryme, the prape ky, - shkruaj dhe ktij nje LESH.
U hodh sekretarja:
- Zotria sikur kerkoi shtepi…
- Hajd mer ti , se LESH do marrin te gjithe keta, cer mendon ti…

Kshu dhe pun’e Lulit. Vajti per lesh…

Cfare eshte me qesharake, qe bashkia hoqi taksen e Leshit apo qe Tirana ka patur nje takse Leshi?

Prandaj Edi rruhej nje here ne jave. Kursente ndoj lek.

p.s. vajza, qe sot depilim alla brasiliana te gjitha! Pa frike, s'ka me takse leshi.

p.p.s. hmm dmth ajo ishte evazore totale? smiley

U bo lesh arapi smiley kjo pune smiley

Grupet lobiste kane shtirre kthetrat ne Bashkine e TIranes Ata sakrifikuan nje dash dite qe Luli hyri per here te pare ne Bashki dhe tani fitojne heqjen e takses se leshit ha ha ha smiley

Politika fiskale te leshit me nje llaf.

Ose sic ka pas thene poplli ne kohen e Qazim Mulletit, lesh mire kush lesh pa taksa.

Ej, sinqleshist, di njeri te na thote si ka pas qene aplikuar taksa leshit deri tani nga bashkia? smiley

 

 

60 tarifat e Bashës, një bujë mediatike e ngritur mbi një hiç   escription">

Bashkia e Tiranës ndërtoi ditët e fundit një fushatë të tërë, duke mobilizuar gazeta, gazetarë, komentatorë, biznesmenë, etj, për të bërë të dukshme “një ndërmarrje tepër të suksesshme që ka të bëjë me heqjen e 60 taksave e tarifave, që kanë përbërë një barrë fiskale për qytetarët e Tiranës”. Është e vërtetë? Po, në pikëpamje numerike është e vërtetë. Janë hequr një numër i madh tarifash, ca prej të cilave po ua numërojmë më poshtë: 1. tarifa e shërbimit arkivor; 2. tarifa për shërbimin e strehimit; 3. dhënie çertifikate për transport mallrash apo pasagjerë; 4. leje shërbimi tej kohës normale të punës; 5. tarifa e Inspektoriatit Urban; 6. tarifa e Inspektoriatit Veterinar; 7. Tarifa për lëshim vërtetimi banor lagjeje; 8. Tarifa për dhënie autorizimi për pensionistët; 9. vërtetimi-deklaratë për marrjen e kompensimit për personat e  punësuar në shtet që kanë pjesëtarë familjeje pa punë; 10. tarifë për regjistrim fillestar në biblioteka; 11. tarifa “Qendra kulturore Tirana”; 12. hyrja për shfaqjet e cirkut të organizuara për kopshte; 13. tarifa “Klubi Sportiv Tirana”; 14. përdorimi i fushave të tenisit; 15. tarifa e përdorimit të fushave të basketbollit; etj, etj, deri në numri 60.

Ca prej këtyre tarifave janë surreale, e nuk merret vesh se cili idiot i ka vënë apo formuluar (p.sh. tarifa për leje shërbimi tej kohës normale të punës!!!), dhe në këtë kuptim është bërë mirë që janë hequr. Po kështu është bërë mirë, ndoshta, që janë hequr dhe tarifa të tjera që s’janë përmendur më sipër prej meje. Dhe në këtë kuptim, problemi s’është këtu. Problemi është tek buja e pakuptimtë, dhe tek shitja e këtij aksioni minor me ndikim qesharak në jetën e qytetarëve (vlefta e këtyre tarifave është fare simbolike, dhe ç’është më e bukura, janë tarifa që nuk rëndojnë mbi të gjithë, por rëndojnë mbi shtresa e kategori të caktuara që zënë sipas rastit 1-2% të popullsisë) si një aksion i përmasave historike. Kjo masë e marrë prej bashkisë, është aq e parëndësishme, sa do duhej të kalonte pa zhurmë fare. Është turp të ngrefosesh, e t’u çash daullet e veshit njerëzve, me një çikërrimë të tillë.

Ndonjërin që thotë se heqja e këtyre tarifave ka rëndësi, Lulzim Bashën sidozot, e ftoj të më thotë se sa përqind e të ardhurave të bashkisë mblidhej prej këtyre tarifave (1%? Apo 2%? Më shumë jo); e ftoj gjithashtu të më thotë se sa përqind e banorëve të Tiranës “ndëshkoheshin” prej këtyre tarifave (sa vetë kanë paguar një tarifë të shërbimit veterinar, fjala vjen?); e  ftoj të më thotë në fund, se sa është ulur praktikisht barra fiskale prej kësaj ndërhyrjeje të Bashës? Sa pará pra i ka paguar secili qytetar bashkisë së Ramës, e sa do t’i paguajë secili qytetar bashkisë së Bashës pas heqjes së këtyre tarifave? Pse nuk na i japin këto shifra?

''Ca prej këtyre tarifave janë surreale, e nuk merret vesh se cili idiot i ka vënë apo formuluar''
po he de, cili ka qene ai idiot??smileysmiley

jane qe ne kohe te enverit

Dmth ,Basha hoqi ato te "hequrat",por vetem qe s'ishin zyrtarizuar?

Jo, hoqi ati te paqenat, qe nuk mblidhte asnje grosh, se ato qe kishin pare, nuk i hoqi, por njeren prej tyre, taksen e reklames, e trefishoi, se ajo ka pare me shume.......tamam kryebashkiak leshi.....

Une them ,qe Luli e ka pas nje spiun atje ne bashki .smiley

cu mbush bashkia plot me lesh, o plot me lesh, thote lul basha jane desh, o jane desh. ne jane desh te dalin o, buxhetin te ma mbushin o..

"Cfare eshte me qesharake, qe bashkia hoqi taksen e Leshit apo qe Tirana ka patur nje takse Leshi?"

qesharake eshte qe bashkia merret me lesh! smiley

E po ca te bente? Te mos ta hiqte, mqs. eshte qesharake? smiley

Shyqyr qe e hoqi thuaj, qe te shkruante shqipi e te kukuriseshin PS-istet nga i madhi te i vogli, nga ata qe jane haptazi te tille e deri te me te rezervuarit.

+1

Ke 21-shi ka qene nji pike per krefje leshi. E bishin leshin nga ane e anes per tu kref aty. Ky eshte nje biznes si gjith te tjeret dhe ka rob qe merren me ket pune dhe qe afektohen nga kjo heqje takse kshuqi shume mire qe u hoq. Ju te tjeret vazhdoni tirrni..

ky eshte mesazh i fshehte nga ana e Lul-es per qytetaret e tiranes. medemek vetem lesh do merrni nga bashkia, sic moret nga qeveria..

Qesharake eshte te mendosh qe nje qeveri qe ka 6 vjet qe vetem ngre taksa e cmime, ne bashki do t'i ulkerka

po te ishte per te ulur taksa, Basha e Berisha ne kabinet qeveritar ka qene, t'i kishin ulur keto 6 vjet.

jane trefishuar te gjitha cmimet dhe rrogat e pensionet jane ngritur me pak se ngritja e inflacionit, as sa inflacioni jo

...ky eshte mesazh i fshehte i Lul Bashes

Jo me 20% ryshfet per kryetarin e bashkise.Per cdo subjekt qe ploteson dokumentat, lejet e ndërtimit jepen brenda 30 ditëve dhe heshtja pas kësaj nënkupton miratim. Sipas llogaritjeve paraprake te kerkesave per leje, vetem sektori i ndertimit eshte gati te investoj 120 milion euro per nje gjashtemujor..

o kokosho, e leshove gaxulen e rradhes.

Top channel

Ndërtimi vazhdon në ngërc
Ndërtuesit  ankohen  se po kalojnë një nga periudhat më të vështira financiare ku kërkesa në treg është e ulët dhe likuiditetet mungojnë. 

“Është në të njëjtën linjë me gjendjen e përgjithshme, mungesë likuiditeti, që ndikon në investimet private në ndërtim”, deklaron Luigj Aleksi nga shoqata e ndërtuesve. 

Aleksi thotë se tani gjithë industria është përqëndruar kryesisht tek punët publike të qeverisë, por edhe këtu ka një ngërc. 

“Edhe likuidimi me fondet publike ka detyrime të pashlyera. Janë bërë reduktime nga likuidime të mëparshme, por sërish ka mbetje”, thotë ai. 

Shoqata e ndërtuesve festoi sot 10-vjetorin e krijimit të saj, që përkon me një periudhë jo fort pozitive për sektorin, edhe pse disa prej tyre janë optimistë se  krizia është e përkohshme.

bravo i qofte Bashes, po tregon qe e ka filluar punen seriozisht. po ai tjetri c'beri 10 vjet atje? apo kishte pune te medha per te bere zoteria i tij. kjo tregon qe punonjesit ne bashki po i futen puneve ne detaj. c'benin keto taksa neper librat e bashkise 100 vjet ...? keshtu punohet, jo po rremuje se merr vesh cfare duhet te ekzistoje dhe cfare jo. 

kam besim se basha do beje nje ndryshim per mire. lexova qe edhe lokalet i ka limituar deri ne nje orar te caktuar. e ka filluar mire ...

sa te lehte dhe te leshte qe jeni. taksat nuk ishin taksa por tarifa sherbimesh, qe ndikonin vetem te 0,1 perqind e pop te tiranes. tavolinat e lokaleve do te hiqeshin nga vete te zotet gjithsesi se ne dimer nuk ulen kliente jashte. ndersa orari i lokaleve ka qene qe shekullin e kaluar.

sa i mencur dhe i fencur qe je. po ta kesh lexuar me kujdes komentin tim, nuk i meshoje, eshte takse apo stertakse por punes qe po kryhet duke u marre me gjera qe ishin kot fare. dhe pas tyre do u vi dhe rradha gjerave te tjera. po ti je shume i fencur, c'te te them une. tani shpik ndonje gje tjeter...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).