Si pasojë e shfrytëzimit të lumenjve, marrjes së inerteve, për dy dekada me radhë, ne kemi prishur ekuilibrat natyrorë të “marrëdhënieve” mes lumit dhe detit. Lumenjtë nuk shkarkojnë më materiale të ngurta në det dhe deti ka nisur të bëhet agresiv...

Pak ditë më parë, në gazetën “Shqip” dhe gazetën online IDEA, studiuesi Spiro Boci, përmes dy artikujve-studime, ngriti një shqetësim që duhet të na alarmonte të gjithëve, por që nuk alarmoi askënd. Konkluzionet që nxjerr prof. Boci mund të përmblidhen në fare pak rreshta, pa i hyrë argumentimit shkencor: Si pasojë e shfrytëzimit të lumenjve, marrjes së inerteve, për dy dekada me radhë, ne kemi prishur ekuilibrat natyrorë të “marrëdhënieve” mes lumit dhe detit. Lumenjtë nuk shkarkojnë më materiale të ngurta në det dhe deti ka nisur të bëhet agresiv, duke pushtuar tokën. Fenomeni i erozionit detar dhe përmbytjet në Ultësirën e Lezhës, më shumë se probleme baticash dhe rritjes së nivelit nga ngrohja globale, janë probleme të prishjes së këtyre ekuilibrave. Sipas studimit, deti përparon mesatarisht 15-20 metra në vit. Konkretisht, në Seman, në një gjatësi prej 6 mijë metrash vijë bregdetare, gjatë dhjetë viteve të fundit, deti ka marrë nga toka jonë 200 hektarë plazh, pyll dhe tokë. Shikojeni këtë fotografi! Kjo kullë, kur është ndërtuar, ka qenë të paktën 300 metra larg vijës së ujit, tani është Brenda në ujë. Si pasojë e shkatërrimit të lumenjve Erzen dhe Ishëm - thotë studiuesi – plazhi i Gjirit të Lalëzit, ai për të cilin po luftohet sot mes ish- pronarëve dhe pushtetarëve si për tokën e Jerusalemit, Brenda fare pak vitesh do të pushtohet nga deti. (Profesori shpresonte, që meqë në Gjirin e Lalëzit kanë ndërtuar sarajet të gjithë pushtetarët, do të vihen në lëvizje për të bërë diçka). Si pasojë e këtij agresiviteti, po shkatërrohet zona e grykëderdhjes së Bunës dhe plazhi i Velipojës ka pësuar ndryshime të mëdha (thellësia e ujit fillon menjëherë).

Sot, vëmendja e politikës, medias, opinionistëve etj., është përqendruar te kriza dhe një sherrnajë e shpifur mes liderësh. Për tri ditë me radhë, lajmi kryesor ishte nëse do ta pranojë apo jo Berisha ftesën e Ramës për t’u përballur në një debat televiziv, tani në mes të mandatit qeverisës të Berishës. Por një alarm i ngritur nga një studiues mbi atë që po e kërcënon bregdetin tonë, kalohet pa vëmendje.

Gjatë verës, media denoncoi shfrytëzimin barbar të lumit Erzen për llogari të ndërtimit të një segmenti të Unazës së Madhe të Tiranës. Një ushtri kamionësh e fadromash punuan e vazhdojnë të punojnë prej disa muajsh duke fshirë shtratin e lumit, pa marrë leje mjedisore dhe pa u penguar nga prefektura, autoriteti përgjegjës për menaxhimin e shtretërve të lumenjve. Por, më shumë se shkatërrimi i shtratit, dëmi bëhet tjetër kundër, bëhet në det. Dhe për këtë qeveria nuk shqetësohet. Lumit Erzen vazhdohet t’i merren edhe gurët e fundit.

Ndërsa jemi përfshirë kolektivisht në një vorbull sherresh e thashethemesh politike, ne nuk duam të shikojmë se ç’po ndodh realisht me tokën tonë. Ne nuk alarmohemi kur mësojmë se vetëm brenda dhjetë vitesh, vetëm në një prej zonave bregdetare, Shqipëria është mpakur me 200 hektarë tokë, afërsisht sa sipërfaqja për të cilën prej dhjetë vjetësh, dhjetë familje ish-pronarësh luftojnë nëpër gjyqe, e për të cilën një gjykatës u hodh në erë.

Në çdo vend tjetër, ky do të ishte një alarm qeveritar, mediatik e popullor. Ndërsa luftojmë e shahemi tërë ditën për arsye politike, komentojnë faqe të tëra gazetash për nivelin e demokracisë, ne kemi lënë në heshtje një dukuri katastrofike. Shqipëria jonë po zvogëlohet. Po, po, po zvogëlohet. Ndërsa qeveria ka shkruar me germa të mëdha se është turizmi prioritet, hesht dhe nuk vepron për të shpëtuar zonën turistike nga shkatërrimi. Turizmi nuk është sektori prioritar vetëm gjatë mandatit të qeverisë së Sali Berishës, por do të vazhdojë shpresa e vetme ekonomike edhe pas disa dekadash. Por ku do të shkojnë turistët, nëse plazhet shkatërrohen? Dhe plazhet po shkatërrohen. Po shkatërrohet Velipoja, Shëngjini, Talja, Gjiri i Lalëzit, Semani është shkatërruar, ndërsa ne të gjithë preokupohemi për faktin nëse do të takohet Berisha me Ramën apo jo?

Historikisht, kur një vend sulmohej, sherret e brendshme pushonin dhe të gjithë angazhoheshin në shpëtimin e vendit. Shqipëria sot është sulmuar dhe është sulmuar nga shqiptarët, të cilët po e shkatërrojnë. Ndaj nuk duhet të heshtim, nuk duhet të ndalemi së bërtituri, pasi kjo tokë dhe ky vend nuk është i matrapazëve që ngrenë biznese e fitojnë para në kurriz të vendit tonë të përbashkët. Kjo tokë nuk është e një klani qeveritarësh të korruptuar, që nuk pyesin për asnjë lloj kostoje. Kjo tokë ka qenë dhe duhet të mbetet e të gjithëve.

Profesori i gjeodezisë, i cili e studion bregdetin që prej vitit 1968, kujton një fakt historik: Në Pojan të Fierit, fushat e të cilit ndodhen në këmbët e kodrinës ku ndodhet qyteti antik i Apolonisë, Cezari dhe Pompei kanë zhvilluar një betejë detare. Këtë thotë historia, ndërsa shkenca thotë se fushat u shtrinë aty ku janë sot, si pasojë e inerteve që lumenjtë shkarkuan pak e nga pak ndër shekuj.

Sot po ndodh e kundërta. Lumenjtë nuk shkarkojnë më inerte dhe deti ka nisur të kthehet në vendin e Cezarit, por shumë më shpejt nga ç’u formua fusha. Profesori i gjeodezisë thotë se lumit Erzen i duhet afro 100 vjet të rikthehet në nivelin që ishte para 20 vitesh, ndërsa detit vetëm pak vite që ta pushtojë plazhin.

Nëse barbaria nuk ndalet, ashtu siç sot historia kujton betejën detare të Cezarit, aty ku sot ndodhen fushat e mbjella, kjo periudhë do të kujtohet si një kohë, kur barbarët nuk erdhën nga larg, por dolën nga dheu i tyre, lindën në tokën e tyre dhe shkatërruan tokën e tyre. Atëherë do të jetë shumë vonë dhe nuk do të bëjë punë as mallkimi i fëmijëve tanë e as dreqi vetë.

69 Komente

Duam s'duam ne politika i zgjith keto probleme.Politika ka idet,njerzit,parat,bazen materiale,te gjitha neper mjet politikes materializohen

Sot, vëmendja e politikës, medias, opinionistëve etj., është përqendruar te kriza dhe një sherrnajë e shpifur mes liderësh. Për tri ditë me radhë, lajmi kryesor ishte nëse do ta pranojë apo jo Berisha ftesën e Ramës për t’u përballur në një debat televiziv, tani në mes të mandatit qeverisës të Berishës. Por një alarm i ngritur nga një studiues mbi atë që po e kërcënon bregdetin tonë, kalohet pa vëmendje.

Fshati digjet, kthesat krihen.

kara kthesat , ose kthesat sud dhe nord

E mo mire se nuk qe ndonje gje te madhe smiley Mos e merr me kaq "puritanizem " Thjesht per te thene ate te verteten e Madhe te Megalomanise e Gadishmerise per te zberthyer edhe Marksin dhe Epoken e Gurit ne mardheniet Ekonomike ,

DHE ..........

.....ngriti një shqetësim që duhet të na alarmonte të gjithëve, por që nuk alarmoi askënd.

 ...te mos flasesh asnje fjale per Shqiperine qe po i GERRYEJNE bazamentin me Ligje e veprimtari Ekonomike te FellTa Shkaterruese Biznesmenet e suksesshem Implementues smiley

Dhe ky eshte nje FAKT me shifra e Studime , me parashikime te Ballafaquara ne rrjedhen e tyre dhe per SHQIPERINE . Kjo qe kryesorja dhe per kaq e kisha . Nuk po flisja per " lule mos me prek " smiley

smiley
Mire e ke o Mentor, po ja se na ke zene ne kohe te keqe....kohe vakie...kohe telegramesh...

Po ne e kemi dhe me kenga " telegramet vene e vine / nga Londoni ne ATHINE "

Biles po te vije ai xheleshanuja Emigranti , do e pasuroje edhe me vergje te tjera nga Gurra popullore "e vithisen nga babatomorri " kete fenomenin e Gerryerjes . Ca me shume Grava . Vetem se Grava  do perdore " i kerryen Binane " ndryshe nga Dojoshi " i qiten rrylat e fytit " smiley .... sipas porosive nga telegramet e e konomisteve me fame Boterore qe ankohen per "nderpreje punimesh " ne fshatrat turistike bregdetare !

Po ate po pres dhe une o Idris, ndonje llaf nga ndonje qe merr vesh, qysh, tek...si behet, a ka ndonje shprese, etj.... Po pa u zgjidhur ca probleme si "ku i ka pula siset" te ato temat e tjera (ndjese per banalitetin, po meqe e nise me gurren popullore, andaj, smiley... )...nuk ka gjasa te ndodhe. smiley

Eh mer profesor Boci sa n'terezi e paske ti. Po pse mer daj me kshu vogelsinash do merremi ne?! Je mbyllur ne ate guacken e ngushte prej shkencetari dhe nuk kupton vizionin e gjere te km berisha qe duke qene i dashuruar me teknologjine e Apple qysh i vogel eshte i dashuruar edhe me konceptin e "creative destruction". Nje erozion i tille e ben Shqiperine te bukuren e dheut dhe te ujit. Nga permbytja e Durresit e Tiranes (eh sikur) zhvillohen industri te reja si ajo e peshkimit nga dritaret, makinave lundruese, pallateve notuese etj. etj. KM yne ka fantazine e Zhyl Vernit. Fatkeqesi qe se kuptoni ju aparatciket. smiley

Zahmet ,te me lexoni dhe sa them une:

   E kemi diskutuar  pergjithesisht kete teme, kur Shkodra u be..."Venecie".jam me se i sigurte qe ne se natyra do te shfreje "Dufin" me sasira te njejta reshjesh edhe kete vit, Shkodar dhe Lezha bashke, perfundimisht,... do te na e kërrejne te gjithe mallin  per Venecien.

  Tani rreth sa flet autori.Levizja e vijes Bregdetare ose ndervaresia mes terrenit dhe  pasqyres ujore detare, eshte nje fenomen qe vjen nga  rregullsi natyrore, e ku bashkeveprojne disa faktore.Kurse problemi i erozionit( i gerryerjes ) eshte gjithashtu  nje fenomen natyror, i ashtuquajtur  Ciklit i Madh Gjeologjik.Ky Cikel tenton qe malet ti shpjeri ne det...Nepermjet, shiut, diellit, akullit eres etje, shkembin amnore, e kthejne ne materiale te imta, te cilat shiu, rrekete, prrenjte e lumenjte  ... i percjellin per ne dete.Sa me i thyer terreni aqer me i madhe erozioni dhe aqe me te madhaja percjelljet per ne dete..Kjo eshte pake a shume thelbi i.. "shkences"se njohur, krijuar prej ZOTIT.

 Njeriut Zoti i dha mendjen per ti njohur keto ligjesi  dhe mendja e ndihmoi njeriun  te jete nje rregullator i dores se dyte ne keto ligjesi(si ndikim), por i dores se pare, per vehten e tij, qe te mos mbetet, me gjitheçka krijuar , ..per ne lume e dete.Sot e  20 vite jemi ne kete strome.

Ne kushte normale vija detare ka levizur  ne keto pesedhjet vite, pa cenuar ne teresi raportin pasqyre ujore  e detit me ate te terrenit  shqiptar.Pse keshtu? Se kjo vije detare, na rezulton se deti ka leshuar  diku dhe ka marre diku.Te gjitha sa theshe me lartre kane qene normale kur ky fenomen natyror  shte ne qender te vemendjes te njerezve te pergjegjshme te shkences, te vene ne krey te puneve, prej qeverrisesave jo pa mend.Dhe thelbi  i tere programit te masave  kane qene  infrastruktura e percjelljes ujrave qete e pa asnje pengese per ne grykderdhjen e lumnejve, qe do te thote per ne det.pengesat e kesaj percjelljeje  jane me pasoja katastrofike per njerezit dheme ndikim shume te madh mbi terrenin,  gati gati  te pakthysheme.(kripezimi, etj)

Pervoja......................................... 

  Ne date 25 gusht, te çdo viti, nje grua qe e quanin Themie Thomai, si kishte marre te gjitha procesverbalet e kontrolleve  te pastrimit te "terciarve" dhe "sekondareve", zone me zone e "are me are" dhe   te gatishmerise te Hodrovorevete, te ndjekura me grafik ditor e mujor,  qe nga data 1 qershor, si ja u kishte bere rrup sup qindra burrave, e sigurte  shkonte e rraportonte para Mehmet Shehut.Te gjitheata qe kane punuar ne ato sektore e dinin shume mire se nje rraportim fiktiv te çonte  pa njepa dy, ne  karamanjolle.E dini sa te tille kane vajtur atje...me hake ?

 Sot, Mehmet Shehu(me kuptoni, jo se ishte e gjitha pune e Mehmet Shehut por  e nje mentaliteti te tere, bazuar ne shkence dhe pergjegjesi te larte shterore) ka vdekur, duke marre me vehte edhe te tere shtetin, per ta shpure ne lumenjte  dhe prej andej... ne dete.

 

..e mori `turku` ate vend i vu zjarr!

Shikoje problemin ne anen e ndritur.Nese deti vjen deri ne bathore atehere tiranasit nuk do te kene nevoje te shkojne ne durres per te bere plazh.

Nje pjese e problemeve jane krijuar gjate komunizmit.Per shkak te digave te lumit drin ne grykederdhjen e tij nuk depozitohen me aluvione dhe qe gjate viteve 80 eshte vene re perparimi i detit drej tokes.Problemi do te vihet re dhe ne grykederdhjen e vjoses nese ndertohen diga ne te.

Artikulli, me thon te drejten, me futi ne mendime. Me qindra mendime me erdhen ne koke, mendime qe kerkojne zgjidhje, dhe zgjidhja mendoj se vjen nepermjet bashkpunimit te eksperteve te mjedisit me bursen. Por kjo i ngelet te ardhmes se afert, sa te iki kuçedra qe ka bllokuar gjithshka. 

Kuçedra nuk e ka bllokuar burimin por po e shqyen ate... Sa te iki ai na ka marre neve lumi per te zevendesuar ngurtesite qe po ja marrin çdo dite injorantet te cilet duan te ndertojne nje rruge qe do sherbeje per qendrat komerciale anash saj... Çfare deshperimi!!!

Sot, vëmendja e politikës, medias, opinionistëve etj., është përqendruar te kriza dhe një sherrnajë e shpifur mes liderësh. Për tri ditë me radhë, lajmi kryesor ishte nëse do ta pranojë apo jo Berisha ftesën e Ramës për t’u përballur në një debat televiziv, tani në mes të mandatit qeverisës të Berishës. Por një alarm i ngritur nga një studiues mbi atë që po e kërcënon bregdetin tonë, kalohet pa vëmendje.

Shqiperi te kam dhjere, s'te mora vesh nje here! smiley

 

'Dhjerja' nuk eshte zgjidhja...

mjedisi eshte po aq tregues i pocaqise sone shoqerore (politika perfshire si perberesi nr. 1 i kesaj) sa c'eshte edhe qendrimi ndaj te dobteve te tjere qe duan perkrahje sociale (lexo pikemesepari shteterore), si kafshet, femijet, grate etj. Ne mburremi qe ndertojme rruge (jam i sigurt qe ndertimi i tyre behet per qellime komplet jashte rrugore), qe ndertojme lokale (Zot, kam qene ne nje vend ku shqiptaret luanin bowling, o llah, qe vdeksha un qe sot, jarabi... booowling... big deal! ia mrritem) dhe nuk alarmohemi kur e shohim shqiperine nga avioni... pa frike nder vendet me te shemtuara te kontinentit... shemti e thelle ngase prej dore njeriu (natyra nuk eshte dot aq e shemtuar, edhe po te perpiqet). Mjedisi nuk eshte me dhurate e atij lart (Ai te veten e ka bo ne fakt) - kujtoj austrine, malore si ne... lexoj per israel-shkretetiren... edhe kujtoj teknefezet tane, si dhe at shprehejn lart qe s'e kam thene une fillimisht, por qe me siguri ne nje menyre a nje tjeter, sidomos nga pranevenia me boten, eshte menduar e shfryre nga shume prej nesh!

ps. e c'ta dhjesesh, e jona eshte, ne gjelle e kemi edhe kur e bjeme, pash Zotin! Neandertalet! Mu me vjen me politiken, qe by default duhet te jete avantgarda pra mooo... my ass... se per doren poshte qe pelqen shamikuqen dhe muahrrem ahmeter e ate humoristin merja... ohuuu... as pres asgjo hic. ata qe e kan pas at tradite kujdesi ambjental (se ka pas ne shqiperi qe token e qendisnin me mure guri) ata ose jan zhduk, ose jane nje pike uji ne oqean.

Te kuptoj, dhe ndaj inatin tend, por mendoj se irritimi dhe deshperimi nuk eshte zgjidhja. Ndihma, ne çdo lloj forme eshte zgjidhje. Ne fund te fundit ai qe tha 'te kam dhjere' çfare nuk ka bere per ate vend te vogel Shqiperi. Dhe ishte ndihma e tij, qe te frymezon ty tani te perdoresh frazen e tij. Pra, here tjeter, mendo se ç'mund te besh per ate vend, ne menyre qe impakti i monstrave te politikes te jete sa me i vogel... ndihmon dot njeri ne Shqiperi?? Dergon dot ca libra anglisht, ca letra/lapsa/kepuce/pc te perdorur... ç'do gje qe te kap dora e te sheh syri. Po deshet, ti dhe gjithe ata qe e kane dhjere. Se ne fund te fundit, po te ishte e vertete qe s'e ndjeje, nuk do ishe duke shkruar ne kete blog!

+1 

degjo, une kam studju per mjedis, dhe jo pak. une e di shume shume shume mire domethenien e gjithe kesaj. qe te marresh vesh pse kaq i irritum, jo per tjeter.

Shperndaje icik irritimin te dynjaja amon, se mbase nevrikosen me shume dhe çohen ne proteste smiley...

 

Sali talibani!

per graven:

kur lumin e merr lumi.

http://a6.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/301263_10150394546420575_749275574_10792150_561241817_n.jpg

o grave, pse e keni honger pergjys at ishullin mer? Ai i mesit. e dallon si dhemballe e prishme? po a grryhet ai ishull, o i qivja udhet??? smiley

ca shkolle duhet me pas me e kuptu kaq gjo?

ps. c'i ma pragu i shpis atij qe dha urdher te grabitet rera e plazhit te Borshit me u cu ne gerqi! Ashtu si dje, atyne qe urdheronin qe qingjat e Bregut ne kohe te tollonit te shkonin po ne gerqi!

http://www.ayha.org/images/albania/ksamil/101.jpg

pse jemi kaq mazokist?

p.s. o emo, mos me thuaj qe te ajo foto, eshte gurore ne ishull?

Ka qellu qe e kam pa tek fiks fare kete. Ai ishull ka qene si ata dy te tjeret. Po, e kon perdor per gure! Sado e pabesueshme. Jena popll ishullngrenes!

po pse ne ishull? pse pikerisht ne ishull? cfare i ka guret, prej argjendi?

ate po mendoja edhe une..  ka pak kodra e male Shqiperia per gurrore??  pse pikerisht ishulli.. a thua sikur jemi Greqia apo Kroacia a ndonje vend tjeter qe kane me mijera ishuj...

p.s ne Itali p.sh, kur kalon ne zonen e Carrara, atje ku nxirret dhe perpunohet  mermeri i famshem, shikon  dhjetera  kodra e male te rrjepuara...

E kane perdore per gure? ky eshte krim,nuk do bohemi nojhere ne.

Natyra hakmerret ndaj njeriut ne menyren me te tmerrshme.

Ka dy vjet rrjesht, qe Nenshkodra permbytet ne menyren me shembullore. Viti i trete po behet gati.

Mendoj, qe mes fjales se Kryeministrit per permbytje dhe katastrofa nje here ne njeqind vjet dhe qindvjetorit te shtetit shqiptar nuk ka asnjefare koencidence.

Dikush para shume vjetesh ka kenduar edhe

"Doje Korçen/ Korçen te dhane

Te dhjesesh Korçen/ siç dhjeve Berane"

baraspeshat ne ekolgji dhe regjimet hidrike jane nje gje qe kollaj fare mund te merret "for granted". te kujtohet besoj ai episodi i zogjve ne Kine tek Koncerti.

Plaget qe mori mjedisi shqiptar pas 45-es, te cilat me se shumti i detyrohen "luftes per buken", aksioneve jo rralle alifmatrake te celjes se tokave te reja ne dem ekosistemesh livadhore dhe kullotash te virgjra (gabime keto qe bota i ka pas bere me pare, ka madje nje poezi shume te bukur ne anglisht per kete), plage qe edhe disi kompensoheshin me ato qe permend grava me lart, si dhe me pyllezime, por pa arrtiur kurre te mbuloheshin prej ketyre, ato pra, pas 90-tes jane kthyer ne masaker!

Nje process i dhimbshem, i ngadalte ne monizem, problem themelor psh ishte ngrohja e popullates, shqiperia ngrohej me dru (dicka aristokratike ketejpari), septa filloi te hyje thelle e me thelle, shpetonte ajo qe nuk arrihej dot (transporti big deal, ne te famshmet "lata"  filluan te holloheshin krahet e druve, cdo vit e me shume, nje kopace e mire u be e rralle si diamanti smiley ), prerja e tejkalonte rritjen natyrore... (ashtu si edhe gerryerja tokeformimin)... si rrjedhoje, krahasuar me kohen e Zogut, ne Shqiperi u rrit siperfaqja e arave te punueshme cdo vit dhe u rregjua siperfaqja e pyjeve dhe e kullotave (ne dem te te cilave u shtuan arat): kushte ideale per erozion keto. po te shohesh prurjet e ngurta dhe sedimetet e lumenjve tane, eshte e frikshme. Nderkaq duhet pohuar qe lufta kunder erozionit njihej si koncept dhe si term te pakten, kish nje fare ndergjegjsimi, kishte edhe tradite (muret mbajtes, "vetulloret" e famshme etj etj). Kurresesi ne nivele te parajsave ekologjike si Zvicra apo Austria, por prape "bene per Albania".

Kurse sot... nuk du me fol! forget it. sot sundon katunaria!!!

te kujtohet besoj ai episodi i zogjve ne Kine tek Koncerti.

 

Nje process i dhimbshem, i ngadalte ne monizem, problem themelor psh ishte ngrohja e popullates, shqiperia ngrohej me dru (dicka aristokratike ketejpari), septa filloi te hyje thelle e me thelle, shpetonte ajo qe nuk arrihej dot (transporti big deal, ne te famshmet "lata"  filluan te holloheshin krahet e druve, cdo vit e me shume, nje kopace e mire u be e rralle si diamanti

Çimo, kjo ja vlen tani edhe per nje teme te mirefillte piejçdije me titull "Kush ia priste drute Kadarese?"

Pertej shakase, tani vete fakti qe njezetvjecaret e sotem nuk dine te lidhin gje me terma qe kane humbur nga perdorimi, si psh "fidanishtja", besoj se flet shume per ceshtjen.

Dy gjoma i du shqiperise... te vockla fare:

1) gjithe ai kompleksi i kamzes te behej nje qender studimore-fidanishte bujqish, si Fultzi dikur. me te gjitha, bime arash, ekenomi fermer, ekonomi e vogel e specializume, rritje bletesh, shpezesh, blegtori e cdo lloj... te gjitha, me parcela ne fushe, si ekonomi ndihmese, ku shqipos ti rizgjohej dashnia per gjene me te shnetshme ever: jeten afer tokes dhe nga toka! Ku tu formojshin fermeret e vegjel te mesem. me prona te vogla ne shqipnin kodrinore malore, si dhe specialistet e fermave te medha ne fushe. flas thesht nga ana teknike, format e pronesise jo tani (jam per variantin aksioner, por varja per momentin).

2) nje ferme ne fushe te borshit deri ne mal te borshit te kalaja dhe me lart, te menaxhume nga ndonje shtet perendimor protestant mundsisht! Ndoshta do dilte nje xhevahir... atje do shkoja me punu qe neser... llogaritar, nga ata me laps te veshi i majte...

atij ishulli ka kohe qe i eshte heq nervi....

shkallet te cojne ne nje lokal,kam ngrene aty ne 2002.ashtu ka qene,mos te kesh neps per det.po e citoj dhe une konicen(me mendje),gje qe e bej shume shpesh.

Ah, doja edhe te shtoja edhe ate, qe ne jemi njerezit me te mrekullueshem ne bote. Ne merremi me gjera shume madhore, sic eshte Pushtimi i Wall Street apo i DC, ne te zberthejme te gjitha krizat e kapitalizmit dhe komunizmit para e mbrapsht, ne te mbajme leksione varg galexhanti rreth demokracise dhe shtetit ligjor, ne mund edhe te referojme rreth mbareshtimit te bleteve ne  Burundi apo edhe rreth situates sinoptike ne Vanuatu. Por kur vjen puna tek ato hallet "e vogla" qe na kane zene deren, per keto nuk te falim dot asnje gjysem llafi.

Ne vend te grave protestojne burrat per percen  !

Ku mi gjete keta mer? Wow! Nuk e di pse po mu kujtu...

"- Allahu kerkon kurban!

- Allah Ekber! Yahoo! Mallkuar qofshi! "

smiley

 

 

Si popull altruist qe jemi, ne gjithmone na ka shqetesuar me shume qimja ne syne e vllaut se trari ne syrin tone.

kujt ju rrujt per lezhen e per durrsin...ashtu i kan ment, le ti han qent

 

Ja dhe dy fotografi qe i kam bere me keto duar, heren e fundit qe isha ne Shqiperi, me bunkeret qe duken si balena te ngordhura ne breg. Dhe jo, nuk eshte batice.

Po qe se nuk gaboj (nisem nga pishat e planit mbrapa) ai bunkeri i pare eshte ne Kune. Po qe se eshte ai, sipas banoreve te zones para 25 viteve ka qene me shume se 100 metra ne toke

E njejta gje ka ndodhur dhe ne Seman. Deti, pervecse ka kohe qe ka permbytur kabinat e vjetra, por keto dy vjetet e fundit ka ardhur ne buze te pyllit. Deri vjet ekzistonte nje rrip rere ndarese, sivjet s'ishte me. 

OCCUPY Ministrine e Mjedisit !

 

Yes, occupy ministrine e mjedisit! Nese fillon levizja une do vi te rri aty...

It's never gonna happen here...

Si gjithmone, jemi TE PARET PER TE LLAPUR E TE FUNDIT NE VEPRIME - sidomos kur duhet te behemi bashke per te vepruar.

dora e padukshme e tregut pra i ka bo, jo barbaret.
Masakra qe po vazhdon te behet me pyjet eshte edhe me e shemtuar. Nje kronike qe pashe para disa kohe jepte masakren qe u behej pyjeve nga ana e disa fshatareve ne zonen e korces, qe shtepite e tyre i kishin kthyer ne punishte e grumbullim druri. Baterdise se tyre i kish shpetuar vetem nje faqe mali, dhe kjo per hir te nje bestytnie qe fshati besonte per ate vend. Me shume i trembeshin asaj bestytnie sesa shtetit.
E megjithate keto jane menyrat e zhvillimit qe kemi perkrahur. Nuk besoj shume tek ekologjia si qellim dhe besim ne vetvete, njeriu gjithnje e ka transformuar natyren dhe do vazhdoje, por besoj se sherben si pasqyre per me pa realitetin..

E megjithate keto jane menyrat e zhvillimit qe kemi perkrahur.

s'eshte se i ka perkrahur njeri, por ama askush s'i ka ndalur te bejne c'kane dashur. E dihet, njeriu pergjithesisht, ku gjen shesh, ben pershesh, pa e vrare mendjen per te ardhmen.

U dashka sajuar nga nje bestytni per cdo faqe kodre a cdo peme qe pritet, se ndoshta frika e zotit ben ate qe presupozohet te beje shteti. 

Nje kronike qe pashe para disa kohe jepte masakren qe u behej pyjeve nga ana e disa fshatareve ne zonen e korces, qe shtepite e tyre i kishin kthyer ne punishte e grumbullim druri...

A c'me me kujtove domethenien e "Caush ne Bigell " smiley  

Ashtu de ai pshatari i shpetoi jeten te birit te Sulltanit ne Biglla dhe kur i e thirri dhe i tha "kerko cfare te Duash ne ato nahije , se tani e firmos fermanin " pshatari Sali , hazer xhevap ja plasi :

"Caush dua lartmadhni . Caush ne Bigell . Hiqe Mehmene  dhe vuar mua Saline "

Vetem kaq ? Po pse do kaq pak ?

" Nuk eshte paklartmadheri . Na ka marre erzin e na ka nxire jeten ,  s'na le te presim nje cope dege peme . Tani ta shohe cdo i punoj pyllit une "

Se diktatura zotrie ..... smiley . Po mire mo telendar "se diktatura " po ura c'faj te pati ? Po kur  e pyeten

"po me vreshtat c'patet "

Do mbjelle Demokracia edhe me te bukura se pyjet e Amazones dhe rrush kokermadh sa koka e Mjeshtriut  ,Rrrrrulit dhe ........gjithe soit e sorrollopit te tyre hajdute  e te papergjegjshem nga fidanishtja e drushegoreve dhe bizneseve me Italianet e karrotes smiley

 Dhe dyshtas ......E megjithate keto jane menyrat e zhvillimit qe kemi perkrahur..

 .....dakort dakort .Po ku jane Zhvillimet nuk po i shohim smiley Ne mardhenie me Ekologjine shqiptari ka nje fjale te URTE

" Prit Gomar te mbije bar . Mbiu bari ...ngordhi Gomari " smiley

Ke te drejte te thush qe nuk po flitet per fusha me bar po per hengrien e barit nga Ujrat ....... Dakort , e pranoj gabimin ...

Do thush qe flitet per qenie njerezore dhe jo per Gomere . Ketu nuk e pranoj gabimin . Flitet per GOMERE dhe GOMARICA qe duan te drejtojne jeten e njerezve ne Shqiperi ...

Megjithse dhe dyshoj pak qe eshte strategjike. Per inercine e informimit publik me te rejate kohes per ngazellimin e popullit ,  ne Reng Dengen e viti 93 , nuk e mbaj mend nr  , u botuan perfundimet e studimit te nje Instituti Italian ku permendej se

Niveli ujit ne brigjet e Barit po perparon me 15 cm ne vite . Kjo toke i shkon ne favor brigjeve Shqiptare ..... 

Dicka di Saliu me te tijet qe rri indiferent . E le ti marre uji ca qindra metra ne brendesi te tokes shqiptare dhe tak i merr Italianeve 15 cm cdo vit smiley

Adminat 10 ....me keto lloj shkrimesh dhe te lloit Informus si i Baxhakut per Matin . Po na rikthejne besimin se ne Shqiperi ka njerez qe mendojne per te dhe e DUAN ! E duam Shqiperine !

emo, kur te te bjeri  rruga per ne "te pare" hidhi  i  sy  kodres ku mbeshtetet Saranda ! Menjtas,  asaj rruges terthuar, qe te  shpie ne Borsh. Qente e tere botes e kane shqyer dhe e shqyejne per dite duke "krijuar" humnera ! Po se mos vetem ne Sarande.Ne  Vlore, Kruje, Berat, Permet, e kudo eshte  "transformuar" natyra ne gropa te thella  faqeve te maleve.Le me  Dajti  ...!Faqet e Bogoves  t`i tmerrojne syte,prej gureoreve  te ...Ilir Metes, me thane, pardje qe drekova tek  restoranti i ndertuar,ne truallin e   shtepise  gjahut te Mehmet Shehut.Nje mish keci  more qe ....

 Tere rruga gjer Bogove eshte e mbush  me stiva pllakash guri per shitje, kerryer prej asaj faqeje perle, dikur shkallare syri,per gjer ne faqen e Tomorrit te Shenjte, se ish mahlulja  e gjelberuar.Sot duket sikur qan e uleret vete Tomorri per ...Baba Reshatin

 E kam kuptuar, qe njerezit do te jetojne me burimet qe u ofron natyra, por nuk arrij tekuptoj se si  nuk ka dore shteti,  per ti detyruar njerezit ta shfrytezojne terrenin pa e masakruar ate. A mundet  te  arrihet  kjo?

PO!

 Kam kaluar  ne bregdetin Spajoll.Edhe atje shfrytezohej mali per inerte apo  gure e pllaka guri.Por terreni,si shfrytezohej me detyrim nga shteti mbushej, prej kompanive, per ta lene terrenin ne formen para shfrytezimit.Mund te  ecje lirshem me kembe ne faqen e malit te  shfrytezuar....kush eshte ne Spanje le ta pohoje  ketee  qe them ose ta kundershtoje!Mbi  te  gjitha jo cilido terren  leshohej per  ta  shk...si faqet  e bukura te terreneve shqiptare..

Ne Gjermani nuk faqe si tek neve dhee inertet merren nga thellesite me Tyrjela te fuqishme, duke gerryer anes lumenjve apo ne kodrina te  vogela.Por nje vend i  shfrytezuar as nuk dallohet  si eshte  shfrytezuar.Me detyrim ligjor,.... lihet ne gjendjen fillestare  trreni.

jermani, po jerman ne te tera   emo !

 

Duhet bere nje rubrike me titullin: Shqiperia , si eshte dhjere , si po dhitet dhe si do te dhitet nga vete shqiptaret.

Duhet bere nje rubrike me titullin: Shqiperia , si eshte dhjere , si po dhitet dhe si do te dhitet nga vete shqiptaret.  ....

Ke rroli i sumes mund te pranohesh ,  por jo per SI KA QENE dhe Si do TE BEHET . Nuk ta di moshen , por alternativat e "ishit " jo vetem per  problemin ne fjale dpor  ne TERESI per TOKEN e Mjedisin ,te njesuara  ne raport se "s ieshte" smiley dhe aq me teper Si do Behet .....  te Rendisin ne mejtimet e vyera te SIKAREVE me SIKURE .

Ne se je relativisht e re dmth ke 30 ... edhe pranohesh ta besh kaken si te mundesh  e ku te mundesh . Ashtu eshte bere Shqiperia si hale e Berluskonit dhe Saliereve me Jozeficka . Dhe meqe shpesh merr pozicione MBI Shqiptare  ose pozicione nga ato te atyre qe as ...as ... dhe shohin enderra me te "ardhur pertej Oqeanit " per te bere Shqiperine ,  te jep pershtypjen sikur je nje i akreditum per  Albanin me i dhi te Ardhmen ....... pa heq breket !  

Idris me duket se je ftof (nuk po flas per ftohjen ne mushkeri )e po flet percart.

Ja ka fut kot,nese s'ka inerte qe ti cojne lumejt ne det,tani ka shumllojshmeri sendesh te tjera qe con lumi psh: bidona qese plazmasi bebelina prezervativa kanoce dyshek deri te kafsh te ngordhura etj,biles edhe Kroatet u vune ne levizje se po ja u conim deri andej.

Me duhet te sqaroj dicka per ta kuptuar me drejt "ftohjen" .Them se ne Shqiperi eshte" ftohur " vetem nje Personalitet HISTORIK ne kushte te vecanta, drejtpersedrejti ne caste emocioni F. Konica. Pas tij ne nje menyre me te zbutur Gj.Fishta. Ne Shqiperi jane 'toleruar " keto thenie per keta dy njerez jo vetem per kohen qe e kane thene . Por edhe per hir te Personalitetit e kontributit te Tyre per Shqiperine . Ndersa shumica jone perifrazojme ne momente "deshperimi " ose si te xgjuar letrarisht keto thenie , thenia Juaj qe jo vetem e FTOHUR , por per me teper nga nje NIK i Ftohur ne BYTHE qe pretendon me bindje se ka te drejte ta perdore nje thenie te tille duke ja Atribuar Vetes si kontribues me Vlera mer Jahu per Atme e Fe ! Kjo eshte arsyeja qe thenie te kesaj natyre DREJTPERSEDREJTI nga kushdo qe ngroh veze nen bythe , kane te bejne me njerez te FTOHUR.. Figuracioni JUAJ dhe me thene te drejten pershtypjja qe krijon nje gje e tille , eshte me se pakti nje evazion trunor drejt Megallomanise . Dhe ketu behet fjale per Nikun qe merr poza memedhetari per te Djeshmen , te Sotmen dhe te Ardhmen ....Kaq qe. Mbase dhe me kupton perse u "ftoha " dhe di ta gjesh se kush Realisht eshte i Ftohur kur merr persiper fjale " bomba mer jahu " Dhe kupto njihere e pergjithmone ti dhe kushdo nga " lulet mos me prek" Ketu shprehemi ne baze te asaj qe bie NIKU dhe jo ato qe ke ndermend TI ne shumellojshmeri Nikerish smiley

Per gjith vend e per gjith fise.
Tue shitë mend e tue shitë shise,
Shiti i lumi mend sa shiti,
N’e mbramt udha n’Sh’Njin e qiti.
130 Por sa i uli n’det spirancet,
Qe’i barkë tjeter vjen prej Francet:
Kisht’dalë Djalli me’i gale
Me shitë shkarpa neper dhe.
U dha zani n’Shqyptari
135 Se dy barkë n’atë Sh’Njin kanë hi:
Njana mbushë me shkarpa t’vjetra,
Me mend t’holla mbushun tjetra.
Ran Shqyptarët, at-herë, n’kuvend,
E tue folun rend-e-rend (4) ,
140 E pleqnuen se per ketë vend
Duhen shkarpa e jo mend.
E prandej kta bane toben,
E ma tepër vune gjoben
Per me u la me desh e qe,
145 Mend Shen Nkollit mos me i ble.
Mandej çuen n’Sh’Njin ke djalli:
Per m’e pvete sa i bate malli.
Edhe Djalli — dreq i vjetër,
Qi tue dashtë nuk ishte tjeter
150 Veç m’e lanë atë mall n’Shqypni,
U a la shkarpat veresi
Per me dajtë por ma bujar,
S’desht atë ditë me u dhanë pazar,
As s’desht vade me ju da,
155 Veç se u tha se kisht me u la
Gja — ç’do gja, kushdi se kur
Tue lanë mbrapa ka’i kusur.
Kshtu u tha Djalit, e atje ma vonë,
Mbathne shkarpat babat t’onë.
160 E s’banë keq, jo, per Tynzonë;
Pse pat thanë nji plak pa dhambë:
Kush s’ka mend do t’ketë kambë,
Gj fishta

Alba na kenaqe me keto. Vetem ti dhe Fishta na nderoni ne. te pakten kemi dy per se mbari.

Me beht shume qejfi qe te kenaqa Lira se une isha ne merak te madh nese ti do ta pelqeje .

Alba, kenaqesia eshte e imja. Per hir te se vertetes duhet ta pranoj se  me gjithe hidhesine qe rrezaton, je perseri e kendeshme.

+1 Zana .e malit .Sikur ta kishe prure edhe ate te Sefer Dajes ..".dore per dore jeni lidhe ".... do ishte nje k/veper kenaqesie dhe per mua smiley

Do ta nxjerrim mallin e seferit kolegut tuaj te paharruar.

Mendoj se per problemin e Bunes, tv duhet te organizojne nje debat a konference ku te marrin pjese eksperte te ujrave, nga ter krahinat, biles te ftohen edhe specialiste (2-3) te huaj. 

Pjer e the bukur ate shprehjen ti: I ka zene kucedra shtigjet....Po nuk iku kucedra nuk leviz gje, jo nje debat po 100debate te bejeme

Art, thnx per postimin. Por nuk jam dakort me ty qe debati nuk leviz gje... mos te kishte pat debat do na kishte ik dëti per shalesh...per me permend 1 shembull, per shembull smiley.

 

150 000 ngjala ngordhën nga mbetjet e aluminit

Në vitet 1957, 1958, 1960 thellësia e liqenit ka qenë 12.8 metra. E kam matur më 2008-n dhe doli 7.6m. Pra volumi i tij ka humbë 5.2 m. Në vitet ‘60 e kam bërë liqenin me not nga bregu i rërës deri në Shirokë, dhe kur më merrte etja, zhytesha në fund dhe pija ujë. Sot po të pish ujë liqeni, vdes. Në vitet 1996 a 1997 ngordhën 150 000 ngjala në liqen. Arsyeja mbeti enigmë, por unë e pata deklaruar se shkaku ishte oksidi i aluminit, mbetjet e aluminit të kombinatit në Mal të Zi që i derdhte në liqen.

 

 Liqeni i ndotur i Shkodres  (2008)

Elementet e ekosistemeve jane te gjitha te lidhura ne menyra shume komplekse dhe me ndervaresi jetike me njeri-tjetrin. Kur do te fillojme ta kuptojme dhe ta respektojme natyren? Jo vetem shembujt alarmante qe sjell artikulli, po ngado qe ta marresh Shqiperine, mjedisit i eshte vene flaka, shikoni Shkumbinin, nje ndotje e papare, shikoni shpyllezimet ne mase qe kane ndodhur vitet e fundit... katastrofike, me pasoja jo vetem per biodiversitetin, qendrueshmerine e dheut, gerryerjen e tokes nga ujerat, etj, por edhe per rreziqet qe shfaqen per semundje infektive duke shtuar hapesirat e favorshme per zhvillimin e vektoreve si mushkonjat. Eshte vertet e tmerrshme qe asgje nuk behet per te mbrojtur mjedisin, perkundrazi vetem shkaterrim, shfrytezim dhe braktisje. Rendesine e mjedisit bota e ka kuptuar me kohe dhe ka ngritur qendra studimore te fuqishme, me aftesi analizuese, menaxhuese dhe parandaluese, panele me eksperte ku qeverite duhet te japin llogari per cdo veprim, ku publiku mund te marre nje informacion neutral shkencor te besueshem... Tek ne mungojne. Une them qe mund te krijohen, duhet vendosmeri dhe ngulmim nga te aftet, bashkepunim i sinqerte, objektiva konkrete dhe pune. Fondet mund te gjenden ne BE e me gjere per te qene te pavarur nga qeveria. Duhen kerkuar dhe propzuar zgjidhje, nuk mjafton ngritja e problemit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).