Rasti i Bamir Topit është sërish një arsye për të reflektuar fort edhe një herë mbi emrin e Presidentit të ardhshëm. Ai duhet të jetë konsensual, jashtë radhëve të partive politike dhe sidomos në moshë të shtyrë.

Ambiciet politike të presidentit Bamir Topi, pas mbarimit të mandatit në korrik të vitit tjetër, tashmë u konfirmuan. Presidenti do t’i japë vazhdim jetës politike të vetes përmes një formacioni politik, “djathtas” siç e nënvizoi edhe vetë. Ky deklarim, në emisionin e së enjtes së shkuar të Sokoll Ballës në Top Story, në fakt nuk është se nuk pritej. Por pikërisht pse pritej ai është edhe më shumë zhgënjyes. Është zhgënjyes për faktin se konfirmon në fund të ‘presidencës Topi’ se e gjithë presidenca e tij është instrumentalizuar në shërbim të një qëllimi të vetëm: të ardhmes së tij post-presidencë. Të kuptohemi drejt, politikani dhe qytetari Bamir Topi janë të lirë të angazhohen në çfarëdo formë në politikë, dje, sot apo nesër, por kandidimi për postin më të lartë të shtetit, për Presidentin e Republikës, nënkupton në vetvete një pakt moral dhe luajal ndaj Republikës, popullit, sovranit, pra Parlamentit që e zgjodhi President. Ky pakt do të thotë lënia jashtë, një herë e përgjithmonë, e ambicieve për politikën partizane dhe futja në shërbim të Republikës me parimin e asnjanësisë, me parimin e qëndrimit mbi palët në mbrojtje të Kushtetutës dhe institucioneve, për të siguruar paanësinë dhe mirëfunksionimin e tyre. Fjala është këtu për institucionet e pavarura.

Nëse Bamir Topi kishte ambicie më të larta se pozita që kishte më 2007 në politikën partizane, si nënkryetar i Partisë Demokratike, atëherë ishte shumë më e udhës që atë ambicie ta manifestonte brenda rregullave të lojës së një politike partizane, duke qëndruar në politikën aktive, duke luftuar për projektin e vet, ambicien e vet. Vajtja në postin e Presidentit të Republikës është njëkohësisht, për vetë tiparet që ka ky post në Republikën parlamentare, një heqje dorë nga ambiciet politike partizane. Sepse, ndryshe, i gjithë mandati i Presidentit kthehet jo në shërbim të Republikës, por në shërbim të projektit personal politik të së nesërmes. Dhe shenja të kësaj janë dhënë me kohë; akuza janë bërë shumë. Te gjitha këto, me shpalljen e projektit për partinë e tij, Bamir Topi, në të vërtetë, i konfirmoi. Janë të rrallë, tepër të rrallë, presidentët që pas mbarimit të mandatit i kthehen jetës politike aktive, sidomos në republikat parlamentare. Një pakt i pashkruar me republikën për këta presidentë është: ju që ngjiteni në këtë post, harrojeni angazhimin partizan përgjithnjë. Edhe pse kjo nuk është një dispozitë e shkruar, kjo është e rrënjosur. Madje, kjo është arsyeja që, sipas një tradite të mirë të këtyre republikave parlamentare, Presidenti zgjidhet ose jashtë radhëve të politikës aktive, ose në një moshë të tillë të shtyrë që, pas presidencës, projekti politik të jetë i pamundur. Presidenca është kudo një mbyllje karriere. Jo një pedanë për një karrierë të mëtejshme.

Ironia e fatit është se Berisha që investoi me shumë kosto Bamir Topin si President, duke prishur traditën e presidentit konsensual e me vota të dyshimta në Parlament, jo vetëm që nuk pati një President të vetin, por i dha dhe kolltukun e Presidentit rivalit të tij për të prodhuar një parti politike rivale. Rasti i Bamir Topi është sërish një arsye për të reflektuar fort edhe një herë mbi emrin e Presidentit të ardhshëm. Ai duhet të jetë konsensual, jashtë radhëve të partive politike dhe sidomos në moshë të shtyrë. Bash për këtë mungesë luajaliteti ndaj Republikës, një parti e presidentit Bamir Topi nesër, apo më saktë një parti e ish–presidentit Topi, e nis jetën e saj me një cen: atë të shpërfilljes së interesit publik kur u bë President. Në vend të detyrës së lartë, këto 5 vjet Bamir Topi mendjen e paska patur te një parti politike. Kjo e bën presidencën e tij një presidencë të shkuar dëm.

46 Komente

Te vjen shume mire, te pakten them keshtu per veten time, kur lexon nje artikull te tille te Neim Cilit mbi Bamir Topin.

E them keshtu, sepse personalisht prisja nje sulm te eger personal te treshes Cili-Hoxha-Zheji ndaj "renegatit" Bamir Topi.

C´mon guys! Ju jeni ne linjen e pare te frontit, jeni te mireinformuar, i merrni materialet ne dore te pare prej Berishes, dhe e gjitha ajo qe mund te fabrikoni eshte kjo?!?!?!?!?!?!

Si eshte puna? Nuk keni gje ne dore? S´ju ka rene asgje ne dore? As edhe nje fotografi te vetme me bibilush perjashta? Ndonje bisede konfidenciale, qe Topi e rreh gruan e tij, sic ia nxorret atij "pushtit" te tredhur me ashendence komuniste? As edhe nje fotografi te vetme te Topit duke ngrene makarona me thonj te paprere? Dikush ketej nga PPU del tere diten e tere naten dhe e "kritikon" Presidentin, sepse ky ha fara luledielli. Po ju nuk keni ndonje fotografi te ketij duke ngrene fara?

E gjitha cfare mund te thoni, eshte qe ju paska zhgenjyer?

Prisja me teper prej jush, djema!

Por ndoshta rradhes tjeter nuk do te me zhgenjeni mua!

smiley

Dale prit. Do dalin fekalet nga the underground. Do shpërthejnë pusetat. Do bahet Shkodra Venec. Është konfuziteti i fillimit ky. 

Mire e ke ti mire, por problemi eshte se jane palet mbi presidentin, e jo presidenti mbi palet. Bamka thjesht ka thene mos me hiqni ketu ku jam edhe nje post. Me lini rehat te jem mbi palet, dhe do ju le rehat e nuk do behem pale. Ja keto jane ambiciet e nje presidenti qe iu baltos figura deri me akuze per puc shteti, o mendimtar me trap.

casa,

Kisha nderment te mos e lexoja sapo pashe emrin e Henri Cilit, por komenti tend me beri kurioz

Ke te drejte Vec kaq pake balte mund te hedhe mbi Topin Cili, sic duket s'kane me shume, pas bllofit per grusht shteti etj s'ka mebtur gje ne magazinat famekeqe te shpifjeve e baltosjes pa merit te Berishes.

Me shume po fitoj repsekt per kete Topin pavarsisht se ne pamje nuk te jep kete pershtypje. Le te shikojme me tej vazhdmin e filmit ......

Nuk e di lexon apo jo trapi, por meqe e ka ngrit piacen, nje pyetje kisha. PS u shkeput nga PPSH dhe krimet e PPSH-se, sikur te pakten duke nderruar emrin. Mos duhet edhe ne te ardhmen te kemi nje parti qe te shkeptutet nga PD dhe krimet e PD-se? 

gud lak bamir po si hallve e ftofet duket.

S'ke mikrovale ti?

havllve e ftofet e ngorfme ne mikrovale, po nuk e fuste njeri ne goje as ne aushvic mer swed!

mqrf, me pyeten ata te censusit sot edhe nese kisha apo s'kisha mikrovalesmiley

thote cilka qe ka nje pakt te heshtur sipas te cilit presidenti mbas perfundimit te mandatit largohet nga politika.sa mire sikur te ishte keshtu se do kishim shpetuar edhe nga ''kadafi''

+1

Eh, o shqiptar eh! Po per ata qe mendojne me gjithe lirine e trapit, kriteret per Sali Gadafin ndryshojne nga kriteret per te tjeret.

Neim cili u be i gjalle pas ca kohesh pushim.

Çili keshtu ? Po do ta beje beli cili ka qene, nga ardhi dhe ku leh.

   Si more na qenka rregulli, qe po arriti rangun e presidentit ajo eshte shkalla e fundit dhe duhet te iki..Me kete  sentense  ke gjuajtur me "hobe" te rende vete shefin tend.Se ai, sipas  mendjes tende te perdorur, do te duhej te qe shporrur, duke i lene te qete shqiptaret,  e jo si gjer sot, kur hunda po i zbret brenda ne goje, e goja  si resht se foluri, kurse  mendja se mbjelluri vetem ogurin e zi.

   Topi, nuk i njeh rruget,.... per tek fatkeqesia e Republikes, qe nga partia ku ishte e gjer tek partia qe do te kete.

   "...Janë të rrallë, tepër të rrallë, presidentët që pas mbarimit të mandatit i kthehen jetës politike aktive, sidomos në republikat parlamentare..."

-thote efendëmi. Mos more! Ditke shume zotrote! Berishe  again e ke harruar? Po ai i Perandorise se Re Ruse, Ras-Putini i ri, di gje nga cili shteg ka kaluar?Nuk qenka gje e rralle, domozdo! E ky ore Naim Bej Çili, edhe pse  mbaron me  "Top", dije qe "Kremlinit"  ne Bulevard, kurre nuk do ti leshonte.... asnje shashke.Qytetaret  mund te merxenin tere diten e dites dhe me shume se gjysmen e nates, perballe e tek porta e "Kremlinit te Bulevardit" pa i pickuar as nej mize e dale nga "Kremilini me Parti te re", si rasti i Atij, me  me parti te vjeter.

  Kjo eshte arresyeja pse  njerez te shumte do ta ndjekin Bamirin.Por  edhe pse Ai nuk eshte politikani i kulisave e as i kurtheve kriminale...

"Pakti me Republiken", i shkelur  eshte e jo partia... e palindur akoma e Bamirit, por   firmosja,.... e zeza mbi te bardhe, per te shitur,  per llogari te familjes, e copezave te Republikes...!  

Henri eshte ne fakt gazetar i shkelqyer, por ketu tek ky artikull, me duket se ja ka futur kot. 

Pjer, ti je nje njeri shume i shkelqyer, por me Cilin si gazetar i shkelqyer ja ke fut kot. smiley

:smiley

Ironia e fatit është se Berisha që investoi me shumë kosto Bamir Topin si President, duke prishur traditën e presidentit konsensual e me vota të dyshimta në Parlament, jo vetëm që nuk pati një President të vetin, por i dha dhe kolltukun e Presidentit rivalit të tij për të prodhuar një parti politike rivale. ..............

A thua te jene te verteta keto qe thote Cili...'????????

 

Për lindjen e politikanit Bamir Topi Konfigurimi

 

Në historinë e politikës shqiptare, rasti i Bamir Topit deri më sot ka qenë përjashtim. Ai nuk i ka ngjarë askujt në karrierën e tij politike dhe shtetërore. Nuk i ka ngjarë askujt as nga ritmi i karrierës, as nga cilësia e saj dhe as nga investimi që ka bërë për të marrë atë që ka sot. Ai hyri në qeverinë e Aleksandër Meksit në vitin 1996 si një i ri shkolluar në Perëndim me lidhje të forta me kryeqytetin, duke zëvendësuar një ministër që e zinte avioni. Në vitin 1997 ai nuk ishte as tek besnikët dhe as tek tradhtarët e Sali Berishës. Ndryshe nga shumë njerëz që rrahin gjoksin, ai ka qenë politikani i fundit i PD që ka qenë në Vlorë në ato muaj, i parrezikuar nga qytetarët. Pas daljes së Berishës në opozitë, kur shumica e ish ministrave të tij e braktisën, Bamir Topi qëndroi aty pa folur dhe pa miratuar asgjë nga ato që ndodhnin. Berisha e angazhoi në kryesinë e PD-së, dhe kur fraksioni Pollo u largua nga PD-ja duke marrë me vete një numër të madh emrash të njohur të PD-së, Topi përfundoi nënkryetar i PD-së në vend të Jemin Gjanës. Përveç atyre që njihnin nga afër Berishën dhe Topin, gjithkush mendonte se ai ishte “dashuria” e re e Berishës. Me një investim personal Berisha shmangu zgjedhjen e tij kryetar të PD-së së Tiranës duke thuajse emëruar aty Vili Minarollin. Kjo krijoi distancën e parë publike mes tij dhe Topit që lexohej në heshtje sidomos nga elektorati i Tiranës. Në përpjekje për të gjetur një kandidaturë për Bashkinë e Tiranës në vitin 2000, Berisha shmangu sërish Topin, duke zgjedhur nga “baza” e partisë Besnik Mustafajn. Në zgjedhjet e vitit 2001, Topi u rrezikua të hynte në Kuvend duke shkuar në balotazh. Ai mbajti një konferencë nervoze shtypi, ku la të kuptohej se kishte një pakt kundër tij nga të dy palët. Të dielën e balotazhit fitoi.

Karriera e tij e re si nënkryetar i PD dhe kryetar i grupit parlamentar i mbartte të gjitha nuancat e luftës së ftohtë që kishte me Berishën. Në vitin 2003 Berisha ia ofroi me bujari postin e kandidatit për Bashkinë e Tiranës, por tashmë gota ishte thyer. Nuk e pranoi. Berisha vazhdoi të sillej me kujdes për të mos ekspozuar ftohtësinë ndaj tij, por brenda PD-së gjithkush që ishte i pakënaqur nga Berisha filloi të ishte mik i tij. Një investim politik pasiv, që vilte vetëm frytet e anti-berishizmit.

Retorika e ashpër e Berishës ndaj korrupsionit dhe sidomos ndaj Klanit të Zemunit ishte sërish një rast për të bërë diferencën. Topi, ndryshe nga shumë drejtues të sotëm të PD-së, që nuk guxojnë as të përshëndeten me njerëz që sulmon Berisha, shkonte hante drekë me Agron Dukën sapo Berisha mbaronte fjalimin në parlament kundër “Klanit të Zemunit”. Ky ishte një emancipim që i jepte vlerë personalitetit politik në PD. E krahasuar me sot, ku askush nga PD-ja nuk shkon as në një promovim libri nëse ai nuk i ka pëlqyer Berishës, gjestet e Topit ishin një diferencë e fortë që trembte realisht Berishën.

Pas rikthimit të Berishës në pushtet, Topi nuk vrapoi për poste. Qëndroi në pasivitet dhe jashtë pazareve për pushtetin e ri. Nuk pranoi një post të rëndomtë ministri, por preferoi të ishte në krye të grupit parlamentar. Berisha e shikonte me makth heshtjen e tij dhe përpiqej ta kompensonte duke tentuar ta përfshinte në debatet brenda grupit parlamentar. Topi ishte gjithnjë e më pasiv. As në mbledhjet e grupit, ku siç e ka zakon i pari dhe i fundit flet Berisha, nuk merrte më pjesë, një refuzim ky elegant i përpjekjes për ta nënvleftësuar postin e tij.

E vetmja gjë që ai kërkoi zyrtarisht nga partia, ishte posti i presidentit në vitin 2007. Berisha ia pranoi formalisht kërkesën duke nënqeshur, por nuk kishte asnjë dëshirë t’ia plotësonte. Ai ndërtoi një strategji bisedimesh me Edi Ramën që linte jashtë ndërtesës së presidentit Bamir Topin. Bisedimet u përqendruan tek një figurë jopolitike, konsensuale. Topi dhe Nano ishin dy emrat politik, që edhe pse i përkisnin të majtës dhe të djathtës, nuk i donte as kreu i së majtës, as kreu i së djathtës.

Një ditë më 4 korrik, kur Astrit Patozi dhe Blendi Klosi rrekeshin të takonin njëri Sali Berishën dhe tjetri Edi Ramën, për të kuptuar ç’do bënin me presidentin, Sali Berisha humbi durimin. Edi Rama ishte tallur dhe i kishte kërkuar Blendi Klosit t’i thoshte Astrit Patozit që Berisha t’i dilte në në chat në MSN që të flisnin. Ishte një skenë që nuk e harroj kurrë. Berisha ishte xhindosur jo vetëm nga nënvleftësimi që Rama po i bënte negociatave për të gjetur dikë që nuk i prishte punë Berishës, por dhe nga ajo që ai e quante teknikë nënvleftësuese kontakti.

-Ai qenka palaço, tha. Unë i bëra nder atij, unë eliminova Bamir Topin nga gara, çfarë do më shumë nga unë ai?

Ky ishte një shkulm që i doli nga zemra. Më shumë se sa kush do të zgjidhej president, Berisha ishte i qartë se kush nuk duhej të zgjidhej. Por situata pas kësaj i doli jashtë kontrollit. Topi e kuptoi thikën pas shpine dhe pas një mbledhje kryesie të PD-së doli para gazetarëve duke akuzuar PD për punizëm. Një grup i madh deputetësh mbështetës të tij, që kishin demonstruar mbështetje publike, kërcënuan nën zë se nëse ai nuk zgjidhej, në vjedhtë do kish qeveri të re ose zgjedhje të reja. Berisha u fut në panik. Pas kësaj Topi nuk u investua më. Skema e re e Berishës ishte të hiqte qafe Bamir Topin me “ngritje në detyrë”. Ai udhëhoqi një operacion tejet të vështirë duke punuar me deputetë të Fatos Nanos duke premtuar biznese kompensuese për ta dhe shefin e tyre, dhe më në fund duke përdorur dhe naivitetin e përzierë me ego të Neritan Cekës ja doli ta hiqte qafe djalin plangprishës.

Në një drekë lamtumire në vilën e tij në Durrës, Berisha dhe Topi falenderuan njëri- tjetrin për mbështetje me një ftohtësi prej të vdekuri.

Sapo Topi u bë president, Berisha mori frymë i lehtësuar dhe nisi punën për pastrimin e grupit të tij. Egërsia e tij ndaj deputetëve që mbështetën Topin ishte ekstreme. Shumica e tyre u detyruan të kthehen në ushtarë të pështirë të Berishës ose humbën çdo lidhje me pushtetin. Në zgjedhjet e vitit 2009 ata nuk ekzistonin më. Gazmend Oketa i mbetur aty me një fije shprese se do reflektonte, po e pëson ende prej mbështetjes së tij për Topin. Urrejtja e Berishës ndaj tij u bë gati institucionale. Ai u investua në një luftë të vazhdueshme politike për t’i dëshmuar partisë së tij dhe sidomos simpatizantëve të Topit në Tiranë se Bamir Topi ‘kish tradhtuar” PD dhe të djathtën dhe ishte bërë aleat me Edi Ramën. Herë duke përdorur Topallin, herë duke marrë vetë flamurin e kësaj lufte, ai në të vërtetë ja arriti të shkonte deri tek manipulimi ekstrem me votën e tij më 8 maj.

Ai e sulmoi atë egër më 21 janar duke e quajtur koka e puçit dhe horr bulevardi, ndërkohë që media mercenare e tij, kryesisht batakçinjtë e tipit Frangaj- Balliu, janë çdo ditë të vëmendshëm të sulmojnë atë. Qëllimi është t’i mbyllin derën për tu kthyer nga e djathta pas vitit 2012. Bamir Topi i ka pritur me qetësi dhe pasivitet këto sulme. Nuk ka folur kurrë, nuk ka aplikuar kurrë dhe as u ka kushtuar rëndësi.

Dje në Top Story, ai la mënjanë karrigen e presidentit dhe veshi kostumin e politikanit. Ju përgjigj Berishës pikë më pikë, bile në disa detaje që bëjnë diferencë të madhe mes tij dhe Berishës. Përgjigja më e hidhur e Topit për 21 Janarin nuk ishte se Berisha është bërë për tu mishëruar, por shpjegimi gati befasues që ai i bëri konceptit të bulevardit për kryeqytetin. Me stofin e një çuni bulevardi, që urrehej prej sekretarëve të partisë në kohën e komunizmit, ai e risolli Berishën e vjetër sekretar partie më 21 Janar. Raporti i sekretarëve të partisë me djemtë e bulevardit u ringjall me një ish- sekretar partie kryeministër me qytetarët e vrarë të bulevardit. Topi ishte po ashtu sfidues në ambiciet e tij politike, në diferencën që bën me Berishën në qytetari dhe kulturë komunikimi, dhe mbi të gjitha me shansin që i jep koha, e cila nuk punon më për Berishën. Ai ikën nga Presidenca kur Shqipëria hyn në vit elektoral, kur e djathta do të hiqet zvarrë pas një plaku të rrënuar mendërisht dhe politikisht, me një tren të tërë skandalesh financiare dhe korruptive të familjes së tij, me vagona të tërë mbushur me arkivole, dhe fatkeqësira në emër të mbajtjes së pushtetit. Ai rikthehet për Berishën në kohën më të keqe, në vendin më të keq dhe me objektivin më të keq të mundshëm për të: Të kërkojë të rimarrë hipotekën e potencialit të tij politik tek e djathta, anti-berishizmin e përdhunuar nga pushteti i Familjes. Kjo është prona reale e vjetër e Bamir Topit tek e djathta shqiptare.

Mero Baze

 

Pse e cuar dem? Dem shkuan farat.

A thua te jene te verteta keto qe thote Cili...'????????

Alidemso, nuk e ka zgjedh Berisha Topin President.

Berisha donte me bo Nanon President, por kur u mor vesh ky muhabet, u ngriten ca burra e i thane, qe nuk e hajne ate qe e peshtyjne dhe nuk e pranonin Nanon si President.

ne fakt bamka edhe po beri parti(ca fjale !) e shumta qe mund te qullosi eshte nje lloj G69-te smiley.po hajde perderisa ka ndoka e xhuveli parti pse te mos kete edhe topi.

YYYYYYY! E llive muhabetin. Fute ne te njejtin thes dike qe arriti te behet President i Republikes ne lule te moshes politike, me nje premature ejaculator si Erion Veliaj.

e kisha fjalen per nga permasat dhe ndikimi.pastaj nuk besoj se beson qe ne shqiperi behen kryetare shteti njerez me autoritet dhe fryme kombetare, por ''xhola'' probabiliteti i te cileve per te dale nga ''shinat'' nuk e kalon 5%.topi po te kishte tope e kishte kthyer marreveshjen e detit dhe atehere po,mund te kishte ''fytyre'' te dilte ne skenen e lodhur shqiptare si ''eklektiku'' i shqiptareve.per mua nuk e ben dot ''glasen''

Lexoje, lexoje artikullin e Bazes me larte qe ka sjelle Alidemsi, se eshte goxha informativ. Eshte nje nga politikanet me dinak dhe me te fuqishem qe ka pare ky 20 vjecar, me nje karizme qe nuk e njeh zgerdhirjen e servilosjes ndaj pushtetit, por qe i njeh mire pikat e forta dhe te dobta te vetes. I respektuar nga qytetaret e krejt spektrit politik dhe e vetmja figure me kellqe nga e djathta. Parashikoj te jete i pari president i republikes qe do gezoj dy terma te plote. Nga Berisha njehere e ka te garantuar, pasi po nuk e rizgjodhi, e nxjerr Berishen me gjithe Zhoz per zhelesh nga skena politike. Ka fituar me ane te maturise mirebesimin e faktorit te huaj, vjen nga nje familje e vjeter e respektuar tironse dhe nuk e ka shfaqur kurre frustracionin e tipit te Shehit. 

Sa per kthimin e marreveshjes detare nga kushtetuesja, mos mendo se nuk ka gisht. Presidenti punon ne disa kanale, shume prej te cilave perbejne keshilla konfidenciale qe ti e une nuk mund t'i hamendesojme dot aktualisht, ne rradhe te pare: verej asosacionin mes Gazetes Shqiptare dhe nje keshilltari te presidences ketu, pavaresisht faktit se behet fjale per nje ceshtje ne dukje pa lidhje. Madje as mos te te shkoje ne mendje se Kol. Pasha nuk ka pasur mbeshtetje. Dhe ne rradhe te dyte, fjala e tij publike ne lidhje me ceshtjen nuk do kishte asnje lloj vlere, pasi marreveshjet detare te llojit ne fjale nuk jane ne kompetencat e presidentit, por te qarkut legjislativ/ekzekutiv/gjyqesor.

Lulo megjithmen e ke? Vertete kujton ti se konsumimi i qofteve dhe farave te lulediellit te ben aq te fuqishem? Aman ere te keqen mos e ngaterro Bamirin me kanalet e me fijet e me the te thashe. Bamiri mesiguri do i prishi pak pune PD-se po jo aq shume sa mendon ti. Po edhe nje cope qofte do ja japi Saliu qe mos ndihet. Mos prit kurre shperthime te medha nga matufi politik Topi. Megjithate ktu jemi, kemi per ta pa.

te jape te drejte per bamken. Jo me kot urtesia popullore ka thene: "dielli duket qe ne sabah". Ndersa ky mu me duket si ajo hena e bardhe (ne fakte eshte sa 1/3 ta e saj) qe ndodh rendom ta shohim ne mengjez, por vetem kur perqendrohemi.

Mos e shif diellin pa syze as ne sabah, or mik, se verbohesh. Te 50-at i festoi ne Presidence miku, mosha Sales kur ngjirej si shpellar ne 91-shin.

ne fakt Lulian, une syzet e diellit pothuajse nuk i perdor kurre se me bezdisin. Por megjithate, perjashtimisht do ti vija syzet e diellit, nese ti me tregon diellin Bamir qe ka rezatuar. Por sic edhe e thashe pak me larte, ky as hene nate nuk eshte, se edhe ajo ka pak ndricim dhe ndonjehere me driten e saj te shpeton nga ndonje pengim padashje.

Nejse, pavaresisht se kemi opinione te ndryshme per bamken, ne nje pike besoj se piqemi: i ka bere nder tregetareve me pakice te farave ne pergjithesi dhe asaj te kungullit ne vecanti. 

Hej, po e di ca njerezish jane ata apo jo? S'ta harrojne kurre, as te miren, as te keqen, jane shume, dhe jane te gjithe qe e hedhin voten ne kutine e gabuar, jo se s'dine, por se shofin punen e vet.

Cuk, po ti do me vdesesh mua. Matufit politik Topi i mjafton qoftja dhe farat e Saliut ne 2012-en. Quje qofte, quje fara luledielli, pa problem, por Sala s'ka bythe mos ia jape, se e pergjysmon PD-ne si levozhge farash luledielli.

Deri tani levizja kuq e zi eshte ne te njejtat nivele te G99-tes. Po lirohet Aldo Bare dhe se rru trapin njeri se Kreshniku me Qoften e kane mendjen te levizja "pirdh pirdh se lirohesh" Ti po mthu qe do pergjysmoje Pd-ne. Gabim. Ne Pd nuk ka mo kokerr mbeshtetesi pervec te fundit te Mohikaneve Oketes (i cili gjithashtu eshte tip matufi) keshtuqe mos prit noi cudi. Megjithate Bamiri fuqine monetare e ka, aq sa per te fitu nja 7 deri 10 mije vota. Do i jepet nje cope kocke dhe aq dhe kocka seshte presidenca. Mund ta bejne psh shef kabineti ne ministrine e bujqesise. Jo keq apo jo?

Hahahaha! Ti ben llogari se iu varkan kaloresit kembet. Shef Kabineti nga President? Po ti nuk njihke Bamken or qyq. Ke pa ndonjehere Late Night Poker, kot me t'pyt? Ka tip grifshash qe jane "stars" qe s'i rruhet per njeri pervec vetes se vet si puna Sales, fitojne, jo se s'fitojne, por ka dhe mjeshtra qe e shtojne kapitalin avash-avash, pa u ndjere, e vetem kur mbeten te fundit ne tavoline, kujtohesh t'i biesh ballit me dore, dhe thua, "po ky qoftja, pidh te s'emes, dukej i urte muti!"

Problemi im me te eshte zvarritja te cilen nuk mund ta marr si elokuence.ai eshte qytetari i pare i vendit dhe i takon me kushtetute te flase per ceshtjen e sovranitetit dhe te prononcohet pro apo kunder.dhe e folura nuk nenkupton ulerima talebanse si te sales por qendrim serioz ne favor te interesit kombetar.sa per te djathten keta mund ti quash c'te duash por vetem te djathte si quan dot se te djathte antikombetare vetem ne shqiperi shikon.topi si njeri eshte shume me lart se berisha  por qendrimet e tij jane pertoke duke u fshehur mbas ''institucionalizmit''dhe te paanshmit.cili eshte qendrimi i tij per bemat e sales me greket(varret,rregjistrimi,deti,janullatosi etj) .nuk hidhet lumi me fjale demode per integrimin.nje njeri relativisht i ekuilibruar por me stature ciraku  dhe mungese totale idesh qe ta diferencojne dhe pozicionojne djathas nuk ofron shprese.

Marreveshja detare nuk eshte ceshtje sovraniteti deri sa kete ta vendose gjykata kushtetuese. Kane rradhe gjerat.

epo cili ta do te thote tjeter

i dhimbset sala, se ka hall se ia mbyllin te tjeret fabriken e diplomave

Epo Bamiri do kontribuoje qe ta haje Sala bashke me ty, o cili, sepse i do trapi... sic ke thene dhe zotrote. lol

Mendoj qe Shqiperise i duhet nje president "i forte" qe te jete mbi palet dhe te kete mundesine jo vetem te veproje si mbrojtes i unitetit kombetar por te kete mundesi te veproje ne interes te qytetarit ne rastet kur Qeveria apo Opozita nuk po e bejne kete.

Qe kjo te ndodhe nuk eshte vetem ceshtje e Kush do te zgjidhet (sic ngrihet pyetja nga Cili)  por dhe Cfare autoriteti ligjor e institucional do te kete posti i presidentit.

Eshte e nevojshme qe disa te drejta e autoritet qe u hoqen ne vitet e fundit te kthehen. Biles eshte e nevojshme te jepet me teper autoritet e mundesi veprimi presidentit qe te kete me teper pergjegjesi dhe aftesi te nderhyje ne raste te deshtimit institucional apo demokratik si:

1. Nderhyrje ne raste krizash/ngercesh politike

2. Mbrojtje e pavaresise se institucioneve (te drejtesise, te zgjedhjeve, te medias etj)

3. Mbrojtje e pasurise kombetare (kufijte, pasurite natyrore etj.) etj.

Persa i perket modelit te zgjedhjes do te ishte veshtire qe dikush te zgjidhej mbi palet nese zgjedhja do te behej direkt nga populli. Mesiguri kandidatet kryesore do te ishin te sponsorizuar nga partite e medha e per pasoje te njeanshem ne aktivitetin e tyre presidencial.

Ndoshta varianti me konservativ e i pershtatshem me kushtetuten aktuale do te ishte nje zgjedhje konsensuale.

 

po ca mbi palet. parlamenti ka te drejte te ktheje mbrapsht dekretet e presidentit.

presidenti tek ne eshte rol kot

zdapi

Ne republike parlamentare funksionon keshtu, eshte parlamenti qe vendos, jo presidenti.

Zgjidhja e zgjedhja me e mire per postin e presidentit, per kushtet qe ka shqiperia, per injorancen e larte qe karkaterizon nje pjese te shoqeris shqiptare, asaj pjese mbeshtetese te enverizmit idiotesk,  eshte asamble kushtetuese.

Si ne itali, kur zgjidhet presidenti, mblidhet  asamblea kushtetuese.

 

 

Parlamenti yne ia kthen me shumice te thjeshte dekretet per te emeruar dhe gjykatesit kushtetues. Te pakten te ishte me shumice te cilesuar, te pakten per gjykaten kushtetuese. Nuk funksionon keshtu ne te gjitha republikat parlamentare.

Parimisht eshte kjo qe shkruan ti, po duhet shikuar ambienti sundues, mentaliteti shqiptar.

E ke parasysh besoj , kur u vra gjykatsi i shkrete , te gjithe therrisnin me ze te larte " u godit shteti" " krimi goditi shtetin" , e pas ketyre rreshtave , shtjellohej dyshimi se gjykatsi eshte vrare per prona.

Do thote se kur nje shtetar, gjykates, politikan, prokuror, vritet per prona, goditet shteti, kur vritet nje qytetar i thjesht , edhe ky per prona, motive te dobeta .

Kur te arrijme te dallojme se kushdo qofte, kur vritet per prona, eshte per motive te dobeta, kur vritet ne mbrojtje te ligjit  , goditet shteti, ateher kemi bere nje hap shume te madh, drejt civilizimit.

Mentaliteti , nuk ndryshohet me ligje, as me shumice te thjeshte as te cilesuar, ndryshohet me barazin para ligjit per cilido qytetar, qofte pushtetar, qofte qytetar i thjeshte.

Njerzit e drejtesis ne shqiperi, jane me te korruptuarit, me mashtruesit, pas tyre vijne politikanet  gazetaret e mjeket, e mbyllin listen e te korruptuarve profesoret, dekanet.

Eshte e lehte te merret vesht, se sa probleme ka shqiperia, me nje elite drejtuse te tille.

me fal qe po ta them por ''presidenti konseksual'' ne Shqiperi as nuk ka funksionuar,as nuk do funksionoje.Pse? Sepse te ne me konseksual nenkuptohet anonim as mish as peshk (ideja eshte mos te kene cepa qe veshtiresojne gelltitjen).

Ja se cfare thote zagari i oborrit Cili diku nga fillimi:

Të kuptohemi drejt, politikani dhe qytetari Bamir Topi janë të lirë të angazhohen në çfarëdo formë në politikë, dje, sot apo nesër, por kandidimi për postin më të lartë të shtetit, për Presidentin e Republikës, nënkupton në vetvete një pakt moral dhe luajal ndaj Republikës, popullit, sovranit, pra Parlamentit që e zgjodhi President. Ky pakt do të thotë lënia jashtë, një herë e përgjithmonë, e ambicieve për politikën partizane dhe futja në shërbim të Republikës me parimin e asnjanësisë, me parimin e qëndrimit mbi palët në mbrojtje të Kushtetutës dhe institucioneve, për të siguruar paanësinë dhe mirëfunksionimin e tyre. Fjala është këtu për institucionet e pavarura.

 

po mire more zagar leprash kete qendrim kaq parimor pse nuk e mban edhe me te zotin tend apo ke haruar qe edhe ai ka qene president i republikes, pra ne postim me te larte te shtetit aso kohe prej verteti, perpara se te behej prape sekretar partie, me fal desha me thone kryetar i PD-se dhe sigurisht kryeminister i vendit.  

Kur ka dy te verteta, njera e vertet eshte fallco.

Ky president, ka dekoruar kriminel , duke u justifikuar, se keto i kane sjelle, keto ka dekoruar, justifikim idiot, gjoja per te larguar dyshimet.

Presidenti flet nje ore ne interviste, dhe per nje ore per çfare flet ( kam pershtypjen se eshte e veçante per nje president), merr ne shqyrtim sjelljen e kryeministrit, pa na dhene asnje pike qendrimi politik te tijen, te vete presidentit, te justifikohet rroga qe merr, nuk na intereson kryeministri sa e justifikon rrogen,kete rast,  na intereson presidenti.

Po ky, hiç , vazhdon te marre neper goje te tjeret.

Ne fakt politika eshte dobiçe, ta sjell pjellen kur se pret.

Pas zgjedhjeve te 2007 kur Rama fitoi perseri bashkine, vendosa te shkruaj nje liber me titull " Si mund te rrezohet komunizmi ne shqiperi".

Mblodha gjithe ato materiale anglosassone ,( e kane urryer gjithmon komunizmin, keto anglosassonet) ku shkruhej mbi menyrat per te rrezuar komunizmin, nga i famshmi McNamara deri tek Thatcher  e Reagan ,libra, kujtime, shkrime, lexo shkruaj, fshij,  pas tre kater viteve pune,te lodhshme , pasi kisha kaluar ne duar mbi 200 libra , ishte gati per botim, kur del Ristani , me nje laps,e me  nje gome ne maje te lapsit, e rrezon komunizmin.

Me dashje apo pa dashje, Ristani eshte futur ne historin e shqiperis, si figura me kryesore e rrezimit te komunizmit ne shqiperi, ate qe nuk pati mundesi te beje presidenti Topi.

 

 

hahahahahaha, shume e holle shakaja. Nje bandit rezon komunizmin. Mere me mend se cfare komunizmi ka qene sa e rezon nje halabak.

Po ti merr plak me korrenspondence e ke msu shqipen? Po ai libri me ato materialet anglosaksone si e ka titullin? Jo per gjo po ta anashkalojme me shpejtesi nese na bi ne dore.

Berishe shtaza e hoqi qafe me lezet Topin me karrigen e presidentit. Topi gezonte(dhe ende gezon) mbeshtetjen e nje pjese te mire te PDse. Asojkohe shihej si kandidat i fuqishem(te mos them absolut) per kryetar.Askush se shpreh hapur mbeshtjen ndaj tij, se kemi te bejme me nje parti te stilit komunist, ku votimet behen te mbyllura, dhe kutite numerohen tek zyra e kryetarit smiley .Per mendimin tim jane shume eksponente te  fuqishemPDse qe e mbeshtesin Bamirin, dhe largimi i tij do ti jepte nje goditje fatale vete PDse. Pas gjithe ketyre goditjeve personale nga mullah omaret dhe talebanet e PDse, mundeisa me e madhe eshte qe Topi te krijoj nje fraksjon te ri ku do ti bashkohen gjithe oponentet e pakenaqur te te djathtes. Nuk dua te permend emra ketu por kjo parti do ti krijonte PDse dyfishin e demit qe i krijoi LSIja PSse. Rezultatet e zgjedhjeve(te cunguara) treguan fare qarte se PD ka humbur dhe bastionet e saj historike duke marre vota ne zonat e prapambetura te vendit(ne saj te politikes se thesit me miell)..

Sa per Cilin....Punen e klounit te oborrit e ben me devotshmeri...(Nuk e di nese ja kthen dot buzeqeshjen Mulah Omar Berishes..te cilit  i eshte prere surrati keto kohet e fundit )

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).