Ftesa e Edi Ramës për një debat publik me Kryeministrin ka gjasa të forta të mbetet vetëm kaq, një ftesë

Aksioni i ri politik i Partisë Socialiste ende nuk ka marrë një formë përfundimtare por dallohet qartë se është një ndërrim i fortë në stil nga ajo lloj Opozite që PS ka bërë deri në këtë pikë. E kritikuar vazhdimisht nga Ndërkombëtarët dhe Mazhoranca, se nuk po bën detyrën vetë si Opozitë, Partia Socialiste më në fund hoqi dorë nga bojkoti i Kuvendit, protestat dhe grevat. Kthimi në Kuvend u ka hequr kritikëve të Opozitës argumentin qëndror me të cilin e kanë goditur deri më tani. PS nuk është më “Parti e Bojkotit të Institucioneve” dhe as Rama nuk është më Kryetari i pushtetshëm i Bashkisë së Tiranës. Tanimë Partia Demokratike dhe aleatët e saj kontrollojnë praktikisht të gjithë pushtetin, në të gjitha nivelet. Njerëzit e PD dhe LSI janë omniprezentë, në çdo zyrë dhe çdo institucion që paguhet nga taksapaguesit, sidomos në Tiranë – dhe kjo ka kostot e saj. Në mungesë të motos, “Edi Rama nuk ka qenë kurrë në Opozitë” duhet formuluar një devizë e re, e qëndrueshme, por tashmë kjo është bërë më e vështirë për mazhorancën dhe analistët pranë saj.

Gjërat shkon e i vështirëson akoma më shumë Rama, i cili pas Paktit me 10 pika i bën Kryeministrit një ftesë publike për debat. Një manovër politike, që më tepër sesa një debat të vërtetë ballë për ballë ka për qëllim të dobësojë tek Berisha imazhin e një njeriu që nuk zbrapset. Në një kohë kur ritmet ekonomike të Shqipërisë janë ngadalësuar ndjeshëm dhe procesi i integrimit ka mbetur në vend, Kryeministri nuk ka asgjë për të fituar nga një debat me Ramën, përkundrazi mundet vetëm të humbasë.

Në debat mund të hapen tema që Kryeministri ka zët t'i përmendë. Masakra e 21 Janarit dhe sulmet e egra mbi Prokuroren lavire dhe Presidentin horr nuk janë harruar. Në një debat mund të përmenden edhe ato deklaratat e mbushura me poshtërsi, se viktimat ishin qëlluar nga mbrapa koke me stilolapsa-pistoletë. Më tutje, kabllogramet e Ambasadës Amerikane që Kryeministri nuk i adresoi asnjëherë ishin një njollë e pistë për imazhin e Qeverisë, dhe po të shtosh këtu dhe dështimet e korrupsionin me koncesionet apo zgjedhjet aq të dyshimta të 8 majit, arsyet për të mos marrë pjesë në debat vetëm sa shtohen. Ligji për import plehrash apo tymi i zi i makinës së gjyqtarit të hedhur në erë në mes të Vlorës e ndosin akoma më shumë imazhin e Shqipërisë së ullinjve dhe arrave të Kryeministrit.

Natyrisht, Rama e di që Berisha nuk është aq naiv,  sa të dalë në një debat ku do t’i duhej të luante vetëm në mbrojtje. Në një studio me Ramën ai do ta kishte të vështirë për të folur për Kristaqin siç bën zakonisht përballë grupit parlamentar, gjithnjë të heshtur, të PD-së.  Berisha është Kryeministër i vendit prej gjashtë vjetësh, dhe tani që llustra e anëtarësimit në NATO, nënshkrimit të MSA-së dhe Liberalizimit të Vizave është venitur në sytë e shqiptarëve që ende bëjnë jetë vërtetë të vështirë, mbi supet e tij rëndojnë të gjitha përgjegjësitë për dështimet.

Pesha e pushtetit e ka kërrusur Kryeministrin, kali i tij Antikorrupsion ka ngordhur me kohë. Berisha i ka duart e lidhura sepse  qeveria e tij mbahet në këmbë nga votat e LSI-së, që hyri në kualicion me një uri ujku. Ai i sheh shkeljet, ai i di zullumet por në rastin më të mirë nuk ka se ç’bën, ndërsa në më të keqin, vetëm koka i mbetet mbi llum. Këtyre problemeve u shtohen edhe ato që vijnë nga Presidenca. Bamir Topi praktikisht e quajti Berishën anti-qytetar duke bërë që epiteti të lexohet mes rreshtave. Në intervistën e fundit Presidenti largoi çdo dyshim se ka ndërmend të ftojë rreth vetes të djathtët qytetarë, zotërinj Bulevardi, për t’i lënë Berishës ata të një lloji tjetër.

Kësisoj, për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste nuk mund të ketë një debat publik përballë kryeministrit, por ka gjithësesi një perceptim se Opozita po e zhvendos Mazhorancën në cep të ringut. Mospranimi i një debati ka në vetëvete kosto për imazhin prej kreshniku luftarak të Berishës, dhe kjo është një fitore e vogël për Ramën, të cilin, së paku, njerëzit e Berishës nuk do mund ta përqeshin se “nuk është burrë”. Gjithësesi, kjo është fare pak. Berisha ka kapërcyer 1997-tën dhe Gëdecin pa i hyrë gjemb në këmbë, ndaj këto sfida të shmangura mund t’i sfumojë me ca batuta xhepi. Në fund, ky është një vend me kulturë të zbrazët politike ku publiku fal më shumë mëkate se Jezus Krishti, e ku ka shesh për të bërë plot përshesh.

80 Komente

...nuk e kuptoj si akoma ska kthy pergjigje sala...si cub qe eshte debati duhet te kishte mbaru...smiley

 

Sala s'do te ktheje pergjigje derisa te jape BE opinionin, e pastaj do filloje avazin, qe fajin e ka Rama qe deshtuan.

Rama duhet me cdokush te tregoje qe para opinionit te BEse qe fajin e ka Sala, qofte dhe me debate, me cfaredo.

Tani sala do rrije urte, do lere zedhenesit te leshojne ndonje cicerime sa per te mos thone qe s'po ndihet, pastaj pas deshtimit te BE do te beje prape si cub, do shpike shprehje te reja kunder Rames qe do te na behen te zakonshme per veshet, deri ne zgjedhjet e 2013.

Vari trapin debatit, e rendesishme eshte Rregullorja e Parlamentit Europian, neni 169

Rule 169 Voting by secret ballot
1. In the case of appointments, voting shall be by secret ballot without
prejudice to Rules 13(1), 186(1) and 191(2), second subparagraph.
95
Only ballot papers bearing the names of Members who have been nominated shall be
taken into account in calculating the number of votes cast.
2. Voting may also be by secret ballot if this is requested by at least one-fifth
of the component Members of Parliament. Such requests must be made before voting
begins.
When a request for a secret ballot is submitted by at least one fifth of the component
Members of Parliament before voting begins, Parliament must hold such a vote.
3. A request for a secret ballot shall take priority over a request for a vote by
roll call.
4. Between two and eight Members chosen by lot shall count the votes cast in
a secret ballot, unless an electronic vote is taken.
In the case of votes under paragraph 1, candidates shall not act as tellers.
The names of Members who have taken part in a secret ballot shall be recorded in the
minutes of the sitting at which the ballot was held.

hmm

dhe berisha ka dite qe bertet per krahasime me europianin dhe qe s'lejon votime te fshehta ne parlament, nderkohe qe u beka me 1\5

 

varja me verte debatit

Berisha po ua jepka skrapin Serbeve?

Vetëm disa dhjetera metra larg nga mbikalimi i Xhafëzotajt, në të djathtë të rrugës Tiranë-Durrës, është ndërtuar së fundi një impiant, ku ka filluar të bëhet perpunimi i dhe përfitimi i skrapit nga makinat e vjetra.Rojet që patrullojnë objektin pohuan se impianti është ndërtuar nga kompania Scholz. 

Nga një kërkim në Qendrën e Kombëtare të regjistrimit të bizneseve, rezulton se kompania Scholz është regjistruar që në 25 prill 2008 me qendër në Shkodër dhe pronarë, Branisllav Pejovic dhe  Rado Brajoviq.

Sipas përllogaritjeve, sot në Shqipëri ndodhen rreth 100,000 ton mbetje skrap nga varrezat e makinave apo makinat e vjetra, për të cilat u miratua edhe një akt normativ për sekuestrimin e tyre nese nuk largohen deri ne daten 7 tetor. 

shpikje e zgjuar per te vjedhur ca leke (data sot eshte 5)

Po ne 2009-ten ku ishte Rama per debat? Po per zgjedhjet lokale kete vit ku ishte per debat me Bashen?

Debat me kafshet behet vetem kur eshte nevoja t'ua rikujtosh robve qe ata jane kafshe.

smiley

debatet behen ne prag zgjedhjeve.

Nuk kam degjuar qe Obama te beje debat me Romneyn psh tani.Debatet behen ne kohe zgjedhjesh.

Tani behen bisedime dhe keto nuk behen para kamerave por pas perdes.Le te bisedoje sa te doje me Berishen dhe te beje kompromis.

Nese edhe kete nuk e di Rama atehere kot sa i thote vetes politikan.

Nese edhe kete nuk e di Rama atehere kot sa i thote vetes politikan.    E Ka thon pra qe s'jam politikan.

Ca frike ke nga debati? Ke frike se del qe fajin per refuzimin e statusit kandidat e ka Sala?

...sje ne usa atje ore....perndryshe sala do ishte denu me vdekje nja 5 here deri tani....

 

Besoj se ky skrapi do perdoret per prodhim armesh qe do dergohen ne Mitrovice. Ketu degjon gjera te cuditshme. Ushqehemi cdo dite me buke nga miell serb e diskutojme per skelete makinash buze rruges qe na bejme te dukemi Afganistan me shume se cdo gje tjeter, madje duke i rene ne qafe Afganistanit. Me siguri "patriotet" serbe do i varin me llafe nga njeqind here ne dite tregtaret e politikanet e tyre, qe furnizojne me buke Shqiperine.

Tani, nuk e di se cpergjigje pritet nga Berisha, kur ai e dha ate e i tha takohemi ne 2013-ten. Ka nje mangesi te forte tek ky shkrim. Loja e Rames nuk kalon dot pa u kuptuar qe eshte loje. Loje luajne ata qe nuk e kane problem te marrin pozicione te kunderta brenda momentit apo nje kohe te shkurter. Vetem para pak muajsh ju pergjigj fteses per debat me Bashen se nuk bente debat me nje njeri qe duhej te dilte para gjygjit. C'ndryshoi tani me Berishen, aq me shume qe ky ka te pakten dhjete here me shume akuza mbi shpine se ai tjetri. Tani e mesoi ky rendesine e debatit apo respektimit te kundershtarit? Keto nuk i ha njeri. Te pakten jo ata qe nuk denjojne te hane apriori gatimet e Rames, cfaredolloj shije te kene.

Cfare ndryshoi eshte shkulja e veshit nga Arviziu me shoke, qe tregojne jo vetem mungesen e integritetit e koherences se Rames por dhe perulesine dhe servilizmin ndaj faktoreve te jashtem qe jane politikberesit e vertete ne Shqiperi neper mes ambasadoreve te tyre.

Nuk besoj se Rama pranon ti shkulet veshi nga dikush, eshte teper arrogant per kete. I dha xixat dhe rrymes antimerikaniste nepermjet shekullit kur pa se kishin zgjat doren per ti shkul veshin, nuk pyeti shume.

Per ti rene sa me shkurt, thelbi eshte se ne Shqiperi nuk prodhohet politike serioze, te bazuar ne ndonje pakete principesh te diskutueshme por te qendrueshme, nje politike serioze qe do mundte me kohe qe njerezve ti nguliteshin reflekse pozitive ne lidhje me gjerat qe duhet te pretendojne e standarte qe duhet te arrijne. Mungesa e politikes serioze i jep mundesi protagonisteve te nderrmarin pozicione te larmishme edhe te kunderta me kalimin e kohes, ne varesi te interesave te castit. Ka me teper loje sesa politike.

Arrogant eshte por nuk eshte trim i tipit qe te beje gje pa u rrefyer te selia e rruges se Elbasanit.  Kabllogramet e deshmojne kete qartazi.

Per paragrafin e dyte jam mese dakort.

Arvizuja ia tha haptazi qe me Berishen duhet te debatoje privatisht, dhe Rama u pergjigj me nje konference shtypi gjysme ore pas arvizuse, e tha qe privatisht ai pret vetem miqte e Berishen e pret vetem para popullit. 

Debati publik ne kete moment kohor quhet merre me leng se mishi mbaroi ....tani n`a duhet kopromis politik per ecjen perpara te reformave ....te dy palet duhet te jene te gatshem per kete ...qofte dhe per takime private ashtu sic propozoi dhe Arvizu....

Per ca reformash e ke fjalen ti? se po na flet si e jeme e zeqos ne maje te thanes...

Per garen: Kush te vjedh me teper(te cilen e kan kthyer ne trademark reforma)...Me vjen per te qeshur kur degjoj shqipo qe flasin me gjuhen e "so called ambasadoreve"

Ne radhe te pare jap 5* bledit per analizen....

Per mendimin tim, Rama i humbi piket me pranimin e vjedhjeve te votave te Tiranes(per hir te nje stabiliteti fallco ne syte e botes)....Ai e di fare qarte qe Berisha nuk debaton me njeri: Berisha si skizofren qe eshte debaton vetem me veten dhe perpara gomereve qe ka nen yqem. E dyta eshte se Berisha nuk pranon debatin,sepse diagnozen e skizofrenit i cili "ne mendjen e tij te trrubullosur"eshte ideal, i pagabueshem dhe nuk ka njeri mbi te. Thjesht ky posteri ketu poshte e shpjegon fare mire ate qe shkruajta me lart

Berisha largohet vetem me protesta masive,as me debate apo ftesa boshe debatesh...

Per mendimin tim :Nese Rama deshiron te rifitoje piket duhet te merret perpara me popullin shqiptar se me Berishen.Duhet te levize neper qytete dhe te rifitoje besimin e humbur...Kjo eshte e vetmja menyre..Keto debate shterpe neper media dhe gazeta thjesht po zevendesojne ato telenovelat e peshtira latine, qe i mbajne tape amvisat shqiptare mbasditeve

Berisha largohet vetem me protesta masive,as me debate apo ftesa boshe debatesh...

Domatja Veza nuk do ti bente keq!

E mor Blend sa shpejt te vjen per te shkruar kur Berisha refuzon ftesen pa lidhje te Rames per debat. Si nuk shkruajte ndonjehere kur Rama refuzoi ca si shume ftesa te Berishes para zgjedhjeve? Apo Berisha eshte i keqi i madh dhe Rama shpetuesi i madh...prandaj s'behet Shqiperia me Shqiptare se ka "elite" te tille...

Mik,

nuk me intreson debati ne vetevete, as tani, as atehere kur thua ti. Debatin (qe nuk do te ndodhe) une e perceptoj si nje forme llogaridhenie te atij qe drejton kete vend, bashke me ne qe jetojme ketu. Mos-debatin e shoh si refuzim te llogaridhenies. Me shqeteson fakti qe ne Shqiperi pushtetaret nuk e vrasin me mendjen fare per pergjegjesite, s'kane as turp nga publiku, as frike nga Ligji.

PS. me vjen keq qe te zhgenjej (ty dhe Atdheun) por mos harro i dashur mik se ka nja 15 gazeta, 10 televizione dhe nje ushtri me analiste qe mbahen me rroga vetem qe te shkruajne kunder Rames.

Edhe ti besoj e kupton qe kjo qe thua nuk qendron ne fakt, sepse kunderargumenti eshte perse nuk te interesonte llogaridhenia e Rames per sa kohe ishte ne krye te bashkise (qe me thene te drejten 4-5 vitet e fundit Tirana eshte bere thuajse e pabanueshme per shkak te Rames)?

Qe pushtetaret s'kane as turp e as frike jam dakord, por ty duhet te te shqetesoje kjo gje edhe kur ne pushtet eshte Rama dhe jo te nxish Berishen gjithmone...

Per sa i takon televizioneve, gazetave e analisteve kunder Rames, te garantoj qe ka po aq e mbase me shume qe bejne te njejten gje kunder Berishes (nese marrim televizionet psh Klan e TVSH jane Berisha TV, kurse Top Channel e Vizion Plus jane Rama TV).

Problemi qe kam une eshte qe ti e shume te tjere nxini ne kulm Berishen e nuk i prekni nje fije Rames, nderkohe qe e verteta eshte se jane dy te zinj e mbase Rama ca me i zi akoma...

Debati mes dy partive/lidereve politike NUK ESHTE LLOGARIDHENIE - eshte thjeshte fushate.

 

 

E cfare te beje i ziu Rame? Cfare te beje i mjeri Rame? Ka 2 vjet qe ja fut si kau peles. Mor po ska lene metode pa provu. Tipike per fillestaret. Na thirrjet per dhune ka kaluar ne thirrjet ler debat njeriu qe ka vite qe nuk del neper debate. Njeriu qe edhe Kol Balles (qe i kishte bo ndere me grune ne bashki) ja shpifte kur e ftonte ne studio me ate retoriken bajate.. Me qindra here i thoshte Koli te shkretit "pergjigju pyetjes zoti Rama" por zoti Rama eshte si kukullat kineze, i bie gjithmone me nje vrime. Shoh nje lloj letargjie ne elektoratin socialist dhe shoh disa artikuj "futja pordhes" qe i bejne nje mbrojtje naive Rames. As nuk ja u mer mendja se cfare shkaterrimi do pesoje Ps-ja ne 2013-ten. Ujku plak Berishe po pergatitet dhe per nje mandat te fundit te forte deri ne 2017 e me pas ja kalon stafeten Bashes. Ju vazhdoni meruni me idjotsite e Rames, me blogjet dhe me lloqet.

E cuditshme! Lexoj keto rrjeshtat e shkrimit, lexoj edhe komentet edhe nuk e di pse, por me duket sikur lexoj vetem: "Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Aenean lobortis ..."

Mos valle jam bere disleksik apo ka ndonje gje ne kete vend qe te ben apatik ndaj gjithckaje ka te beje me politiken?!

Nga ana tjeter me duket se sa me shume e diskutoni ne detaj kete lloj politike aq me shume e legjitmoni ate. Une mendoj se ketu nuk ka asgje per t'u diskutuar.

Ok, le te themi se ja tundem dhe lesht e komes Sules, e gudulisem. Tjeter?

Aksion minimalist i Rames. E majta nuk mund te vije ne pushtet e vetme sepse sikunder eshte sterthene eshte e majte me probleme. Nese rinovimi i saj ne emra do behet shpejt , pra brenda 2012 atehere ka gjasa te kemi nje te majte te moderuar e pushtet, po me Namik Dokle nuk merret e nuk ta japin pushtetin. Kjo si pike e pare, ndersa si pike e dyte ka shume rendesi te kuptohet se nuk eshte qejf i madh me ndejt ne pushtet mbi 8 vjet, keshtu qe duke bere llogarite e kohes ( moshes ) qe iken e qe nuk vjen me qeveriu e ka instiktin e nevojshem per tu dhene siguri pjelleve legale te tij.

P.S. Sot kam gjet nje vend ku nje krep bente 1000 lek te vjetra, keshtu qe referenca per cilesine e shkrimeve do lidhet pikerisht me kete cmim per shkrimet pacavure dhe nje darke ke Logoreci me vere te bardhe e gjana te tjera te mira per shkrimet e mira.

Blend, shkrim per ke Logoreci smiley

Rrofsh. Hahet mire aty. smiley

....debati do ishte mire te ndodhte, biles pa kufi kohor dhe pa arbiter....

....prap sala do fitonte...e gjen menyren ai...smiley

Berisha ne debat? pse? debatet i ben sovrani nje here ne kater vjet,njeri ne Opozite tjetri ne Pozite,per cfare do debatohet njehere se nuk e marr vesht,alles paleti.

E mo mire, te pakten ta ftoj per nje debat shoqeror tek Meduza smiley

E keni bo ate meduzen si shpija e peshqeve,aty rrotulloheni te gjithe.

Ou? Qe kur?

Une e thashe per faktin e thjeshte qe mos te lodhet kryeministrit meqe do i duhet te zbres vetem ca kate smiley

Cfare e pengoi Ramen te bente debat me Berishen ne 2009 dhe 2011? Debat zgjedhor? Atehere kisha interes per ta pare, ndersa tani, trim paslufte i thone kesaj. Ja te presim 2013, gjithmon nqs Rama do pranoje te dale ne debat, sepse nuk besoj do te pranoje.

Deri sa tju jete juve qe nuk e votoni dhe fiton,mos ja qaj hallin smiley

Se mos pine uje votat ne rezultatin e fituesit, apo jo? smiley

Ketu me pelqen ti mua se me kupton,pamvaresisht se jam pak i veshtire per tu kuptuar.

megjithese Blendi duket shume ''somber'' ne analizen e tij, une them se  do te kete debat, komunikim, (sepse edhe debati  nje lloj komunikimi eshte), mes paleve....  vetem se duhet pak durim. dua te them:  meqenese Edit iu mbush mendja me ne fund per te bere debat, kjo nuk do te thote qe pala tjeter menjehere te jete ''pronto'',  e te  kercej pupthi nga gezimi. jo. ashtu siç Edi u tregua arrogant  shperfilles per nje fare kohe, po te njejten gje do te bejne edhe keta....., do ta sorrollasin per ca kohe... tip hakmarrje.. jemi apo sjemi shqiptare?smiley

nderkaq, me levizjet e fundit, kthimi ne Kuvend heqja dore nga bojkoti dhe  kekesa per debat, Edi po ben ate qe ''opozitaret'' brenda partise se tij (Harasani, Malaj, Islami etj) ia kane kerkuar me kohe.., por u shpallen ''heretike''.  jam kurioz,  a do ti rehabilitoj perseri ne parti Edi keta, sepse moralisht keta jane fitues, apo pushka e pare  dhe e fundit e partise do mbetet Tom Doshi?smiley

Blendi me pelqeu shkrimi megjithese eshte pare me syze PS-iste teper te theksuara. Pa me thuaj perse nuk bojkotoi Ps- ja ne miratimin e ligjit per mbeturinat? Te pakten aty ku bojkoti mund te duartrokitej nuk e beri. Sa per debatin publik  ngjan shume i pasinqerte ne shume aspekte  dhe aspak nuk e justifikon linjen e luajtur deri tani nga Ps-ja  sidomos pas refuzimit per here te dyte te Shqiperise si vend kandidat aderues ne BE.  Sa per koston  qe do i faturohej Berishes.. bahh sinqerisht eshte akoma heret te flasim  thjesht ka mundesi qe Berisha ti thoje  ec debatojm kur te  vijn zgjedhjet e radhes ashtu sic i desha un ..shkurt e gjat kjo levizje e rames ishte thjesht nje pluhur i hedhur syve te publikut .. the show goes on si gjithmon 

+ 100.

Analize shume e mire qe te ban me reflektu e me i pa gjerat nga nji kenveshtrim tjeter. Mendimi rrjedh kendshem dhe vrojtohet konsekuence. Nja dy gjera po te ishin lene jashte do e benin akoma me te forte linjen e mendimit. Mundem me citu pershemull:
"Natyrisht, Rama e di që Berisha nuk është aq naiv, sa të dalë në një debat ku do t’i duhej të luante vetëm në mbrojtje. Në një studio me Ramën ai do ta kishte të vështirë për të folur për Kristaqin siç bën zakonisht përballë grupit parlamentar, gjithnjë të heshtur, të PD-së."
Kjo nuk do ishte pike e forte po te kemi parasysh se sipas cka po thuhet ketu ne kete blog, Berisha e paska ftu Ramen i pari ne debat. Dmth kur e ka ftu Berisha Ramen, ose nuk ka pas frike me ja permend Kristaqin, ose nuk ka pas ndermend me ja permend Kristaqin.
Gjithashtu kjo plese ketu:
"Ligji për import plehrash apo tymi i zi i makinës së gjyqtarit të hedhur në erë në mes të Vlorës e ndosin akoma më shumë imazhin e Shqipërisë së ullinjve dhe arrave të Kryeministrit."
Me sa kam lexu ketu ne bllog, Ligji i plehnave nuk ka patur kundershtin e opozites ose me sakte ka patur aprovimin e heshtun te saj. Dhe cka asht ma kryesorja, e mendoj se se do ishte ma e drejte qe pritshmerine tone per te zgjidhur nji ceshtje kriminale ne tia adresojme organeve kompetente, e jo te bajme gabimin ti japim ketyne aktoreve te politiks atribute qe siu takojne e qe ne vetvete do ta damtonin procesin.
Por ne pergjithsi mu duk shkrim qe rrin mire ne shinat e gazetarise.

Por edhe qe me kujtoi "Get in the ring" te GNR smund te rri pa e permendun.
"You got your bitches with
the silicone injections
Crystal meth and yeast infections
Bleached blond hair, collagen lip projections
Who are you to criticize my intentions"

Nuk mund te debatohet me nje kriminel ....E ka gabim,Rama !

Te Krokodili e qajne brokolin e zgares.

Pse nuk e fton per nje xhiro bulevardit Edi, e duke fol me njeri tjetrin rrafin dhe problemet?

Dhe ne ulemi tek bordura dhe i vezhgojme, u hedhim ndonje rromuz ciftit dhe komentojme pastaj here corapet e Edit dhe here prerjen e flokeve te Berishes.

Andej nga ora dy e notes i futim nga nje peskatsh duke pire gllenjkat e fundit te fernetit.

smiley

U bo. Une po bi farat e kungullit.

Jo me fara kunglli, jo.

Se farave u ka dal nomi i keq, se i haka Presidenti, e kupto ti tashi apo jo? smiley

Propozoj ndeshje futbolli PS/PD (se basketboll fiton Edi)

pime edhe ndonje birre me ate rast....se me debatet e ketyre te iken oreksi

 

Frika e Berishës
 

Nga Endri Fuga

Refuzimi zyrtar i kryeministrit për t’u përballur në një debat publik me liderin e opozitës, ishte lajmi kryesor i ditës së hënë dhe me gjasë do të jetë një temë e debatuar e të gjithë javës politike që sapo ka filluar e më gjatë. Kjo jo vetëm për faktin se refuzimi për të debatuar me Edi Ramën ishte refuzimi i dytë brenda së njëjtës ditë, që Sali Berisha iu bëri ofertave e kërkesave të opozitës, por, edhe sepse ideja për të përballur në një debat publik Sali Berishën me Edi Ramën këtë herë ishte një sfidë e drejtpërdrejtë e kryeministrit në hije ndaj kryeministrit në detyrë dhe jo thjesht një ide e lëshuar spontanisht nga ndonjë palë e tretë. Dhe pakkush mendonte se Sali Berisha do të zmbrapsej përpara një sfide të tillë.

Përtej arsyeve të kryeministrit për t’iu shmangur debatit të shumëpritur me liderin e opozitës, të cilat janë analizuar gjerë e gjatë nga shumë opinionistë, më tërhoqi vëmendjen një shkrim i gazetarit Blendi Fevziu.

Duke qenë se bëhet fjalë për një gazetar të vjetër e me përvojë, e për më tepër për një nga moderatorët e suksesshëm të debateve politike, logjika ta donte që zoti Fevziu në shkrimin e tij të merrej më pak me dështimin e debateve të shkuara dhe të fokusohej më shumë tek nevoja për një debat mes Ramës e Berishës. Madje, pikërisht për shkak të profesionit të tij, prisja që zoti Fevziu të ishte një nga njerëzit që do të ushtronte influencën e tij publike dhe personale mbi Kryeministrin për ta bindur të mos kishte frikë nga një përballje e tillë. Sepse, në fund të fundit, nëse do të perifrazoja vetë zotin Fevziu, ai që i shmanget debatit shihet gjithnjë si më i dobëti dhe i humburi në sytë e opinionit publik.

Por opinioni në fjalë shtron po ashtu nevojën e disa saktësimeve të tjera që mendoj se janë me vend për të ndihmuar të gjithë lexuesit për të pasur një tablo më të qartë e më realiste të situatës.

Së pari, në dallim nga debati me zotin Mustafaj, në zgjedhjet vendore të vitit 2007 dhe 2011, përballja më e natyrshme e Edi Ramës në një debat publik do të kishte qenë me vetë Sali Berishën e jo me kandidatët e Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës. Dhe për hir të së vërtetës, në zgjedhjet e fundit lokale një përballje e kësaj natyre mes Ramës e Berishës do të kishte qenë realisht e rëndësishme dhe e nevojshme për vetë karakterin politik që mori fushata zgjedhore, sidomos pas vrasjeve të 21 Janarit. Për të mos harruar pastaj që kandidati i Berishës për Bashkinë e Tiranës përgjatë gjithë fushatës zgjedhore, jo vetëm që u fshihej kamerave të cilat nuk ishin plotësisht nën kontrollin e tij dhe mediave që nuk pranonin materialet filmike të montuara prej stafit të fushatës së tij, por madje i refuzoi edhe vetë zotit Fevziu ftesën për një bisedë kokë më kokë në studion e “Opinionit”.

Së dyti, është e pavërtetë të thuash se Rama i është shmangur debateve me Berishën në një kohë që vetëm gjatë vitit të fundit lideri i opozitës e ka pranuar dy herë ftesën për të debatuar publikisht me Kryeministrin në tryezat publike të organizuara nga ky i fundit, njëherë në lidhje me reformën zgjedhore dhe herën tjetër në lidhje me planin e qeverisë për të shembur Piramidën. Dhe për ironi të fatit, të dyja këto debate publike janë zhvilluar në një periudhë joelektorale.

Është po ashtu i pavërtetë pretendimi i Berishës se Rama s’paska pranuar të debatojë me të para zgjedhjeve të vitit 2009, pasi në atë rast kryeministri nuk bëri asnjë ftesë publike përveç ndonjë fjale të hedhur në media se ishte gati të përballej me liderin e opozitës. Për hir të së vërtetës të njëjtën gjë e ka bërë në disa raste edhe Edi Rama në përgjigje të interesimit të gazetarëve, po kjo nuk mund të quhet ftesë për debat dhe aq më pak pastaj mund të krahasohet me rastin konkret kur kryeministri në hije e ka sfiduar publikisht kryeministrin në detyrë në një moment tejet delikat për vendin.

Tek ky moment ia vlen të ndalesh pak më gjatë sepse pikërisht këtu duhet kërkuar ndryshimi themelor mes debateve që nuk ndodhën kurrë në të shkuarën dhe debatit që po refuzohet sot prej kryeministrit. Sepse përtej rasteve specifike që i përkasin të shkuarës dhe që në të gjitha rastet s’mund të kushtëzojnë të sotmen apo të ardhmen, arsyeja më e fortë përse duhet të ketë sa më parë një përballje publike mes Kryeministrit dhe liderit të opozitës, është situata në të cilën ndodhet sot Shqipëria:
një situatë që nuk i afrohet asfare normalitetit demokratik, ku liderët e dy forcave të mëdha politike duhet të presin zgjedhjet për të debatuar në sytë e opinionit publik. Kemi të bëjmë me një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin, kur për të dytën herë, në mënyrë të përsëritur e të papreçedentë, Bashkimi Europian sipas të gjitha gjasave, fatkeqësisht, do t’i refuzojë Shqipërisë, statusin e vendit kandidat. Në këto kushte, kur të gjithë shqiptarët duan të dalin nga kjo krizë që e bën Bashkimin Europian tejet kritik ndaj vendit tone, kur të gjithë duan të dinë e të informohen se si e shohin palët daljen nga kjo situatë, por kur media shqiptare është gjithmonë e më shumë nën kontrollin apo nën presionin e pushtetit dhe qëndrimet e palëve rëndom deformohen qëllimisht, nuk ekziston asnjë mënyrë më e mirë për ballafaqimin e alternativave të opozitës e qeverisë sesa kjo përballje të drejtëpërdrejtë, publike, mes personit që qeveris e atij që pretendon të qeverisë në të ardhmen.

Do të ishte 
vërtet një fatkeqësi sikur kjo t’u bëhet shqiptarëve e pamundur në këtë moment dhe që për më tepër shumëkujt, t’i duket si diçka krejt normale. Sepse vetë fakti që kryeministri i vendit ka frikë nga një përballje publike me liderin e opozites tregon më së miri se sa jo normal është momenti që po kalon vendi. Sot, në kushtet ku ndodhet Shqipëria, një debat publik mes Ramës e Berishës do të ishte i domosdoshëm, jo për përftimin politik të njërit apo tjetrit, por për të mirën e qytetarëve, që do të shihnin si mund të ballafaqohen në mënyrë të civilizuar dy vizione dhe projekte krejt të ndryshme për rrugën e integrimit.

Dhe në fund të fundit ky do të ishte edhe një debat i shëndetshëm edhe për vetë median, ku siç e di fare mirë vetë zoti Fevziu, debatet shpesh bllokohen pikërisht siç po përpiqet Berisha të bllokojë këtë debat të shumëpritur nga shqiptarët.

Po c'debat zeza kerkoni nga Berisha!

Nuk eshte Berisha nga ata qe ben debate. Ai eshte specialist i kunderzbulimit te pucistave dhe grupeve komando qe kryejne sulme me thika me helm dhe stilolapsa pistolete.

Ftesa per debat eshte percapje mjerane e Rames per t'u faktorizuar si lider politik, qe deri tani nuk ka qene dhe te behet i paprekshem ne te majte, pasi perpara eshte dhe kongresi.

Debatet jane pjese e demokracise dhe pluralizmit, duhen kultivuar me shume ne Shqiperi, por ne rangje kaq te larta behen ne prag zgjedhjesh, kur ballafaqohen platforma, ide dhe personalitetet.

Tani qe zgjedhjet e pergjithshme dhe lokale kane kaluar, pse do kete debat? Rama pati mundesine te bente debat me Berishen ne 09, refuzoi, ashtu sic refuzoi edhe Bashen ne 11. PSE? Normalisht ne nje republike parlamentare KM dhe lideri i opozites perplasen ne parlament, por ne kemi nje handikap te madh qe liderin e opozites nuk e kemi ne parlament. Aty liderin e opozites e ben Ruci dhe me raste edhe Brace (mendoni vete tani se cfare niveli ka opozita ne parlament).

Berisha eshte politikani nr.1 ne Shqiperi dhe jo Ramen qe nuk mban pesha te tilla, por sot per sot nuk shoh asnje personalitet qe e sfidon ne debat balleperballe dhe nga larg, por Berisha nuk ka cfare te debatoje tani. Nuk ben sens nje debat i tille ne kete kohe.

Po te shkoje ne debat, Berisha ka shume c'te thote dhe gjithmone shkon i pergatitur.

Shqiperia ka rritje ekonomike, rritje eksportesh, rritje spektakolare te investimeve te huaja direkte, po e kalon mire krizen globale, nuk ka humbje te vendeve te punes, ka rritje pensionesh e rrogash etj.

Cfare do ta kundershtoje Rama ketu? Apo si Seseri, t'i leme shifrat?

21 janari eshte argument i forte ne duart e Berishes kunder Rames, qe organizoi nje proteste te dhunshme, sulmoi perfaqesuesit e shtetit dhe institucionet duke marre perbuzjen e nderkombetareve dhe shumices se shqiptareve qe 97 te tjera nuk duan ne kete vend dhe gati sa nuk e nxori fare PS-ne nga hullite kushtetuese.

Per 21 janarin vete Rama i jep te drejte Berishes kur tani ka ndryshuar kursin opozitar 360 grade. Nga nje opozite e rruges dhe veprimeve ekstralegale tani eshte bere opozite legale ne cdo aspekt dhe konstruktive, te pakten teorikisht.

Po te kishte qene ne rregull ai kursi i rruges dhe dhunes, Rama do ta vazhdonte nuk do ta ndryshonte.

Ne 21 janar u vrane 4 qytetare dhe kjo s'duhet te kishte nodhur dhe per kete duhen nxjerrur pergjegjesite, qe nga ata qe i derguan mish per top dhe deri tek policia e garda, qofte nga pakujdesia qofte nga qellimi.

Hetimet nxjerrin qe cdo gje ka qene pakujdesi ne nje situate te rende dhe Berisha nuk kontrollon as prokurori e as shish e as gjykata, keshtu qe pergjegjesia qeveritare nese ka mund te zbulohet kollaj dhe kjo puna e 4 te vrareve Rames i pelcet ne dore. Nuk e permend dot se ishte ai qe nxiti njerezit te perplasen me policine e te bejne dhune dhe praktikisht tentoi te marre pushtetin me dhune.

Sa per kabllogramet e ambasades, hahahahaha, seriozisht e keni kete?

Pergjegjsite u nxorren. Gardisti qe shtiu eshte tashme roje personal i Birishit

Ne 21 janar u vrane 4 qytetare dhe kjo s'duhet te kishte nodhur dhe per kete duhen nxjerrur pergjegjesite

Analiza calon si nje avokat i gjuajtur me cifte nga Dick Cheney.

Dmth e pranojme qe me ftesen per debat pikerisht tani Rama po ben loje, jo politike apo opozite(njeheresh pra pranojme qe te njejten gje paska bere keto 2 vjet, po me kutira ne vend te editorialeve dhe debatftesave) por gjithsesi e trajtojme te gjithe kete shterpesi dhe deshtim te Rames si problem te Berishes, meqe ky s'i shkon pas avazit, strategjise te tij te deshtuar qe ne ngjizje?

Ngado qe ta kthesh analiza deshton kryesisht se synimi ngelet lakuriq ne mungese te arguemtave, perpos apriorise tashme (p)standarte: Pavaresisht se per ca behet fjale fajin e ka gjithmone Berisha, keshtu qe s'ka nevoje per argumenta.

 Në fund, ky është një vend me kulturë të zbrazët politike ku publiku fal më shumë mëkate se Jezus Krishti, e ku ka shesh për të bërë plot përshesh.

 

+5

Te gjithe e kuptojne se s'ka asnje arsye per te dale ne debat, Te gjithe e dine qe nje debat  i tille as qe do ndryshonte ndonje gje.

Edhe sikur te ndodhe do te shikojme  Salen do te hidhet nga plis ne lis me idiotizma qe do te duartrokiten nga bathorasit, policet dhe hunterat. Edin qe  do te bej filozofi teorike qe do te duartrokitet nga snobet dhe 99cat dhe ne fund sic thone ne Korce

Ku ishte ?

Azgjekundi

Cfare bere ?

Azgje

Mirpo te gjithe e kerkojne. Pse? Sepse duam gallate.Ne vend qe te qajme hallin ku jemi shqipot duam te gallate me politken dhe te ardhem tone

Pse?

E ka thene Blendi

 Në fund, ky është një vend me kulturë të zbrazët politike ku publiku fal më shumë mëkate se Jezus Krishti, e ku ka shesh për të bërë plot përshesh.

për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste nuk mund të ketë një debat publik përballë kryeministrit, por ka gjithësesi një perceptim se Opozita po e zhvendos Mazhorancën në cep të ringut.

Opozita do e kish zhvendosur "pezhorancen" ne cep te ringut, po te kishte forcen testikulare per te qene ne krye te nje 97-te re (ne mungese te revulsionit te habitshem popullor, dhe sofistikimit mbreselenes te Berishes). Duke qene se nuk e pati kete force, Rama le te ballafaqohet me Kongresin e partise te vet nje here, e me pas le te vendose. Ne kete Kongres, Rames dhe PS-se i duhet menjehere te rikujtoje popullaten qe eshte nje alternative ndaj putinizmit te Berishes.

P.S. Sidoqofe, popullit 'putinist' si ne fizik ashtu edhe ne PPU i duhet te haje dru ne mjes, drek edhe darke qe te permendet nga kllapia.

P.S. Sidoqofe, popullit 'putinist' si ne fizik ashtu edhe ne PPU i duhet te haje dru ne mjes, drek edhe darke qe te permendet nga kllapia.

Pikërisht drejt asaj rruge po shkojnë. Mohimi i debatit prej atij që ka pushtetin (dhe sërës së larove që mund të gjejnë një milion e një justifikime, këtu tek peshku), realisht është PËRJASHTIM. Mohim i qënies së oponencës. Kështu që fundi do shkojë tek: Who I have to fck here, to be heard? 

 

Bindem se opinioniste  te shumte te peshkut kane rene shume sa i perket nivelit te diskutimeve dhe ne menyre te veçante te mendimeve, per hallet shume te renda qe po perjeton vendi.Ne se nje burre  hallexhi, i cili si  ka gjezdis tere diten e dites neper zyra te shtetit te vet, pa ju zgjidh asnje prej atyre halleve qe ja kane nxire jeten,ku te gjithe nuk i degjojne hallet por i shikojne vetem duart, |gjen nje mundesi" per tu  ulur ne nje bordure perballe Dajtit.Per tu shplodhur a per t`ju drejtuar ..Perendise.

  E ne se ai fakir, qe ne kete rast nuk  do te  gabonim ta quanim popull, do te degjonte tek sa bisedojne "intelektuale" e vendit te tij,me banim brenda po jashte... Tirane, apo dhe me perteje deteve, mendja "e pakte" e tij do ti drejtohej...parapanices se vet, "ta pyeste":Intelektualet tane te jene keta ...moj?

 Nuk e merr kush me mendje si do te  ishte   "inati"... ne krismen .Por nje gje eshte shume e sigurte.Nje fjale popullore  do ta  qeteesonte te  shkretin popull.VRANGALLA...

 Ketu  eshte  shuar perfundimisht frika prej kusarise, ndersa intelektualet pro  e kunder kryekusareve, masturbohen me melodine e VRANGALLES  

 

Me rrespekt i nderuar, por me perjashtim te nje pakice (qe ka perfundu ne syrgjyn brenda dhe jashte kufijve) poplli atje eshte vete kusar. Nuk mund te pretendohet qe te kete shume skrupuj ai popull. Pra festja sipas kaptines: ne historine shqiptare kemi rivalitetin e njohur Ali Pasha vs. Kac Andoni. Duhet te jesh brutal qe te te rrespektoje Kaci.

Rama e ka kthyer ne nje lufte egosh luften politike .Aksioni i tij i fundit do te deshtoje ashtu si bojkoti qe i beri parlamentit.Pa dashur ti thyeje zemren graves qe ben be e rrufe per te mendoj se rama po i ben me shume dem se dobi PS.Perpara se te bejne debat me berishen ndoshta ps duhet te beje debat brenda llojit qe te sqarojne se kush jane nga vijne ku po shkojne cfare eshte ps e per ke e cfare lufton.

ps duhet te beje debat brenda llojit qe te sqarojne se kush jane nga vijne

E drejte, simodos pas debaklit te R. Seserit para qelbesave te PDse. Tosi i Nanajve sikur e kishte nje ide "qe nga Varrezat e Deshmoreve..." PS-se i duhet kthyer garda e vjeter. Better the devil you know!

 

''Rama e ka kthyer ne nje lufte egosh luften politike.''

Si pasoje eshte bere i rrezikshem. Ose duhet te zmbrapset nga keto budallalleqe dhe t'i shtrohet punes me mend te tjera ose duhet te largohet.

ndoshta pret qe te shkruhet ndonje balade per te, si: '' rama qe mposhti balozin berisha'' , por vec ne debat ama.  

dhe titulli eshte: ''cmenduri shqiptare''. 

Mospranimi i një debati ka në vetëvete kosto për imazhin prej kreshniku luftarak të Berishës, dhe kjo është një fitore e vogël për Ramën, të cilin, së paku, njerëzit e Berishës nuk do mund ta përqeshin se “nuk është burrë”. Gjithësesi, kjo është fare pak. Berisha ka kapërcyer 1997-tën dhe Gëdecin pa i hyrë gjemb në këmbë, ndaj këto sfida të shmangura mund t’i sfumojë me ca batuta xhepi. 

per mendimin tim, mjaftonte kjo! arsyetimi i perdorur ne paragrafet  e meparshem kam frike se nuk vlen per shqiperine! 

Ju Ramistat  e peshkut jeni per te ardhur keq duke filluar qe nga blendi salaj    ju keni qe ne 2005 qe prisni si dhelpra mbrapa dashit per berishen. Do isha dakort me ju sepse opozita ne democraci duhet te perkrahet por menyra qe ju keni zgjedhur te luftoni Berishen eshte qesharake. Sa me shume te shahet emri i tije nga kundershtaret aq me shume ju risni admiruesit e tije te perkrahesit dhe te te paanshmit. Shume njeres nuk i jane vrare nga armiqte e tyre vetem e vetem mos behen heronje mbas vdekjes. 

Qe me Ramen ju do humbni perseri ne 2013 kjo nuk diskutohet, dhe mos kujtoni se rama mund te debatoje politikisht me Berishen, ai eshte nul para tije ne politike. Pavarsisht what thuhet nga qafiri i arnautve per qelbsat e PD mendoje se ne ate debat duket qart se kush jane qelbesa e sa potencial politik ka opzita ne vetvete. Prisni o mengjarashet e peshkut prisni se pas debatit te Rames do ti bien dashit....smiley 

Kungujt berishjane me te njeten retorike idjoteske si eterit e tyre komuniste...Jane disa qenie qe nuk evolojne, perkundrazi po ecinn mbrapsh duke jua perafruar neandertalit...Edhe pak kohe dhe do futeni neper shpella dhe te pikturonime kongjij figurinat e Berishes smiley ..
Ata qe kritikojne Mullah Omar Berishen tuaj i ktheni automatikisht ne Ramiste(aq keni dhe aq mnd te thoni)...E kam thene dhe e them me bindje se perkrahesit(Baathoristet) e Berishes kane IQ e nje fermeri Somalez...

Pse duhet nje debat publik Berisha Rama, per te vjedh edhe me shume kohen publikut ?

Ju pede-istat e peshkut qe merrni nga 500 mije leke rroge dhe na ndyni ketu te peshku duhet te kishit pa shfaqen e udheheqesit tuaj te papare dje live nga Ambasada Amerikane. Nje plak i matufjepsur qe jo ne qe e shohim si kafshe, por as juve qe e adhuroni nuk ju ben pune me. I rrjedhur ne pafundesi ashtu si eshte matufi, skuzofreni Berisha- tani eshte bere hall i madh edhe per Argiten qe i duhet edhe ca per te mbaruar se zhvaturi ende prona e pasuri ne kete vend me cmimin 1 euro, sigurisht. Ah se harrova koketulet e LSI qe e duan, sa te bejne leket

Sqaroni nje gje paraprakisht, pse Rama nuk ka pranuar debat zgjedhor asnjehere kur eshte ftuar ne kundershtaret e tij politik, konkretisht nga Berisha ne 2009, Basha ne 2011, Ngjela ne 2003, Olldashi ne 2007?

Qe nga pseudonimi dukesh qe je nga ata tipat qe e shpenzuan pjesen me te mire te jetes se tyre(ne Shqiperi) duke zene merimanga neper stolat e kafeneve dhe lexuar numrat ne lloto sport(duke shpenzuar "ato" 500lekeshat e fituar me djersen e ballit ,ne radhet e para duke u cirrur neper mitingjet e Zhozefines apo Mretit Gafur)

Sa per 100metershat e notit.Prije bileten qe tani per notin e 2012s, thone qe do ta beje ne pishine(se helbete asjokohe do te jene vene ne pune ato platfromat Greke te naftes andej nga jugu). Ti Mberthe ate bllokun fort, dhe numero kesaj radhe flluskat e gazit qe le pas kryetari.. smiley

Kush o Bradi nga kta ktu?

shani se vitin jeter do noroje dhe 100 m me shume,... smiley

Sikur ka dhe nji formule  pas vetes ky , me mc   e nje tufe tralalash te lyer me boje bari / mos ti njohem na smiley  Po ajo me noroje per Nocrrokun esht  ? Na e kena pas perdor ne vend te vergjeve ...kur ma vesh fustan e holle /prej se largu te duket mishi ..... smiley

 Ideja e qyteteruar dhe per qytetare nderkombetareve per Debat eshte nje Ide e varfer si te gjitha Idete e tyre qe vijne si rezultat i mosnjohjes se Shqiptareve. Po te jen te vemenshem ata duhet te zbulojne njehere e pergjithmone se tek Berisha eshte i portretizuar Nje PSIKOPAT kalibri me Garde . Ai futi koken ne fillim po tani eshte bere fare i pakapshem se nuk ka shpatulla . Si duket dikush nga ministrite e Jashtme duhet me cdo KUSHT tu flase per BAJRAKTARIZMIN para se te mendojne per "zbutje " te situates e venie te saj ne rruge te arsyeshme qytetarie ne nje vend kur SUNDOJNE Berishet !

Ose fundja le ti hedhin nje sy te shkruarave,  te peshqerve pa uje te babasqapit smiley

Eh si ma vertojne, ate thenien time me siper: Plot  Avaze Vrangalle, per... vrangallen dhe rrangallen e semure. 

Debat??

Permbledhje te diskutimeve ne parlament. smiley

hahaha lol i beri zhele Sala te gjithe. Ore po fertele i beri, me Gramoz e me Pandeli. Ferteeele! I vuri para (jo me sharje sic kane qejf te thojne ramistet) as gek mek s'benin. Eshte enciklopedi, cdo gje di. Medet Pandi ne vene poetike beri ca krahasime te pavend smiley me Titanikun. I tha, - Titanikun e pe me 8 maj smiley

Ku i del Ed Piktori perpara? E ha si antipaste, me dy kafshata e ha.

Mire e kane kur thone qe Sala ka arsye qe i shkruan fjalimet per publikun sikur te kishte perpara nje popull budalla.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).