Buratinë të vegjël të cilëve u vjen ndot nga varfëria, nga papunësia, nga hallet e problemet e vërteta të tiranasve

Pavarësisht fitores së rrëmbyer në tavolinë, Partia Socialiste nuk mund të thotë se kundërshtarët e saj politikë janë përgjegjësit e vetëm për humbjen e pas 11 viteve në Tiranë. 10 votat ishin të mjaftueshme, por socialistët duhet ende të analizojnë arsyet që çuan në humbjen e mbi 23 mijë votave të tjera në diferencë me demokratët në 2007. Lëvizja Socialiste për Integrim ishte një element i fortë parësor që ndikoi në këtë ngushtim marramendës të rezultatit, por kjo nuk ishte e vetmja arsye që thithi mijëra vota nga shporta rozë.

Më 8 maj, socialistët harruan sërish se ishin në opozitë ndaj dhe kaluan më shumë kohë duke u endur e kolovitur mes arritjeve të kryetarit të tyre në kryeqytet. Edi Rama duhet të drejtonte partinë në të gjithë vendin, ndaj kreu një fushatë të gjysmuar në Tiranë, së cilës, për hir të së vërtetës, i kish ndryshuar fytyrën, nga një bajgatore erërëndë në një kryeqytet modern dhe të jetueshëm për thuajse të gjithë. Por kjo nuk mjaftoi.

Edi Rama i besoi mandatin e tij deputetëve të kryeqytetit, të cilët duhet të garantonin zonat përkatëse, duke bërë një fushatë agresive përballë një kundërshtari që e kish nisur atë me takime nën e mbi tavolina që ndoshta një vit më parë.

Kjo ishte skema që prodhoi antiskemën e kryesocialistit. Deputetët e PS-së në kryeqytet jo vetëm treguan paaftësi të plotë në menaxhimin e elektoratit, por përkundrazi në raste jo të pakta, shkaktuan edhe reagim të kundërt të tij.

Vetëm disa prej tyre arritën të dilnin mbi ujë, ndër këta edhe Saimir Tahiri, fitues në një zonë të vështirë si ajo e Kombinatit, një rezultat që duket se e detyroi edhe Ramën t’i besojë drejtimin e partisë në kryeqytet.

Shumica tjetër e deputetëve thuajse nuk u duk në zonat përkatëse, por u mjaftua me takime sporadike, të përcipta dhe aspak efikase. Një politikë çalamane, që sot ka shkaktuar jo pak luhatje te socialistët kryeqytetas, të cilët sigurisht prisnin nga “rinia” rozë diçka më shumë, sesa fshehja pas xhaketës apo hijes së gjatë të Ramës.

Nga 15 deputetë të Tiranës, vetëm 3 apo 4 ditën të formulojnë apo ngrenë shpirtin opozitar, të tjerët duket se ngrohën më shumë karriget e ofruara nga mandati, duke shijuar nën rrezet e diellit pushtetin. Xhiro mes lagjesh me makina luksoze, këpucë lustrafinë të pabaltosura, flokë mbytur në xhel e fytyra të ngërdheshura sa herë takonin një të krahut tjetër, një opozitar…

Kjo ishte ushtria e fryrë me të cilën kryetari Rama tentoi të rimerrte kryeqytetin. Buratinë të vegjël të cilëve u vjen ndot nga varfëria, nga papunësia, nga hallet e problemet e vërteta të tiranasve. Pakkush prej tyre di apo ndjen diçka përtej përkëdheljeve dhe hipokrizive televizive.

Ushtarët e Ramës, edhe pse thonë jemi socialistë, nuk njohin ende rrugicat dhe shtëpizat e vogla ku lundron jeta e vërtetë, ajo larg selisë rozë, larg bulevardit, larg dritave, larg institucioneve dhe Kuvendit, ajo ku jetojnë njerëzit e thjeshtë, ata që nuk u dëgjohet zëri, ata që, siç thotë edhe vetë lideri i PS-së, u kanë rrëmbyer ëndrrat.

Askush prej tyre nuk e di ku jetojnë këta njerëz, sepse ata vetë vegjetojnë në luks. Një luks që i mban larg, pasi pasuria ka ndot nga skamja, ka ndot nga gjithçka që e rrethon, ka ndot edhe nga Luli i vocërr, ai Luli i shekullit të 21-të që pak ndryshon nga paraardhësi i tij e që sot qëndron ndër cepa me sytë rrahur nga zoti, e nga çizmet e aristokratëve të rinj socialistë.

Lideri i opozitës nuk ka mundur t’i transferojë asnjë cifël nga egoja e tij politike shumicës së deputetëve të kryeqytetit, asaj egoje përmes së cilës zoti Rama u katapultua lart, duke dashur të ndryshojë një faqe të rëndësishme në politikën shqiptare, me bindjen se votat nuk fitohen duke injoruar qytetarët, duke u krekosur, duke admiruar veten si Narçizi… a thua se ke hipur mbi një platformë mbretërore e jo mbi një mandat të thjeshtë deputeti.

Ky ishte realiteti i para 8 majit, ku mes palëve qëndronte një çarje si humnerë, për të cituar vetë Ramën, ku përplaseshin dy botë, ajo e çifligarëve të rinj dhe ajo e njerëzve normalë, që duhet të punojnë e luftojnë për të mbijetuar. Kjo ishte antiskema e Ramës, i cili konturoi një fitore marramendëse në Shqipëri, por shkarraviti me dorën e të zgjedhurve të tij humbjen e Tiranës.

Ky mund të ishte rezultati i vetëm pas fjalëve boshe, opozitarizmit të cekët dhe fodullëkut meskin që morën kryeqytetasit nga të zgjedhurit socialistë. Te shumica e tyre ata nuk gjetën asgjë, asgjë të vërtetë, përveç disa vicklave të hedhura lart e poshtë apo disa sloganeve të mësuar përmendësh.

Por opozita nuk mësohet, ndjeshmëria nuk blihet, pastërtia dhe ndershmëria nuk falen, sepse opozita nuk është thjesht një konferencë për shtyp, ndaj socialistët dështuan në Tiranë, ose më mirë ndaj pseudopozitarët u votuan kundër. Këto janë arsyet e vërteta pse diferenca u tkurr në 10 vota, në vetëm 10 vota, aq të vlefshme për të treguar se tiranasit i ofruan deputetëve të tyre me të dyja duart një shuplakë të vetme.

 

44 Komente

ai Luli i shekullit të 21-të që pak ndryshon nga paraardhësi i tij e që sot qëndron ndër cepa me sytë rrahur nga zoti, e nga çizmet e aristokratëve të rinj socialistë.

Saimir Tahiri, fitues në një zonë të vështirë si ajo e Kombinatit, një rezultat që duket se e detyroi edhe Ramën t’i besojë drejtimin e partisë në kryeqytet.

Edi Rama duhet të drejtonte partinë në të gjithë vendin, ndaj kreu një fushatë të gjysmuar në Tiranë, së cilës, për hir të së vërtetës, i kish ndryshuar fytyrën, nga një bajgatore erërëndë në një kryeqytet modern dhe të jetueshëm për thuajse të gjithë.

ore çer po bohet kshu me shtypin, se une spo e marr vesh se ciles vrime po i fryjne kta........

Megjithmend, qe jemi bo me e prit me qejf gazeten e re te Anila Bashes smiley

Marin, ik e kullot qenin ke liqeni me mire, se je shume cool dhe bukurosh. Perndryshe ky shkrimi mua m'boni per me shku direkt per kafe tashti

eshte e vertete mua s me duket asgje e cuditshme. te rinjte e PS jane vetem nje tufe te perkedhelurish qe pervecse te qajne ne konferenca per shtyp s dine te bejne asgje me shume. Une banoj afer kombinatit dhe tahiri vertete beri nje pune te forte ne nje zone ku LSI kishte hedhur jo pak para. E pastaj nese themi qe rama tiranen ne fillim nuk e ndryshoi atehere vari... ai beri shume pune por pastaj ju dedikua me shume partise. Gaimi i tij ishte qe e mbushi PS me caraca te vegjel qe as nuk ngrene por vetem ulin pike.

aman ca te lexojme muc nanon apo andrea stefanin qe i kam shkrimet copy - paste. mire me ja ka bere derrave . robt vuajne keta tallin menderen rrugeve te tiranes. i shikon ne parlament s ngrihet asnjeri, vetem brace , i shikon ne tv s lidhin dy  fjale. Opozitare leshi.

mire e ke ti po e di si te bie karizma kur s'ke pushtet,le te kesh leke gjithe diten smiley
te gjif i ke ne depresion,se nuk i merr njeri ne telefon per noji ven pune,noji tender,llafe n'vesh e m'the t'thash smiley

aman se na e shpifen me kto historite e lulit te vocerr etj

se spo ben hartim gjimnazi, po bon shkrim gazete etj...

pastaj ajo qe une vej re, eshte nje turrje me shuplaka drejt opozites keto kohe ne shtyp dhe gjithandej. Se per mire, se per keq se di.

vari lesht anyways

 

ai eshte thjesht nje fragment. thelbi eshte shume i vertete. po opozites ti bijen aman qe ti therrese trurit e te hedhe kete mu.... kryeminister qe po na shkel me kembe. ky gazetar nuk eshte nga ata te pushtetit , ndaj kritikat i ka te drejta. po tani vertete na u shpif vetem me shkrime sali diktatori , lul vrasesi, sokol hajduti, ilir korrupsioni, hidhini pra heee hidhini, po kush ti hedhi , keta humbamenot qe ka ne parti rama.

Krize per politikane,te vjetrit s'bejne,te rinjte caraca,ç'na gjeti ç'na gjeti...
Si tha vjehrra e Marigose: Hapu dheee,hapu dhe!

Aristokratet e rinje te Ps-se ? 

Keta jane mikroborgjezet e zgjebosur qe enden sa andej ketej ne kekrim te nje identiteti te cilin s'e kane pasur kurre. Betejat e verteta te socializmit keta as nuk i kan nuhatur, pa le per ti biresuar si te tyrat.

Zgjedhjet humben, jemi ne demokraci, mund te ket korrupsion dhe asnje alternim. Por betejat per nje demokraci me te drejte vazhdohen dhe vazhdohen ne Parlament, ne protesta, ne luftra te vogle  eme pas ne beteja te medha.

Keta flen gjume.

e drejte, keta jane nje tufe zgjebarakesh , pasanike qe 30 vjec e nga keta duhet te presim te bejne opozite. aman te keqen se na u shpif me keta tipa. Prandaj ben gallate Berisha se me keta mund te pastroje dhembet si kunja shkrepsesh. bravo qe i ka rene drejteperdrejt se boll u perkedhelen si laro keta. njeri cuni ketit, tjetri nipi ketit, njei kete lokal, tjetri ate restorant. Me gjeni nje te vetem nga keta te tiranes te pakten qe e ndjen vertete opoziten. asnje. te gjithe xhepat e kontot bankare plot.

keto nuse nuk na bejne/qaj neno qaj moj nene/tu themi djeme ti lene/qaj nenoo qaj moj nene/po ti lene ku do gjejne/qaj neno qaj moj nene...
ne mungese te tubit smiley

Problemi me i madh eshte se PS-s nuk i intereson ardhja ne pushtet. PS-ja nuk e do pushtetin prandaj edhe nuk ben opozite politike. NQS PS-ja do te donte pushtet do te kishte bere krahas zhurmes, premtimeve bosh, demostratave dhe protestave edhe opozite politike dhe ideologjike ne rruge dhe parlament. Ajo qe i intereson eshte vetem opozita e interesave. Rama duhet te largohet nga ajo parti, dhe ajo parti duhet c'perbere per te miren e Shqiperise, sepse eshte nje parti me plot kuptimin e fjales KOT. PS-ja eshte vetem nje strehe interesash dhe njerezish me probleme te theksuara me shtetin shqiptar dhe shqiptaret.

ky eshte thelbi. ata jane bere si OJQ apo OJF , ska opozitare, ne ate parti kane mbetur vetem nje grusht njerezish qe e njohin vertete realitetin shqiptar. ndaj me pelqen shkrimi se u ul ne nje fare menyre breket disave. boll mo , c eshte  ky vend pa opozite apo, me me opozite pasanike, ky vend pa sindikata, pa ndergjegjje qytetare , pa asgje, vend leshi...

Mua me duket se ndoshta edhe mund te kete te drejte ky lloj opinionisti, qe ne fakt ngre lart Ramen po nga ana tjeter pervelon deputetet e Tiranes, ne fakt disa prej tyre. Gjithsesi edhe pse mund te bie disi dakort se gjithmone ka gjera per te punuar, une do thoja qe ka nje problem te madh, qe artikullshkruesi duhet ta identifikonte;

1-BEHET FJALE PER SHTESAT, VEND E PA VEND, NEPER LAGJE!!!!!!!!!!!!

2-KOSOVARET - CIFTE DYSHE DYSHE MESHKUJSH QE ZBULUAN VIKENDIN NE TR DITEN E ZGJEDHJEVE, SI TE DASHURUAR DUKESHIN MOR AMAN...

3-BEHET FJALE PER LSI DHE 50 Mije lekeshat e saj te jevgjit- kaq sa per fillim jane kosto qe duhen zbrit nga rezultati i TR

Termi Aristokrat eshte i pavend - ndoshta perdorur ne formen negative qe perdorej ne komunizem. Ne Shqiperi nuk ka aristokrate as ne klasen e politikaneve as te biznesmeneve.

Nese do perdornim term te perdorur nga politika vete duhet ti quanim "telendare".

Sigurisht qe ka kohe qe nuk behet politike ne Shqiperi - edhe kur shkojne politikanet (rralle e per mall ne fushata) te takojne popullin, jane ata qe i thone popullit se ca hallesh ka ai ne vend qe te degjojne qofte dhe me interes te shtirur.

Mesa duket dhe strukturat e bazave te partive reflektojne TELENDARIZMIN e strukturave qendrore.

Kjo shkeputje e mes politikes dhe qytetarit eshte sigurisht me e demshme per qytetarin. Ne kete marredhenie - sigurisht qytetari ka marre shume here me pak sesa ka dhene politika. Edhe PS, pak ka te drejte te kerkoje mbeshtetje te gjere popullore kur PERFORMANCA E SAJ SI OPOZITE ka qene e dobet dhe jo-rezultative.

 

 

Sa per saktesim, opozita nuk mund te jape me shume sesa ekuivalenti i hapesires qe ka. Sali berisha e ka kthyer shqiperine ne regjim oligarkik, dhe ne kete kontekst edhe opoziten e ka kthyer gati-gati ne disidence

Opozita ka hapsire kozmonautike per te dhene e sterdhene si parti socialiste qe e mban veten, me ato qe thuhen per gjendjen andej pari.  Problemi eshte se ne ato ane s'ka parti realisht socialiste, apo me sakte eurosocialite, progresiste, sindikaliste e te majte.  PS-ja eshte si ajo makina lluksoze e vjeter e ndonje aristokrati te kamur qe ja le birit te tij.  Edhe pse e vjeter ajo eshte ne gjendje mjaft te mire dhe prodhon rezultate mjaft te mira.  Per aryse krahinariste, klanore, klienteliste, nostalgjike e historike ajo te siguron 60 e kusur deputete ne kuvend pa shume mund.  E perdor Edi per te gjezdisur e per te vene ne ekspozite te perkedhelurit  Mjaftisto-G99co-zarabashkiake.  E perdorin Doshet, Sterkajt e Fidelet per te shitur pordhe e per te treguar pushtetin e tyre prejt te forti xhungle.  E perdorin edhe pasagjeret e vjeter si Ruci e Dokle, qe i hypnin kur ajo ishte e dekoruar me yje, draprinj, cekane, pushke e kazma. 

Problemi i PS-se eshte se ajo nuk ben opozite si alternative realisht e majte e socialiste por ajo mundohet te ngrej regjimin e saj oligarkik duke mbledhur edhe ajo rreth vetes biznesmene te dyshimte, te forte, narkotrafikante e kontrabandiste.  Rama del e thote qe vendi s'do nje alternative ideologjike por nje pragmatiste kur partia e tij eshte e mbushur me biznesmene milionere.  Shpresat ai i mban te "Une e kopeja ime e batakcinjve jemi ku e ku me te mire se Saliu dhe falangant e tija katundareske" edhe pse kjo taktike ka dy vjet qe deshton.  Pastaj te thuash qe opoziten Sala e ka kthyer ne disidence, kur kjo ka ne krahun e saj te djathte kompanite mediatike me te ndjekur e me te fuqishme ne hapsiren shqiptare, eshte te justifikosh deshtimin e kesaj opozite qe te dali realisht ne pah si alternative qeverisese.

"kompanine mediatike" jo "kompanite mediatike" sepse kompanite mediatike i ka blere berisha. hapesire per te thene mesa duket paska edhe ne venezuele, dhe ka dhe ne rusi, po ndyshimi ndermjet nje demokracie dhe nje regjimi hibrid qenka ne te tjera gjera. njerzit (ata qe kane nje lidhje me shtetit, pune ose familjare ne pune shteti) nuk guxojne te dalin te mbeshtesin opoziten sepse ju hiqet buka e gojes. parlamenti eshte kthyer ne prone private te saliut qe perdor si kerbac jozefinen per t'ju mbyllur gojen deputeteve, dhe per ti perzene me force nga foltorja bile. gazetaret ne shume gazeta shkruajne ate qe do pronari jo ate qe mendojne vete, se edhe ata nuk i ushqejne dot femijet me ideale. une nuk e kuptoj kush eshte koncepti jot per lirine ne pergjithesi dhe per lirine e opozites ne vecanti, por per mua nuk eshte ky

Po njerzia dolen ne opozite ne vende si Tunisia, Egjipti e Libia qe ishin regjimi autoritare e nuk guxokan te dalin ne regjimin hibrid te Saliut?  Po shkrimet ndaj Saliut kercasin varda qe nga Learti i Saktivistes e deri te Bledi i Temes.  Ku e ke cenimin e lirise ketu?  Gazetaret ne te gjitha gazetat shkruajne ate qe do pronari ortak i krahut politik, perfshi dhe ato prane opozites.  Jo ore jo, mos i qa hallin bandes tjeter se nuk eshte aq e pushtetshme sa ajo ne pushtet.  Kete sistem e kane ngritur me duart e tyre bashke.

Korrigjim

- sigurisht qytetari ka marre shume here me pak sesa ka marre politika.

Marin, 1-sh.  Embelsisht, se ca reportazhe te tuat na pelqejne smiley.

Formalitetet menjane, analiza e zgjedhjeve te Tiranes eshte ne te pakten e manget, ne te shumten bloze.  Me kete standard fitoreje/humbjeje qe ke vene ti, a na i shpjegon pak ato votat e LSI-se?  Apo se rinia e angazhuar LSI-iste, dmth Amarilda i dhuroi lule Amarildove edhe votat lume e det? smiley.  

Po 870 votat teper qe jane me raport mjekesor, OSBE-or, ku i con me kete formulen me siper?   

Kaq per zgjedhjet e 8 Majit, se kur nuk je thelluar ti, s'kam si te thellohem une qe s'marr honorare per kshu llogjesh. 

Per Lulin e vocerr.  Me duhet te pranoj qe ne krahasim me dimrin, kesaj radhe me rane ne sy me shume Luliet.  Dhe jo ne lagjet e varfra, se atje s'kane kujt t'i lypin, por ne lagjet ku vegjetohet ne luks pa dallim partiak, pozitar a opozitar.  Vajza te mitura, qe ne 10-11-12 te nates shesin 5 kokrra bajame per 200 leke te vjetra, ne rrugicat e Bllokut, atij te riut, nen hijen e ballkonit te shtepise se KM.  

Kush nuk i sheh, a kush ka nevoje per dike t'ua tregoje me gisht Lulet e Luliet, s'ka opozite a perendi t'u bej derman.

Kur te shkruash ndonje gje tjeter me te hajrit ne lidhje me keto ceshtje, ndoshta do begenis edhe te te jape te drejte ne ndonje gje tek tuk, por kesaj radhe as qe behet fjale.  Embelsisht, gjithesesi smiley

Sikur je pe Gjirokastre smiley 

Edhe keto me siper qendrojne, por shume fatkeqsisht edhe ato te Marinit qendojne. Dume ne? NCUK! Por shume fatkeqsisht qendojne. 

A eshte koha me u mor me keto? Ku i dihet, mbase.. mbase marini ndje se Rama ka nevoje per shtyse per te ndryshu prap garderoben.. mbase.. Yhy sa mbase ka.. smiley 

Mu me behet qefi qe eshte pikerisht Marini qe ka qit fukarallekun e shqiptarit ne kamera, ai qe ben lidhjen, ose zgjidhjen, popull fukara-politik. 

Marinit do ti keshilloja te vazhdoje te nxjere varferine dhe skamjen ne TV dhe per cdo rast te beje pytjet " kush mendon per keta?", "Kush i prezanton keta?"

Jam shume dakort qe skamja e varferia e shume probleme te tjera sociale te jene ne qender te vemendjes. 

Kur thashe qe ne rast tjeter do i jepja te drejte Memes "aty ketu" i referohesha pikerisht ceshtjeve qe ka ngritur terthorazi ne artikull.  Bile dhe apelin e nevojshem ndaj PS-s a cilesdo klase/klani politik qe duhet te perfaqesoje te paperfaqesuarit, perfshi te pangrenet, te pagojet etj etj etj.

Por gershetimi me zgjedhjet e 8 Majit eshte pa vend. Se si votohet/vidhet/presionohet vota ne Shqiperi s'ka hic te beje me Lulin e Luliet.    

Cfare wool aristokrate jane keta? Aristokratet e vertete te marrin gjak ne vetull e te japin uje ne bisht te luges!!

Keta jane buzequmeshtsa dhe dembele qe u ka rene llotaria dhe kane bere ca leke duke vjedhur nga projektet e BE-se ose kane marre ndonje kontrate ne shperblim te jenicerllekut nga krietari ose duke marre rrogen e deputetit qyl pa bere asnje pune per mbi 2 vjet dhe tani ... fluturojne me leek in the ar*e.

Vetem paraja (qofte e vjedhur apo me djerse) nuk te ben kurre aristokrat! smiley

Ehhh rruge e gjate deri tek aristokracilleku!!

s'ka gje Koran, se i blejne titujt me parà ata. Se s'do jene te gjithe dere e madhe, de. smiley

keta futen ne dyqanin e kollareve pa kollare ... blejne nje kollare ... dhe hopa ... dalin jashte dyqanit si aristokrate ... dere e madhe dmth! smiley

Ama te politika aktuale do t'a kerkojme aristokracine? Pse s'thua qe per t'a gjetur paskemi!smiley

Dakort me shkrimin por nuk kuptoj pse nuk permenden emra. Thuje re lla troc qe nga qurrsa si Tan gagaci (tregtar rrobash), Ben Ahmetaj (hajdut tenderash), Blend Klosi (nje zot e di si ka arritur deri aty, komplet i paafte) nuk pritet me shume. Dhe keta rob i ka sjelle Rama aty ku jane dhe faji i takon vetem Rames. Vetem Brace dhe Tahiri vertet jane te dedikuar. Me ket lloj karkase si berishe, nje Rame pak me i afte duhej te kish patur shume me teper sukses. I PAAFTE. Kot ja ngren vlerat shkrimi. Pasuesit e tij qe deshtuan ne TR jane krijesat e tij.

kush eshte tan gagaci se nuk po e gjej?

Ai i Butik Firences pra mo?

Aristokraci?!! hahaha Po çar aristokracie, milionere qe perpara ishin mundesa, bandite, e ku me kontrabande e ku me leje ndertimi vune milionat. Tom Doshet, Fidelet, Dashet jane baza mbeshtetese dhe financuese e Edi Rames. Tom Doshit akoma mban te gjate thoin e gishtit te vogel e me te kruan veshin, ketu i quajne aristokraci smiley)

Tom Doshit akoma mban te gjate thoin e gishtit te vogel e me te kruan veshin, ketu i quajne aristokraci smiley)

Dhe ju thot robve, "S'me njef ti mu, e?! Si ere s'me njef ti mu?! Une kam benc 500-qindsh te fundit!" smiley

 

Të gjithë njëlloj kta gazetarët i bajnë analizat sikur vjedhja dhe ndryshimi i rezultatit dhunshëm s'kan fare rëndësi .Sipas ktij buratinat e Salës kanë punuar më mirë se buratinat e Ramës prandaj fitoi luli .

10 votat ishin të mjaftueshme, por socialistët duhet ende të analizojnë arsyet që çuan në humbjen e mbi 23 mijë votave të tjera në diferencë me demokratët në 2007

Me sa di Rama mori nja 40000 vota më shum. se 2007 , futja kot i thon ksaj Marin ,mbush faqen e gazetës .Si mund të pretendosh se bën analizën e zgjedhjeve pa folur për ecurin e tyre e mbi të gjitha se si u manipuluan ligjet dhe procedurat .

E forta me ju milit e PS-iste eshte se nuk lexoni qe Marini thot qe Rama fitoi ne Tirane, por keni hallin pse ai nuk ben analize zgjedhore edhe pse artikulli nuk ka kete qellim.  Edhe pse Mema e lavderon Ramen, ju e keni hallin pse ai kritikon dordolect e tij te paafte.  Prandaj jeni teper qesharake kur kapeni me milet e PD-se per militantizem te verber, sepse nuk e shikoni qe s'pranoni asnje kritike kundrejt bandes tuaj te ashtequajtur parti edhe kur kjo vjen nga nje gazetar dhe nje organ mediatik qe eshte militant per vete ne mbeshtetjen e bandes suaj.

koment i goditur, absolutisht i drejte. mua me shkrimi me duket real dhe nje pene qe njihet si jo e pushtetit i besoj plotesisht. tani a nuk duhet te shohim shifrat pershembull une banoj ne njesine numer 5 . Aty partia socialiste morri me pak vota se me pare duke mos krijuar me diferencen prej me shume se 6 mije votash por u tkurr tek 4 mije e ca. Pse do thoni ju ? dakort manipulimi dhe nuk besoj qe marini nuk e njeh kete pjese se mesa mbaj mend ate e goditen ne 8 maj teksa kishte zbuluar 2 njerez qe votonin me karta falso ( ndaj ai e njeh mire realitetin, por qellimi i tij sic thote edhe komentuesi me siper nuk ka qene ai kendveshtrim por nje tjeter). PS ne kete njesi pra 5 hoqi gjithe strukturen vendore, musa ulqini do thoni ju nje lavatrice , jooo ne fakt ai i njihte te gjithe njerezit fije e per pe, por largimi i tij nhga struktura lokale e socialisteve dhe lenja plotesisht ne dore te eglantina gjermenit nuk dha rezultatin e pritur. E kshu mund te rendisim shume njesi. PS i ka humbur kudo keto struktura sepse u be riorganizimi, kjo coji ne largimin e saj me njerezit. pastaj sa i perket ca deputeteve leshko qe ka tirana mire ja ka bere se tamam vetem brace dhe tahiri bejne opozite te tjeret tundin kandarin...

Sa  analist i zoti dhe i pakapshëm e i pakuptueshëm që je : lexoje  dhe një her çfar them analiza sipas tij del se ata dordolecat kan punuar keq se nuk ruajtën diferencën prej 23000 votash kur kan marr më shumë dhe kjo s'ësht kritik por futja kot dhe analizat nuk bëhen të shkëputura nga faktet dhe numrat.Po të kishte fituar Rama ai do i lavdëronte përsëri futja kot .Rezultati i zgjedhjeve ishte rezultat i vjedhjeve live .Ku e shef militantizmin si psikoanalist i pakapshëm.( militantizmi për mua ësht term i nderuar për ata që jan ) Verbëria frustrimi dhe tifozlluku janë të kritikueshëm e biles të rrezikshëm.Ruhu nga kto .

E lexova shume mire dhe ti ben mire te lexosh artikullin i cili thote qarte qe Rama i fitoi zgjedhjet e fitorja ju rrembye ne tavoline qe ne krye te heres!  Dhe analiza e tij nuk eshte vetem pse nuk ruajten diferencen e 23000 votave por dhe per politikberjen e tyre ne pergjithesi!

Nejse dukesh ca malli je qekur thua militantizmi eshte term i nderuar per ata qe jane...

Ky eshte tere argumenti yt??? Ka marre 40 mije vota me shume e prandaj nuk duhet kritikuar???

Po kaq e veshtire eshte per tu kuptuar qe pervec votuesve te rinj si pasoje e shteses normale demografike, kete here njerezit kane votuar ne perqindje te barabarta me zgjedhjet e pergjithshme dhe jo si zgjedhjet lokale. Kjo pasi te dy partite e dinin mire me kohe qe keto zgjedhje do shkonin per nje grusht votash. Dhe ne fakt nr e votave jane shume prane identike me nr e votave per koalicionet ekzistuese ne zgjedhjet e 2009.  

Nqs e mban mend i pakapshem, kisha thene qe ne Tirane rezultati do ishte thike me thike, po prisja nja 200-300 vota me shume. Nqs ka nje argument nga ramistet, eshte qe ne keto hapesira eshte manipuluar. Per me shume nuk ka asnje cudi qe te dy votohen ne rangun e 125 mije votave. 

Hajde argument hajde prizreno!

E mbaj mend shume mire! Qellove ne shenje me kete parashikim.  Manipulimet jane bere me vertet aty dhe nga te dyja palet, por bashkia Rames s'ka dyshim qe i'u mor ne tavoline.

Duhet kritikuar hajduti Endrito ,apo ai s'ka faj pastaj opozita , kështu dhe analiza bëhet e saktê .Mua s'më ha meraku kush ka punuar mir nga ndihmsit e Ramës ajo është pun e PS por si vullneti i votuesve nderohet e zbatohet.

I pakapshëm pse ata që jan antar partie apo militant jan njerëz qê s'duhen nderuar si do qëndroninpartit pa kto njerëzapo ti mendon se vetëm të panshmit antiopozitar jan të vlefshëm.Mendohu para se të shkrush rroma për toma e mos përfito nga statusi që të kan dhënë (në fakt ja ke dhën vetes) këtu si "i pakapshëm "

Nuk eshte ky qellimi i shkrimit!!! Pse e kani kaq te veshtire ta kuptoni kete? Jo cdo shkrim do behet per te sha Berishen, se nuk eshte vetem ajo arsyeja qe opozita humbet. 

asnjeri nuk po thote qe zgjedhjet nuk jane manipuluar as i pakapshmi nuk po thote kete. por qellimi i shkrimit eshte tjeter dhe ai kuptohet qarte. qellimi i shkrimit eshte te tregoje shkeputjen qe kane krijuar socialistet e rinj nga elektorati i tyre. pse nuk u vodhen zgjedhjet ne 2007 ? ishte LSI ok jemi dakort. Por ama kjo sdo te thote qe deputetet e PS duhet te flinin gjume ne zonat e tyre. Rama beri fushate ne gjithe shqiperine por keta socio borgjezo leshanjoset ? shalsi, bare, xhafaj, gagaci sic tha dikush, shamku, hysi, gjermeni , etj etj a bene ndonje dite fushate ??? kush nga ju i ka pare te bredhin qofte edhe njehere te vetme ne zonat perkatese ??? kush i ka pare pervec teatrove te bejne opozite te vertete ??? kush i ka pare te ngrene problemet e tironcave ? po kjo puna e vjedhjeve me fal nga kush duhet te denoncohej nga ne ???? harruar qe vetem dy njerez kane dale ne media publikisht dhe kane folur me fakte per manipulimet paraprake ... Tahiri qe marini e nxjerr vec dhe ky fitoi , dhe ilir gjoni edhe ky fitoi , po te tjeret ku ishin ??? as e dinin cpo ndodhte ne zonat e tyre? ja kjo eshte e verteta , nuk e dinin fare . Se nuk bejne opozite po shijojne parate.

Ne fakt, me thone te drejten, diferenca prej 10 votash, ishte nje fitore morale (jo ligjore) e Lulit . 

Vazhdim nga me siper, mua nuk me duhet hic shkrimi i Marinit per te kujtu se lidhja qe duhet te egzistoje me dy tynele politike-popull, eshte e vdekur..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).