Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda prishi dje verdiktin e 28 marsit 2011 të Shkallës së Parë, që caktoi “burg përjetë” për Aldo Baren. I akuzuari i prokurorisë si “kreu” i një prej bandave më famëkeqe të pas vitit 1997, asaj të Lushnjës, do të rigjykohet nga e para në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me një trupë të re gjyqtarësh. Vendimi që shfuqizoi dënimin ndaj Bares, i akuzuar për një sërë veprash të rënda penale përfshi “vrasjet me paramendim”, u shpall rreth orës 11:00 të ditës së djeshme, në një sallë ku vetë i pandehuri Aldo Bare nuk ishte i pranishëm. Pesëshja gjykuese lexoi vetëm dispozitivin e vendimit, pa arsyetimin. Ndërkohë, pas daljes nga salla e gjyqit, mbrojtësi i Bares, avokati Vladimir Meçi pohoi se ky vendim ka ardhur pas shkeljeve të rënda procedurale të shënuara gjatë gjykimit në Shkallën e Parë. Njëkohësisht, avokati përmendi se do t’i bënte rekurs në Gjykatën e Lartë vendimit të Apelit, pasi priste deklarimin e pafajshëm të klientit të tij. Njëkohësisht, në rigjykim pritet të ripërsëritet kërkesa e mbrojtësit për lirimin e klientit e tij, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit. Një “sfidë” e re për Gjykatën për Krimet e Rënda do të jetë edhe sigurimi i trupës që do të rigjykojë akuzat ndaj Bares. Gjyqtarët e Gjykatës për Krimet e Rënda janë konsumuar nga gjykimet e anëtarëve të tjerë të bandës, çka do të lypë delegimin e gjyqtarëve nga ana e KLD-së për këtë proces. Për të njëjtin shkak edhe gjykimi i parë ndaj Bares u krye nga një pesëshe gjyqtarësh të deleguar nga Gjykata e Tiranës.

PALET

Në seancën e kaluar në Apel, përfaqësuesi i akuzës në proces u shpreh se Gjykata e Shkallës së Parë ishte gabuar kur kishte dhënë një dënim me 25 vjet për Baren, në lidhje me akuzat ndaj tij për vrasjen e shtetasve Nimet Zeneli dhe Masar Aliu. Duke bërë krahasim me të dënuarit si anëtarë të tjerë të bandës së Lushnjës, prokurori argumentoi se dy bashkëpunëtorë të Bares janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe se, sipas tij, rezultonte e provuar se Aldo Bare kishte rol primar dhe të padiskutueshëm në organizimin e organizatës kriminale. Ndërsa avokatët mbrojtës të Bares kërkuan prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, si edhe deklarimin e pafajshëm të klientit të tyre. Para trupës gjyqësore, avokati Meçi pretendoi se vrasja për të cilën Aldo Bare ishte dënuar më burg përjetë nga Shkalla e Parë, vrasja e Xhevat Demirit, nuk ishte provuar nga ana e prokurorisë.

Vendimi i bandës në Apel

Në 20 shtator 2011, një trupë gjykuese e Gjykatës së Apelit shpalli vendimin përfundimtar mbi të akuzuarit si “anëtarë” të bandës së Lushnjës. Sipas këtij vendimi, gjykata rrëzoi të gjitha akuzat ndaj të pandehurit Afrim Hoxha. Ai u deklarua i pafajshëm për të gjitha veprat penale që i “faturoheshin” nga Prokuroria. I njëjti vendim afroi lirinë për të pandehurit Rexhep Gina dhe Arjan Aliço, ndaj të cilëve u dha 10 dhe 5 vjet burg. Për të pandehurit e tjerë, Arben Boriçi, Ilir Stërgu, Erion Cici dhe Jorgo Muzaka, Apeli la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Shkeljet në gjykimin e parë

Argumentet e plota të rrëzimit të dënimit për Baren pritet të zbardhen bashkë me zbardhjen e plotë të vendimit. Por “ngacmimet” e trupit gjykues gjatë seancave në Apel me pyetje drejtuar palëve “mëshonin” tek shkeljet procedurale. Në seancën e djeshme, para tërheqjes në dhomën e këshillimit, Gjykata pyeti prokurorin nëse ishte e rregullt apo jo përfshirja si provë në gjykimin e parë të tri deklarimeve të dhëna në Ambasadën Shqiptare në Greqi. Në përgjigjen e tij, përfaqësuesi i akuzës u shpreh se “ka organe që e vlerësojnë praninë e tyre në fashikullin e gjykimit”. Edhe pyetjet e tjera të gjykatës kishin të bënin me rregullsinë e zbatimit të procedurës.

8 Komente

Perse e denojne Aldo Baren? Si ka mundesi ne nje shtet te se drejtes te denosh dike per krijim bandash gjat nje periudhe kur shteti ishte inegzistent? Ata qe duhen denuar jan ata qe e cuan vendin ne ate gjendje anarkie dhe jo ata qe jeta dhe rrethanat i detyruan te benin .... jane miqte e princit "Arvizu" ata qe duhet te jene ne banken e te akuzuarve.

Aldo Beren nuk po e denojne vetem per krijim bandash por dhe per vrasje.

Natytisht juve socialistave nuk ju vjen mire,por ja qe duhet denuar nese ja ka futur ndonjerit me revole,i ka prere koken dhe ka luatjur me koken e tij si ta kishte top futbolli.Njerez te tille nuk meritojne as keqardhjen me te vogel dhe me vjen cudi per komentuesin ora qe vazhdon me justifikime.Edhe une isha atje,nuk kishte shtet sic thua ti,por ja qe nuk vrava njeri dhe nuk i preva koken njeriu sic beri Aldo Bare.

Vendimi i Gjykates se Apelit eshte nje turp.

po kur shteti nuk i ben asgje vrasesit te vellait, cfare duhet te beje i gjori njeri? Ja pershembull te te vrisnin kot per se koti vellain apo djalin ty dhe shteti as qe do ta cante koken fare ti cfare do te beje o Stavri? Do vazhdoje ti bie me dore?

Aldo Bare s'ka qene djal problematik perpara 97-s. Te vellane jo vetem ja vrane por edhe familjen nuk e lane qe ti afrohej trupit qe kundermonte ne mes te lagjes dhe e hengren qente...

Jo mund edhe te vrisja edhe mund hekmerresha ne menyra me te sofistikuara ,por kjo quhet vetgjyqesi dhe perseri denohet apo jo.

Por te dale Aldo Bare i lire???Ty te duket normale kjo?

sigurisht qe denohet, por une do ndjeja keqardhje per ty dhe do te ta ulja ne minimum denimin, pasi shkaktari kryesor ishte kapedani mburavec, shkateruesi konstant i perparimit te shqiperise, heroi yt legjendar bac Berisha!  

Rrofte Drejtesia shqiptare!

po po doli ky "trim" do kene pune disa-----?????

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).