Ish Kryeministrja e Ukrainës e ka quajtur dënimin e saj një shembull të autoritarizmit

Ukraina ka mbajtur frymën sot ndërsa një gjykatë ka dënuar ish Kryeministren e vendit, Julia V. Timoshenkon me 7 vjet burg për kapërcim kompetencash në nënshkrimin e marrëveshjes së çmimit të gazit me Rusinë në vitin 2009. Prokurorët kanë argumentuar se veprimet e saj kanë dëmtuar interesat e vendit, gjë që është parë me skepticizëm nga jashtë Ukrainës. Nga ana e saj, zonja Timoshenko ka deklaruar sot në Kiev se vendimi për fajësinë e saj është i motivuar politikisht nga Presidenti pro Moskës Viktor Janukovic. Timoshenko ka deklaruar se regjimi i instaluar në Ukrainë është autoritar dhe me reminishenca të Stalinizmit.  

Kështu, gruaja me portretin e pangatërrueshëm, dikur një person shumë i pushtetshëm në Ukrainë dhe udhëheqëse e Revolucionit Portokalli përfundon sot në burg. Gazeta The New York Times në njoftimin e lajmit hedh tezën se kjo ngjarje mund të shënojë fundin e eksperimentit demokratik në Ukrainë. Shumë Perendimore e kanë paralajmëruar Presidentin Janukoviç se dënimi i ish Kryeministres do të kishte pasoja negative për Ukrainën. Si për të shënuar rëndësinë e blogjeve, Bashkimi Europian ka reaguar menjëherë pas vendimit, në Twitter, duke shprehur zhgënjimin e madh me këtë vendim. Me këtë vendim, i cili shihet si persekutim politik në Europë, Ukraina rrezikon prishjen e marrëveshjes së tregëtisë së lirë me BE-në. Znj. Timoshenko ka premtuar se do ta apelojë vendimin.

54 Komente

What a beauty! 

 

Me kete gershetin kjo,si Jul Cezari duket.smiley

robt e çi permban pragu ,  kush e ka denuar kete femer!!  po denohet kjo ore.. shiko  sa e paqte.., mu si shen Mëria.

Belul ,s'te kisha pare ndonjehere kaq te revoltuar ...dhe .me vjen mire qe kjo ndodh per nje femer.smiley

aaaa, kur u behen padrejtesi femrave, nuk  fal une. te godas!  çeshtje parimore.smiley

emmmmmmmsmiley ta kemi parasysh ,qe te te kerkojme ndihme tek ty ne rast se na bien ne qafe peshkaqenet e PPU-se.smiley

fundi i botes, thuaj... smiley

Shume e mire duket vertet..smiley

Vendimi i gjykatesit ukrainas qenka me qesharak se Ujkani,Salihi dhe Vangjeli,s'bashku smiley
Per nje dem prej 200.000 dollareve 7 vjet burg?!Sa duhet denuar njerin prej patrioteve tane qe akuzohet per "huazime" me vlere prej 80 milione eurove?
FREE JULIA!!!

Julia nuk po denohet per korrupsion por thjesht se nuk i dha Puninit aq sa donte ai.Tani qeni i Putinit ne Kiev po merr hak.
Nuk jam ndonje simpatizant i saj,por denime te tilla jane qesharake nga nje palo shtet varfanjak si Ukraina.
E vetmja menyre qe Urkaina e ece perpara eshte qe te ndahet Lindja me Perendimin.Perendimi ti bashkohet BE dhe Lindja meqe vdes per rusine le ti bashkohet Rusise.

Skene peshku:

Them une: Po qe i ngjan nje cike Zhozi kesaj.

(BAU, BUM, BAP, Shapka, shpulla, shkelma, tigane dhe bastuna kokes).

Them une me ze te pervuajtur: Ho mer mos gjuni se nje llaf thashe.

(Te gjithe ndalen, nje plak me bastun vazhdon. E shof shtremet. Ben sikur s'e ka mendjen.)

 

 

versioni femer i nanos..dhe nje nga blondet me te bukura te politikes.

Ngaqe Nano ishte nje nga biondet me te bukur te politikes?

lexo lidhezen ndarese dhe

kjo ngjarje mund të shënojë fundin e eksperimentit demokratik në Ukrainë.

..po eshte normale, nuk ka se si Putin te lejoj Ukrainen te dal nga influenca ruse ne rajon, politikisht dhe ekonomikisht.

Po miliardad ku i gjeti kjo shoqja miliardere? vetem ne Shqiperi vazhdojne te sundojne te pacenuar nga drejtesia morracaket milionere, sepse ne vendet e tjera te lindjes serioziteti shteteror avash avash arriti te rimekembet, dhe nuk i fal ata qe kan tall menderen me ligjin dhe drejtesine!

Pse ngri peshku?

Zoja ishte nje femije i llastum i perestrojkes e skish si te denohej per me shume se per noi kafe ( vec perciptazi i jane permen bizneset e para 98). Nuk mund te hash me garuzhde nga tenxherja e Gazpromit e pastaj ti vesh shkelmin. 

Gjithsesi, pertej politikes se jashtme, per vendin e vet ajo ishte nje reformatore model.

 

 

51 VJEC?????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

E P A B E S U E S H M E!!!!!!!

Komplimente mamit!

Ne moshen e saj, behen gjyshe mamkat.smiley

komplimente gjyshes !

Jo jo rrusho. E kisha fjalen per mamin e Timoshenkos. smiley

Ehe ,i bere kompliment fabrikes.smiley

Paska lind ne fabrike kjo dreq?! smiley

Si te gjithe mo dhe ti .Ne te Shqiperise  kemi etiketen "Made in Albania".smiley

Po pra, keto ukrainset dhe ruset te gjithe sekretin e kane tek vodka. Ne vend te qumshit... smiley

U ula dhe pashe kroniken e gjyqit tani ne mbremje. Kisha paragjykim pozitiv per te (kshu perciptazi, ndoshta ngaqe eshte grua, nga modeli i flokeve, nga portreti...), mirepo me beri pershtypje jo te mire fakti qe kur u shqiptua denimi i gjykates Timoshenko jo vetem qendroi ulur ne shenje proteste (dhe ok), por edhe luante ose bente sikur luante me nje komp, ndersa e bija i bente foto me celular.

Shtoji kesaj edhe faktin qe qenkesh brune dhe qe modelin e flokeve s'e ka trasheguar nga gjyshja por eshte imazh i koheve te fundit smiley, si edhe ate qe ukrainasit ketu jane nga emigrantet me te varfer dhe fatkeqe... dhe m'u ftoh entuziazmi.

P.s. Sidoqofte parashikohet lirimi ne apel, meqe asnjera nga palet s'eshte e interesuar qe ajo te denohet.

Denohet për kapërcim kompetencash në nënshkrimin e marrëveshjes së çmimit të gazit me Rusinë në vitin 2009. Bukur, po kanakari jone qe shkeli njeherazi disa ligje e kopetenca ne rrugen e kombit dhe qe nuk i hyri as edhe nje gjemb ne kembe? Sipas akuzes kanakari i shkaktoje nje dem prej rreth 400 mije dollare, pra sa dyfishi i zonjes Timoshenko. Me regull treshi i takonte minimalisht 14 vjet burg, dhe po ti shtosh edhe urdherin per vrasjen e 4 qytetareve te paarmatosur dhe qe po protestonin ne bulevard perpara kryeministrise, nje burgim i perjetshem do te ishte mese nje minimale e domosdoshme; gjithmone nese do te kishim nje shtet. Por meqe nuk e kemi, ky na emerohet edhe kryetar i bashkise se kryeqytetit. Keto gjera mund te ndodhin vetem ne nje vend ku ne pushtet jane pushtuesit.

lol, kam bere nje gabim me siper. demi i shkaktuar nga kanakari nuk eshte 400 mije dollare, por 400 milion. Se te ishte per 400 mije nuk do ti bente pis duart e pastra!

Fina me beri  te ndjek kroniken e gjykimit te kesaj femre ne kariere.

Nuk di  pse me solli  nder mendje tentativen e sa tekanjoze, antikonformiste e  tekanjoze dhe  si  per ti ngjare sjelljes se Oskar Wilde, kur ishte para doganiereve te Nju Jorkut,i ftuar  jo per deshmi  ne nje gjyq, por .... per nje cikel leksionesh. Ai  u shpreh:

"Nuk  kam asgje per te deklaruar  përveç gjenialitetit tim"!!

Me heshtjen e saj,  me  nota te theksuara narcizmi, Julja sikur desh tu thoshte:

"Nuk kam asgje  per te deklaruar, .... veç pafajsise time"!!

  Dhe bash ne fund te kesaj sekuence te imagjinates, me doli para syve silueta e Sali  Berishes, duke  firmosur  paktin e faljes se territorit Greqise.Dhe mu ne krajh te  djathte  te tij, ish peshtetur  silueta e  "pafajshme " e te majtit integrues,  Ilir Meta...!

 Shyqyr qe pata uxhut, dmth mu dha   e fshifa sytee dola mire e shendoshe, prej llahtarise, qe sillka.... pafajsia

Shtet legen,futet ne burg kjo? 

Cfare tamam tamam ka bere Julia? Ka vjedhur dhe nuk i ka dhene ruseve sa kane dashur, apo i ka mbajtur te gjitha per vete? dmth eshte pune perqindjesh?

E bukur shume eshte. Po femer te pafajshme dhe te pafalshme deri me sot nuk di te kete smiley

Av, i ka bere "te gjitha", me grupin e saj.Jane te "nje  prerjeje" nga Shtullat e Herkulit gjer...  pertej Uraleve.

Ukraina ( politikanet, parlamentaret ) eshte e ndare pothuaj ne dy pjese nje pjese qe jane pro Moskes, (qeveria aktuale) dhe nje pjese qe eshte pro Europes ose qe kerkojne nje pavarsi te plote nga Moska,( ish kryeministren Julia Timoshenko) , nje prej liderave kryesor, `te revolicionit te portokallinjeve`ne 2004. Parlamenti Ukraines eshte bere `arene lufte` midis ketyre forcave, nje ngjashmeri te kesaj `lufte` me ate te parlamentareve tane, mund ta shikoni ketu, eshte shume me i madh ne permasa, por shume i njashem ne konceptin e cmendurise! smiley

http://www.youtube.com/watch?v=MLfLT9xMVuo&feature=related

jetojne shume rus ne ukraine, besoj se 30-35% e popullsise eshte ruse, prandaj ndodh kjo.

Julia eshte me fat qe si kane bere ndonje atentat se ruset po te futen ne liste te zhdukin fare. mbeti te merren me te, se pak hajdute te tjere kane rrotull.

..nuk eshte cudi qe ti japin ndonje bar miu, dhe ta transformojne si ish presidentin Jushenko.

Direkt tek atentai dhe ti mo.

pardon qe te prekem telat e zemres per Julian. mos ki merak se eshte shendoshe si kokrra e molles. miqte tane perendimore do ta ndihmojne ...

E mi preke pak telat e zemres smiley

 arsyeja e bosit ne Parlament, ishte ratifikimi nga parlemtaret i nje marveshje me Rusine, per qendrimin e flotes ushtarake ruse, ne teritorin e Ukraines deri ne vitin 2047  smiley , pastja kaq duhej dhe kerciti grushti, i papare ndonjehere !

.arsyeja e boksit, grushtave ne parlament..

Ukraina duhet te ndahet ne dy shtete.
Kjo eshte zgjidhja me e mire.
Jukanovici nuk mori asnje vote ne Perendim dhe Timoshenko nuk e voton njeri ne Lindje.
Atehere perse duhet te rrijne bashke dy pjese qe nuk e shohin me sy njera tjetren?
Ukraina Perendimore le te hyje ne BE dhe ajo Lindorja le te bashkohet ne Rusine.

Ky vendim nuk ndihmon ne pajtimin midis Lindjes dhe Perendimit te Ukraines por do te shtoje akoma me shume percarjen.
TURP per Jukanovicin!
Perse nuk burgos dhe Jushenkon dhe ta shpalle dikature Ukrainen?

Aman o perendim xhani, se nuk kemi per tu thene as "marshallah"kryekusareve tane ! Te vjedhin saaaa,  binane ti kerrejne ketij vendi ! Vetem çarje e përçarje, me Afiz Allah, mos na zënçin syte ! Pake e kishim,.... ne ate  kohen me luftë  te mbërdhire ?!

Plus qe dhe nga ana fatare nuk jane njesoj,Ukraina Perendimore eshte katolike dhe Lindora eshte ortodokse ruse.

Ore njerez.

Po pse e kerkoni fajin tek Putin & Co. Ai shtet ato ligje ka. Dhe kjo gershetaverdha drejtonte ate pjese te legjislativit qe ka votuar per ato ligje. Kjo zonja, perpara se te vidhte, le ti kishte rregulluar ligjet si ben Saliu me shoke dhe pastaj te vidhte me te dy duart.

Hmmm. S'me duket dhe kaq e pafajshme kjo goca mua...

Kur denojne 7 vjet kete yllin, meno sa dekada do i jepshin Kokmodhit tone smiley

Si gjithmone Rusia spjerdh fare per BE-n. Ben si ti doje kokrra e qejfit, dhe Europa as gek as mek. Vetem ku ka interes amerikan terbohet Rusia, per te tjerat pastaj, ja shikoni se c'ben ne Kosove, po mos te ishte per amerikanet e kishte gelltitur edhe Kosoven per shtate pale qejfe, biles edhe me perkulje si xhore nga ana e Frances, Gjermanise dhe Britanise.

Julia, ke mbeshtetjen time.

Totale?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).