Gjuha e huaj: Drejt fundit të negociatave për të drejtën e njohjes ndërkombëtare të njohurive

 

Java që lamë pas ka shënuar pothuajse përmbylljen e negociatave për ekskluzivitetin e certifikimit të gjuhës së huaj. Kjo u hyn në punë të gjithë studentëve që duan të vazhdojnë një master apo doktoraturë. Për specializimet pasuniversitare tanimë është kusht dhe kriter ligjor njohja e një gjuhe të huaj nga një organizëm ndërkombëtar. Gara për marrjen e ekskluzivitetit të njohjes së gjuhës së huaj u kthye në prioritet për universitetet më ambicioze në vend, edhe për shkak të prestigjit që jep kjo “aureolë”. Konkretisht, sipas të dhënave paraprake, rezulton se mes tre negociatorëve të dy universiteteve private dhe një publike, ai që ka më shumë gjasa dhe mundësi për të fituar të drejtën e ekskluzivitetit të gjuhës së huaj është Universiteti i Tiranës.

Nga bisedimet e para të grupit të negociatorëve, por edhe për shkak të CV-së së këtij institucioni me një traditë gati 60-vjeçare, rezulton se Universiteti i Tiranës është më pranë nënshkrimit të marrëveshjes kontraktuale mes dy palëve.

Sipas informacionit, nga grupi negociator pritet që javën e ardhshme të zhvillohen bisedimet e fundit lidhur me të drejtat dhe zhvillimin e të gjitha procedurave.

Certifikimi i gjuhës angleze, më i kërkuari dhe i praktikuari në të gjithë botën, është TOEFL-i.

“TOEFL Test of English as a Foreign Language” vlerëson aftësitë e një individi për të përdorur dhe kuptuar gjuhën angleze, zakonisht për anglishten e përdorur nga amerikanët “American English”. Rezultatet e këtij provimi u kërkohen aplikantëve në kolegjet dhe universitetet që përdorin gjuhën angleze. Pikët e marra nga provimi i TOEFL-it janë të vlefshme vetëm për dy vite dhe pastaj ata fshihen nga baza e të dhënave zyrtare. Në maj të vitit të kaluar, ministri i Arsimit, por edhe Kryeministri sqaruan në takimet formale se pa TOEFL nuk do t’i jepet mundësia asnjë studenti të vazhdojë një cikël studimi pasuniversitar, master apo doktoraturë.

Mbrojtja e gjuhës së huaj, për të gjithë studentët që duan të ndjekin studimet pasuniversitar është i domosdoshëm. Madje kriteri kryesor dhe primar për të gjithë konkurrentët për një cikël studimi pasuniversitar është pikërisht mbrojtja e të paktën një gjuhe të huaj. Por referencat, rezultatet dhe arritjet e studentëve në këtë rast duhet të jenë të vlerësuara nga një institucion ndërkombëtar i gjuhëve të huaja.

9 Komente

Titulli "Universiteti i Tiranës merr ekskluzivitetin e testimit". Nderkohe ne shkrim:

Java që lamë pas ka shënuar pothuajse përmbylljen e negociatave

Si dhe:

ai që ka më shumë gjasa dhe mundësi për të fituar të drejtën e ekskluzivitetit të gjuhës së huaj është Universiteti i Tiranës.

Me duket mua apo sa vjen e behet me keq "artikull-shkrimi" ne Shqiperi?

Mire titulli, gjembi, por prape s'e mora vesh se cfare testimi do behet.  C'lidhje ka TOEFLI etj.  Fakti qe ka pasur vetem tre konkurrente: dy univ private dhe vetem nje shteteror, tjeter mesele.   

 Pikët e marra nga provimi i TOEFL-it janë të vlefshme vetëm për dy vite dhe pastaj ata fshihen nga baza e të dhënave zyrtare.

Pse valle ky kufizim? Apo per te marre ca pare me teper?????

"për shkak të CV-së së këtij institucion" smiley

po boll na sollet nga keta artikuj, a ka mundesi? duam te jetojme me idene qe shkollat po certifikojne vetebesimin e individeve, qe berisha do te bleje ipad 2shin, qe jeta e nates ne tirane vazhdon me intensivisht se kurre.

Trop, eshte bere goxha debat ketu kur doli ligji per mbrojtjen e gjuhes se huaj si kusht per master a doktorature, TOEFL vs program univ, etj etj ndaj dhe ne vijim te atij diskutimi u soll ky haberi. 

PS: ne kohen e debatit ke qene e zene me jeten e nates intensive ne Tirane ndaj dhe ndoshta s'te kujtohet smiley

monda, isha ironike, sigurisht, besoj se permendja e ipadit te berishes ishte tregues mjaftueshem.

ne kohen e 'debatit te madh' jeta ime e nates ishte e harmonizuar plotesisht me peshkun, keshtu qe besoj se kam marre pjese edhe une ne qarjen e ketij halli.

megjithate, nese e kam lejuar jeten e nates te me ndikoje pjesemarrjen, kerkoj falje smiley

Koka e prere nuk falet smiley.

Seriozisht dhe pa ironi, kush ka mundesi te na ndricoje se cfare provimi u vendos perfundimisht? 

skolia ne sqiperia ka vajt per lesh....gjithashtu dhe jeta e nates.... 

Sh. ka survive dhe pa Toefl-in, IELTS-i ka mjaftu. Po dhe TOEFLI nuk bo dom.

 

Me mire do ishte ta ishin bere me Tender. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).