Tiranë, plagoset me armë zjarri Dritan AvllajTIRANË- Dritan Avllaj i njohur ndryshe si Tan Lepuri dhe i përfolur si një ndër miqtë e kryetarit të Partisë Socialsite Edi Rama është plagosur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:15 me armë zjarri. Avllaj ka qënë duke udhëtuar në makinën me targa EL 412 C, në momentin që është qëlluar. Sipas policisë, në makinë janë gjetur mbi 6 shenja plumbash.

Ngjarja ka ndodhur pranë tregut elektrik në rrugën "Mihal Grameno" të kryeqytetit, ndërsa mësohet se Avllaj është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak. Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes, as autorët e mundshëm.

Biznesmeni Dritan Avllaj, apo Tan Lepri është bërë i njohur nga akuzat që mazhoranca ka ngritur ndaj tij, si të përfshirë në afera korruptive lidhur me lejet e ndërtimit te Kodrat e Liqenit. Sipas akuzave të bëra publike për mediat, nga ana e Partisë Demokratike, Avllaj njihet si një ndër njerëzit që ndërtonin në Tiranë, falë mbështetjes që i ofronte kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Ky i fundit ka dëshmuar edhe në Prokurori në lidhje me këto akuza.
(m.a/BalkanWeb)

22 Komente

  Tirane, atentati  "Tan Lepri" lë Spitalin Ushtarak

TAN LEPRI LE SPITALIN USHTARAK
Ora 08: 40 Biznesmeni është larguar nga Spitali Ushtarak sot në mëngjes rreth orës 06:00 informon NEËS24. Për momentin nuk dihet destinacioni i Dritan Avllajt, menjëherë pas daljes nga spitali ku gjatë natës iu nënshtrua operacionit për heqjen e plumbit që kishte prekur shpallutën e tij.

"TAN LEPRI U QELLUA ME SKORPIONS"
“Gazeta Shqiptare” e cila i referohet burimeve të besueshme të policisë, shkruan sot për dyshimet se Tan Lepri mund të jetë qëlluar me armë tipit “Skorpions”. E gjithë Tiranë orëe të vona të së mbrëmjes së të enjtes është blinduar me postblloqe policore për të bërë të mundur kapjen e atentatorëve. Për momentin nuk dihen ende pistat e hetimit si dhe autorët e mundshëm të këtij krimi, por policia vazhdon mbledhjen e provave. Është marrë në pyetje shoferin e Tan Avllajt, si dhe pritet dëshmia e vetë Dritan Avllajt.

Biznesmeni Dritan Avllaj, apo Tan Lepri është bërë i njohur nga akuzat që mazhoranca ka ngritur ndaj tij, si të përfshirë në afera korruptive lidhur me lejet e ndërtimit te Kodrat e Liqenit. Sipas akuzave të bëra publike për mediat, nga ana e Partisë Demokratike, Avllaj njihet si një ndër njerëzit që ndërtonin në Tiranë, falë mbështetjes që i ofronte kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Ky i fundit ka dëshmuar edhe në Prokurori në lidhje me këto akuza. Pas hetimeve paraprake prokuroria hodhi poshtë akuzat. 
(s.g/ m.a/ BalkanWeb)

"TAN LEPRI U QELLUA ME SKORPIONS"

 

Qe te jemi te qarte, ishte skorpions apo ishte akrep? Po Chuck Norris ishte gje aty rreth e rrotull dhe a kishte kete motorin qe leshonte raketa nga mbrapa?

Cudi pra se nga c'mbaj mend une, "skorpjonsat" kane qene cuna disi te urte e s'benin keshtu gjerash. Ka ndryshuar Shqiperia. FMG, te kishte qene Chuck Norris atje, Tan Lepuri do ishte kthyer ne Tan Urithi. Chuck Norris nuk ka nevoje per raketa, kur hyn ai ne dhome, veshtrimi i tij kthehet ne raketa.

Haha, me fal se po kaloj nga filmi ne film por tani po me kujtohet Bravehart kur para nje beteje Mel Gibson i thote ushtareve skoceze, se William Wallace:

"Kills men by the hundreds. And if HE were here, he'd consume the English with fireballs from his eyes, and bolts of lightning from his arse."

Paska qene stergjyshi i Chuckut smiley

jo. as Chuck Norris s'ishte aty, e as ''skorpionsat''. per ''rolling stonsat'', thone qe ishin sinjalizuar aty verdalle.smiley

Ke qene i pire. Ke pare Ciljeten e te jane dukur ato te Ciljetes si Mike dhe Keith.

aksident automobilistik... 

lexoni keto dy artikuj dhe nxirni konkluzionin kush pse Tan Lepri eshte futur ne shinjester :

[1]

 

 

Avokati i Selmanllarit: Tan Lepri i kërkoi rryshfet në emër të Edi RamësWEDNESDAY, 08 SEPTEMBER 2010 13:04  Tan Lepri i kërkoi rryshfet në emër të Edi Ramës

Avokati Gjokutaj (majtas), Selmanllari (djathtas)

TIRANE – Lajmifundit –

Një ditë pasi prokuroria

përgenjeshtroi pretendimet e tij, avokati Genc Gjokutaj në një konferencë për media, ka pohuar sot se biznesmeni Rrahman Selmanllari, konfirmon se gjatë dëshmisë së tij në prokurorinë e Tiranës, u ka pohuar hetuesve se ka dhënë rryshfet aksionet e kompanisë për shtetasin Dritan Avllaj (Tan Lepri) me qëllim përfitimin e lejes së ndërtimit në Tiranë.

Avokati Gjokutaj ka shpërndarë sot për median, aktin noterial në të cilin pretendon se është përfaqësues i biznesmenit Rrahman Selmanllari. 
Në aktin noterial, të cilin avokati e lexoi para medias, thuhet se biznesmeni Rrahman Selmanllari vërteton se Dritan Avllaj ka kërkuar 20 për qind të kompanisë së ndërtimit në këmbim të studimit të zonës dhe lejes së ndërtimit, për shkak se Avllaj e ka paraqitur veten si mik të Edi Ramës. 
Avokati Gjokutaj ka thënë se klienti i tij do të jetë në dispozicion të prokurorisë për të dëshmuar edhe në të ardhmen. 

 

 

[2]

 

Bllokimi i gazetes, opozita akuzon kryeministrinPrintoE-mailE Enjte, 14 Maj 2009 17:09Sipas "Gazetes Shqiptare", qe i kushtoi te enjten faqen e saj te pare, biznesmeni shqiptar Rrahman Selmanllari, ka qene ne Shqiperi perfaqesues ligjor i “Southern Ammunition Company”, shkurt SAC. (UPDATE) Gazeta publikon nje dokument, qe sipas saj eshte faksimilje e prokures. SAC-u eshte firma amerikane qe fitoi kontraten per demontimin e armeve ne Gerdec. Po kjo firme e huaj, pra SAC-u, krijoi nje firme shqiptare me emrin “Albademil”, qe administrohej nga Mihal Delijorgji. Pra interesat e SAC-u ne Shqiperi mendohet se mbroheshin nga dy persona: nenkontraktori Mihal Delijorgji dhe i dyshuari si perfaqesues ligjor Rrahman Selmanllari. Por ceshtja eshte se vete biznesmeni Selmanllari, i pyetur nga Prokuroria, ka mohuar cdo lidhje pune apo personale me SAC-un apo perfaqesues te saj. Ka mohuar te kete ndertuar punishten e Gerdecit, ka mohuar njohjet e ngushta me Delijorgjin, apo Ylli Pinarin, drejtorin e kompanise shteterore te armeve.Sipas Gazetes, Selmanllari ka pohuar ne Prokurori se te dy personat qe sot akuzohen ne ceshtjen e Gerdecit, vetem sa i ka kryqezuar ne lokalin e tij ne Tirane apo ne kazino. E vetmje gje, qe sipas Gazetes,biznesmeni Selmanllari ka pranuar ne Prokurori, ka qene njohja e ngushte 10-vjecare me djalin e Kryeministrit Berisha, Shkelzen Berisha. Ne rast se do ta gjykoje te arsyeshme, Prokuroria do te vazhdoje te hetoje per implikimin e dyshuar te biznesmenit Selmanllari dhe njohjet e tij me kedo. Por te enjten ne mengjes, “Gazeta Shqiptare” ishte zhdukur nga tregu. Dikush kishte blere tere kopjet e saj. Lideret e opozites, te mbledhur ne nje hotel ne kryeqytet, e cilesuan kete akt nje bllokim te medias se lire. “Dita e sotme eshte gdhire me nje incident te qeverise se Shqiperise me shtypin e lire. Keto jane shenja te panikut te Berishes, i cili per te mbrojtur qeverine e interesave familjare, po shkel perdite e me shume ne derrase te kalbur”, u shpreh Rama. Kreu i PSD-se, Gjinushi, akuzon Berishen se po bllokon median e pavarur. Edhe sekretari politik i PDS-se, Artur Duckallari u shpreh se Berisha nuk do te mund t’i beje me balle "Bashkimit per Ndryshim”. Para mesdites redaksia e “Gazetes Shqiptare” ribotoi me urgjence dhe hodhi ne treg ne Tirane, kopje te tjera te gazetes. /top-channel.tv/ 

Leprin e zune saçmet ! ^^

Fakti qe Tan Lepri bridhte me makine te blinduar,tregon se kjo qe i ndodhi eshte per larje hesapesh,dhe shume mundesi ka per mosmarreveshje "pazaresh".

Mos me thoni qe edhe kjo eshte politike se e bastarduat fare muhabetin.....

O Dikush nuk e kane qelluar per politike jo. E kane qelluar per pune hesapesh. Ky robi mbante makine te blinduar dhe kjo eshte kuptimplote.

Po te kishte makine te blinduar, nga i hyne plumbat qe e plagosen? Nga brima e celesit?

Ishin plumba speciale nga cadra-pistolete.

Beje ti ekspertizen se si hyne plumbat. Makina ishte e blindume

Per kete lajmin, sic do thonte dikush tjeter ketu: who gives a sheet? Sa veta plagosen ne Shqiperi e s'vijne (shyqyr!) lajmet ketu te PPU.

 epo Tan Lepri, hyn tek VIP-at, nuk eshte njeri dokudo.....

Pse i thone tan lepri?

 Sepse ka qene zbatuesi me i mire i shprehjes : Kembt` e shpejta , faq` e bardhe smiley

Eh, KembeShpejti Faqebardhe!

Keshtu thuhet - por ja qe plumbi e kap edhe kembeshpejtin!

Sa per sqarim:

Automatik 'Skorpjons' ne Shqiperi i thone nje lloj automatiku te vogel 57 cm i gjate (me qyte hekuri te mbyllur) i cili perdor te njejtin fishek me pistoleten TT - ka karikator 30 fishekesh - 2 pozicione gjuajtje; 1 e nga 1 dhe me bresheri. Shume i bukur, i lehte dhe 'sterr' i zi! Eshte prodhim rus (ose ka qene) i standartit te larte - por siguresa eshte pika e dobet e tij!

Per ne Shqiperi mund ta krahasoh me Uzin pa pike meraku!

Ne kohe te Komunizmit vetem sherbimi sekret mbante keshtu lloj armesh dmth mund te mbahej poshte xhupit shume kollaj. Nje sasi e vogel e ketij lloji u vodh ne 1997 dhe me sa duket  ka akoma ne qarkullim.

Nje gje eshte e qarte qe sjane nisur per ta vrare por thjesht sa per te trembur (dhe kjo gje nuk eshte hera e pare qe i ndodh) ...., 100% pune hesapesh mes njeri-tjetrit dhe se kuptoj se c'lidhje ka foto e Berishes apo Shkelzenit me kte histori , jane bo njerezit histerik nga politika.........!!!!!!!!!!!!!!!!!!!? e cdo gje duan ta lidhin me te .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).