Sot Putini  propozohet si  qytetar nderi i KosovësPRISHTINE - Përfaqësuesit e të ashtuquajturës "Bashkësia e komunave të krahinës autonome të Kosovës e Metohisë" janë shprehur se sot në një kuvend solemn të kësaj bashkësie në Zubin Potok, do të shpallin kryeministrin rus, Vladimir Putin, qytetar nderi të Kosovës. Kryetari i bashkësisë, Radovan Niciç u shpreh dje se Putin do të shpallet qytetar nderi për meritat e tij në ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ndërkohë, duke folur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nënkryetari i bashkësisë, Marko Jakshiç vlerësoi se këto bisedime i janë imponuar Serbisë. Sipas tij, ato u duhen shqiptarëve, të cilët nuk mund të lëvizin lirshëm jashtë Kosovës, meqë nuk kanë dokumente të pranuara në rang ndërkombëtar. Jakshiç vlerësoi se Beogradi zyrtar në këto bisedime do të pranojë çdo gjë, përveç njohjes së pavarësisë, në mënyrë që të marrë statusin e kandidatit për në BE.

(d.b/GSH/BalkanWeb)
 

 

11 Komente

Eh more Edisudista, lum ne per titujt qe vini neper artikuj!

Ja si duhet te ishte:

"Sot Putini propozohet si qytetar nderi nga strukturat ilegale serbe brenda Republikes se Kosoves"

He pra he se mu duk çudi e madhe...Ndrroni titullin...

 Do te ishte me mire qe qytetar nderi ta shpallnin autoritetet kosovare se sa ca serbe te Kosoves. 

epo besoj se ketu do me lejojne adminet:

Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />

confused smiley #17424

Te keqen e titullit, thashe se po i del fjala Ravit per fundin e botes me kete!

Si ka mundesi nje katund,sic eshte Z.Potoku,te shpall ndokend qytetar nderi?

Ta shpallin katundar nderi,ndoshta edhe mund te kishte ndonje kuptim .

Po z.Putin,do te vjene ne Z.Potok ta marr shperblimin ?

Pffff...,pune shkijesh te Kosoves: te ceket mentalisht,mirpo imagjinaten  ne p... t'somes.

 

130.000 serbe mbi 2.500.000 kosovare thame ?! 5%. Mire. Pyetja asht çka u propozon Kosova europianeve si kufinj per me zhblloku situaten pa hup Trepçen dhe Mitrovicen. Mendoj se nuk ka alternative. Duhet t'u japin Bosnjen. Perhapni idene : Serbet flasin edhe te njejten gjuhe me Bosnien : le t'a ndajne me Kroacine dhe jam e sigurte se do te na e lan rahat Kosoven.

Madje, jam shum e tensionueme si Shqipnia s'ka hy ne bisedime ne krah te Kosoves : Europa e din se Kosova me kohen do te bashkohet me Kosoven : pse mos t'i dalim punes para dhe te propozojme na vete, si shteti ame, territoret tona ? Kete e presin europianet. Mjafton me punu dhe me u prezantu nji plan koherent europianeve qe me i bind : mund t'integrohet ne te nji pjese e Maqedonise.

Europianet jane ne pritje te propozimeve shqiptare, pavaresisht se japin pershtypjen se jo. E dine dhe e shkruejne se Shqipnia asht e coptueme, por te gjithe thone : s'dime si t'a zgjidhim problemin. Pra, Shqipnia duhet te jete iniciatore, dhe me i studiu vete trojet e veta ne gjendjen aktuale. Me propozu nji harte mbi baza etnike, dhe gjuhesore. 130 vjet Ulqini nen Malazeze, te gjithe flasin shqip dhe jane ma shqiptar se ne shqiptaret.

Po nuk morem iniciativen, gjithmone do te pesojme : ky rregull nuk njeh asnji perjashtim. Ne duhet te kena diçka me propozu, dreqi e mori, apo jo!

nga B=92

Serb towns to make Putin "honorary Kosovo citizen"15 March 2011 | 10:37 | Source: B92ZUBIN POTOK -- The Assembly of the Kosovo and Metohija Municipalities announced that they would declare Russian PM Vladimir Putin a honorary citizen.

The meeting of the assembly, which gathers Serb municipalities rejecting the authority of the Kosovo Albanian government in Priština, is set to take place in the northern town of Zubin Potok.

The Assembly President Radovan Nikčić explained this decision by saying that Putin "advocates and cares about Serbia's territorial integrity more than Belgrade itself".

Putin, and Russia, are making sure that Kosovo remains part of Serbia's territory, he said.

"It will be a ceremonial gathering and we will declare Vladimir Vladimirovich Putin a honorary citizen of the Autonomous Province of Kosovo and Metohija," Ničić was quoted as saying

 

 

Asgje me shume se patetizmi i te voglit, qe shfrytezon nje rast per tu dukur dhe me i vogel dhe pse s'mendon keshtu .

[dhe ne jemi pak guilty me kto qytetar nderi apo "miku i madh i shqiptareve" qe i japin andej kendej]

 

Kosoves mos t'ja ni fare-them une. Kujdes me ato bisedimet e ti vejne pak gishtin kokes...per zhvillimin, korrupsionin e vete Shtetin!!! ato vertete po lujne me dicka me t'madhe se me hashimin-bexhetin-jakupin a ku di une. Ne mund ta affordim pak Salen -dhe nja 20 vjet t'tjera, Kosova luan me shume me teper.

 

 

Putini propozohet si qytetar nderi i Kosovës në Zubin Potok

 

nese nuk do m'fuste n'dyshime ai mercedesi mbrapa do thosha ky duket si Gjenerali i Policise Irakene Ali Al-Maksusi, dite e djele. downtown Bagdat.

pse e ka nxjerre gjuhen jashte? kete se shpjegoj dot smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).