Sot Dita e Verës TIRANE - Dita e Verës festohet sot në të gjithë vendin, por kryeqendra e festimeve mbetet Elbasani. Karnavalet çelën serinë e aktiviteteve të Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit, rrugët dhe sheshet kryesore të të cilit janë tejmbushur nga mijra banorë. Festime edhe në kryeqytet. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me organizatorët kanë përgatitur aktivitete të shumëllojshme për festimin e kësaj dite.

DITA E VERËS NË VENDIN E ORIGJINËS, NIS ME KARNAVALE
Sot në të gjithë vendin festohet Dita e Verës, por kryeqendra e festimeve edhe këtë vit mbetet Elbasani prej ku ka dhe origjinën kjo festë pagane. Karnavalet, me pjesëmarrjen e nxënësve të 16 shkollave 9 vjeçare të qytetit të Elbasanit, çelën serinë e aktiviteteve të Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit, rrugët dhe sheshet kryesore të të cilit janë tejmbushur nga mijra banorë, nga qyteti, rrethinat e tij, por edhe të ardhur nga rrethe të tjera të vendit.

Të inkuadruar në kollona rreshtore me pankarta në duar, si "stop dhunës", "Mbani pastër mjedisin", qindra fëmijë kanë qenë pjesë e dekorit të festës tradicionale, me veshjet e tyre, duke hedhur edhe parrulla për paqe dhe lumturi. Karnavalet do t'i lënë më pas bulevardin kryesor krosit masiv të nxënësve të shkollave 9 vjeçare, ndërsa një panair i madh është hapur për vizitorët. Gatime tradicionale do të shërbehen për të gjithë të pranishmit.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme ashtu si cdo vit në sheshin qëndror "Gensher " para portës së kalasë së qytetit të Elbasanit u zhvillua koncerti i madh festiv 'Nata e verës 2011”. Të paktën 20 mijë vetë ishin të pranishëm në këtë aktivitet i cili i paraprin festës tradicionale të Ditës së Verës. Kryebashkiaku Qazim Sejdini nga skena e këtij koncerti ka uruar bashkëqytetaret e tij dhe gjithë shqiptarët. Mbrëmja e parë e festimeve ju kushtua muzikës popullore me këngëtarë të qytetit të Elbasanit por dhe këngëtarë të tjerë në zë të muzikës popullore. Dita e Verës ka origjinë të lashtë dhe konsiderohet si festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e Elbasanit. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tashmë Dita e Verës është kthyer në një festë kombëtare ku shenja dalluese e saj është gatimi i ballokumeve.

DITA E VERËS NË KRYEQYTET
Kremtohet sot për të 7- in vit radhazi Dita e Verës në kryeqytet. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me organizatorët kanë përgatitur aktivitete të shumëllojshme për festimin e kësaj dite.
Do të jenë këngët dhe vallet e ansamblit "Tirana", prologu i kësaj feste të cilët prej orës 10:00 do të mbushin me tingujt e tyre gjithë bulevardin "Dëshmorët e Kombit". "Pas një dimri të gjatë, Tirana ashtu si dhe qytete të tjera në mbarë vendin feston "Ditën e Verës". Shpresa dhe gëzimi për një të ardhme më të mirë e të begatë, ka krijuar shekuj më parë këtë festë që Bashkia e Tiranës, në 7 vitet e fundit, e sjell gjithmonë e më të hareshme për qytetarët e saj, por dhe vizitorët nga e gjithë Shqipëria" - ka deklaruar Joana Bushi drejtore e Marrëdhënieve me Publikun. Më tej ajo ka zbardhur detajet dhe aktivitetet e ndryshme për të rinjtë por sidomos fëmijët, të cilët janë ata që gëzojnë më shumë në festa të tilla. Fëmijët, do të gjejnë koncertet e tyre të dashura, Xhaxhi Piktorin dhe shumë lojëra të tjera përgjatë bulevardit.
Në Lulishten e "Vëllezërve Frashëri" harqet, muzika klasike dhe stendat e librave, do të jenë edhe nesër, duke filluar nga ora 10:00. Ndërsa këngëtarë e grupe të njohura të muzikës moderne si, "Produkt 28"; Orinda Huta; Era Rusi; Ariela Krasniqi; Kelly etj do të performojnë në skenën e urës së madhe. Zona pedonale e Bllokut do të ofrojë shumë argëtim e surpriza për të rinjtë. Bashkia e Tiranës veç ballokumeve të Elbasanit do ofroi falas për qytetarët edhe verore. "Dita e Verës" në Tiranë, nuk është më vetëm një arenë gjigante argëtimi, por edhe një vend ku të gjithë të interesuarit mund të informohen për tendencat më të fundit të modës dhe estetikës. Për arsye të festimeve për Ditën e Verës, sot bulevardi "Dëshmorët e Kombit" do të jetë i bllokuar, ndaj Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve si dhe mbështetjen e Policisë Rrugore, për mbarëvajtjen e këtij eventi të rëndësishëm.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

69 Komente

JU UROJ TE GJITHVE, GEZUAR DITEN E BUKUR TE VERES.

o mato, po kjo ça eshte, kopshti botanik?smiley

Belul - eshte Wanderlandi i Alises!!!

 gezuar festen...

vetem ate shprehjen Pagane nuk e kuptoj....kjo feste nuk ka lidhje fare me paganizmin...

 Po me ke ka lidhje ? A ben me e spjegu me nje fjali ?

Ejvalla paraprakisht

 ma verteto ti... pse eshte pagane???......

ejvalla bismilah

Cer nenkupton me pagane ti?

sepse i shpreh adhurimin dhe respektin ndaj bimeve, luleve dhe ringjalljes se natyres, duke i konsideruar si perendi.

Monoteizmi e ka te ndaluar adhurimin e ndonje gjeje tjeter vec atij lart.

El'Hamdulillah!

 

 Eshte pagane sepse festohej qe para krishtit, kur Marsi ishte muaji i pare i vitit, nentori i nenti, dhjetori i dhjeti, dhe ka te beje me ardhjen e pranveres dhe me te korrat. Cdo vend e ka pasur ose ka nje feste te tille, qe uron bollek nga te korrat.

Sot rruget e Tiranes ishin transformuar ne nje skene gjigande te nje spektakli qe eshte shprehje maksimale dhe e sintetizuar e te gjithe asaj qe mund te perkufizohet si "shqiptare"... qe nga festa vete qe eshte very shqiptare, trafiku i paralizuar dhe mungesa e disiplines se makinave dhe kembesoreve, katunaria dhe mjerimi, shemtia e pergjithshme dhe prapambetja...

Nje shprehje maksimale pra e karakterit pellazgo-pagano-orientalo-perendimoro-kinezo-ruso-komunisto-zogisto-enveristo-rumpallisto-zhulso-mjerano-ubabubuisto-aborigjeno-fshataresko... te popullit tone trim dhe punetor!

E gezofshim!

Uellkom tu Allbenja! - Ç'me paska pas mare malli per ate gjurulldine e Tiranes.

me rrespekt per popullin tone proto-indoevropian, ti djale! More vesh?- mora thuaj.

 

 

Nje shprehje maksimale pra e karakterit pellazgo-pagano-orientalo-perendimoro-kinezo-ruso-komunisto-zogisto-enveristo-rumpallisto-zhulso-mjerano-ubabubuisto-aborigjeno-fshataresko... te popullit tone trim dhe punetor!

Sa te paska frymezuar kjo dita e veres smiley

O ols qytetari 17 brezsh, qetesohu dhe shijoje festen! A nuk eshte me mire dyndje "katunarore" per nje feste Shqiptare, se sa dyndje "katunarore" per mitingje matrapazo dallkaukesh kleptokrate?

Jo me sulme personale I pakapshem se tregon dobesi. Merru me argumentin

(E ka shkruajtur dikush ketu tek peshku kete. S'e mbaj mend se kush) smiley

Kush tha qe s'po e shijoj mor dak. Kjo eshte si me ndjek "live" dokumentare te tipit "vende dhe popuj"!

Me argumentin po merrem, dhe argumenti eshte perbuzja jote ndaj bashkekombasve te tu dhe riteve tradicionale qe ata festojne.  Cfare do doje ti te benin qe mos te dukeshin si dokumentar vende dhe popuj? Po ata jane popull ne nje vend, qe po festojne nje feste te tyre.  C'te keqe ka ketu?

Per mua pershembull shemtia qendron kur njerzia festojne ndonje import arab si bajrami dhe ulen ne gjunje masivisht ne mes te sheshit per t'u drejtuar nga nje vend qe ndodhet ne Arabi e per t'iu lutur nje zoti arab.

Me argumentin po merrem, dhe argumenti eshte perbuzja jote ndaj bashkekombasve te tu dhe riteve tradicionale qe ata festojne.

Me vjen keq por nuk po merresh me argumentin dhe mbi te gjitha ajo cfare ke shkruajtur me siper nuk eshte argumenti im.

Mire dakord atehere, sipas logjikes tende i bie qe gjithcka qe vjen nga bashkekombasit eshte ok dhe nuk duhet kritikuar.

 

Argumenti jot cili eshte?  Ka te bej me njerzit qe festojne? Ka te bej me vete festen? Me cfare?

Logjika ime nuk thote qe cdo gje qe vjen nga bashkekombasit eshte ok.  Kete e shpjegova me siper me shembullin e bajramit.  Shume bashkekombas te mij festojne lloj majmunizmash fetaro-politike, si hellouinet, novruzet, diten e jugosllavise etj. e keto une i kritikoj.

Une kam shkruajtur shume qarte aty siper. Sigurisht qe nuk ka te beje me festen ne vetvete.

Sot rruget e Tiranes ishin transformuar ne nje skene gjigande te nje spektakli qe eshte shprehje maksimale dhe e sintetizuar e te gjithe asaj qe mund te perkufizohet si "shqiptare"... qe nga festa vete qe eshte very shqiptare, trafiku i paralizuar dhe mungesa e disiplines se makinave dhe kembesoreve, katunaria dhe mjerimi, shemtia e pergjithshme dhe prapambetja...

 

Ke te drejte, me fal.

Ca ka aty per t'u cudit?!

Keta pra jemi.

Hajde bej nje xhiro ne Tirane qe te rifreskosh kujtesen se kur i shef gjerat nga larg, pak malli pak largesia gjeografike e kohore, krijohen realitete mendore qe nuk korrespondojne me te verteten.

Te kuptova ore, por nuk bie dakort gjithesesi.  Po te festojme diten e verez, buzmin, kershendellat, diten e dimrit, naten e veres, rreshajat e te tjera festa te tilla per me mire kemi per te dale.

Po nuk jam kundra festimit or burr!

Une thjesht kam bere nje skice te asaj qe eshte masa shqiptare sot (ashtu sic mu duk mua): se per diten e veres dalin gra, burra, femije, qytetare, fshatare, te majte, te djathte, te qendres, komuniste, zogiste, me shkolle, pa shkolle, etj, etj, etj...

Nuk e kam problemin me festen pra! Nuk e kam as me masen! Thjesht ajo qe shkrujta me siper eshte panorama e asaj qe te shfaqet.

Natyrisht qe do te doja te ishte ndryshe, por nga ana tjeter nuk mund t'i lejoje vetes qe ta perbuz edhe ashtu sic eshte sepse une jam pjese e kesaj dhe rrjedhimisht nuk mund te perbuz veten... POR mund ta kritikoj ama.

Kot me u fut keshtu ne mes: Olso po ti mer daj po do me kap te Pakapshmin!!! :lol smiley

Po boll ore te dy se late nam late! jo e lagu, jo s'e lagu, katunaria katunari ngelet qofte e jona qofte e huja smiley

Per kete pune jemi ketu tek peshku or burr. Per te bashkebisedu.

Po ca problemi ke mo vlla?! smiley

Olsib, give me 5! smiley

 E moret vesh ju qe s'jeni nga qyteti dhe qe ka shanse te mos keni bukuri apo shije ne veshje? Mos dilni rrugeve te Tiranes, se u prishni rehatine qytetareve. Ve bast qe ky ka postuar dhe te ajo tema e dy djemve te top-channel qe shan Lek Plepin. Sepse per hipokrizi te thajne keta.

Bast me hile daje. Nuk vihen baste per ndeshje qe jane bere, por per ato qe do te behen.

S'ka lidhje fare krahasimi qe ben ti.

Me sa di une 14 Marsi = 1 Marsi sipas kalendarit alla-turka, apo e kam gabim?

Ndoshta festohet si dita e pare e pranveres! Ndoshta ka edhe karakter pagan! 

:-?

PS. sido qe te jete ... rendesi ka qe te kalohet gezueshem nga pipllat!

 "Me sa di une 14 Marsi = 1 Marsi sipas kalendarit alla-turka"

 14 marsi ka te beje me kalendarin ottoman...

festat ngado qe ta kene prejardhjen jane te mira dhe te pranueshme...

por ne fund te fundit, duhet te dime se cfare po festojme....

Gabim, 14 marsi ka te bej me kalendarin gregorian.

Dhe meqe s'e paske te qarte pse dita e veres eshte pagane ja cfare thote nje nga mendjet e shquara shqiptare mbi te:

"Dita e Veres eshte dita ne te cilen stergjysherit tane, kur s'kish lindur Krishterimi, kremtonin bashke me romaket dhe grekerit e vjeter perendite e luleve, te shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzeqeshur, e holle dhe e gjate si ne pikture te Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga nje barre, shijon nje qetesi, nje lumturi te embel. Ne kete gezim stergjysherit tane ndjenin nje detyre, tu faleshin perendive qe sillnin keto miresira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qe e quajne Dita e Veres....".
 

-Faik Konica

Dita e veres ne fakt eshte java e veres, qe zgjat nga 14 marsi deri me 21 mars.  Kjo feste festo kudo ne viset Shqiptare ne menyra te ndryshme dhe ne disa vende dhe ne data te tjera, si ne 1 mars (duke ndjekur kalendarin julian).

Gjithesesi, gezuar te gjithe Shqiptareve kudo qe jane! Stine te mbare dhe sa me shume aktivitete per kete feste realisht Shqiptare!

 

 

 "Dhe meqe s'e paske te qarte pse dita e veres eshte pagane ja cfare thote nje nga mendjet e shquara shqiptare mbi te""

pikerisht kete po pyes edhe une....si e vertetojne keto mendjet e ndritura qe eshte feste pagane.....

kerkohen Fakte...dhe jo mendime,besime apo interpretime ....

meqe konica besonte se ishte feste pagane,, kjo gje nuk do te thote se besimi quhet fakt..... 

Karakteri i festes eshte fakt i mjaftueshem.  Ritet qe ndiqen jane fakte te mjaftueshem.  Hyjnizimi i vecorive natyrore eshte paganizem.  Kerko dhe lexo mbi te, dhe do e kuptosh.

 kam lexuar....dhe nuk me rezulton keshtu.....

Ke lexuar burimet te gabuara athere.

 te sygjeroj te mesosh mire nga shume burime historine e elbasanit ....

Dita e veres nuk festohet vetem ne Elbasan.

Po le dhe ti ça merresh me të se ky pret epifanin ta qinonis janulla. smiley..........Pse ore vetëm në Elbasan paska historik dita e verës.Mu gjyshja më bënte guduvere për ditë vere dhe s'kemi fare lidhje me Elbasanin.A dhe diçka tjetër këta të komunitetit fetarë i kishin udhëzuar njjerzit që mos ta festojnë ditën e verës se është festë pagane,Ik pshurru tani dulja i vogël.

si e vertetojne keto mendjet e ndritura qe eshte feste pagane.....

Ndoshta ngaqe s'bejne marshime me kryqe e shenjtera ne krahe, ose ngaqe s'shkojne neper xhamia/teqe. Apo se gatuajne ballakume ne vend te hallves/hasudes. Vejne ne duar "verore" pa shenja fetare. Etj. etj. Me hamendje po flas.

Ne dite te tilla preferoj te zhdukem nga qarkullimi smiley

Pse? Te vjen turp nga gjulurdia e katnareve lara-bala qe popullojne rruget, vecanerisht sot..

po pse mer albano turp  nga katnaret.  jo per gje, po do merzitet Koloreto te ajo tema racizmit/diskriminimit..smiley

PO mire mer le te merzitet...Un dhe ne kam doza diskriminimi nuk e fsheh. Duhet ta kisha vendos ne Thojza Fjalen "Katnaret"...

Po me shume dua te kuptoj se cfare u vret me shume syte ketyre qe Nuk i shohin dot ato pamje...

.....pikerisht, pikerisht. çfare?

Katnaret, pra...Cfare kompleksesh formohen!

Nuk eshte pune turpi, por zgjedhje qe te evitoj qe te ngec ne trafik edhe pse jam ne kembe smiley

Preferoj qetesine ndaj gjurulldise.

Une qellova vjet ne Tajrone per diten e veres dhe me thene te drejte katurnallik te tille ne rruget e ndonje kryeqyteti nuk e kisha pare.*

Por ne fund te fundit, ne qafe kujt s'po i binin dhe po shijonin dhe ata rrezet e diellit te ngrohte te pranveres (eh, cere klime...). Masanej, kjo osht Tirona jone, Tirona e kontradiktes, ... katunari thote "Jom prej Ali Demi"... etj, etj

Gezuar te gjithe diten e (pran)veres, dhe ju shijofshin Ballokumet (nese i keni)!!!

----

* Dhe me fut njecik politike ene ketu (se s'bohet muhabeti pa ate) gjeja e pare qe mendova ishte: "Kush ne te vertete eshte median voter-i ne Shqiperi?"

Qetesojeni pak trurin,

Largoni streset,

Flisni sot vetem per lulet,

Gezohuni per pranveren.

Faleminderit Mato.

Keto poezite e tua (vecanerisht ku jane te ilustruara kaq bukur) jane Xanax e shkuar Xanax-i. smiley

LSD fare! smiley

Gezuar diten e Veres.Qofte stine e mbare he e bereqetshme....

Se mos kujtoni se jane manifestime te PS...smiley

 Zana, keto punet kane rradhe e per keto eshte ky miku i Jozenfines, asaj shkodranes qe po ben dhe arkitekten urbaniste tani vec zanateve te vjetra smiley

Image         Kryeministri Berisha e festoi sot Diten e Veres ne Elbasan. Por pertej festes ai ka folur dhe per zgjedhjet lokale duke  rikonfirmuar kandidimin e  Lulzim Bashes per bashkine e Tiranes. Ai paralajmeroi fitore edhe ne Elbasan kur tha se festa vitin e ardhshem do te jete e perbashket per keto dy qytete. 

"Dua të garantoj biznesin e Elbasanit se qeveria do të bëjë gjithcka për të kontribuar suksesit të tij. Aministia që ne bëjmë përbën një ndihmë shumë të madhe, i jep një gjallëri të paparë tregut dhe zhvillimit", tha Berisha.

Pyetjes nëse vitin e ardhshëm ditën e Verës do e festojë në Tiranë me kryebashkiakun e ri, Berisha u përgjigj: Kryebashkiaku i ri i Tiranës dhe i Elbasanit do të bëjnë një axhendë të përbashkët për të festuar ditën e Verës.  

Pa fjale

"Dua të garantoj biznesin e Elbasanit se qeveria do të bëjë gjithcka për të kontribuar suksesit të tij. Aministia që ne bëjmë përbën një ndihmë shumë të madhe, i jep një gjallëri të paparë tregut dhe zhvillimit", tha Berisha.

....keto duhet te jene mesazhet qe populli pret  te degjoje nga goja e  liderit vizionar...

dmth me bashkimin e Tiranes me Elbasanin nga viti qe vjen kryeqyteti i ardhshem i Shqiperise do te jete Tirabasani ... dmth Luli i Vocerr shpreson te jete krietar i Tirabasanit! smiley

Hmm e humbi pavaresine edhe Elbasani ... dhe me e keqja pikerisht ne diten e bekueme te Veres!!! smiley

jo jo. do te ndiqet modeli i fortlumturise se tij arqipeshkop Anastasit, qe eshte kryepeshkop i Tiranes, Durresit dhe gjithe Shqiperise.smiley

pra edhe kryebashkiaku i ardhshem,  do te quhet: kryebashkiak i Tiranes, Elbasanit dhe ne te ardhmen....,i gjithe Shqiperise.smiley

Belul, te lutem mos u jep idera!

... per here te pare ne 3 mije vitet e fundit shqiptaret do te kene nje arqi-krietar! smiley

Hmm epoke e re!!! smiley

 

Belul, Berisha ka kohe qe e mendon veten si te tille...

"Dita e Verës" në Tiranë, nuk është më vetëm një arenë gjigante argëtimi, por edhe një vend ku të gjithë të interesuarit mund të informohen për tendencat më të fundit të modës dhe estetikës.

 

me hile kjo.

smiley Gezuar! Sot lidhet verorja?

 Gezuar diten e veres, te gjithe aryre qe e festojne me tamam. Pjesa me e madhe e festojne prej atyre qe e kane adet me te vertete, qe ebjne vete ne shtepi ballakume, dhe jo ta blejne te gatshme.

Andej nga Mati, festojne diten e Shen Gjergjit, qe i bie me 25 Maj me duket, pasi dhe pranvera vjen me vone andej.............Ndezin zjarre naten neper kodra dhe kendojne te gezuar. Eshte vertete feste pagane se u kendojne ardhjes se pranveres, dhe daljes se bagetise nga dimerimi.

Kryeministri Berisha e festoi sot Diten e Veres ne Elbasan. Por pertej festes ai ka folur dhe per zgjedhjet lokale duke  rikonfirmuar kandidimin e  Lulzim Bashes per bashkine e Tiranes. Ai paralajmeroi fitore edhe ne Elbasan kur tha se festa vitin e ardhshem do te jete e perbashket per keto dy qytete.

 

1. pse pertej festes? smiley a smundet nje burre shteti te merret me pak politke dhe ne dite festash? Me duket se te gjorit Berishe nuk i jepet pasqyrim i drejte [dhe i mjaftueshem] ne media.

2. te bashkosh Tiranen me Elb [dhe ne festa] ne nje " te perbashket" nuk  eshte aq e lehte sa thuhet.

3. me pelqen qe u gjendet prane Shqiptarve ne hidherime e gezime.

Do kemi vere te mbare smiley

Ja lidhi ene Moza veroren Sales jarabi

Festa e katundareve

bravo sali!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).