Që njeriut, në një vend demokratik, i jepet mundësia të thotë fjalën e tij pa ngurrim, tashmë dihet. Dhe fakti është që në Shqipëri po shkruhet e zezë mbi të bardhë dhe e bardhë mbi të zezë, sipas qejfit dhe interesit të çastit apo të një qëllimi politik të caktuar. Sepse vetëm kështu mund të lexohen fjalë që mendonim se i përkitnin një kohe tjetër, të varrosur njëherë e përgjithmonë, kur dordoleci i imperializmit perëndimor u nxirrej përpara shqiptarëve sa herë që duhej shtrënguar dara e diktaturës. Kujtonim se nuk do të shihnim në faqet e shtypit shqiptar akuza kaq të drejtpërdrejta dhe veresie, aq më pak nga njerëz që kanë pasur një raport dashurie dhe urrejtjeje me regjimin e Hoxhës. E kam fjalën për intervistën e zotit Spartak Ngjela dhënë zotit Skënder Minxhozi dhe botuar në revistën “MAPO”, në datën 20 mars 2011.
Sepse nuk u zura besë syve kur lexova fjalët e Ngjelës: Nëse ka një element që po dëmton demokracinë në Shqipëri … janë ndërkombëtarët. Jo tjetër kush? Dhe vetvetiu më lindi pyetja tjetër: qysh kur? Nëse deri dje, të djathtë e të majtë, apo edhe deledashë nga pikëpamja politike, i kanë pas kthyer sytë drejt këtyre ndërkombëtarëve duke shpresuar se do të ndihmoheshin prej tyre të zgjidhnin lëmshin e ngatërresave politike shqiptare, si ta shpjegojmë këtë qëndrim kaq kritik të sotëm të një përfaqësuesi të një pjese të së majtës? Sepse avokati vijon e thotë: Asnjëherë politika ndërkombëtare nuk e ka dashur demokracinë reale në Shqipëri. Asnjëherë? Me të vërtetë asnjëherë? Mos do të kujtojmë këtu edhe përrallat e ndihmave gjysmake të aleatëve gjatë Luftës, që parashutonin vetëm këpucë të majta apo me numra të stërmëdhenj dhe në këtë mënyrë sabotonin luftën kundër pushtuesve? Apo që organizuan reaksionin shqiptar kundër “pushtetit popullor”, duke filluar që nga misioni ushtarak anglez i Hodgsonit e deri te shkolla e spiunit Harry Fultz? Me këtë gjuhë mund të flitej atëherë kur gojët ishin të kyçura. Sot jo. Sot nuk e besoj se mund të ndodhë. Dhe kur ndodh, ma do mendja se të gjithë mendojnë  se kemi të bëjmë me një rravgim. Në rastin më të mirë.
Dhe besoj se rezultat rravgimi janë edhe fjali të atilla si … bojkoti është sistem; si disiplinë dhe persistencë me variant logjik që rrjedh përditë me arsyen e fjalimeve publike dhe pas kësaj njerëz të shumtë që e përkrahin. Dua të besoj se kur është kopjuar teksti i intervistës të jetë lënë jashtë ndonjë fjalë që, meqë i mungon, e ka bërë fjalinë të mos ketë as kokë dhe as bisht. Në pastë njeri që të më ndihmojë ta kuptoj, do t’i them falemnderit. Le të më falë zoti Ngjela për injorancën time.
Zoti Ngjela arsyeton si do ai të arsyetojë dhe është e drejta e tij. Por nuk besoj se ka të drejtë kur thotë që ODIHR-i dhe OSBE-ja janë shkaktarët e kësaj gjendjeje. Me një fije ndjesie autokritike duhej të pranonte se një pjesë të fajit (të vogël apo të madh, varet nga simpatitë politike të individit), e ka edhe ai grupim politik ku militon zoti Ngjela sot. Theksoj, sot, se nuk i dihet ku do të militojë nesër Avokati!
Mendoj se opinioni e dha vlerësimin e tij për politikën e rrugës dhe të shesheve. Zoti Ngjela i rikthehet këtij argumenti. Duhet t’u drejtohemi shqiptarëve, të cilët masivisht duhet të dalin në rrugë për të sjellë një zgjidhje demokratike… Nuk e di pse kjo mospërputhje midis zgjidhjes demokratike dhe daljes në rrugë më kujton paradoksin e përgjakur: diktatura e proletariatit është demokracia më e vërtetë. Sa për ta kujtuar: e ka pas thënë Hoxha.
Nuk dua të merrem me analizimin e intervistës. Këto që them janë thjesht përshtypje (të hidhura) mbas leximit të saj. Sepse një pohim tjetër i zotit Ngjela më kujton kohë të tjera. Sipas Avokatit, nuk qenka i shkolluar ambasadori amerikan? Gjynah që sot nuk ka më një shef kuadri që në dosjen personale të zotit Arvizu të mbante kopjen e diplomës së tij dhe të na e tregonte si qëndron e vërteta. Pa më kujton kohë të tjera edhe për një gjë tjetër: nuk besoj të ketë njerëz aq naivë në Shqipëri, sa të mendojnë se një ambasador i SHBA nuk na qenka i shkolluar. Sepse Shtetet e Bashkuara (dhe këtë e di edhe bufi), nuk emërojnë ministra apo ambasadorë njerëz që e kanë a s’e kanë një shkollë nate a një shkollë partie!
E, edhe një gjë tjetër. Po citoj fjalët e zotit Ngjela:  Mos u habitni kur të shihni një akuzë penale kundër tij para Gjykatës së Uashingtonit, të shoqëruar edhe me një peticion që mund t’i kalojë të 100 000 personat. Kush mund të më thotë nëse në këtë shifër përfshihen edhe ata të 13 000-tët që ishin gati të sakrifikoheshin pas 21 janarit? Sepse, në fund të fundit, “hiç asgjë s’janë!”
I kujtohen këto fjalë zotit Ngjela?

30 Komente

 Amik,ja bere qefin dhe kesaj rradhe Saliut,e ke hallall dhe ti nje hidrocentral!

 Miku im, mati i ri, 

 Beson vertete .. se Ngjela eshte nje  antiamerikan?Perkundrazi! Besoni ju se Ngjela eshte i majte?Ne se vertete ashtu beson me brengosni, sepse te siguroj qe jo vetem e kam mik  dhe bisedoj me te per nate, por duke ja ditur mire koken te them se ne  koken e atij burri ka vetem mendime dhe ide te TIJAT. Ide per nje Demokraci Liberale Funksionale.Pra Taku kerkon ato qe nuk i kemi sepse na jane shtremberuar qe te gjitha.Don te ti numuroj?T`ja nis qe nga prona? Po pra,  qe nga themeli..!

   E perse dreqin mund te te duheshin, dhjetra te tjera qe jam gati te ti numuroj une? Ja pra qe ne kemi shkare ne autarqi dhe nuk ecim ne binare demokracie.Shume merren me Ngjelen.Cila eshte puna qe prish keshtu Ngjela?Tani te bejme tifo per Berishen dhe ti japim ashtu shprese qe edhe me tej te vazhdoje ne kete fare feje qeverrisjen? Une deshiroj te te kujtoj ate thenien e famshme te Çezarit:

"E vetemja shprese e te pashpreseve,  eshte qe te mos kene me, asnje shprese.."

Kurse  sa i perket Amikut, une jam skandalizuar,  kur  me disa paragrafe profani, tentoi t`i kundervihej  Rexhep Qoses.Ai  fliste me shkence e kulture te larte  ky,  lagjari im, me fjale, qe dhe çobaneve te karagjozate do t`ju vinte turp.Ja si me sa thote per Takun....E po me keto mendje ?

Te kuptoj drejt i nderuar mik. Kam pas dhe kam respekt per nivelin e larte te intelektit te z Ngjela, por bredhja e tij nga nje force politike ne nje tjeter, e ben poltikan te deshtuar megjithese eshte nje jurist i zoti.Thirrjet publike per revolucion e dhune nuk i shkojne Ngjeles.

Ja artikulli te cilit i referohet autori i shkrimit me lart:

Nga: Skender Minxhozi

Avokat Ngjela shprehet me tone të forta ndaj ndërkombëtarëve. “Ata janë shkaku i kësaj gjendjeje në Shqipëri. Ngjela thotë se opozita duhet të hyjë në zgjedhje, sepse “që të luash bojkotin, duhet të kesh shumë aftësi dhe persistencë”

Avokat, opozita po futet gradualisht në hullinë zyrtare të fushatës së zgjedhjeve lokale të 8 majit. Si e shihni ju këtë proces?
Nuk e shoh me shumë optimizëm, sepse në një funksion të përgjithshëm, nuk është një hap përpara drejt demokracisë dhe ndryshimit të rrjedhës tiranike në Shqipëri. Sot shqiptarët nuk kanë asfare një qeveri të tyren, sepse ata nuk kanë mundësi ta kontrollojnë atë. Ata sot po qeverisen nga një bandë, e cila ka humbur edhe çdo sens moral, edhe çdo sens përgjegjshmërie. Prandaj, gjendja është e rëndë. Po të vijojmë kështu, do të përfundojmë shumë keq; sepse mund të konsolidohet një dinasti oligarkike e pështirë, e cila mund ta çojë gjendjen në kryengritje.
Për të gjitha këto, them se këto zgjedhje nuk mund të ndryshojnë gjendjen, sepse edhe nëse do të fitohen, dhe do të fitohen nga opozita; gjendja nuk do të ndryshojë, sepse kryeministri Sali luan me paligjësinë: ai nuk mund të rrëzohet me ligj; sepse në funksion të ligjit dhe të drejtësisë, ai duhej të ishte në burg sot, që pas shpërthimit të Gërdecit. Fakti që nuk është në burg, do të thotë se ai nuk mund të rrëzohet as me këto votime, kur dihet se këto nuk kanë të bëjnë më pushtetin qendror.

OSBE-ODIHR ka identifikuar, pas votimeve të 28 qershorit, një listë të gjatë vërejtjesh, rreth asaj që u vu re në atë proces elektoral. Ju si opozitë, kësaj liste i keni shtuar akuza të rënda për qeverinë, në lidhje me menaxhimin e procesit zgjedhor. Si e komentoni faktin, që duke parë afatet e shkurtra kohore, të rrezikohet hyrja në zgjedhje, pa e konsumuar këtë listë problemesh?
Të gjitha këto ndihmojnë për të provuar me arsye atë që unë ju thashë më lart. Opozita është marrë shumë seriozisht me çështjen e procesit zgjedhor në Shqipëri; ka luajtur që të gjitha kartat; por ajo ka pasur pengesë ndërkombëtare. Nëse ka një element që po e dëmton demokracinë në Shqipëri; këta janë ndërkombëtarët. Ne jemi në këtë gjendje, sepse asnjëherë politika ndërkombëtare nuk e ka dashur demokracinë reale në Shqipëri. Asnjëherë. Por tani ka ardhur koha që shqiptarët të kuptojnë se interesat e shqiptarëve i mbrojnë vetëm shqiptarët. Nëse nuk e kuptojmë këtë, përherë do të drejtohemi nga hajdutë që shesin interesin kombëtar, për të qëndruar në një pushtet abuziv.
Kjo është arsyeja që nuk funksionon një shtet institucional në Shqipëri. A ka sot ndonjë ndërkombëtar me pak mend në kokë që nuk e sheh që shqiptarët po drejtohen nga një i çmendur dhe nga një bandë hajdutësh? Të gjithë e dinë. Po pse e përkrahin? Sepse ky bastard shet e shet interesat kombëtare të shqiptarëve. Dhe ju më flisni për ODIHR e për OSBE. Broçkulla; ata janë autorë të kësaj gjendjeje. Ne duhet të ngremë shtetin e së drejtës vetë, të gjitha institucionet dhe pushtetin gjyqësor të pavarur. Vetë duhet t’i drejtohemi edhe opinionit publik edhe të gjithë intelektit shqiptar, që të marrë gjendjen në dorë. Këtu duhet një lëvizje masive për progres dhe demokraci, dhe nëse këto zgjedhje do të japin shkakun real e logjik të kësaj lëvizje, mund të na krijojnë variantin historik demokratik të ndryshimit cilësor, të cilin duket se e kemi humbur.

Si do t’i përgjigjeshit pyetjes së drejtpërdrejtë “A duhet të marrë pjesë opozita në zgjedhjet e 8 majit”?
Duhet të marrë pjesë. Si rregull, shkolla e politikës moderne për demokracinë na ka mësuar se çdo bojkot të sjell në pushtet, nëse ai vërtet ka lidhje me demokracinë e munguar në një vend. Por që ta luash atë kartë duhet të kesh shumë aftësi dhe persistencë. Duhet të jesh konsekuent, dhe njerëzit t’i kesh të ndërgjegjësuar. Nëse ne do ta kishin vijuar bojkotin parlamentar, jo më shumë se një muaj, tani Sali Berisha do të ishte në proces gjyqësor, duke u mbrojtur në gjykatë për krimet që akuzohet. Por ja që nuk e kuptuam atëherë këtë gjë, dhe çështja po zvarritët.
Pra, bojkoti është sistem; si disiplinë dhe persistencë me variant logjik që rrjedh përditë me arsyen e fjalimeve publike; dhe, pas kësaj, njerëz të shumtë që të përkrahin. A jemi ne në gjendje që ta bëjmë këtë sot? Pra, që të bojkotojmë këto zgjedhje për të gjitha arsyet që ju thashë, e pastaj, t’u drejtohemi shqiptarëve, të cilët masivisht duhet të dalin në rrugë e të bllokojnë gjendjen demokratikisht, për të sjellë një zgjidhje demokratike: garantimin për votën e lirë? Nëse jemi të aftë që ta bëjmë këtë, duhet ta bëjmë. Nëse nuk jemi të aftë, duhet të ndjekim rrjedhën, të hyjmë më zgjedhje, në mënyrë që abuzimi dhe manipulimi i madh që pritet që të bëjë Saliu, të kthehet në një uragan popullor, që të ndryshoje gjendjen demokratikisht në Shqipëri.
Ne kemi nevojë për zgjedhje të lira, sepse në të kundërt këtu do të drejtojnë bandat e hajdutëve e të mediokritetit që, duke mos ditur që të krijojnë zhvillimin shqiptar, mirëqenien dhe prosperitetin tonë, vjedhin edhe pasurohen banalisht për vete.

Gjatë protestës së fundit në Gërdec, ju keni deklaruar se krizën e zgjidhin vetëm shqiptarët. A është ky një aludim për ndërkombëtarët?
Nuk është aludim; është gjykim i drejtpërdrejtë. Dhe këtë ua kam shpjeguar shumë qartë më lart: demokracia duhet të jetë konshiencë shqiptare; në të kundërt, bandat do të na qeverisin.

Meqë jemi tek të huajt, si i konsideroni qëndrimet e ambasadorit amerikan Arvizu së fundi?
Turp. Nuk mund ta konceptoj sesi mund të jetë një amerikan i shkolluar ai individ. Më kryesorja është se ai përditë po shkel kushtetutën amerikane, doktrinën amerikane të demokracisë, e cila është një nga ingredientët kryesorë të kushtetutës amerikane. Nuk e di se ku e gjen kurajën që shkel kushtetutën e tij ky ambasador, i cili deklaron se shqiptarët janë të korruptuar. Nuk mund ta imagjinoja këtë nga një amerikan. Por koha do të tregojë sesi po luan e çfarë po bën ky ambasador. Ajo që më duhet të them është se, nëse vijon kështu, mos u habitni kur të shihni një akuzë penale kundër tij para Gjykatës së Uashingtonit, të shoqëruar edhe me një peticion që mund t’i kalojë të 100 000 personat. Nëse nuk kthen, kjo do të jetë përgjigjja e demokracisë shqiptare, se peticioni që mund t’i drejtohet Presidentit Amerikan Obama është diçka tjetër, më e lehtë, sigurisht.

revistamapo.com/lexo.php

Ngjela mund te mos jete antiamerikan, por sillet si antiamerikan. Mund te mos jete i majte por eshte bere gjuha e kryetarit te PS. Ne politike ka vlere ajo qe thua e vepron, jo ajo qe ndjen apo mendon. Ceshtja e Ngjeles liberal i takon tashme legjendave urbane. Interesante per tu vecuar eshte sjellja e Rames, gjithnje teper i kujdesshem per te kryer levizjet e tij, goditjet e tij, nepermjet te tjereve. Asnjehere nuk ben intervista te teperta, asnjehere nuk i pergjigjet pyetjeve interesante, asnjehere nuk merr pjese ne studio televizive ku ka gazetare qe nuk i shkojne per shtat. Mendimi i tij rrjedh gjithnje nga goja e Ngjeles, nga replikat e Rucit,nga shkrimet e Shekullit, nga grushtat e Prenges. Mjeshter i fasades.

Intervista e Ngjeles flet vete. Fjalen "rravgim" vetem nje shkrimtar e perkthyes si Kasoruho mund ta perdorte

 boisa , me thuaj te lutem, ku pikerisht e shikon sjelljen e Ngjeles, si  " antiamerikan"?

   Ngjela, thote gjithenje ato qe ndjen.Dhe nuk u takon legjendave ..Urbane, por fushes  traumatiko-shoqerore me shume  fatkeqesi ne kete jeten qytetare.

  Ore djema,  jemi popull me mbi  3000 vite histori.Nuk mundet te parojme qe  perfaqesues te vendeve  qe i kemi patur tere jeten ne endrat tona, te vine nje dite te bukur dhe te na trajtojne si te  rangut te dyte. "Leksionet" demokratike,  qe kemi degjuar keto kohe, nga Arvizu dhe nga ai i OSBE-se, per demokracine,  te bejne t`ja heqesh vehtes me gisht te kembes..!

   E si e duruaka nje intelektual shqiptar, kur ja, ky, amabasadori i Amerikes, mi thote Pones: .."Je nje gjeni i letrave..!!?" Se i tregovi letrat formulare, per fushaten zgjedhore.. Ky ose eshte deficent, ose tallet me keta qe takon ne pakufi..Po mua sepaku, ne te dy rastet me ngre nervat...Mendon se jam une nje antiamerikan? Jo ore jam me amerikan se  amerikanet vete.Ky dhe ca si ky jane ne fakt antiamerikane

Nëse ka një element që po e dëmton demokracinë në Shqipëri; këta janë ndërkombëtarët. Ne jemi në këtë gjendje, sepse asnjëherë politika ndërkombëtare nuk e ka dashur demokracinë reale në Shqipëri. Asnjëherë

Me kete fjali, qe jam i sigurt qe do i kete "shpetuar", praktikisht ben njetrajtesimin e veprimeve te ketij ambasadori, me ate te cdo tjetri, duke e shnderruar te gjithe ceshtjen jo ne nje problematike veprimesh te papergjegjshme zyrtaresh apo burokratesh te caktuar, por ne nje politike te mirefillte afatgjate me interesa te caktuara. Ndoshta kemi gabuar keto 20vjet qe i kemi kthyer syte e shpresat tek ata, pa e ditur "cpo na kurdisin". Le ta quajme antinderkombetarizem, per te qene ne rregull "teknikisht" me avokatin, por jo se ka ndonje vlere.

Amerikanizmi, besimi ne ato vlera te lirise, sistemit demokratik qe amerikanet mbrojne e percojne, ketu,ne shkrim nuk ka vend. Me shume duket se i referohet anti-imperializmit qe zinte vend ne kulturen e sistemin e kaluar. Mbase Ngjela ka dhe te drejte ne fund te fundit, por ne nuk kemi alternative ta besojme.

Ne nje interviste te para disa diteve, te Clirim Peka, Ngjela pak a shume distancoi demokracine e vertete amerikane te misheruar tek populli amerikan si kontrollori kryesor i saj, e burokracine e zyrtareve te saj. I ngjan mire fjalimeve te Gaddafit qe fajin per bombardimet ja le zyrtareve e jo popullit amerikan. Jo per korrelacion sepse eshte fare pa vend, por disa logjikime, nen peshen e forte te justifikimit medoemos te veprimeve apo qendrimeve, humbasin tabanin e te thjeshtes, e te rrjedhshmes, dhe futen ne disa hullira, jo praktike e jo te besueshme por dhe jo lehtesisht te rrezueshme,ku vetem mjeshtra te llafollogjise si Ngjela dalin me nje produkt ne dukje bindes. Ngjela i ngjan Rames, kane teknike fjale, por jo permbajtje. Ndoshta nje fakt me shume, perse rrijne mire tashme prane njeri-tjetrit.

 Se sa e deshte Amerika Enver Hoxhen apo Enveri, Ameriken kjo dihet boterisht.Prandaj tia leme historis.Ato qe thote Grava une po i shtoj dhe vrasiet e 21janarit.Ndodhi si ndodhi e per çfare arsye,u vrane 4 veta.Prokuroria shkon te beje detyren,kancer madhi Sali nuk i le te kryejne detyren,nuk dorzon gardistet!!!!Nuk lejon dorzimin e armeve!!A mund ta imagjinoni te ndodhi kjo ne vendet ku jane zoterijt ambasador!?Pse ketu perdorin standart tjeter?Ngjela ca gjera i thot mire.

 Sa me pelqen Spartak Ngjela kur thote :

 ..kryeministri Sali luan me paligjësinë: ai nuk mund të rrëzohet me ligj; sepse në funksion të ligjit dhe të drejtësisë, ai duhej të ishte në burg sot, që pas shpërthimit të Gërdecit. Fakti që nuk është në burg, do të thotë se ai nuk mund të rrëzohet as me këto votime, kur dihet se këto nuk kanë të bëjnë më pushtetin qendror.

Duket logjika juridike e profesionistit por si mund ta kuptojne disa injorante te pavetedijshem qe akoma ne vend qe te distancohen nga Berisha i bien Spartak Ngjeles per inerci te budallalikut ?!

o robo, vetem logjike juridike nuk ka aty. Te thuash qe nje pushtet nuk bie ligjerisht, eshte aludim i hapur per veprime te paligjshme.

  o plako, lexoje edhe njehere citimin, se nuk ka sens te kuptosh logjiken juridike te Ngjeles duke thene fjaline e fundit pa permendur fjaline e pare mbi paligjeshmerine..Tani, Ngjela nuk po flet per ullinje dhe drure halor, per ligje po flet dhe me duket se eshte edhe profesor, plako, apo jo! Mos e ve hic ne dyshim kete!

 t- Te jeshe shume i  sigurte, qe Ngjela  nuk shket kurre  ne aludime te paligjeshme.Flet vetem bazuar ne ligje; si AS NJE TJETER.Kupto  mire kontekstin e.. Nje Pushteti. Eshte fjala, per nje pushtet te paligjshem, autokratik.

Si e konceptoni  Ju, NJE  PUSHTET, ne Demokraci ?

   Ndaj  them, se kur bejme vrejtje nje autoriteti juridik, te kesaj permase, eshte mire te jemi te kujdesshem, per te zene vend vrejtjet..

Tung

Mund te na thote dikush ne sa ceshtje gjyqesore ka marre pjese i ashtequajturi akovat Ngjela? Sa ka fituar, sa ka humbur? A ka pasur ndonje ceshtje te bujshme qe ka bere jehone dhe ne shtyp?

The big goose egg, aq ka fituar. Njehere talleshin te PS me kete fakt, tani eshte gjeni i ligjeve!

Nuk e di faktikisht e nuk mun t'i hyj absolutisht ne hak avokatit por ne lidhje me kete pyetje eshte nje batute-histori e Ben Blushit, nga me "te sheqerosurat" qe kam degjuar.(mbas e kane degjuar te gjithe, por po e shkruaj gjithsesi).

Mbas humbjes se nje procesi zgjedhor, kur e pyeten avokat Ngjelen, si e perse, u tha: Ne fakt kemi fituar. Po si? Kemi fituar, sepse kemi fituar nje gje te madhe. Kemi fituar te drejten per te vajtur ne gjykaten e Apelit

 Po Jua them unesmileyor pasi te me thoni se... ne keto  20 vite cilat standarte demokratike, se paku qe te ishin diku afer  me te atij vendit nga ku Juve na pyesni,  ka arrituir vendi im dhe joti bashke?

    Dhe nje gje farete vogel:Ne nje vend ku  qeverrisesi nuk zbaton ligjet,   mund te kete te qeverrisur ... te fituar?..Qe te benin.... jehone ne   shtyp.. 

Mos ore te rinj,  mos flisni kuturu !Ne kemi plage shume te renda, Ju  tregoni puçrra tek Ngjela.. 

 

Grave nuk po diskutojme standarted demokratike ketu.  Meqe po na e beni Ngjelen ekspert juridik e meqe rendom quhet avokat, une me te drejte po pyes per eksperiencen qe ka ky i ashtequajturi avokat ne fushen ligjore.

 Po per -ç`a po ben  fjale Ngjela ne tere ato qe thote?Mos  per tojo-mojot e atyre qe e ndjekin jeten ketu prej virtualitetit dhe  kujtojne se ajo eshte e gjitha? Apo ejani te llafosim ... per porturet e Ngjeles.Ne sa thoni e pyesni  Ju nuk gjej  gje per  tu shenuar. Se asgje prej atyre  nuk shpie uje ne mullirin qe bluan, per ene...

   Juve  ju  intereson te interceptoni  individin Ngjela, pa  asnej ndikim direkt  ne zgjidhjen e halleve dhe sherimin e plageve. Veç fjaleve ideve.Dhe keto ju  rendojne?  Kurse une  kujtoj se do te  duhet  te   interesojne idete qe shpreh individi Ngjela.Gjen gabime ne idete e tij? Ato mi thuaj t`i dgjoj  me endje.Pa sa sa eshte numuri i antarve ne partine e tij nuk me shqetson kjo sepse kemi qare me ligje, tere ata  militanet ne partite e mbedha, qe mbeten tere jeten bufone dhe  marjoneta...

Jemi si ne kohen  kur  Esenini e qante Rusine ; "Ah moj Rusi(Shqiperi) qe s`te pjerdh njeri..!"...Ne 20 vite demokraci

  Dhe jo pake prej intelektualeve, prej  brenda e prej se jashtimi,  flasin per  nje Ngjela, sikur po ngacmojne ... Shaban Qosen.E di si e ngacmonin? 

  Neise seicili perzgjedh e blen,  per te ngrene.... ç`i  hahet

Grave nuk kam deshire te lexoje tymnaja.  Pyetja ime eshte thjeshte, dhe s'besoj se ka nevoje te riperseritetet.  S'po pyes per poturet dhe breket e ngjeles, por per aktivitetin profesional te Ngjeles meqe rendom thuhet qe eshte ekspert juridik e i drejtohen si avokat.

A do te darkojme serish pas zgjedhjeve, te tre? Tek vendi...

 Paderman.Do All Llahu e nuk prishen zgjedhjet(dua te thom nuk behet.... adeti si perhere).Je e mirepritur si ate nate.Me ate lloj vere ..

Amor patriae nostra lex ...

Me një fije ndjesie autokritike duhej të pranonte se një pjesë të fajit (të vogël apo të madh, varet nga simpatitë politike të individit), e ka edhe ai grupim politik ku militon zoti Ngjela sot. Theksoj, sot, se nuk i dihet ku do të militojë nesër Avokati!

mendoj qe ky eshte problemi kryesor i Ngjeles. identiteti politik i tij. nuk vihet ne dyshim Ngjela si intelektual erudit, por Ngjela si politikan. besoj se ka deshtuar. levizjet e tij te shpeshta neper parti apo koalicione te ndryshme politike, ka demtuar rende imazhin e tij si politikan duke humbur keshtu  kredibilitetin te elektorati (populli).  bile mua me ben pershtypje menyra ''arrogante'' e te shprehurit te Ngjeles  ne politike.  fundi  i fundit, ke perfaqeson Ngjela? sa veta ka pas?  ai me duket se i ngateron ca gjera. me te vertete ben pjese ne nje koalicion me PS, por ama tjeter peshe ka PS-ja e tjeter peshe partia e Ngjeles.. qe sme kujtohet emri.

 Belul i dashur.E gjithe politika shqiptare e ketyre 20 viteve ka DESHTUAR.Kemi  nje politike pa identitet.Dhe kjo situate kaqe polivalente, nuk besoj se sedenton tek individi Ngjela....Ja ta zeme se pushoi  Ngjela, rregullohen gjerat?Jooo!Kurre.Ngjela eshte  nje ze i sakte.Kaqe

si ta shpjegojmë këtë qëndrim kaq kritik të sotëm të një përfaqësuesi të një pjese të së majtës?

Po edhe Ngjelen te majte e bere?

Nejse, se me keta skicofrenat humbet edhe sekondat kot, jo me minutat dhe oret qe do ishte krim.

Ngjela nuk ka per tu bere kurre kryeminister dhe as nuk ka ambicje te behet, por edhe minister i thjeshte nuk ka per tu bere kurre. Me teper, nuk mbledh as 100 veta perpara kryeministrise. Keshtu qe "rreziku" i Ngjeles ndaj pushtetit eshte zero dhe eshte vetem ne kokat e skicofrenve te jashtem e te huaj.

Por ka nje ane te mire edhe kjo gje, ai e kuptuar qe eshte i lire te shprehet dhe jo te jete nje vemje servile. I pari ishte Zef Broci, qe i beri lemsh gazetarucket e VOA-s dhe pati kurajon qe as falje mos te kerkonte.

Nese kan te drejte, nese jan ne anen e popullit dhe interesat e njerezve te thjeshte ne rruge vetem respekt do fitojn nga te huajt. Miti i tyre duhet rrezuar ne Shqiperi, dicka po leviz dhe eshte pozitive.

Ngjela nuk ka pse kerkon falje, perkundrazi i kane borxh.. Deklaratat e ambasadoreve duke komentuar fjalet e Ngjeles per "13 mij te vrare" ishin te turpshme dhe ata vete po te kishhin pak intiligjence duhet ti kerkonin te falur Ngjeles.

 

 

E kam fjalën për intervistën e zotit Spartak Ngjela dhënë zotit Skënder Minxhozi dhe botuar në revistën “MAPO”, në datën 20 mars 2011.
Sepse nuk u zura besë syve kur lexova fjalët e Ngjelës: Nëse ka një element që po dëmton demokracinë në Shqipëri … janë ndërkombëtarët.

Une Ngjelen edhe per psikopat e njoh, por per genjeshtar, nuk besoj... jo.

ai i thote gjerat tamam ashtu si i mendon, dhe sado keq t'i argumentoje, te pakten nuk i tjeterson. Keshtuqe, te lutem, ta quash ndihmues rolin e nderkombetareve, duke e argumentuar me ceta spiunesh kunder pushtetit qe u vendos nga drejtimi i luftes se nje populli te tere kunder nje pushtuesi te huaj... kjo eshte shume.

 

 

 

"Theksoj, sot, se nuk i dihet ku do të militojë nesër Avokati!"

Nese nuk militon nen thundren e te fortit te rradhes pasi nuk je parimisht dakord me te ne Shqiperi te quajne pa bosht. Ironike eshte. E vetmja konsistence qe njihet eshte lepirja e bythes, militantizmi nen hijen e te fortit dhe besnikeria ndaj tij. Mos qofsh besnik i parimeve te tua, se e hengre, te akuzojne per rob qe hidhesh nga dega ne dege. Ah medet ne per intelektualet, burrat me thinja e poetet e nderuar, cfare servilizmi, cfare peshtiresije, cfare degradimi e degjenerimi i vetes.

....Te jeshe shume i  sigurte, qe Ngjela  nuk shket kurre  ne aludime te paligjeshme.Flet vetem bazuar ne ligje; si AS NJE TJETER

 

...po pyes per eksperiencen qe ka ky i ashtequajturi avokat ne fushen ligjore.                                                                                                                               

          Nje eksperience e hidhur e Takut si avokat me disa te "forte te Beratit"

.....rreth 4 jave para dites se zgjedhjeve te 2005  ne seline e PD po behej nje mbledhje e keshillit komb.  Nje makine benz me targa BR ..ndalone tek parkingu para godines  dhe nga ajo zbresin 3 te rinje tip gangosh(I.J  pjestar i bandes 97'se Beratit me dy te tjere) te cilet u drejtuan te roja i deres.Duke ditur qe avokat Ndjela ishte ne mbledhje ne kate te dyte  ata i kerkuan me ultimatum  rojes se do prisnin vetem 10 min per te takuar avokatin.Roja mbylli deren dhe iku larte per te biseduar por roja dhe Taku nuk u pa edhe pas 10 min.Gjendja filloj te rendohej kur ata filluan te trokisnin ne dere duke bertitur me ze te larte ;"O.. Spartak o hajdut, o zagar.,o legen dil poshte se nuk levizim qe ketu po nuk na dhe leket".Pas 20 min nga dera dalin tre shoqeruse te PD  te cilet biseduan  dhe  i garantuan  3 banditet e Beratit se menjehere pas mbarimit te mbledhjes avokat Ngjela do takohej me ta dhe do zgjidhnin perfundimisht problemin e  110 mije Euro qe kishte mare  per ti nxjere vellane(akuzohej per droge e vrasje ) nga burgu  pas denimit te tij me 17 vjite burg.

Pas kesaj historie dy gjera do ndodhenin  me siguri ;Taku nuk u be kure minister i Drejtesise(qe llomotiste  larte e poshte) dhe ata beratsit i moren 110 mije Euro e tyre.

 Histori  me gango...? Nuk jane nga te ..fshatit tim dhe kurre nuk me shkon te flas per  te tillet. Por ky  vendi jone  ne keto 20 vitet  po i perzgjedh "te  miret " nga sa e realizojne planin e Gangove, apo se sa kane thene e thone gangot merret vesh shteti si derexhe..Ju besoj, se njeren prej paleve e shikoj qe e ke njohur.. 

Ju  qe paski qene edhe kur u numuruan ato 11-tat, me disa zerot nuk do te jini pa gje, ne proven qe sillni per ta derrmuar Takun si ...

Te paafte  apo te afte, apo te  korruptuar, se kjo le si pune dyshimi  ne rrjedhen e llogjikes Tuaj? Po qe  se e ke per pune korrupsioni, lere  mo e nga se ajo dere ku damber- duan ata qe molloise ti,   eshte  shume e nershme. Me bind qe Taku ja paska unjur nerin.

Megjithate  po sot  do ta sqaroj kete dhe do keshe pergjigjen shume te sakte.Sidoqe te jete  e verteta...Jo nga goje gangosh..

...Nje  eksperience e hidhur e Takut si avokat me disa te "forte te Beratit"

  Ky  deklarim i kokoshit  eshte nje genjeshter e paster,  si  genjeshter. Ja si mu pergjegj Ngjela ne pyetjern qe i bera une prer titullin me  siper:

   "...Nuk ka bere kurre vaki si ngjarje dhe nuk mund te gjendet nje njeri, nje i vetem, prej atyre " te forteve"... te Velabishtit a ku di une nga i ka marre shpiksi,...( bente llaf per ate qe mundet t`ja kete molloisur kokoshit), qe ta pohoje kete, si te ndodhur....

 E  bej publike ne se gjendet  nje i tille qe te ma pohoje...

     Kam qene depudet, per rrjedhoje nuk me lejohej  ligjerisht por dhe  nuk mundet  qe te ndermerrja nderhyrje apo te  beja mbrojtjen te cilitdo njeriu.As te tim vellai.

  Kurre nuk kam marre ne mbrojteje as vete e as si Studjo, çeshtje krimi  per droge, vrasje, rrembim apo prostitucioni. Civile kam me qindra.Mbi 90 % te fituara.Po te  ekzistonte nje  gje e tilla nuk do te ma linte  Braçia("Zeri  Popullit&quotsmiley pa ma peremendur dhe shumfishuar.Asa  55-sa sot...Eshte genjeshter  e paster!"....

  Besoj se shume prej te"vertetave", per   Ngjelen keshtu jane.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).