PETICION, Presidentit te Republikes, z. Bamir Topi, Kryetares se Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, Kryeministrit, z. Sali Berisha

Ne, te nenshkruarit, mbeshtesim dhe nxisimin regjistrimin e ri te popullsise, si faktor me rendesi per nje qevrisje me te mire dhe mbarevajtje shoqerore. Njeherazi shfaqim shqetesimin tone lidhur me regjistrimin e popullsise mbi baza etnike e fetare, qe prek te drejtat themelore te njeriut, interesat tona kombetare dhe bie ndesh me kushtetuten. Shprehja e perkatesive etnike dhe fetare, mbeshtetur edhe ne Karten e Kopenhagenit, jane ceshtje te individit. Neni 20 i Kushtetutes se Shqiperise u jep te drejten pakicave kombetare te shprehin lirisht, pa u ndaluar as detyruar, perkatesine e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhesore. Kuptohet qarte se e drejta e pakicave per te shprehur perkatesite e tyre nuk eshte detyrim per ta. Aq me pak mund te jete nje detyrim per te gjithe qytetaret e Shqiperise.

Konsiderojme vecanerisht te rrezikshme ne momentet e tanishme, kerkesen per vetedeklarimin e kombesise. Elemente te tille regjistrimi nuk ekzistojne ne asnje nga 27 vendet anetare te komunitetit europian ku aspirojme te antaresohemi. Nuk shohim asnje dobi nga regjistrimi etnik dhe fetar. Ne jemi nje vend pa konflikte etnike fetare. Pakicat minoritare gezojne te drejta te plot ate parashikuara nga standartet me te larta europiane. Shqiperia nuk eshte nje shtet i lindur serishmi, raportet e saj me minoritet jane aq te vjetra sa edhe vete historia e shtetit shqipetar qe i ka njohur minoritet e saj qysh prej vitit 1921 para Lidhjes se Kombeve. Ne dallohemi per harmonine e shkelqyer ndermjet besimeve fetare. Shqiperia eshte shtet laik. Regjistrimi mbi baza etnike e fetare do te nxiste nje gare negative ndermjet ketyreve kategorive. Kurse vetedeklarimi i popullsise, ne kushtet e sotme, eshte haptas kunder identitetit tone. Ligjit per gjendjen civile i bere ne kete fryme, duhet shfuqizuar sa me pare.

Ne u bejme thirrje te gjithe intelektualeve, shoqatave, fondacioneve pa dallim, shqipetareve jashte atdheut, te bashkohen me ane te deklarimeve ne mas media ne perkrahje te ketij peticioni. Ne shprehim gatishmerine per pjesemarrje ne cdo debat publik, mbi kete ceshtje me rendesi te vecante, me synimin per te arritur nje process regjistrimi sa me te mire e transparent.


LISTA E NENSHKRUESVE TE PETICIONIT

1.Alfred Moisiu
2.Rexhep Meidani
3.Kristo Frasheri
4.Dritero Agolli
5.Sabri Godo
6.Gudar Beqiraj
7.Besnik Mustafai
8.Kreshnik Spahiu
9.Teodor Laco
10.Luan Omari
11.Arben Puto
12.Pellumb Xhufi
13.Besnik Aliaj
14.Mereglen Spiro
15.Astrit Veliu
16.Mareglen Gjonaj
17.Apollon Bace
18.Zhani Ciko
19.Edit Mihali
20.Tinka Kurti
21.Margarita Xhepa
22.Mirush Kabashi
23.Sali Shijaku
24.Ali Oseku
25.Naxhi Bakalli
26.Vilson Kilica
27.Ylli Popa
28.Mentor Petrela
29.Bashkim Resuli
30.Fedhon Meksi
31.Isuf Kalo
32.Sabit Brokaj
33.Pandeli Cina
34.Anesti Kondili
35.Spiro Qirko
36.Nestor Thereska
37.Hysen Heta
38.Sulejman Kodra
39.Pal Xhumari
40.Kozara Kati
41.Elsa Ballauri
42.Maks Haxhia
43.Pirro Misha
44.Remzi Lami
45.Albert Rakipi
46.Bashkim Kycuku
47.Milva Ikonomi
48.Valentina Duka
49.Fatmira Rama
50.Mihal Tase
51.Jovan Basho
52.Ilir Bibolli

3 Komente

Nqs edhe mendimi i 52 intelektualeve te ketij niveli nuk e ben te reagoje qeverine shqiptare per vetedeklarimin e etnise dhe pyetjen mbi fene ....

 

 Peticioni me duket mire, veç me vonese, sepse qeveria e rregulloi vete gafen e vet, nga presioni i njerzeve te thjeshte dhe nga emigrantet. 

 Atehere, cfare na duhet nje qeveri e tille qe nuk ben per vendin e tij sa bejne populli i thjeshte? Nuk meritojne te jene ne qeverisjen e ketij populli qe lufton per vendin e vet dhe as perkrahjen e tij. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).