http://top-channel.tv/video.php?id=23475

Kopshti botanik në Tiranë, i vetmi në të gjithë vendin, duket se do të ketë fatin e Muzeut të Shkencave të Natyrës.

Pas pushtimit të hapësirave nga ndërtimet e shumta me leje të dhëna nga komuna e Farkës, tashmë është ndërtimi i unazës së madhe që parashikohet të marrë një të katërtën e kesaj hapësire.

38 Komente

Sa mire ja paskan bo qe po e prishin. Sa per bela ishte ai botaniku aty. Se c'kishte ca lendina me lule, liqene, bime e peme qe te vrisnin syte dhe benin gjithe ate zhurme. Ishalla me nej 30 katsh tashi, t'na knoqet syni. Mos e lshoni kazmane nga dora.

baterdia qe eshte bere me pallate pa fre rreth asaj zone nuk qenkesh e mjaftueshme...Tani u dashka amputu edhe me keq. Me dhimbsen Nuset e reja qe nuk kane ku ti bejne fotot e dasmes tanime...

Une jam njohes i mire i kopshtit botanik dhe muzeut te shkencave (sigurisht qe e njoh mire edhe te intervistuarin) pasi shume vite me pare i kam pasur teme diplome....

....aq i vogel sa eshte kopeshti dhe aq pak sa mund te shikosh ne te ka dale nga nje pune gjigande dhe me breza te punonjesve atje vetem, pasi shteti etj kane tall bythen si nga kujdesi financiar ashtu edhe moral - i thencin....

...sot betonimi eshte bere edhe me i shtrnjte se ajri apo edhe vet "toka"!!!!...let te themi qe krimi nuk perfshin vetem kopeshtin botanik por gjithe zonen e liqenit, ...pa llogaritur vet qytetin....

sigurisht qe unaza eshte e rendesishme po ne si gjithmone i bim shkurt, duke mos marr parasysh gabimet e pandreqshme per te ardhmen....

 

 

 Tani, unaza duhet. Por dhe kopshti duhet. Zgjidhje do te ishte po te behej unaza e te behej kopshti diku tjeter, nga e para.

Zgjidhje do te ishte po te behej unaza e te behej kopshti diku tjeter, nga e para.

smiley

Kjo eshte si te thuash "Ajri i paster duhet. Por edhe makinat duhen. Mire eshte qe te shkaterrohet plotesisht mjedisi ne kete hapsire tashme te mbingarkuar, dhe te shohim per ndonje mjedis te ri diku andej nga maja e Dajtit"!

 

P.S. Sa mire qe e paskan gjetur gjuhen e perbashket te medhenjte, dhe militantet urte e bute pas tyre.

Sinqerisht, je bere pak boze me kete punen e militanteve. Nuk e di por sa here qe te lexoj 1 ne 2 komente i ke me "militante". Tani, nqs. kjo eshte menyra jote per t'i dhjere argumentin tjetrit, ok, por nuk me duket shume konstruktive.

Trajektorja e planifikuar merr vetem 25% te kopshtit botanik. Nqs. kjo prish pune, atehere ose gjendet nje trajektore tjeter (google map besoj se ke, provo ta gjesh nderkohe) ose provohet te gjendet nje zgjidhje alternative per kopshtin.

Duhet thene se problemi i kopshtit nuk eshte vetem tkurrja e siperfaqes, por edhe ndotja e ajrit per shkak te rritjes se trafikut nga unaza e re.

 

Olsi, pergjigja s'ka te beje me ty. Ai miku me siper zakonisht falet tek Rama dhe me c'duket Rama dhe Berisha e kane gjetur gjuhen e perbashket per kete ceshtje.

P.S.  Sinqerisht je bere bajat me kete naivitetin e pergjithshem.

Ok, kerkoj ndjese. S'e kisha vene re.

OK, ku eshte militantizmi politik te deshira per te pasur unazen, por edhe kopshtin botanik? Pak vend kane kodrat e liqenit per kopsht botanik? S'besoj te jete financiarisht e pamundur te ndertosh nje kopsht te ri botanik. Plus qe te them te drejten, une s'e di me saktesi se kush ka faj\merite per kete zone te Tiranes.

 

p.s

Po te beje Berisha nje gje te hajrit, s'duhet te them qe Berisha ka merita, sepse i bie sikur ka rene Rama dakord me Berishen, vetem sepse kam folur kunder Berishes kur Berisha s'ka bere gjera te hajrit?

Perfundimisht, qenkan ndare njerezit ne debatet shqiptare per politike. Ose shaji medoemos qe te dy, vill vrer ndaj te dyve, ku te mundesh e me sa te mundesh, ose je militant. smiley

Pak vend kane kodrat e liqenit per kopsht botanik?

Duh. Pak vend kane kodrat e liqenit per unaze qe te mos jete ngjit me nje zone te populluar rendshem dhe ku ka shume pak hapsira te gjelbera?

Une s'e kam idene me saktesi nese ka vend per unaze pa prekur kopshtin botanik. Por me hamendje, i vetmi vend i sheshte, i pershtatshem per rruge, te kodrat e liqenit duhet te jete aty te kopshti botanik. Nga njera ane e kopshtit botanik eshte liqeni e ne anen tjeter jane pallatet dhe kodrat e pjerreta "Kodra e Diellit", te papershtatshme per te ndertuar unaze te gjere, per autobusa e trafik qyteti. Kam pershtypjen se eshte i vetmi vend ku mund te kaloje unaza.  Nese ka vend tjeter, atehere ke te drejte. Por duhet pare e duhet pyetur. Google earth ka dhe opsionin qe e sheh ne 3D ate zonen, per te pare lartesine e kodres.

Po kur s'e ke idene pse s'e thua qe ne fillim qe ta marr vesh qe po flas me nje njeri qe s'e njeh Tiranen dhe te mos lodhem kot smiley

 

P.S. Jo te gjitha rruget duhen bere ne territor te gjere dhe te sheshte.

Nga sa u tha, Ndryshimi i gjurmes se unazes qe prek dhe kopshtin Botanik, eshte bere nga Drejtoria e pergjithshme e rrugeve (qeveria) dhe Komuna Farke...Projekti fillestar i gjurmes se Miratuar nga Berzh dhe vene si kusht bashkise kishte mosprekjen e Kopshtit Botanik. Pra ajo pjese e Unazes eshte tanime nen Administrimin e Komunes Farke, dhe Ndryshimi i projektit, qe prek kopshtin eshte bere pa u konsultuar me palet e interesit dhe financuesit fillestar te projektit, sic behen gjerat rendom ketej per interesa korruptivo-politike...

Keshtu qe mos u grindni ne hava...

S'e kam idene po aq sa ti.

p.s

Jo te gjitha rruget duhen bere ne territor te gjere e te sheshte.

Jo kur ka shesh prane dhe kur kodrat rrotull jane mjaft te pjerreta.

 Ai kopshti ka qene nje mrekulli ne nje vend te piset. shyqyr qe po e prishin se na e solli n'maje t'hundes.....

Rrofte Sala, se na e ka bo behar ket ven, vape, vape, e vetem vape.......

Jetoj jo shume larg asaj zone, dhe eshte gati e pabanueshme, per shkak te ndertimeve te shumta, te trafikut te makinave, dendesise se banoreve. Kopshti botanik uroj qe mos te cenohet, ose se paku te preket minimalisht. Eshte Si nje burim ne shkretetire. Mekat qe jepen aq shume leje pallatesh neper kodra edhe nga komuna Farke, pa pasur se pari urbanizim. Nese nuk do te kish aq shume pallate do te mund te ishte gjetur dhe gjurma e duhur e Unazes..

po na duhet unaza mer, qe te vertiten maqinat.....verr e verr e verr. shum qytet i shemtut..sa kalova nja kater dite, vazhdonte pislliku / rremuja etj etj. Neper restorante e gjona shifshe vetem te huj dhe nai tip si shabon memia me fisin.

me bukur dukej durrsi se tarona 

Eh more cuna/goca, nuk ka njel muhabeti vetem te unaza e re po edhe te kanalet e m.....  Kur bohet nje investim i ri shihet impakti qe ka ne mjedis. Ne rastin e kopshtit botanik nuk duhet me menu qe mund ti afrohesh jo mo ta prishesh. Arsyet jane te thjeshta:

1 - Eshte qender kerkimore shkencore (zoti na ka  dhone gjithe te mirat po na ka more ment pranej nuk e dume shkencen, jemi te vetmit qe djegim e thyme shkolla).

2 - Ne vlere monetare kopshti eshe i pa cmueshem, ndersa per sa i perket unazes edhe sikur kodrat e liqenit te boheshin me tunele cmimi i gjehet.

3 - Ne terma zhvilimi te qendrueshem, si ka ardhe muftabeti unaza re duhet zgjeru se projekti ka ca kohe qe eshte bo dhe nderkohe qyteti osht rit. Unaza duhet ta rethoje qytetin jo ta caj mes per mes. Ne konceptin e zhvillimit afatgjate hakshe hakshe unaza duhet te kaloje matone selites ne menyre qe te jete funksionale.

4 - Per sa i perket komunes Farke qe do me bo mes permes Kopshtit kanalet e ujrave te zeza. Ta kishte menu mire ket pune para se te jepte lejet e ndertimit per pallatet atje (qe i moret m.... shalet). Keshtu qe le te gjejne nje zgjidhje tjeter me trefish kosto se taksat per ndertimet i kane more komunaret me vakt.

Kaq kisha une o miq!

 

intervistuari eshte Prof doc shkencash dhe bashke me te tjere ka punaur me dekada ne kete kopesht dhe per ta nuk eshte hera e pare qe perballen me keto probleme per ta mbrojtur Kopeshtin botanik  si nje vlere jo vetem shkencore por edh ekombetare etj ....ata jane te pafuqishem ta mbrojne te vetem kete shkaterrim, por sensibilizimi i njerezve, mediave etj qe e kuptojne rendesine ketij kopeshti do ndihmonte mbase ne kthimin e ketij vendimi....

...sa per unazen, ..kjo me duket arsye absurde!!! eshte e pamundur mos kete zgjidhje tjeter.....

une them qe duhet ta bojne me tynel!! 300 melona kerko bekteli.. smiley

une e kam kuptu pse jam adicted me ppu-ne, se vetem ketu mund te lexoje robi lloj-lloj gjonash, si ky/kjo tipi/tipja qe thote duhet me u spostu kopshti botanik se i ka zone rrugen unazes smiley

 

i ka zen rrugen progresit.. smiley

un bile them ti qintemenesemes edhe kulles se tan dulakut se i bo hije parlamentit te ri smiley

A di gjo nese Bracja e gjeti hap ate zyren qe kish myll zhozi heret dje?

"O ta bej p* ate k** neser" kish thone.

*=peshk..

**= kerrmen..

Mos o Zot, tobe strafkulla. Po dyqani im ku do vej pastaj qe e kam blere sa qimet e kokes Big Grin

Mos leshoni te tilla brockulla ju andej nga shqiperia se na bete me zemer ne ketej Big Grin

i ka zen rrugen progresit

per cdo gjo te falim, po te progresi s'durojm. se mban mban njeriu, po ka i kufi.

ps. bush-o, ka pas qen i ven n'tiron qe i kon pas thon "te progressi". nuk di a perdoret mo ai toponom aq perparimtar.

He mo dhe ju, mos e beni 25% te kopshtit botanik si nje kryeveper te pazevendesueshme. Nuk e di sa keni pa shkuar andej ju qe flisni me kaq adhurim, por njerezit e qindra pallateve qe ka rrotull, i kane shqyer hekurat dhe e perdorin si rruge shkurt kur shkojne e mbushin uje. Shkurre, driza e pellgje me llum ka sot, dhe shkulja e bimeve per t'u mbjelle diku tjeter apo mbjellja nga e para s'eshte asgje e pamundur financiarisht. Nderkohe per ate unazen qe e quani progres me tallje, te panevojshem para bahces se kopshtit botanik, flasim nese keni pasur fatkeqesine te provoni trafikun e Tiranes nga brenda nje ambulance me ndonje te aferm brenda.

 

esht subjektive gjoja ime n'lidhje me at ven. s'mun te merrem per baze me i llaf. une s'do e prishsha botanikun dhe zoologjikun edhe sikur te ndertojshin empire state building falas aty.

dojsha me pershnet swedin dhe bushin ne fakt.

Empire state s'eshte nevoje jetike si unaza e madhe. Krahasimi s'ka lidhje me kete rast, sepse s'po ndertohet dicka luksoze per terheqje shikimesh, por po flitet per arterie shume domethenese te qarkullimit ne Tirane e si rrjedhoje te cilesise se jetes.

Nese prishin ate pjesen e dekoruar mire, jam dakord dhe une te mos e prishin. Por ajo pjesa ku mendoj une se do te kaloje rruga s'eshte ndonje hata e madhe.

Dakord mig, s'prishena per kaq gjo. ne ane serioze, unaza e madhe e tiranes eshte domosdoshmeri, nuk eshte nevoje. ku e di une qe knej? po ja, kam qene ne tirane ate diten e mitingut idiot te vizave dhe u bllokum rruges nga makinat, rri e rri ne ven, qesh tu u asfiksu nga ajri gjith tym, lam makinen dhe e morem rrugen ne kom. aty ma shpjegun edhe pse s'bohet unaza e modhe, se zihen me thane qe kush do "i haje" paret e rruges, qendrori (sala) apo lakali (edi). ene thash, po le te hajn mer te dy krahet, ku ka per nji ka edhe per dy, vetem te bohet.

 

 Se kuptaoj nje gje vetem.

Ne faqen e bashkise se Tiranes, po te kontrollosh vijen e verdhe del qe kopshti i takon Tiranes dhe jo Farkes.

A e shpjego dot njeri ket gje?

mos u lodh shume...Doli vete kryetari i Komunes se Farkes, dhe e pranoi ndryshimin e "vogel", qe i ka bere ai dhe drejtoria e pergjithshme e rrugeve projektit fillestar..Qe ku e ke Katnaro www.top-channel.tv/artikull.php

 Akoma nuk i je pergjigjur pyetjes:

nqs kopshti botanik eshte brenda vijes se verdhe te Tiranes, ç'pune ka Farka ne kete mes?

Je apo ben vete? Shikoje video lajmin..

Dhe jo nuk eshte brenda vijes se verdhe...Sa ke pa ardh ne Tirane? Do te habiteshe per Zonat e banuara bashkengjitur Tiranes jashte vijes se verdhe...

po cfare duhet kopeshti botanik o njerez!!lulet tek ne i hane gomaret

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).