All Headline News

Former Austrian Interior Minister Ernst Strasser has resigned from the European Parliament after a newspaper exposed that he accepted abribe of $141,066 annually for submitting legislative changes to the European Union’s banking regulations.
clearpxl

In the sting operation carried out by The Sunday Times, the newspaper created a fake company, Taylor Jones Public Affairs, where Strasser, Romania's Adrian Severin and Slovenia’s Zoran Thaler offered to willingly push through legal amendments on behalf of this firm.

Strasser denied any wrongdoing and insisted that his resignation was aimed at preventing Austria's coalition government from any further damage.

"I have decided to take this step because there has been a campaign against me in Austria,"  Strasser, who had successfully led the Christian democratic Austrian People's Party (OVP) in the European elections two years ago, said.

On Sunday, OVP leader and Austria's vice-chancellor Josef Proell demanded Stasser’s "immediate resignation from all political posts".

Meanwhile, the parliament opened an investigation to find out the newspaper’s corruption claims

"The parliament has just opened an inquiry into these allegations so the facts can be fully established. The Sunday Times' allegations are severe and the European parliament is taking them seriously," Parliament spokesman Jaume Duch told AFP.

9 Komente

 Po per ne injarantat nuk shkruni ju, por vetem per te jashtmit.......

 N'gjithe boten ka korrupsion o vlla! smiley

Can you repeat dhe question please? smiley

Keta Mu*er vijne ne emer te PE, ne mbeshtetje te qeverise per te na treguar se Saliu nuk i ka vjedh zgjedhjet?

You got that from all that? God, I must be utterly thick. smiley

Yes! dhe naj  dy tre pytje te tjera.. por me vone.. me voneee. smiley

i'm having what you're having then... smiley

 "immediate resignation from all political posts".

Ja me vlla ka lezet jep dorheqje edhe nga postet politike, kurse se keta t`tonet si Meh`diu dhe Meh`ta marzalla jane akoma krietare par`dhie!

 Per ata qe thone se amerikanet e duan shqiperine, aq, e aq shume....

Dashuria amerikane e shqiptarëve

Endri  Xhafo

Në datë 7 mars, ditën e mësuesve, ambasadori amerikan në Tiranë zhvilloi një takim me drejtues të kompanisë “Top Media”. Duke iu drejtuar Filip Çakulit, drejtorit të emisionit “Fiks Fare”, ambasadori Arvizu e pyeti: “’Fiks Fare’ është 2 herë në javë”? Filipi, me kokën ulur dhe sytë që kishin fiksuar tavolinën, ia ktheu: "Fiksi në fakt është 5 herë në javë, por, po të thoni ju, e bëjmë edhe 2 apo 3 herë”. Të pranishmit, duke përfshirë ambasadorin, nuk mundën ta mbanin të qeshurën.

Në të vërtetë, kishte më shumë se një javë që ambasadori, si një mësues i mirë, po shpërndante këshilla sa djathtas majtas, gjë që vazhdoi ta bëjë intensivisht edhe në ditët në vijim. Ishte në ekranet e televizioneve në datë 1 mars, të nesërmen në datë 2, pastaj në 4, 7, 8, 9, 10, 11 mars, 2 herë në 15 mars, 3 herë në 16 mars dhe prapë në datë 17.

Në datë 15 paradite, në një takim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ambasadori Arvizu nuk hezitoi të falënderojë ministrin Basha për kohën që ky i fundit i kushtoi, ndonëse "8 maji nuk është larg". Aludimi për kandidaturën e ministrit Basha për Bashkinë e Tiranës ishte i hapur. Për të shtuar, në mënyrë simbolike, se parashikonte ditë të bukura dhe me diell, duke treguar kyçin e dorës ku edhe ai kishte vendosur veroren si shenjë mbarësie. Në të njëjtin aktivitet, zëvendësministrin Ferdinand Poni e cilësoi një "gjeni të vërtetë", që qëndron pas programit të bashkëpunimit të ministrisë me vullnetarët e Korpusit të Paqes.

Uidhers-Arvizu, krisja e qëndrimeve

Perceptimi publik se ambasadori Arvizu po mbështet qeverinë e Kryeministrit Berisha u formulua për herë të parë nga "Zëri i Amerikës", në një intervistë të datës 4 shkurt 2011, në Uashington. Sigurisht, ambasadori e mohoi mbështetjen e tij për një forcë të caktuar politike. Por në qëndrimet dhe deklaratat e tij, ka një thyerje nga qëndrimi i paraardhësit Xhon Uidhers.

Për këtë të fundit, Edi Rama ishte një "burrë shteti", sepse u tërhoq nga organizimi i protestave antiqeveritare pas shpërthimit të Gërdecit. Kjo ishte tri javë përpara se Shqipëria të merrte ftesën për anëtarësim në NATO, proces në të cilin ishin investuar kaq shumë amerikanët.

Pasi anëtarësimi u bë punë e kryer në prill të vitit 2009, ambasadori Uidhers filloi të bëhej aq shumë kritik me qeverinë, saqë më 27 maj 2010, ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta u ankua me anë të një letre dërguar Departamentit amerikan të Shtetit. Natyrisht, Departamenti nuk e "shiti" diplomatin e vet, dhe ndihmës sekretari Filip Gordon, në emër edhe të sekretares Klinton, kujtoi rolin që ambasadori kishte dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Krisja e ambasadorit Uidhers me qeverinë Berisha ndodhi disa kohë pas Gërdecit dhe është e lidhur me përpjekjen për ta implikuar edhe atë si person në dijeni për tregtinë e municioneve kineze, gjë që në fakt nuk përbën shkelje në Shqipëri, por ndalohet nga ligjet amerikane. Ambasadori Uidhers u detyrua t'i hedhë poshtë akuzat përpara një komisioni të Kongresit amerikan. Pas këtij momenti ai nuk la rast pa përmendur çështjen e imunitetit në Shqipëri, pas të cilit ishin fshehur, sipas tij, zyrtarë të lartë. E bëri këtë qoftë kur u mbyll çështja e korrupsionit të prezumuar me rrugën Durrës-Kukës, në qendër të së cilës ishte vënë ministri Basha, por sidomos në fund të mandatit të tij, në lidhje me drejtësinë e munguar në procesin "Gërdeci". Në mënyrë të qartë, ambasadori Uidhers kërkonte "kokën" e ish-ministrit Mediu.

Sot, për pasardhësin e tij, ambasadorin Arvizu, ministri Basha është një partner i vyer dhe Kryeministri Berisha një tjetër "burrë shteti", pse shtyu datën e një koncerti festiv, që në atë moment preciz konsiderohej nga opozita si "antimiting". 
Si shpjegohet ky ndryshim?

Formulimi i politikës së jashtme dhe shqiptarët

Politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara është më pak e përllogaritur dhe më pak racionale nga sa duket në vështrimin e parë. Vetë jeta politike amerikane shkundet herë pas here nga debate që kundërvënë pushtetin legjislativ ndaj pushtetit ekzekutiv (rasti i komisionit të kongresit që hetoi aferën e municioneve kineze), duke implikuar në shumë raste edhe shoqërinë civile. Regjimi politik amerikan në tërësinë e tij është menduar nga etërit themelues të Pavarësisë në terma të peshave dhe kundërpeshave (check and balances).

E njëjta filozofi ka shënjuar edhe strukturën qeverisëse: administratat e departamenteve (ministrive) të ndryshme, janë në "luftë" konstante njëra kundër tjetrës dhe zhvillojnë interesat e tyre vetjake sektoriale. Kjo u lejon, në parim, të kufizohen në mënyrë të ndërsjellë. Struktura hierarkike që mbizotëron në modelin europian nuk ekziston në Shtetet e Bashkuara. Në këtë kuptim, nuk ka interes të përgjithshëm apo të përbashkët që ngrihet mbi interesat e veçanta. I takon pra Presidentit, që në një moment të caktuar të kanalizojë këto interesa specifike përreth një politike të caktuar, një qëndrimi që duhet mbajtur.

Për shembull, sulmi i NATO-s mbi Jugosllavinë e Millosheviçit, që u ka vlejtur amerikanëve mirënjohjen e pakufishme të shqiptarëve, nuk ishte në të vërtetë përfundimi logjik i një politike të përllogaritur. Në debatet që zhvilloheshin shpesh në zyrën ovale në fund të vitit 1998, e vetmja që këmbëngulte për një ndërhyrje më energjike ishte sekretarja e Shtetit, Madlen Ollbrajt, e cila haste në qëndrimin refuzues të sekretarit të Mbrojtjes, Uilliam Kohen dhe këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Sendi Berger. Ajo që e bindi Presidentin Klinton të marrë vendim në favor të një ndërhyrjeje energjike, ishte masakra e Raçakut. Kurse goditjet ajrore u bënë të paevitueshme pas dështimit të negociatave të Rambujesë, për shkak se NATO kishte implikuar autoritetin e vet. Vetëm pas fillimit të kësaj lufte jashtë zonës së Aleancës, ky funksion i ri i rivendosjes së paqes (peacemaking) nga NATO, e cila deri atëherë kishte qenë një organizatë mbrojtjeje, u përkthye në një koncept të ri strategjik, që do t'i jepte Aleancës një arsye për të ekzistuar në botën e pasluftës së ftohtë (kujtoni misionin aktual në Afganistan).

Po të ishte për amerikanët, me përllogaritjet e tyre ata e kishin mbyllur çështjen e Ballkanit që me Dejtonin, në nëntor 1995, marrëveshje që e la jashtë Kosovën, sepse e konsideroi si një çështje e të drejtave të njeriut e cila do të gjente zgjidhje në kuadër të një Serbie të demokratizuar. Në librin e tij: "Realitete shqiptaro-amerikane", Mero Baze tregon se krisja e Presidentit Berisha me amerikanët, e cila kishte filluar që në vitin 1994 me arrestimin e pesë minoritarëve të “Omonias” (ndërkohë që Presidenti Klinton këshillohej nga greko-amerikanët Xhorxh Robert Stefanopulos apo Xhorxh Tenet), u konsumua në mënyrë të pariparueshme pikërisht kur Presidenti Berisha i kërkoi Ibrahim Rugovës radikalizimin e situatës në Kosovë. Mero Baze zbulon edhe një pohim të Sali Berishës me strukturat e Partisë Demokratike në vitin 1997, ku ky i fundit paska thënë se, "nuk mund t'i pranonte kërkesat e amerikanëve, sepse nuk donte t'i linte vendit dhe kombit turpin historik të vënies dhe heqjes së kreut të shtetit shqiptar nga qeveritë e vendeve të tjera, qoftë kjo edhe qeveria e vendit më të fuqishëm në botë".

Kjo situatë të kujton shprehjen autoironike të arkitektit të politikës së jashtme amerikane, Henri Kisinger, i cili ka thënë se: "Amerika është vendi më demokratik në botë, ngaqë në Amerikë nuk ka ambasadë amerikane". Sigurisht, kjo shprehje merrte më shumë kuptim në vitet e Luftë së Ftohtë, kur nën imperativa strategjike të doktrinës së frenimit të komunizmit, politika e jashtme amerikane bëri kompromise me vlerat morale që ajo pretendonte se përçonte në botë (për shembull, grushti i shtetit në Kili etj).

Sali Berisha, që e kuptoi në kurriz të tij se si funksionon vendimmarrja në politikën e jashtme amerikane, nxitoi që me rikthimin e tij në pushtet si Kryeministër, të ndërmarrë në verën e vitit 2005 një veprim simbolik, siç ishte akordimi i një shume të caktuar për të përmbyturit e uraganit "Katrina" në Nju Orlins.

Sot, nën dritën e qëndrimeve të ndryshme të dy ambasadorëve të fundit amerikanë, me të drejtë mund të shtrohen pyetje mbi përcaktuesit vendimmarrës që po ndikojnë në qëndrimin e Uashingtonit ndaj Tiranës. A janë ata lobe të lidhur me kompaninë ‘Bektel’, apo janë përllogaritje strategjike që mbështesin status quo-në e një vendi anëtar të NATO-s, pjesëmarrës me forca ushtarake në Afganistan? Apo mos ndoshta opozita po paguan, njësoj si Sali Berisha në vitet '90, kokëfortësinë e liderit të saj, Edi Rama përballë këshillave të miqve amerikanë?

Fakt është se ndërkohë që ambasadori Arvizu po sjell në mend kujtimin e ambasadorit Rajerson, i cili në vitin 1992 dilte në mitingjet elektorale të Partisë Demokratike, opozita, nëpërmjet Spartak Ngjelës, u ka kërkuar ambasadorëve të heshtin. Por është pak si vonë për t'u kujtuar për emancipim politik, sidomos kur qëndrimet e ambasadorit Uidhers janë përdorur shpesh nga opozita në qëndrimet kundër qeverisë. Selia e rrugës së Elbasanit është shndërruar me kohë në një faktor të politikës së brendshme dhe sot, pas anëtarësimit të vendit në NATO, anëtarësim më shumë i dhuruar sesa i merituar, ndoshta është e pamundur për këdo në politikën shqiptare të veprojë pa marrë parasysh se çfarë thotë ambasadori amerikan. Politikanët e Tiranës do të vazhdojnë të lodhen me pyetjen se, "çfarë ka dashur të thotë autori", duke u përpjekur të deshifrojnë deklaratat dhe qëndrimet e caktuara.

Në fakt, kjo është rezultat edhe i një mangësie të theksuar në demokracinë e brendshme të vendit. Askush nuk mund të mburret se në Shqipëri demokracia është aq funksionale sa ç'është në Shtetet e Bashkuara. Sa kohë vitaliteti i kombit amerikan dhe vlerat e pamohueshme të demokracisë amerikane do të mbeten një ideal për shqiptarët, ambasadorët amerikanë në Tiranë do t'i lejojnë vetes t'u japin shqiptarëve leksione demokracie.

Në emisionin e tij të mëngjesit, shpesh Aldon Lipe thoshte me humor: "Duajeni atdheun si Shqipëria Amerikën"! Fraza është padyshim jo origjinale, por ajo mbart tërë filozofinë popullore në lidhje me këtë marrëdhënie ksenofilie, që thekson deri në sarkazëm karakterin e dobët të shtetit shqiptar. Zoti na ruajt, derisa mund të vazhdojmë kështu!

Shqip

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).