TË GJITHA ÇLIRIMET E SHQIPËRISË 

Mendojeni historinë shqiptare prej se Shqipëria është bërë shtet! 
Mendojeni këtë histori duke qenë të liruar prej paragjykimeve politike, ideologjike, fetare dhe krahinore! 
Se, vetëm të liruar prej këtyre paragjykimeve prej të cilave, siç është parë shumë herë përpara dhe siç po shihet edhe sot, nuk lirohen lehtë, me dëshirë, arrivistët e etshëm pushtet dhe partizanët e tyre të mjetuar, të shpërblyer a të fanatizuar, mund ta mendoni drejt, objektivisht, domethënë ndershëm. 
Në qoftë se e mendoni kështu, drejt, objektivisht, domethënë ndershëm historinë e re të Shqipërisë, prej se ajo është bërë shtet, do të bindeni se ndërrimi i rendeve pushtetore shqiptare deri sot gati të gjitha herat është bërë jo përmes zgjedhjeve të quajtura të lira, të ndershme, demokratike apo edhe as të lira, as të ndershme, as demokratike, po me lëvizje popullore, që ndonjëherë janë ndihmuar prej ndonjë shteti mik a armik i Shqipërisë. 
Dhe, më tej: në qoftë se e mendoni kështu,drejt, objektivisht, domethënë ndershëm historinë e re të Shqipërisë, prej se ajo është bërë shtet, do të bindeni se jo procedurat e përcaktuara me Kushtetutën e shtetit, po lëvizjet popullore ishin fuqia që do ta lëvizë historinë e shtetit shqiptar, shumë më shpesh duke e çua përpara sado ndonjëherë edhe duke e kthyer mbrapa. 
Pse ka ndodhur kështu në historinë e shtetit shqiptar? Pse janë ndërruar kështu, me lëvizje popullore, rendet pushtetore në historinë e shtetit shqiptar? 
Përgjigja në këto pyetje mund të jepet vetëm në fund të shkrimit mbasi të paraqiten disa të dhëna për arsyet pse në vend të procedurave të parapara me Kushtetutë për ndërrim rendi pushtetor janë organizuar lëvizjet popullore? 
Sikundër mund të mësohet në historinë shqiptare, deri sot Shqipëria është çliruar pesë herë: dy herë është çliruar prej pushtuesve të huaj dhe tri herë prej tiranive, despotive dhe diktaturave, që kishin vendosur tiranët, despotët dhe diktatorët tanë. 
Tani mbetet të shihet se si do të ndërrohet pushteti i sotëm i cili më pak a më shumë mund të karakterizohet me nocione të ndryshme politike dhe juridike, si autoritar, despotik, tiranik, përzierje e diktaturës dhe demokracisë, por në asnjë mënyrë me nocionin demokratik. 

Çlirimi prej Perandorisë Otomane 
Herën e parë Shqipëria është çliruar në vitin 1912 dhe është çliruar prej pushtimit të Perandorisë Otomane. Çlirimi i Shqipërisë prej pushtimit të Perandorisë Otomane sjell krijimin e shtetit shqiptar, por të shtetit jashtë të cilit do të mbesë gati gjysma e truallit etnik në të cilin shqiptarët ishin popullatë e vetme ose shumicë etnike dhe më shumë se gjysma e popullit. Në vitin 1912, Shqipërinë do ta çlirojnë prej pushtimit të Perandorisë Otomane intelektualët e paktë, që jetonin e vepronin jashtë Atdheut, borgjezia e formuar në botën e huaj dhe fshatarët e frymëzuar dhe të udhëhequr prej atyre intelektualëve. Ishte ky çlirimi i një populli prej pushtuesit të huaj dhe krijimi i një shteti të ri evropian jo tipik për çlirimet prej pushtuesve të huaj dhe krijimet e shteteve evropiane: fqinjët ballkanikë e kishin dëmtuar rëndë tërësinë e tij etnike! 

Çlirimi prej feudalizmit dhe vendosja e përkohshme e demokracisë 
Herën e dytë Shqipëria është çliruar në vitin 1924 dhe është çliruar prej feudalizmit të çifligarëve, që e kishin grabitur pushtetin pa kurrfarë meritash për çlirimin e Shqipërisë prej pushtimit të Perandorisë Otomane! Në të vërtetë lirinë shqiptare pas krijimit të Shqipërisë shtet, në rastet më të shpeshta, po e gëzonin jo ata që kishin vuajtur pasojat e pushtimit dhe kishin luftuar qoftë me penë qoftë me pushkë për lirinë, por ata që kishin qenë përbërës të pushtetit të pushtuesit! Shqipëria ishte çliruar herën e dytë me lëvizje popullore të udhëhequr prej një numri të intelektualëve edhe tani të paktë dhe prej një numri të pjesëtarëve të borgjezisë tregtare. Duke përmbysur mbeturinat e feudalizmit dhe rendin feudal, në të cilin të drejtat e njeriut dhe të drejtat sociale më së rëndi i shkeleshin fshatarësisë, që përbënte shumicën e popullsisë, prijësit e lëvizjes popullore, ndër të cilët shquante Fan Noli, do të vendosin rendin demokratik dhe do të fillojnë reformat që do të sillnin përmirësimin e jetës së të sunduarve. Por, rendi demokratik që do të vendosin intelektualët dhe borgjezia ishte shumë jetëshkurtër: pas rreth gjashtë muajsh do ta përmbysin çifligarët e udhëhequr prej Ahmet Zogut, por me ndihmën e ushtrisë jugosllave dhe emigracionit të bardhë e të një numri vrangelistësh, të strehuar në Serbi pas ikjes prej Revolucionit të Tetorit. Ishte kjo kthesë me pasoja të mëdha, që do të paguhen me një pjesë të tokës së shtetit shqiptar në Shën Naum dhe në Vërmosh dhe që do të përcaktojë zhvillimet politike në Shqipërinë shtetërore po thuaj deri në fund të shekullit njëzet. Pushteti i pakohtë i rikthyer i çifligarëve dhe i një numri të pjesëtarëve të borgjezisë tregtare, të udhëhequr prej Ahmet Zogut, në vitin 1928 do të marrë trajtën e mbretërisë kushtetuese, kurse mbret i Shqipërisë do të shpallet Ahmet Zogu. Është meritë e këtij pushteti mbretëror ndërtimi për atë kohë bashkëkohor i shtetit, krijimi i administratës dhe qëndrueshmëria, sado e përkohshme qoftë ajo, e këtij shteti tepër të varfër. 

Çlirimi prej pushtimit italian dhe vendosja e diktaturës komuniste 
Herën e tretë Shqipëria është çliruar në vitin 1944 dhe është çliruar prej pushtimit të fashizmit italian, që me ideologjinë, me ekonominë, me kulturën dhe me gjuhën e kishte filluar pushtimin e Shqipërisë në vitet e tridhjeta dhe e kishte arritur në vitin 1939. Pushtimi fashist i Shqipërisë është bërë i mundshëm nga politika nënshtruese e regjimit të përbërë kryesisht prej çifligarëve, një numri të pjesëtarëve të borgjezisë dhe një numri intelektualësh, të cilët midis fashizmit dhe komunizmit kishin zgjedhur - si thuhej me ironi prej kundërshtarëve të tyre - të keqen më të madhe: fashizmin! Pushtimin e Shqipërisë nga Italia, ndërkaq, që kapitulon më 1943, do ta trashëgojë Gjermania naziste po në atë vit. Në vitin 1944 Shqipëria do të çlirohet në sajë të luftës çlirimtare të organizuar prej komunistëve shqiptarë, që do të themelojnë Partinë komuniste shqiptare. 
Në sajë të meritës që kishte për çlirimin e vendit prej pushtuesve italianë dhe gjermanë, Partia komuniste shqiptare do të fitojë pushtetin pas luftës dhe do të vendosë rendin politik- shoqëror komunist prej të cilit do të jenë të përjashtuara forcat e tjera politike. 
Pushteti komunist në Shqipëri do të zgjasë shumë më tepër se të gjitha pushtetet e tjera para tij dhe gjatë kësaj kohe do të arrijë ta ndryshojë rrënjësisht pamjen politike, ideologjike, institucionale, shoqërore, ekonomike, kulturore të Shqipërisë.Gjurmët e këtij pushteti në historinë shqiptare do të jenë më të mëdha e më të thella se të të gjitha pushteteve para tij dhe pas tij deri sot. Historia e shënon si pushtet që e ka ndërtuar Shqipërinë institucionalisht, që e ka arsimuar popullin, në tërësi , që ka ngritur numër të madh institucionesh të shkencës e të kulturës që njeh bota e qytetëruar, që ka shkolluar dhe emancipuar gruan shqiptare, që ka ngritur shëndetësinë, që ka ndërtuar objekte me rëndësi të madhe, themelore, në ekonominë shqiptare, që e ka emancipuar dhe pavarësuar në të gjitha pikëpamjet popullin shqiptar. Por, këtë pushtet historia e shënon njëkohësisht si pushtet të një diktature të paprovuar në historinë shqiptare, në të cilën do të shkelen rëndë të drejtat politike e qytetare, të drejtat themelore të njeriut: të drejtat e mendimit e fjalës së lirë, të organizimit politik, të lëvizjes së lirë, të fesë, të pronës. E të tjera. 

Çlirimi prej diktaturës komuniste dhe vendosja e demokracisë së përzier me despotizëm 
Herën e katërt Shqipëria është çliruar në vitin 1991 dhe është çliruar prej diktaturës komuniste. Çlirimi i shtetit shqiptar prej kësaj diktature do të jetë shumë më i lehtë dhe shumë më i shpejtë se ç'mund të jetë pritur prej armiqve e kundërshtarëve të jashtëm dhe prej servilëve të brendshëm. Asgjë e çuditshme: me përjashtim të Rumanisë, ashtu lehtë e shpejtë ishin çliruar dhe vendet e tjera komuniste, në Evropë. Ç'është e vërteta, çlirimin e Shqipërisë prej diktaturës komuniste, të vonuar në krahasimin me çlirimin e vendeve të tjera ish komuniste, do ta frymëzojë dhe do ta bëjë të mundshme përmbysja e komunizmit në shtetin më të madh komunist në Evropë- në Bashkimin Sovjetik dhe, pastaj, në vendet e tjera komuniste evropiane. 
Çlirimi i Shqipërisë prej diktaturës komuniste po ashtu i detyrohet lëvizjes popullore, në këtë mes, në radhë të parë lëvizjes së studentëve shqiptarë të Universitetit Shtetëror të Tiranës, e cila, në masë të madhe, do të jetë e frymëzuar prej lëvizjes çlirimtare të studentëve të Universitetit të Prishtinës. Çlirimi i Shqipërisë prej diktaturës komuniste, në vitin 1991, mund të quhet vetëm i pjesshëm dhe mund të quhet kështu, vetëm i pjesshëm, sepse jo vetëm mendësi, jo vetëm teknologji pushtetore komuniste, por edhe një infrastrukturë e tërë partiake, shtetërore dhe kulturore, duke përfshirë këtu ish-sekretarë të organizatave bazë të Partisë së Punës, ish-deputetë, ish-drejtorë, ish nënkryetarë e sekretarë institucionesh të ndryshme shtetërore, ish-kryeredaktorë, ish-gjyqtarë, do të arrijnë të futen në pushtetin e ri, të quajtur demokratik, dhe të pushtojnë detyra të larta, deri te institucioni i kryetarit të shtetit, deri te pozita e kryeministrit, deri te pozitat e ministrave të sektorëve të ndryshëm, deri te zgjedhja për deputet në Kuvendin e Shqipërisë! Kjo trashëgimi komuniste, madje, staliniste, në pushtetin e ri shqiptar, në vendet e tjera komuniste evropiane ishte ndërprerë shpejt pas rënies së komunizmit dhe do të mbesë veçanësi e tejzgjatur deri në fillim të shekullit njëzet e një vetëm në Serbi e në Rusi, kurse deri sot vetëm në Shqipëri dhe në disa ish republika aziatike të Bashkimit Sovjetik. 

Çlirimi prej despotizmit paskomunist dhe vendosja e demokracisë së përçarë 
Herën e pestë Shqipëria është çliruar në vitin 1997 dhe është çliruar me revolucion paqësor demokratik, të cilit regjimi despotik që kishte vendosur ish-sekretari i organizatës themelore të Partisë së Punës në Universitetin Shtetëror të Shqipërisë në Tiranë, Sali Berisha, do t'i përgjigjet me dhunë të përgjakshme, duke shkaktuar shumë e shumë të vrarë e të plagosur, duke bërë shumë shkatërrime materiale e kulturore dhe duke nxitur zhvendosje të jo pak qytetarëve në Itali e në Greqi. Çlirimi i Shqipërisë prej regjimit despotik të ish-sekretarit të Partisë së Punës dhe infrastrukturës së tij politike e shtetërore nuk do të jetë jetëgjatë: në sajë të gabimeve, në radhë të parë në sajë të përçarjes politike, të nxitur prej karrierizmit të Fatos Nanos dhe Ilir Metës, ky ish sekretar komunist do të arrijë të rikthehet në pushtet në vitin 2005! Ky rikthim i pabesueshëm për mendjen demokratike i këtij despoti në pushtetin shqiptar do t'u krijojë mundësi disa dyshuesve të vjetër dhe të rinj ndaj emancipimit demokratik të Shqipërisë që të thonë e të shkruajnë në mediet e tyre: ish-sekretari i Partisë së Punës, i cili prej politikës do të duhej të ishte dëbuar me kohë në sajë të ligjit mbi llustracionin-siç janë dëbuar sekretarët partiakë në vendet e tjera ish- komuniste, e kënaq nevojën e shqiptarëve që të jenë të sunduar me dhunë! 

Çlirimi prej despotizmit të rikthyer paskomunist - obligim historik 
Prej shtjellimit të mësipërmë mund të shihet pak a shumë qartë se kur, si, prej kujt dhe prej çkajes është çliruar Shqipëria, prej se është bërë shtet, në vitin 1912. E quajta çlirim edhe ndërrimin e rendeve pushtetore autoritare a totalitare, por në thelb ky nuk ishte çlirim, sepse një rend pushtetor autoritar a totalitar e zëvendësonte tjetrin! Mund të thuhet, prandaj, se gjatë një shekulli prej se është bërë shtet, Shqipëria është çliruar prej pushtuesve të huaj, por nuk është çliruar ende prej dhunëtarëve të vet: gjatë afër një shekulli të qenies së tij shteti shqiptar ende nuk ka arritur të bëhet shtet demokratik. Në disa prej pushteteve të përshkruara shkurt më sipër demokraci nuk kishte as si procedurë, kurse në disa të tjera, si në këto të pas viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, pas rënies së komunizmit, demokracia shpallet si procedurë dhe është e mbjatur në Kushtetutën e vendit, por kjo procedurë dhe kjo Kushtetutë cenohen, shkelen, shpërfillen aq shpesh, aq gjithanshëm, aq pandëshkueshëm ndaj cënuesve, shkelësve, shpërfillësve saqë nuk mund të quhet më demokraci. Rendi i sotëm pushtetor në të vërtetë është një përzierje e përbërësve të demokracisë parashtetërore me përbërës të tiranisë, despotizmit a diktaturës. Sot për sot demokracia mbetet ideal i ëndërruar i popullit shqiptar. 

Pse mund të thuhet kështu? 
Mund të thuhet kështu për shumë arsye. 
Shqipëria sot sundohet prej një kaste politike, që ka rikthyer autoritarizmin partiak, të zbatuar posaçërisht egër prej kryeministrit Sali Berisha. Kjo kastë politikë i ka bërë interest e saj, të familjarëve, të miqve, të tellallëve propagandistikë qëllim themelor të sundimit të saj. Për herë të parë në historinë afër njëqindvjeçare të shtetit shqiptar, pushtetarët nuk mendojnë sa do t'i japin Shqipërisë, por sa do të zhvasin prej saj. Shqipëria shtetërore, prej fillimeve të Rilindjen Kombëtare ideali i shumë brezave, shumë prej të cilëve kanë dhënë jetën dhe pasurinë për të, nuk është ideali i kësaj kaste po plaçka e saj! Shqipëria sot është shtet i padrejtësive të mëdha. Duhet të shikohet vetëm lista e vetjeve që përbëjnë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diplomacinë për t'u bindur se deri në ç'shkallë është privatizuar shteti shqiptar, deri në ç'shkallë nepotizmi është bërë politikë përjashtuese e kësaj politike me pamëri tmerrshëm të rrudhur, deri në ç'shkallë Ministria e Jashtme dhe Diplomacia janë bërë ministri dhe diplomaci familjare, klanore, partiake! Kot dija, kot dhuntia, kot mençuria, kot aftësia, kot fakultetet e të rinjve dhe të rejave shqiptare: politika e jashtme e Shqipërisë do të bëhet dhe dinjiteti kombëtar shtetëror i Shqipërisë në botë do të përfaqësohet, në të vërtetë do të topallizohet, në masë të madhe, prej bijve e bijave të kastës politike, prej vëllezërve, motrave, dhëndurve, nuseve, kushërinjëve të parë e të dytë, dajëve e nipave të kastës politike dhe propagandistëve të saj në mediat! 

Pse jo? 
Ideja qendrore e politikës së kësaj klase politike gjithëçkabërëse është thellësisht joetike. 
Kush nuk vëren se me politikën e saj në jetën kombëtare janë shtuar palejueshëm, padurueshëm shumë: banaliteti, primitivizmi, rrugaçëria, mashtrimi, gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra, intrigat, skandalet, fyerjet, kërcënimet, dhuna e ushtruar me gojë e me dorë e me armë! 
Lëndë e jashtëzakonshme, historike, për dramaturgët, prozatorët, skenaristët, regjisorët, që nuk do të shpërblejë regjimi sot por do të shpërblejë historia nesër. E, sidomos, për prokurorinë e përgjithshme sot. 
Kush nuk vëren dhe kush nuk dëgjon se kasta e sotme politike, partiako - pushtetore, e drejtuar prej kryeministrit Sali Berisha, ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë, kështu, para syve të popullit shqiptar dhe para syve të opinionit botëror ndotësi tepër të mëdha dhe shkatërruese në jetën kombëtare. Jo vetëm me korrupsionin e saj të gjithanshëm, jo vetëm me politikën e saj të konfliktit, në të cilën zotëron fyerja, poshtërimi, gënjeshtra, kërcënimi, frikësimi, dhuna, vrasja, si mjete për mbajtjen e pushtetit, po e dëmton rëndë përbashkësinë kombëtare! 
Të dhënat e këtilla, që përbëjnë vetëm një pjesë të të dhënave që e tregojnë karakterin autoritar, despotik të regjimit të Sali Berishës, i shtrojnë popullit shqiptar pyetjen: do të çlirohet prej gjedhes pushtetore autoritare, despotike, prej së cilës ishte çliruar njëherë - në vitin 1997 dhe prej zbatuesit despotik të saj, prej të cilit ishte çliruar atë vit apo do të pajtohet me atë gjedhe sundimi dhe me atë tip sunduesi, duke mbetur kështu e shikuar me çudi dhe, sigurisht, me mosnderim prej vendeve demokratike në botë? 
Nuk ka dyshim se çlirimi prej kësaj gjedhe pushtetore dhe prej protagonistit të saj do të ndodhë vetvetiu, natyrshëm, pas dy a tre a pesë a gjashtë vjetësh, por vetëdija shtetërore, dinjiteti dhe nderi shtetëror i Shqipërisë, kërkojnë që ky çlirim të ndodhë me dëshirën e popullit, me kërkesën e popullit - të vetmit sovran në çdo shtet. Domethënë: të ndodhë jo duke pritur pleqërinë, tashmë të dukshme, të protagonistit të kësaj gjedheje, por duke e larguar prej pushtetit me zgjedhje të parakohshme e, në qoftë se ato në asnjë mënyrë nuk pranohen prej tij dhe pretorianëve të tij partiakë, atëherë me lëvizje popullore, në të cilën rol të veçantë do të duhej të kishte lëvizja e studentëve. 
Fatkeqësisht, numër i madh i intelektualëve dhe qytetarëve të tjerë sillen si popull çfarë vetëm mund të dëshirojë një regjim i tillë: si popull i degjueshëm, pa mospajtim të shprehur jo vetëm me gojë por edhe me lëvizje popullore ndaj regjimit autokratik, pa mospajtim të shprehur, pra, pa të cilin nuk mund të mënjanohen regjimet e tilla autoritare, tiranike, despotike, a diktatoriale dhe nuk mund të vendoset e të mbahet demokracia. 

Deri kur? 
Fatkeqësisht, faktorët ndërkombëtarë vazhdojnë të sillen me mënjanëri (indiferencë) të pakuptueshme ndaj regjimit autoritar që sundon sot Shqipërinë, duke e ndërlikuar ashtu dhe duke e tejzgjatur ashtu krizën e përgjithshme shqiptare. 

Deri kur? 
Më e neveritshme përkrahja e autoritarizmit se autoritarizmi 
Shqiptarët sot duhet ta pyesin njëri - tjetrin dhe duhet të pyesin secili vetveten: do të mbajë Shqipëria në pushtet si kryeministër njeriun i cili ka bërë që në institucionet e larta kombëtare - në Kuvendin dhe Qeverinë, që duhet të jenë njëkohësisht institucione formuese, edukuese, të degjohet gjuha fyese, poshtëruese, kërcënuese e rrugaçërisë me thika e boksa në xhepa, që fyen rëndë kulturën politike shqiptare? 

Jo. Historia e mundimshme, aq shpesh tragjike, por e dinjitetshme, e obligon politikisht dhe moralisht popullin shqiptar që të mos lejojë që një njeri i tillë me vegulli aq fyese e aq kërcënuese të jetë kryeministër. 
Do të mbajë Shqipëria në pushtet si kryeministër njeriun i cili figurën e institucionit më të lartë të drejtësisë e quan lavire bulevardesh? 

Jo. Historia e mundimshme, aq shpesh tragjike, por e dinjitetshme, e obligon politikisht dhe moralisht popullin shqiptar që të mos lejojë që një njeri i tillë të jetë kryeministër dhe të fyejë ashtu institucionet e pavarura, nderin, dinjitetin dhe integritetin e zyrtarëve që punojnë në to! 
Do të mbajë Shqipëria në pushtet, si kryeministër, njeriun, i cili figurën e parë politike të opozitës dhe familjen e tij e fyen me fjalët më të ndyta, të cilat është e turpshme të shkruhen në letër e lëre më të shqiptohen në Qeveri e në Kuvend? 

Jo. Historia e mundimshme, aq shpesh tragjike, por e dinjitetshme, e obligon politikisht dhe moralisht popullin shqiptar që të mos lejojë që një njeri i tillë të jetë kryeministër dhe të fyejë institucionet më të larta shtetërore, në të cilat flet aq poshtërueshëm ai! 
Do të mbajë Shqipëria në pushtet, si kryeministër, njeriun i cili deputetin e zgjedhur prej popullit e fyen pikërisht në institucionin më të lartë shtetëror, duke iu kërcënuar se do t'ia bëjë fytyrën opingë dhe duke ia shpallur lavire motrat! 

Jo. Historia e mundimshme, aq shpesh tragjike, por e dinjitetshmë, e obligon politikisht dhe moralisht popullin shqiptar që të mos lejojë që një njeri i tillë të jetë kryeministër dhe të fyejë ashtu edhe institucionet më të larta shtetërore, në të cilat flet ai ashtu! 
Do të mbajë Shqipëria në pushtet, si kryeministër, njeriun i cili vret protestuesit duke i shpallur banditë, kriminelë, narkomanë, kurse protestën e tyre e quan puç, në organizimin e të cilit kanë marrë pjesë edhe kryetari i shtetit, edhe porkuroria e përgjithshme, edhe shefi i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror? 

Jo. Historia e mundimshme, aq shpesh tragjike, por e dinjitetshme, e obligon politikisht dhe moralisht popullin shqiptar që të mos lejojë, që një njeri i tillë të jerë kryeministër dhe të fyejë ashtu nënshtetasit dhe institucionet e pavarura shtetërore! 
Do të mbajë Shqipëria në pushtet, si kryeministër, njeriun i cili pa turp, hapur, para syve dhe veshëve të krejt popullit mbron qeveritarët e zënë në afera korruptive, i cili pa turp, hapur, rikthen në pushtet, në poste ministrore a poste drejtori, përgjegjësit kryesorë për tragjedinë e Gërdecit dhe për afera të tjera korruptive? 

Jo. Historia e mundimshme, aq shpesh tragjika, por e dinjitetshme, e obligon popullin shqiptar politikisht dhe moralisht që të mos lejojë që një njeri i tillë të jetë kryeministër dhe të luajë me jetën e njerëzve, të fëmijëve e të grave, duke fyer ashtu edhe kujtimin për viktimat e Gërdecit! 
Do të mbajë Shqipëria në pushtet, si kryeministër, njeriun i cili me politikën e tij është bërë krijuesi kryesor i një gjendjeje shpirtërore të panjohur më parë në historinë kulturore dhe shpirtërore shqiptare: i një gjendjeje në të cilën janë të mbajtura shumë, shkatërrime të vlerave shpirtërore e materiale kombëtare, shumë prishësi, pabesi, mashtrime, vjedhje, mënjanëri ndaj të keqes, ndaj të varfërve? 

Jo. Historia e mundimshme, aq shpesh tragjike, por e dinjitetshme e obligon politikisht dhe moralisht popullin shqiptar që të mos lejojë që një njeri i tillë të jetë kryeministër dhe të tejzgjasë një gjendje e tillë, një zvetënim i tillë kurrë më parë i përjetuar në jetën tonë kombëtare. 
Do të mbajë Shqipëria në pushtet, si kryeministër, njeriun, i cili shtetin juridik e ka kthyer në shtet privat, i cili ekonominë e tregut e ka kthyer në kapitalizëm fundamentalist plaçkitës për të cilin njeriu nuk është qëllim po mjet, i cili shoqërinë e hapur, pluraliste, e ka kthyer në shoqëri të përçarë? 

Jo. Historia e mundimshme, aq shesh tragjike, por e dinjitetshme e obligon politikisht dhe moralisht popullin shqiptar që të mos lejojë që një njeri i tillë të jetë kryeministër dhe ta vazhdojë shpërbërjen dhe shfytyrimin e themeleve të demokracisë pluraliste. 

Çka të thuhet në fund? 
Të thuhet: sot ndodh ndotje e pashembullt e historisë politike shqiptare! Populli shqiptar, i cili me nder e dinjitet është mbajtur në histori, i cili për hir të nderit e dinjitetit nuk ka duruar pushtues të huaj as dhunëtarë të vet, nuk mund të pajtohet me këtë ndotje të pashembullt të historisë së tij. 
Dhe, të shtohet: më e palejueshme, më e dënueshme, më e neveritshme se gjuha fyese, ndotëse, kërcënuese e kryeministrit, se sjellja e tij shpërfillësve, cenuese ndaj ligjit e Kushtetutës, se fyerja e të vrarëve, e të plagosurve në Gërdec dhe e familjarëve të tyre, se vrasja e protestuesve më 21 janar, se gjithë sjelljet e tij të pabaraspeshë politike, kulturore e etike prej se është në pushtet, më e palejueshme, më e dënueshme, më e neveritshme, pra, se të gjitha këto ndotje e dhunime ndaj vetjeve, shoqërisë e shtetit është pajtimi me atë gjuhë dhe me ato sjellje, është mbrojtja e asaj gjuhe dhe atyre sjelljeve të dhunshme dhe fyese për një popull historik dhe për shtetin e tij.

88 Komente

 Keshtu  duhet fole!Jam dakort me te gjitha sa thote Akademiku. Kush ka pare mbreme nenat e te vrareve ne gerdec dhe mandej Mediun duke fole si Minister, apo Salihun me pare,  duke fole  ..ne mermeritje, me nje baba te nje   te vrari ne Gerdec, ..... i ka ardhur Turp nga vehtja, si shqiptar...

 

Flisni, ju flisni, une e kam ne terezi....... Po mesoj edhe me liujt fotbol, pasi me kale kam msu kur kam qene i vogel, bile edhe me gure me ka mbet qe nga vogelia me gjujt, ké, ku dhe si te mundem......

 

me te preme si xhairsinjo smiley

goditja eshte qujt "gjethi i thate" sipas eksperteve... smiley

 Thuj Zikos, se ky nuk e ka bo shkollen e alidemit.....pranej ka met mrapa moshatareve te tij te vegjel....

Nuk e ka bere aty se ka qene drejtorsh Zana coda.

emo, "gjethin e thate" e shpiku Didi qe ka lujt me gjeneraten e Zhairsinjos. smiley

Nuk e di kush eshte ne qesharak ky Frankenshtajni qe po gjuan topin apo shoket e arushes Silva qe zgerdhijen ne sfond.

ata qe zgerdhihen ne sfond jane me kapilat aty o Ron; nje e zgerdhime ma vlag 6 muj, eshte sport i vjeter ky... "po he, do thoni ju, c'u bere, pse s'erdhe me pare...", gaaaa gjithe mileti, jo mos qesh po deshe, kur "ta shofesh te Lemes" masanej...

Nuk di cte them Cimo, mbase ke te drejte kapila jan qe i vine rrotull.

Po lexoja nje liber (u shtua dhe nje ne sunduk) per Lonin e Frances kur ish ne Shen Helene. Midis te tjerash trgohet per nje sherr qe Napoloni ben me nje gjenralin e vet. Gjenrali ne sherr e siper i thot Lonit: Si nuk te vjen turp qe me flet ne kte menyre une per ty kam skrifikuar jeten time, familjen, pasurine, nderin (se dihej qe gruan e ktij Loni e kish dashnore ne Shen Helene).

Loni ja ktheu: Dielli nuk i ka borxh asgje planeteve pse i vine rrotul.

Per mendimin tim ne rastin e udhehqesve tane kjo mund te pershtatej : Bajga nuk i ka asnje borxh mizave pse i vine rrotull.

 Bajga nuk i ka asnje borxh mizave pse i vine rrotull.

EPIKE! 

Doja të dija kush janë në fakt ata që po i bëjnë duva aty? Sidomos ai tullaci me kostum bezhë, me duar të hapura. Dhe ai tjetri më pas, që e përjeton (për)qeshjen, në qëndrim gati tu, duke ia transmetuar tokës në këtë mënyrë forcën që i përcjell bajga. 

Po ai barkmadhi me shirit përqafe kush është? Ai tjetri me kapele? Po ai i gjati, me fytyrë gomari, pas atij me shirit? 

Qënie të tilla duhen shënuar me ndonjë shenjë në ballë, si ajo shenja naziste që ua bënte Brad Pitt me thikë, tek filmi i Tarantinos. 

 

 Ai me shirit, osht Kryeatri i Bashkise se Kamzes, Xhelal Mziu, eshte i vdek mas Sales, i ka vu emrat e Kamzes, rruga Azem Hajdari, Rr 22 marsi, Bulevardi Blu, etj, etj, 

ore, tani qe menoj, ali demi ka qene komunist nga te paret fare, tip kominternsi... e imagjino ti skur t'ia heqin emrin lagjes, si do quhet nje alidems me mrapa?

Jul, ja mer mos t'munohesh:

http://img827.imageshack.us/img827/3054/16764217814963222538410.jpg

qeniet perball... ska faj ai..

Nga ana tjeter, me behet qefi qe ne kete foto duket se kane mesuar se duhet shkuar te rrobaqepsi per te shkurtuar menget kur je topolak dhe i shkurter. Armani dhe Kalvini nuk para qepin e qendisin per ket kategori.

Ne fakt as mizat nuk kane ndonje faj perderisa vetem rrotull bajges mund te jetojne.

 Di qe kohet e fundit mesoi notin por nuk e dija qe po meson futbollin ky poligloti!

Mire shkruan mire, por nuk kane vlere keto shkrime kur perballe ke njerez me nivelin e inteligjences zero dhe kriminel ordinere.

 

Liqen,  Intelektualet kane detyren te thone hapur mendimet, per  situatat qe kalon shoqeria e kohes se tyre.Duke hapur horizontet e te mires.Jo duke  u mbyllur ne guacken e tyre.... ne kerkim te  nje kocke.Ndryshe perse do te duheshin, ne se jo per mendimet  e vlefshme? Kane popujt mes tyre,  njerez me ..veshe. 

 Grave, ke te drejte shume ti, por vetem ky Qosja, po ja ben bam, (deri diku dhe disa gazetare) te tjeret fshihen pas gaxhoit. Duhet te flasin, shume me shume se Qosja....

Kanje njerez me veshe kane, por ne Tirane jane shurdhe dhe memec te gjithe.

Nuk kane vlere sot, se eshte shume vone, ka marre fund cdo gje.. Shqiperia po shtyhet drejt nje revolucioni, mesa me pak dhimbje shpresoj.

 E kam vënë re shumë herë këtë disfatizëm që ti shpreh. Në mënyra nga më të ndryshmet. Është si ta dorëzosh një ndeshje në tavolinë. 

Grava e shpreh shumë mirë: Intelektuali bën detyrën. 

Nuk ka rëndësi kanë veshë, s'kanë veshë, kanë sy, s'kanë sy. BËJ DETYRËN. Kaq. 

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, thuhet se sot kryeministri Sali Berisha, i bashkohet dhimbjes se familjarëve të viktimave që 3 vjet më parë humbën jetën në tragjedinë e Gërdecit.

Në këtë njoftim thuhet se kryeministri u bën thirrje institucioneve të drejtësisë që të mos vonohen në ndëshkimin e përgjegjësve të kësaj tragjedie.

Kryeministri vlerëson se Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama po luajnë një lojë makabër me këtë tragjedi dhe përshëndet aktin dinjitoz të banorëve të Gërdecit për t'u distancuar nga kjo lojë.

Më tej në njoftim thuhet se në 2 vjetorin e kësaj tragjedie Edi Rama nuk u kujtua fare për viktimat, pasi ai nuk ishte vit elektoral.

Qeveria, mbyllet njoftimi i Kryeministrisë, garanton banorët e kësaj zone se do të angazhojë të gjitha mundësitë e saj për të ndihmuar e lehtësuar jetën e tyre.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

Pasi ta lexosh kete ti oranje mendo pak sesa vlere ka thirrja/shkrimet e Qoses sot ne Shqiperi! Ky eshte lajm ne faqen zyrtare te KM jo postim i brad-it dhe matit ne peshk.

Anti vlera dhe skicofrenia kane hyre aq thelle ne trurin e njeriut  ne Shqiperi, sa duhet nje revolucion rrenjesore te shkulet. Tipi i Enver Hoxhes me 1945. Kur lexon qe edhe langaraqt e LSI (shoket e Metes) te japin mende per bashkine e Tiranes eshte edhe me keqe

 

 

 Nuk ka rëndësi fare, Liqen. 

E rëndësishme është të BËSH DETYRËN. Të thuash gjërat siç janë. Siç i mendon. Se çka ndërmend të bëjë Sala a stërsala, ska pikën e rëndësisë. 

BËJ DETYRËN. Kaq. 

thuaj që ky pushtet është i ndyrë, i menderosur, i qelbur, i fëlliqur, i ndjekur nga miza mti që i shkojnë rreth e rrotull bajgës. KJO ËSHTË DETYRA

Sesa do e lexojnë, perceptojnë ndryshe, keqkuptojnë, as ka çfarë na duhet HIÇ FARE. 

edhe një herë: BËJ DETYRËN

thuaji gjërat siç i di, ashtu si i di, ashtu si i mendon. I pandikuar nga ata që mendojnë "ndryshe", afërsisht ndryshe, ata që nuk ndikohen, nuk do ndikohen. 

BËJ  DETYRËN. 

të bësh detyrën si intelektual, do të thotë të kesh një opinion të pavarur, të pa përplerksur me opinionin publik. Të pandikuar prej interesve. 

BËJ DETYRËN. 

Do të thotë të thuash mendimin tënd dhe të mos ndikohesh si të ndikosh opinionin publik. Do të thotë të kesh pavarësinë që të mos zotërosh një rrymë opinionesh që shprehin një rrugë të caktuar, po do të thotë të zotërosh mendimin TËND. Të shprehësh veten TËNDE. 

Kjo është të BËSH DETYRËN. 

 alidems, me duhet te te spjegoj perberesit organoleptike te "kockes Intelektuale". Por me qe  ai,  emua  e di more ate perberje,  ja le radhen te ta ..."çpengoje"

Nuk e lexova se mu duk shume i gjate por besoj nuk kam humbur asgje te re. Cudia me e madhe eshte qe tani edhe mua personalisht me duken shkrimet kunder berishes si shume rutine dhe te merzitshem. Duket shume me teper fun te degjosh marrinat e berishes. Cer lloj fenomeni qenka ky? Me siguri duhet te jete lodhje mendore. Berisha ka aftesine te "wear you down" ose "killing softly". Rrofte skanderbeu II.

***** per ciltersine dhe ndershmerine.. ke fol tamon si gruja caknorris mustafajit! smiley

'thoja rezhep thoja me te lumte goja'.Vwtem nje shqiptar muhd te flase keshtu per sali'esat pashe' berishen.Nderkohe 'duartrokitesve' u rekomandohet  pak vazeline

Mendojeni historinë shqiptare prej se Shqipëria është bërë shtet! 
 

Ne fakt Shqiperia nuk eshte bere ende shtet ne kohet moderne...

 

Me poshte Qosja ben thirrje per lirim nga paragjykimet per ta menduar historine sa me mire...Ben mire qe kete keshille ta ndegjoje edhe vete.

Artikulli pastaj ne pergjithesi i ngjan nje trakti politik, me pasakatesi e gjysem te verteta historike, me nje ere te forte simpatie per komunizmin, permendjen e levizjeve popullore vend e pa vend, per te dale te shtegu i anti-Salizmit, dhe denoncimit te tij si despot, tiran, diktator, autoritar etj etj.  Asgje e re qe s'lexojme dite per dite ne shtypin Shqiptar, sidomos keto dy vitet e fundit.  Qosja thjesht, mundohet te krijoje nje sinteze historike duke krijuar lidhje te paqena historike me shtremberime e gjysem te verteta historike.

Efikasiteti i shkrimeve te tilla per te elektrizuar popullin ne "levijze popullore"?  Duke konsideruar rezultatet e dy vjeteve te fundit dhe numrat ne renie te proptestave te PS-se, do te thoja shume dobet.

Per me teper pastaj qe shkrimi eshte teper i gjate dhe lodhes, e behet akoma me i bezdisur andej nga fundi kur perserit refrenin "Jo. Historia e mundimshme, aq shesh tragjike, por e dinjitetshme e obligon politikisht dhe moralisht popullin shqiptar" plot tete here.

Ka ca gjera me vlere tek tuk ne shkrim, por gjithesesi te thena ne mbeshtetje te animit politik te Qoses.

Si perfundim, shkrim i dobet.

 Djema, ju lutem mos ma shani kryeministrin me fjalen; bajga,  sepse une i kam ngjitur emrin e sakte atij; Buall Mavria. Buall, sepse i ngjan nga ana politike dhe figurative kesaj kafshe qe leviz ngadale dhe qe kur i lezetohet ujtit, (alias pushtetit), nuk leviz fare, rri ne nje vend si buall qe eshte.  Mavri eshte mbiemri se me sakte se percaktohet prototipi i tij, gafat e tija, nuk ka ku te shkoje me. Ka lindur per te bere gafa dhe budalliqe. 

 Keto qe ben buall mavrija nuk mund te jene gafa, sepse gafa nje here behet, dy here hajde po e shtyjme, por keto qe ben ky jane krime, vrasje, mashtrime, korrupsion dhe per me shume me vetevedije... Te ishin gafa do ishim lule.... Te gjithe bejne gafa, po ky i ka nga ato qe marrin jete njerzish... 

ky qosja???????  shkrim i dobet ... nen mesatarene shumta mund te shkaktoje ndonje orgazem te  mekur te ithtaret e politikes se re ....megjithese seshte dhe aq e re , po vishket

 Ti o ti je shumë i dobët, jashtë mase i dobët. Qosja është Qosja. Ti je një anonim shumë i dobët. Jashtë mase i dobët. Patetik. 

 qosja eshte qosja ... jam dakort , por shkrimi eshte shume i dobet, plot me pasaktesi

.....shqiperia u clirua nga fashistet italiane ne '44 !!!!!!!

 mendim i lire, me ler te te respektoj si gjetje "emri"!

Mos ma perziej me ..memdim te lehte!

Qosja NUK DI te beje shkrim te  dobet.Dhe ato qe Ju i quani pasaktesi mos  i merr per te tillat por studjoje Qosen.Une te  siguroj qe edhe pas 5000 vitesh ky Qose shqiptar, do te permendet si  Homeri yne.Kurse ai  qe keni Ju per zemer  dhe disa si Ju, qysh diten e diteve te tij, do te duhen 20 deshmimtare, te pohojne se  i  shtriri, per  ne perjetesi,  ishte Pukjani i Viçidolit

Kujdes mendim i lire se pezmatove idhujtaret e Qoses dhe te Muc Nanos.

T'pakten t'i thoje edhe nja dy-tri fjale per kriminelet qe i ke para syve,aty ku jeton.

Ah,harrova.Shtypi i Kosoves ka kohe qe nuk i boton shkrimet politike te z.Qosja.

Me ben pershqtypje qe ne planin e II s'ka asnje qe nuk qesh smiley

[plani I o gjithmone Sala]

 

"Si nuk kam nje zoom t'fuqishem" qe atyre tek stadiumi ne plan te III me ua pa ftyren.

Nje Shprese me mbeten qe nuk qeshin te gjithe nga ato njerzit e thjeshte.

 BP, nuk e di, por nga Ju une pres mendime te  thella, serioze.Si te ta them jo vetem kafe shqeto por ..Macchia-to... Ate "shenjen e bardhe" ne mes te filxhanit te  mbushur. Me eshte tiposur ta dalloj ne ato qe shkruan.... Mos e kurse ...macchia-n !

 Krejt miqesore

 Qosja e ka permiresuar doren ndjeshem vitet e fundit. Ne gjykimin tim subjektiv vetem te verberit dhe te paaftet se kuptojne dot. Po mbase do ishte fatkeqesi qe edhe te verberit dhe dudumet ta kuptonin Qosen.

me ben pershtypje qe disa qe e mbajne per atdhetare rreshtohen me esat pashe berishen  qe edhe kete shqiperi qe kemi do ta beje me te vogel , dhe dalin kundra atij qe nuk i njeh kufijte mes shqiptareve .ta kritikonte maks velua qe ka deklaruar se do te donte te ishte shqiptar  edhe mund ta kuptoja

Lexoje mire Qosen i vjeter se antiberishizmi nuk te ben nacionalists apriori.  Le pastaj pasaktesite teknike te tij ne kete shkrim.

...me ben pershtypje qe disa qe e mbajne per atdhetare rreshtohen me esat pashe berishen..

...vertete si shume atdhetare dhe qytetare te thjeshte po rreshtohen ne krahun e Berishes  ...

ke bere ndonje foto me bollanon?

....me dhimbje por kjo eshte shenje e mbare per shqiperine dhe shqiptaret ...

ashtu eshte ,partia mbi te gjitha .e ka thene dhe shoku ,,,,,,

Votojme Berishen per inat te Qoses.

Slogan fitorje!!!!

 votoni Berishën (këtë kërmë fëlliqësirë të ndyrë, bajgë, hale kombi), gjysmës tjetër i hani munë. ËSHTË PJESA JONË. 

Votoni Berishën pa e shihni të sëmës. 

 

 Hahaha gjithmone me kenaq ... popullor je ... + 

prandaj ka ngelur shqiperia e vogel se eshte plot me miza mooti

 Duhet gjetur nje dizifektant i forte se vertet jane shtuar pak shume kohet e fundit.

une jam kundra te gjitheve  qe jane kundra shqiperise.nuk mund te jem me bollanon

Qosja i vjeter eshte me shume kunder Berishes se sa pro Shqiperise.  Le pastaj qe nuk e kupton Shqiperia ne kohet moderne nuk eshte bere asnjehere shtet.

degjo ,kur ka shkruajtur qosja 'strategjia e bashkimit kombetar' berisha duartrokiste lenka cukon,,,nje shqiptar i mirefillte duhet te kete si kriter ne qendrimet e tij interesat kombetare  dhe jo kembelepirjen e esat pashes se radhes.nqs dikush eshte militant qe i fal jeten dhe familjen partise  atehere une hap krahun

Nuk po i jap kredenciale nacionaliste qe kurr s'i ka pasur Berishes, por Qosja me duket me shume antiBerishist se sa nacionalist, dhe antiBerishist jane dhe PSistat por keta jane shume larg te qenit nacionaliste.

Mos flasim pastaj per qasjen marksiste te Qoses dhe simpatine e qarte qe ka per regjimin komunist, qe qe ne ngjizje te tij ka qene antikombetar, kembelepires e cirak i sllaveve dhe me plote goje tradhetar.

Qosja, sa kam kuptuar nga shkrimet e tij ne vazhdimesi per pushtetin ne Shqiperi, nuk urren Partine Demokratike.

Une, poashtu, nuk urrej Sali Berishen.

Por, pyetja qe do shtroje per shqiptaret eshte: A duhet qe te krijojme serish nje pushtetar komunist, pra qe nuk mund te nderrohet deri ne pension?

 Te gjithen e ke permbledhur mrekullisht me kete fraze o i bashkuar.Jo vetem nuk e kam pat urryer une por e kam dashur  aqe sa nuk ja u merr mendja.Por ky  ...nuk don me as vehten e tij.....

thanks grava. jo gjithmone mund te behet, dhe pak light-hearted fun duhet smiley ndoshta subjekti –tema-artikulli s’lejon per debat normal-serioz. Faktore te tjere po ashtu.

Kur akademiket flasin, njerezit apriori besojne. Per hidrocentralet p.sh F.Hoxha jep me shume besim se 12 ministra kur flet ne zanatin e tij, per nje semundje ngjitese apo ushqim te diskutuar- me shume besim na ngjall Prof. Dr. X i epidemiologjise sesa Ministrat Y & Z duke qeshur a ngrene sandvic.

Ka disa tipe akademizimi. Njera eshte akademik perjete. Pra, ngelur ne lemin akademik nga fillimi ne fund te jetes. Teori-filozofi etj. Idete e tyre vijne nga bota e puna ne te cilen ato jane perfshire. Mund te jete qendrim kritik, liberal apo konservator, cdo gje. Ka akademike “te shartuar” nese nje shtetar-funksionar pas [ose dhe para] Postit perfshihet ne nje problem ne forme publike. Me dy dallime themelore. 1. Si nje akademik/lektor ai ka kohe per te thene e rithene, ndryshuar apo jo nje ide dhe nuk ka pergjegjesi ne vendim-marrje. 2.Si funksionar, faktori kohe nuk eshte ne anen e tij, vendimi do marre aty per aty-pasojat reale ne ate kohe nuk dihen. Kur kjo ndodh tek i njejti person sjell ne analiza e reflektime. Dhe me –hindsight- personi dhe mund te shikoje se si dicka e bere ne nje kohe duket ndryshe heren/kohen tjeter. Si eshte shembulli i Kissingerit [apo M. Kapllanit J ] e mjaft te tjereve. Burra shteti qe u bene, apo ju kthyen auditoreve-analizave.

Qosja eshte dhe me hibrid se hibridi. Megjithese i mungon pervoja personale shteterore-ka vuajtur dyfish, si nje qytetar nen roberi dhe si intelektual i spikatur. Ka qene ne rezistence te imponuar [nga pushtuesi] e ka enderruar e deshiruar per me mire. Po ashtu ka frymezuar dhe qortuar. Kjo “jete” i ka dhene nje perngjyrim qe jo kushdo e ka. Pra Politika deri diku eshte fute me perdhuni tek Qosja, jo ai ne politike. Ne nje shtet normal, emri i tij mund te njihet vec nga ato te fushes, ose mund te njihej nga te gjithe-por vec per fushen e tij. Emri Qose –ne momentin qe Ai Foli- per cdo problem, mori/merr ngjyrime emocionale. Kosovaret ne pamundesi per struktura e deviza baze, priten-degjuan ate e disa te tjere ne pozicion elitar si ai.

Nese flet me partizanllik, e mllef personal kjo nuk ja ul vleren akademike. Por a i rriten piket apo i degjohet fjala ne analize politke. Qosja si artikull-shkrues kosovar/shqiptar, a si publicist i thjeshte, justifikohet me kete, me nje leter te hapur apo te mbyllur. Ai mund te shkruaje ne cdo menyre, analizoje e krahasoje. Por Qosja si akademik niveli, eshte dicka tjeter!

Pa dashur, ndoshta dhe pa rujtuar ekuilibrin, Qosja ka konsumuar nje kredibilitet qe ai e ka pasur ne fillim. Eshte ne fakt teper e veshtire te ruash ekuilibra te tille. Ne presim qe njerez te nivelit te tij te na ndricojne dhe kur flasin tu kete fjala vend. Duke jetuar nje jete te pazakonte [e me shume strese] ai kalon/i pertej Akademiz-mez. Kjo stonon tek veshi yne. Nuk eshte e lehte per syrin te shoh nje ikone qe e le pasionin te parakaloje llogjiken e ftohte. Perndryshe ne do "lexonim" Rremen e Xharies te dehur nga klubi.

Kushdo e di se nje Qose –ne diten me te keqe me 25 rrjeshta ka mundesi te thote ate qe do dhe e ben pershesh cdo Sali J pra ne nuk i presim Akademiket te shkruajne ne kete forme-si kjo. Partizanlliku ekstrem- i cfaredo forme dhe ne pac 100% te drejte, i frikeson njerezit. Shpesh me te drejte.

Pse ndodh kjo?! Eshte reflektive. Eshte gati instiktive, keshtu jemi rritur e gatuar ne. Me keto shembuj e disa perceptime, qe dhe megjithse kemi mjaft raste qe bien poshte, prape se prape na dhemb syri dhe nuk duam ta besojme. Kjo s’mund e s’duhet te ndodhe themi ne. Emri Qose-Akademik, sikur “duhet” te vije pas me nje llogjike incisive, fjale qe rrokasin si gure e nuk harrohen ne cast. Natyra jone nuk e pranon qe Doktorri te qaje me ne dhe nese babi eshte bere cope-cope dhe ne qajme, nese ne dridhemi para nje krimineli me thike dhe ja mbathim me vrap nuk duam te mendojme qe Polici do beje po si ne, e kur Qosja “ulet” ne nje debat- te cfaredo teme, ne nuk presim te flase si P.Z. K.C  A.L. F.L etj sado mire qe keto gazetare shkruajne.

Vertete qe doktori-polici apo akademike te nje niveli te tille, nuk jane perendi, por kur te Dr. thote: ah sikur ta bienit te semurin 10 minuta me pare-pra faji juaj-e lebetitet vete, kur polic thote: sa hajdut i poshter, e kur Prof Qosja thote  O SALI O LEGEN, ne ndihemi jo mire. Te pakten ne ane teorike apo pasi e keqja ka ndodhur, duam fjale te qeta, balsam, udhe zgjidhje dhe me keshilla-teori. Vepro, me mjetin qe ke. Ti je “specialist i fjales dhe i ideve”

Qosen "sikur e ka kapur paniku" e nese dhe "elitaret/ profesionistet" i kap paniku ne kete forme, atehere dodh kjo:

- na kap paniku dhe ne.

- ose imunizohemi nga kjo ndodhi normale e s'ja veme veshin. Mesohemi.

- ose kalojme ne deshperim/depresion [rasti-doktori/polici]

 

Ne jete ke hierarki, duam a s’duam ne. Hype vete aq larte –nuk te vume ne- nga merita e zgjuarsia, ke krijuar ca pergjegjesi- sidomos kur perzihesh me jeten publike.

Ka pasur dhe ndoshta ka akome nje criss-cross, qe ne adhuronim Qosen e Kosovaret Kadarene, si ikona ne dy anet a kufirit. Pa harruar se secili nga Brenda jua dinte vlerat te dyve [ose shpresojme se jua dime] e duke cuar “repliken” per Kadarene ne ekstrem Qosja humbi disa pike te tjera.

Arsyet jane te tijat, mund te jete xhelozi, mund te jete e drejte, mund te jete se ai futi I.K. ne thes me nje system, mund te jete zhgenjim po ashtu –pasi shteti ame nuk i doli Qoset sic mendonte, dhe realiteti eshte i hidhur. Paralelizmi me banal do jete, sikur nena jone zemermire dhe e vitytshme ten a dale pak si ndryshe – llogjika bje ketu e inati shkon me vite. Aspak nuk po marr mundimin te them Qosja nuk e do Shqiperine,  mundet-jane mund, por spekullimi nuk ka sit e shkoje deri aty.

Por dy vende te vogla Shq. –Kosova, nuk e kane lluksin te shikojne se si dy njerez te medhenj te letrave shkojne ne kete pike. Nje studiues e nje shkrimtar. Vertete Qosja mund te duket se po mbron ca parime, por nuk eshte praktike. Nuk them te beje Hurra per Kadarene kur se do, por mund te permbahet pak. Nese do te qetsoje ndergjegjen e nje studiuesi- Ok- bej nje studim e lere me aq, por u be pak si virulent ne kete aspect, dhe teper i predikueshem.

Shqiptarizmes-kohes tone me shume kjo sib en-beri mire. Dhe kto t’dy qe mezi i kemi po zihen si Cimi me Zanin, thote “poppli I varfen” po atehere?!

> >

Nga Qosja as “atehere” e as tani nuk kemi shpresuar per zgjidhje praktike-e kemi pare ne planin Modelo-Edukativ, si nje Akdemik te shquar, e kur kjo lekundet sado pak, jemi ne qe ndjehemi te zhgenjyer. Te shash Saliun eshte sikur me “labour the obvious” nje Tabele mjaft e lehte. Jo se presim qe Qosja te na jape fjale mbitokesore, por duam-ndjejme dhe kemi nevoje [!] qe kur flet ai, te mos ngjaje sic flasim une dhe ti. Qofte sikur problemi te jete i njejte dhe per te njejtin person. Shume nga ne nuk presin dhe per problemin me banal, pershkruajtjen e nje Muri te Bardhe, Qosja ta beje si une dhe ti. Ose nuk do ishte Qosja, ose…une dhe ti do Quheshim R. Qosja. Paradoks.

> >

Eshte e veshtire te jesh nen lekuren a tij…pasi nese rreshqet me pasionin eshte shume e veshtire te kthehesh mbrapsh, per te rikuperuar kredibilitetin e meparshem. Sikur nje person qe Qosja preferon- te themi-zgjidhet neser dhe nuk del si e mendoi ai, c’do ndodhe me pas?! Ai do detyrohet te vihet ne llogore. Perseri.

Problemi eshte ketu, Akdemiku [i nivelit Qose –jo kushdo] mund te jete i angazhuar eshte e drejte e tij, por me mase dhe sa here te flase… te Degjohet. Po ashtu jane disa subjekte, qe pervec aktualizimit e mprehtesise sic eshte Ceshtja Sali/Saliu/Saliut, kur jane bere kaq te rendomta, gati-gati rutine te duket sikur te terheqin ne nivelin e tyre. Jo se atij I mungojne mjetet [fjalet] per te folur Pervecshem.

Nese BP/ ZL apo TP flasin-debatojne ne kafe-a-forum- nuk eshte big deal, kur R.Qosja bertet ne kete menyre eshte shume big deal J Ai ose nuk do degjohet ose …

Tani ti rikthemi shkrimit te R. Q. Ai flet drejt e mjaft drejt, por pasioni ka kaluar ne ate pike sa duket si trakt, dhe te ben te te vije keq per Saliun [gati-gati J] theksoj fjalen Duket. QE nga titulli shihet qe Qosja eshte me kobure ne dore J e eshte teper e veshtire [duke ditur: qosja se do saliun/ qosja do flase me “egersi” + titulli] qe te fokusohesh e ta lexosh rrjesht per rrjesht.

Nese emri juaj do Ishte R. Qosja, kjo do ishte e mjaftueshme per vemendjen fillestare te publikut [still ka terheqje] dhe ndihet nje vete-detyrim qe te kete ide-polemika-analiza te pjekura. Thashe subjekti ( saliu-Shq.-korrupsioni-politka etj) jane te veshtira/serioze per te qene cool e “i pa anshem” dhe Qosja apo kushdo rezervon te drejten te shpertheje Nje here…heren e dyte- duhet Kujdes.

Me teper si komb i ri, njerez jo shume te mesuar, nga brenda me polemike te paster, ide te qarta, kundershti e debate me stil e klas, DUAM disa njerez te tipit Qose- flas per mencurine e tij, te na Paraprine. Nese tipa te tille jo-athere kush?! Kjo s'na ben te ndihemi mire.

Se ne fund te fundit R. Qosja eshte R. Qosja. Ne vec kete presim nga ai, asgje me shume [jo praktikalitet apo zgjidhje unike] vec asgje me pak –per sa kohe qe behet fjala per Fjale.

---------

me falni- ndoshta dola nga tema, smiley dhe u perqendrova ne artikull-shkruesin, por idene e krej permbatjen ai e ka thene  QE ne titull. Ne disa raste duhet analizuar jo thjeshte c'fare tha; por kur e tha, kush e tha, dhe SI E THA.

 

Nga pikepamja historike disa gjera i ka gabim .

shpallja e pavaresise ishte veper e italise dhe austro hungarise.intelektualet shqiptare ishin nepunes te larte te dovletit qe braktisen turqine ne momentin e fundit kur pane se  lopa turke nuk mund te milej me.

I ashtuquajturi revolucion i qershorit ishte nje kryengritje e disa garnizoneve.Noli megjithe kulturen e madhe nuk ishte njeriu i pershtatshem per shqiperine e asaj kohe.

Sali Berisha nuk e meriton te jete ne politike jo sepse ka qene sekretar partie por per ate qe beri ne 97 dhe me vone.Shqiptaret i vune flaken vendit per ta perzene nga pushteti dhe ne 2005 e sollen prape ne pushtet me vullnet te lire .Mendja e shqiptareve qe bejne zgjedhje te tilla te paperpergjeshme duke u tallur me fatin e tyre dhe te kalamajve te tyre punon ne menyre misterioze ose nuk punon fare.

ka ardhur koha te hiqet dore nga varianti populist i trajtimit te ngjarjeve sipas te cilave populli eshte nje viktime e pafajshme te cilit i bien ne qafe qeveritare te keqinj.

Pyetja qe i duhet bere njerezve eshte:ku i keni trute kur votoni njerez te tille?

 Ne teresi une nuk e pata fjalen per  artikullin dhe as pake per Rexhep Qosen.Por me intereson brendia e diskutimeve, niveli i memdimeve, panorama qe plot nga  djemte dhe vajzat apo te gjitha moshat, shprehin ne kete blog.Se ne fakt duam apo nuk duam jane pjese hallesh te ketij vendit tone, kaqe problematik mes gjithe pellgut rreth.

  Mua me dhemb kur nje personalitet(fatkeqesisht  prej te tilleve pake shprehen  sot) jep vleresimin dhe alternativen e tij dhe  qe ketej nisin guret.Mundet te keni te drejte ne shume prej atyre konsideratave  per Qosen.Mundet qe si i  gjues, ai nuk  e ka perzgjedhur fjalen te atille qe as te mos godisi, pa le me te qelloje.Por more i dashur si mundet te rrije i qete nje  akademik kur  ne vendin AME, te tij demokacia e endrruar u be nje katrahure?Si mundet  te mos dridherohet e irritohet nje intelektual, kur perkarshi botes se kulturuar, tribuna ligjvenese e shtetit te ames se tij, kthehet ne pjesen e fljalorit te pafolor me ze? Si duron dot nje Akademik dhe te  mos revoltohet kur bash 20 km larg kryeqqytetit te ames se vet, 26 vete mes te  cileve splot femije hidhen ne hava e mbi 300 te tjere  gymtohen nga egoja e hajduterise qeverrisese?Mundet t`i jete dhene arresye Atij, qe te perzgjedhe llafin kur ne mes te  dites e perballe pallatit enderr te  ames se vet, te kete jo nje burre  te dhemshur por  gangstere, qe i  vrasin  te  mjeret , ndersa   u thone "Duam pune, duam buke"? Si te jete   i stivosur  ne radhen e te qeteve, nje  personalitet i cili tere  jeten u ka bere  karshillek edhe pse nden terror psikologjik dhe moral,  akademikeve, te cilet shqiptareve u flisnin shiftare dhe sot bash ne shtetin e ames se vet te shofi faqe tere botes se shqiptaret e anes se tij dhe te  ames se tij  jane kthyer ne shiftare te  vertete sepse durojne te qeverrisen nga shpellare dhe  kusare?Jo! Ai eshte  i  asaj prerjeje qe sot i  duhet  vendit, TE GJITHE vendit te tij, per te dhene mend se si duhet;   prere me bisturi  e keqja me e madhe e te  gjitha koherave.Nuk jemei  para disa problemeve, por para nje kthese qe duhet te  marrim si komb.

Kemi rene shume thelle, ne prehrin e kusarise dhe te autokracise se pashprese.E  ky  hall i rende nuk zgjidhet duke perzgjedhur fjalet, por duke vene gishtin drejt e ne plage.Se plaga jone eshte kangrenizuar.Mjeket  e mire  sot nuk me duket se jane ata qe lodhen te kolaudojne recetat, qe dikur kane dhene,... me shprese se te huajt  mund tu rrisin madheshtine apo tu japin ndonje Titull a çim, por ata qe semundjes se rende i gjejne ilaçin. Edhe me fjale, se sheron shume fjala.Sheron  dhe ate qe, si  ha gurin pas koke, e gjen forcen per ta ndalur vrapin bash buze gremine.Ky eshte dallimi mes atyre qe..nuk flasin emebel, por arrijne e  gjujn me gure,  jo sa per adte a  inat, por se detyra dhe nderi e keqardhja i detyron te gjujne pasi  qe  duan... te  te largojne sorren e zeze prej zogjve te klloçkes.Ja qe ne momente te veçanta te historise si  njerez, vete historia sepse dreqin u  jep nje rol dallues  te mençurve mes te  drejteve, per te  qene te  ashper,  krejt ndryshe prej te  mençurve, te  mbetur  brenda lekures se tyre, egos se tyre, meskiniteteit te metalitetit te  tyre.

Po neve,... mes te  thjeshteve?Momenti keron gjykimin e cilet sot, se paku per  te  dalluar dhe  degjuar me te diturin e atyre qe dine dhe duan te thone gjithe  sa kane nxene, per te thene. Une e degjoj kete intelektual mendjendritur, pasi Rexhep Qosja eshte  ndoshta i vetemi intelektual i madh ,  qe nuk po mba gje  ..per ne ate jete...Ai me shume se  kushdo nga akademiket tane, e di  mire fort se nuk rregullohet  ajo jete, pa ikur qe ketej.... te ndrequr..

Tung

Grava ke folur shume paster e nuk ka si ti shtohet me shume idese-mendimeve ne ato qe trajton. R.Q. duhet te flase dhe nuk ka perse te mos flase. Problemi eshte se ai ka qene nje idhull, ky pozicion unik ka disa parametra dhe pergjegjesi te rralle. Theksoj nuk e duam per anen praktike e manageriale por ne lemin e ideve. Jo qe Rexhepi te behet elusive, por ekslusive. Ai mund te shkruaje 5 here ne tre muaj per Berishen apo nje here, e drejte personale, vec nganjehere me pak eshte me shume.

Kur dikush arrin ne kalibrin e Qoses dhe faktori sot-por-ama-dhe-neser, dashje pa dashje eshte aty. Ne 30 vjete Saliu do ngelet nje njolle e murrme, Rexhepi mund te lexohet prape jo vetem si shembull publicistike, por se Si nje “akademik i  tipit Qose nderhyn/trajton nje problem qe i dhemb nje Kombi. Kemi pare si Konica flet per Zogun, eshte e drejte e Qoses te flase per Saliun me nje fare stili. Ka akademike a filozofe qe kane marre armet e ka te tjere si Shopenhauri qe u pelqeu izolimi nga shoqeria, ne sigurisht na duhet qe figura te tilla te zbresin ne “beteje” me reputacionin qe kane. Une R.Q. e kam pasur idhull, jam perpjekur dy here me te, nje here takuar ne person e nje here ne telefon, e live nuk me ka zhgenyer,  eshte sic dhe lexohet ne shkrime. Kam lexuar veprat e tij e pas shume vitesh me vijne ndermend ca citate te goditura. Mbetet nje kolos i studimeve shqipe.

Publiku, jo vetem i mireinformuar sot-por dhe i mesuar me stil perendimor ne debat-ide etj, do dicka me shume. Jep pozicion tend e me pas mos u konsumo. Duam Stil, duam dicka mbi monotonine  e perditshme, per “Saliun” e ronxhot e tij “une” kam 101 Gazeta, R.Q. s’ka si ti vije afer nivelit te “lajmit apo analizes ditore”. Duam me shume. Ne fakt ky tip publiku do shume e me shume. Shiko ne forume, te pakten 5-8 vitet e fundit shqiptaret jashte dhe ato Brenda shpalosin nje nivel te larte diskutimi me nje pavaresi mendimi e Etike qe nuk impresionohet lehte. Flas per ato qe duan-munden.

R.Q.-si shume dijetare te tjere ne ate moshe, tashme e ka lene vepren e madhe pas e kjo eshte normale, Anjshtanji e Njutoni nuk ishin me pak te tille ne moshe te shtyre kur dhane e c’dhane ne moshen e re. Nuk eshte krahasim hiperbolik, pasi R.Q ne arenen Shqiptare eshte as high-as-it-gets, por fakt i jetes. Veshtire te shkoje me lart, por shume lehte te zbrese me poshte. Nuk  duam gjera te reja e te pazakonta nga ai, vec nje maturi e nje pjekuri qe ja jep mosha, pervoja dhe respekti qe ka arritur ne komunitetin e letrave shqipe. Me kupto drejt, mua me pelqen vertete por kur shoh R. Qosja “erdhi” e po flet, VEC dua te shoh po FLET R. QOSJA! Perseris qe ne probleme te perditshme- dhe nuk ka me te perseritur e te perditshem se Saliu- kjo nuk eshte e lehte, por kur se ben dot Rexhepi, kush atehere?!

Professor Qosja i ka te gjitha aftesite, dhe mundesite qe te flase si rralle kush,  me ekspozimin minimal per nje efekt maksimal. Ai eshte produkt i kohes se tij, por une nuk dua ta shikoj thjesht, e vetem, te okupuar ne kohen e tij. Permbajtja eshte shume- mbetet thelbi  i nje ceshtje- e une nuk kam probleme me kete, por parashtrimi-estetika-stili dhe menyra e trajtimit te nje subjekti jane po aq te rendesishme.

Ke shume te drejte qe ai duhet te zgjedhe. Dhe ai e ka bere zgjedhjen e tij. Ne life duhet me take-sides dhe deklaruar interest ne ceshtje te medha. Disa here “fair-coverage” e “balanced opinions” ka shkuar pertej normales. Nje rast eshte ai i Christiane Amanpuor qe u kritikua per pasqyrimin e luftes ne Bosnje e u kritikuar per mungese balance dhe se nuk u dha air-time te gjitha paleve ne menyre te barabarte. Amanpour kembenguli qe ne disa raste taking-sides eshte e pamundur te mos ndodhe pasi  ne krahasojme qe nje snajper serb qe u merzit nga e shoqja ne shtepi dhe vret nje djale te vogel musliman, nuk ka si te kete barazi ketu dhe duhet te themi te verteten. U desh mese nje dekade ti japin te drejte.

Ai ben mire qe perfshihet ne debat-jeten publike, sic dhe ne E duam Qosen all in, po e duam me nje dinjitet absolut dhe ne nje forme te tille qe kur ai flet te jete si “lighting and thunder” Une kam pershtypjen qe Qosja i ka pasur mundesite ti beje keto.

Por ama, dhe nese shkruan sa here te doje, nuk ben aspak keq. Ndoshta kerkesat tona per te pare-pasur nje “ te pervecshem” nuk jane realiste dhe mund te jete dhe si burden, ai nuk ka kontrate me ne, mendimi im personal eshte dhe vazhdon te jete ne favour te dickaje speciale nga R. Qosja. Nuk them me nje tudje koke e rrudhje balli nga Olimpi aimund te beje gjithshka, them qe Mund te jete “pak” me ndryshe. Sigurisht nese ai do. Sa per Saliun –qe te jemi ne teme- c’faredo te shkruhet, e nga kushdo, do jete ne shenje. Ai e ka bere balte! Korrupsioni galopant e “in our face” ka kaluar ne nje ekstrem qe me keq nuk ka si shkon per ate cope te vogel Shqiperi.

Nuk e di, nese po flas me passion dhe si tifoz, me dashamiresi une pres me shume nga R.Q. ndoshta ne nje menyre naïve L …por ne kete mori shkrimesh e lajmesh sikur kerkojme disa perla, disa gjera qe vec personalitete te fjales si R.Q. kane mundesine ta bejne…ashtu sic dhe disa verera, konjake etj, qe me kalimin e kohes behen me te shtrenjta- sic thone [ato qe i kane provuar] se kane nje shije te vecante jo thjesht per gjuhen e gojen, por nga cilesia qe bart/ pret Mendimi [truri, dhe c’fare do vije] se jane te rralla. R.Q. ka dhene shembuj se mundet te flase bukur e rralle.

[p.s. Grava-me beso nuk kam dashur ta gjuaj me gure, as e mendoj kete. quaje mendimin tim si "pretendim" te nje shqiptari te vogel qe pret me shume nga nje Shqiptar i madh, si R.Q.]

 A i takon Akademikut te beje kaq hapur fushate kunder Berishes ?? 

E kjo terminologjia e Clirimit, duhet te mos keqperdoret e te gjeneroje mendesi se eshte dhuna ajo qe sjell progresin, nuk jemi ne kushtet per tu cliruar, nese mendojme ende keshtu do te thote se nuk kemi ndryshuar asnje gje ne 20 vite demokraci. Jetojme ne vitin 2011 nuk ka me nevoje te clirojme ......... duhet thjesht te bejme progress ne vazhdimesi. Nuk ka nevoje gjithmone per apokalipse .... Me gjithe respektin per Akademikun se mbeshtes ne kete artikull. 

Pushtetet ndryshohen e ka votime qe sjellin kete ndryshim, veprime kushtetuese e mbi te gjitha demokratike qe tregojne se nje popull ka civilizimin per tu quajtur europian. 

Te bejme zgjedhje demokratike ti tregojme vetes e botes se dicka e kemi mesuar nga demokracia. 

e jo te "Clirohet" - pasi kjo fjale ngjall inat, dhune e deme qe jane vetem ne kurriz te popullit. Te mos krijojme kosto qe nuk i mbartim dot e do na bejne te rikalojme ne tranzicion. 

anduena, pse ju e kuptoni si "fushate"te akademikut .... kunder  njeriut  a personit me emrin Berishe apo kunder te keqes qe e ka kthyer ne fenomen, personi qe ka emrin Berishe ? Nuk e kuptoke fare  Akademikun.Se ai nuk duhet lexuar  a kenduar por ...studjuar..

Paska folur prap ky plaku matuf.

Nuk eshte nga Mat-i Qosja o karallo!

Qenka i zoti ky! Po pse sna e botoi me perpara,t'i dinim me saktesi gjerat,por pikerisht tani para zgjedhjeve?

 O Qose. Mos ke ngel gje "qose" nga leket qe aktivizohesh pikerisht per kohe fushate? Turp.

Herën e pestë Shqipëria është çliruar në vitin 1997 dhe është çliruar me revolucion paqësor demokratik,

 

Kush ta beson kete brockull o QOSE.

pse paqesore i thua ti sulmit ndaj reparteve e depove ushtarake, ndaj komisariateve, kush e organizoi kete revolucion rebelues?

Deshen ta perserisin edhe me 21 janar por u doli huq.

Qosja ben muhabete burrash, shko be cicin.

Kush eshte me burre Qosja apo Kadare.

 

 Ky qosja qe i puthi doren janullatosit dhe djegien e themeleve te shtetit te vetem te shqiptareve nga sllavogreket e quajti revolucion i vonuar demokratik?! 

pse paqesore i thua ti sulmit ndaj reparteve e depove ushtarake, ndaj komisariateve, kush e organizoi kete revolucion rebelues.. smiley

Mati me kursim o burre , me kursim . Keshtu ka qene qe nga kohet e lashta per te bere largime paqesore me levizje ( revolucione ) paqesore Demokratike . Qosja perdor terma shkencore jo per lexues veprash te Saliut . Keshtu psh kuptojme kur nje "revolucion " mbetet paqesor pasi nuk e con ne gijotine ish te parin e vendit dhe nuk e thellon konfliktin deri ne ate shkalle sa te vere ne LUFTE kunder njeri tjetrit grupimet Politike me perkrahesit e tyre qe emertohet me te FAMSHMEN ose thirret  smiley LUFTE CIVILE .  Dhe kjo ndodh e analizohet kur nuk ka Pushtues te Huaj ,  brenda teritorit te nje vendi . Nje tentative te tille ne 97 e BERI Praktikisht Mullahu i sotem ne krye te Jozefines , por i treguan se shkopi i Flamurit qe do te rrahe e vrase njerzit Ka dhe vend tjeter ku hyn ! Ne kohe te Turkut quhej "futje helli " Po dhe dite per dite te njejten gje po ben ..... ta shtyje popullin ne Lufte Civile sepse eshte edukuar te mos jetoje dot pa gjak . Dhe fusha e jetes i duket si tavoline operacionesh ....

revolucion rebelues ... smiley

Mos tu keqen . Ke filluar shpik terma tani .Qosja eshte Rexhep Qose se nuk eshte llafazan ordiner i gazetarise e anal-isteve te frymezuar nga kryepercaresi i shqiptareve , dhe nuk eshte as B..ir i Historise  Ai i ka paraprire se vertetes Historike te kesaj periudhe duke e kategorizuar si Despotizem te ushtruar nga nje Paranoiak ., me diagnoze "Crregullime te sistemit nervor " ose me terma popullore semundja quhet e thirret "Hardallosje " Largimi i S.Rrofte Berishes eshte kushti i Vetem qe ai vend te prosperoje e eci perpara pa lehje e lehes ditore , javore e mujore suksesesh , bash me e bo Shkodren si Venec . Njehsimi i se keqes me alias Sali ham - ham Mullahun eshte e vetmja analize e shendeteshme per mendje te shendeteshme .

 

Çlirimi i Shqipërisë prej diktaturës komuniste, në vitin 1991, mund të quhet vetëm i pjesshëm

dhe mund të quhet kështu, vetëm i pjesshëm, sepse jo vetëm mendësi, jo vetëm teknologji

pushtetore komuniste, por edhe një infrastrukturë e tërë partiake, shtetërore dhe kulturore,

duke përfshirë këtu ish-sekretarë të organizatave bazë të Partisë së Punës, ish-deputetë, ish-

drejtorë, ish nënkryetarë e sekretarë institucionesh të ndryshme shtetërore, ish-

kryeredaktorë, ish-gjyqtarë, do të arrijnë të futen në pushtetin e ri, të quajtur demokratik,

dhe të pushtojnë detyra të larta, deri te institucioni i kryetarit të shtetit, deri te pozita e

kryeministrit, deri te pozitat e ministrave të sektorëve të ndryshëm, deri te zgjedhja për

deputet në Kuvendin e Shqipërisë! Kjo trashëgimi komuniste, madje, staliniste, në

pushtetin e ri shqiptar, në vendet e tjera komuniste evropiane ishte ndërprerë shpejt pas

rënies së komunizmit dhe do të mbesë veçanësi e tejzgjatur deri në fillim të shekullit njëzet e nje,

 vetëm në Serbi e në Rusi, kurse deri sot vetëm në Shqipëri dhe në disa ish republika

aziatike të Bashkimit Sovjetik. 

____

Prof,akademiku Rexhep Qosja eshte i vetmi intelektual qe gjithmone i ka bere analizen sic duhet me pike e me presje ngjarjeve te shqiperise dhe gjithemone ka patur nje perputhje te plote, me shumicen e popullit! Mbetet nje figure e madhe per kombin tone do te ishte mire qe figura te tilla intelektuale  te ishin ne krye te vendit !

 

Gjithmone e kam respektuar dhe do ta respektoj Rexhep Qosjen (ne se ai vazhdon te punoje i palekundur nga frika e nje goditjeje te pabese qe kurdohere vazhdon te qendroje ne kokat e shqiptareve sidomos intelektualve shqiptare).  E pra e respektoj kete njeri, vec nje gje kerkoj te me spjegoje se per cfare suksesesh dhe te drejtash ben fjale ky ne dy paragrafet qe po sjell me poshte:

"Pushteti komunist në Shqipëri do të zgjasë shumë më tepër se të gjitha pushtetet e tjera para tij dhe gjatë kësaj kohe do të arrijë ta ndryshojë rrënjësisht pamjen politike, ideologjike, institucionale, shoqërore, ekonomike, kulturore të Shqipërisë.Gjurmët e këtij pushteti në historinë shqiptare do të jenë më të mëdha e më të thella se të të gjitha pushteteve para tij dhe pas tij deri sot. Historia e shënon si pushtet që e ka ndërtuar Shqipërinë institucionalisht, që e ka arsimuar popullin, në tërësi , që ka ngritur numër të madh institucionesh të shkencës e të kulturës që njeh bota e qytetëruar, që ka shkolluar dhe emancipuar gruan shqiptare, që ka ngritur shëndetësinë, që ka ndërtuar objekte me rëndësi të madhe, themelore, në ekonominë shqiptare, që e ka emancipuar dhe pavarësuar në të gjitha pikëpamjet popullin shqiptar.

Por, këtë pushtet historia e shënon njëkohësisht si pushtet të një diktature të paprovuar në historinë shqiptare, në të cilën do të shkelen rëndë të drejtat politike e qytetare, të drejtat themelore të njeriut: të drejtat e mendimit e fjalës së lirë, të organizimit politik, të lëvizjes së lirë, të fesë, të pronës. E të tjera". 

Pyetja ime ka te beje me ate qe a mund te shkojne logjikisht fraza qe permban sukseset me frazen per shkeljen e rende te te drejtave. Tjeter spjegim do te doja edhe per dy pjeset ne B dhe I brenda frazes se fundit te Qosjes.    

Duke ditur se Rexhepi nuk lexon peshkun do te doja qe ndokush nga peshku te me ndriconte rreth kesaj ceshtjeje, faleminderit!

 ...Miq te mi  ne Peshk.. por qe  kritikoni  Qosen.Qendroni tek .."Kepuca! Ose, si i kane pas thene nga ana veriore; tek "Shkarpa"! Kush nuk  e di historine e Fidia-s me kepucarin,(shkon shume per kete  rast) jam gati  t`ja tregoj me shume kenaqesi. Qoses, po i bete  kritika.. per kepucen, jam gati t`i  degjoj me kenaqesi.Per mendjen ...ju lutem qendroni tek.... kepuca !

 Tju jap nje lajme ...te pa konfirnmuar  por nga burim  shume i sigurte? Nuk do te jete rama kandidati i PS per  Tiranen..Ky lajme  me ka dhene nje kenaqesi te  veçante..Kush me ka lexuar  ne nja dy prononcime, te  para kesaj dite .....  besoj  me jep te  drejte... 

 Shyqyr o Grave, do te jap nje dopjo vere, se e ke qef....... Me hoqe marazin!!!!!!!!

beje tamam, na thuaj dhe qe do jete veliaj kandidati

 Jo nuk do te  jete Veliaj.Por jane ne diskutim e siper.Dje  i kerkuan mendim Xhufit.Nuk pranoi.Mundet,  Majko....!

Ja pse shkruan Qosja me shprese se njerzit që mbështesin Salën ta kuptojnë që mbështesin një njeri që vetëm demokrat dhe atdhedashës nuk është për ktë çlirim e ka fjalën Qosja. Të çlirojmë vendin nga këta hajdutë ,gënjeshtarë e dhespotë të paftyrë. Qosja  i drejtohet mbështetsve të Saliut atyre që mund ta kuptojnë (jo atyre që punojnë në administratë e ambasada ) si dhe të panshmëve duke i treguar rrezikun: Shqipëria e pushtuar nga një dhespot i dhunshëm dhe paronojak joatdhedashës për të mos thënë më shumë .E ç'të thuash më shumë për një kufomë politike si Saliu që veç me vota s'ka ardhur në pushtet por me dallavere e pazara politike që asnjëre s'janë bërë për të mirën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë kush mendon ndryshe është i Gënjyer ose kërkon të mbështesë një vrasës dhe vjedhës politik pasi ka përfitime personale. Njerzit që fshihen pas anti PS si slavoortodoksokomunistë s'janë gjë tjetër veç fosile politike të politikave të vjetra të para 97 të PD e Saliut .Ka këtu nga këta të sëmurë që se kuptojnë rrezikun e despotizmit e ripushtimin real të Shqipërisë nga diktatorë (dhuntar&eumlsmiley .

Do të mbajë Shqipëria në pushtet, si kryeministër, njeriun, i cili shtetin juridik e ka kthyer në shtet privat, i cili ekonominë e tregut e ka kthyer në kapitalizëm fundamentalist plaçkitës për të cilin njeriu nuk është qëllim po mjet, i cili shoqërinë e hapur, pluraliste, e ka kthyer në shoqëri të përçarë?
 

Ky eshte paragrafi qe me spikati me shume per mire, nga kjo permbledhje e shkelqyer e Qoses...

 alidems paç e dhensh! 

I nderuar Tiku . Po vecoj kete nga fraza sepse mendoj kjo eshte KYCI i te kuptuarit te Qoses .

të drejtat e mendimit e fjalës së lirë, të organizimit politik, të lëvizjes së lirë, të fesë, të pronës....

lexoje me kujdes ,Qosja nuk thote asnje gje te tepert jashte Kushtetutes se asj KOHE ... pas vitit 1976 

- Partia e Punes e VETMJA Force Politike Udheheqse .

- Republika e Shqiperise eshte Shteti i Diktatures se Proletariatit . Eshte shtet Ateist .

Shume shume te qarta . Dy pikat Themelore te perfaqesimit te nje Shteti qe MBESHTETET mbi Pronen Shoqerore dhe per te realizuar kete , aplikon si sistem Politik Diktaturen e shumices ndaj Pakices .

Ne se te ka vrare veshin fjala " te renda " duhet kuptuar se ato jane fjale qe kane peshe e vlere ne kete KOHE . Ato nuk kishin dhe nuk mund te perfaqesonin kete mendim sot . Ne se kemi paqartesi sepse quhet Diktature e Proletariatit , kjo nuk sqaron asnje rresht se perse te GJITHA Shtetet e BOTES e kane kaluar Sistemin Politik te DIKTATURES ne nje forme te Ashper apo te Bute , ne Kohe gjate apo te shkurter , kete forme Qeverimi  duke u ngjitur prapashtesa te ndryshme .

Misioni i Diktaturave ( ka mision Historik te pallogaritshem ne vlera ) dhe vecanerisht sistemi i saj ne  Shqiperi mund  ta krahasohet me tezen e Niches si nje Diktature e Ndritur (Hyjnore ). Per keto Qosja mendoj numeron SUKSESET e Pa imagjinueshme per nje shoqeri ne pelena si jona , qe do ti lakmonin si pjese e Historise se tyre Popuj me dhjetra here me te vjeter , me te konsoliduar e me te Fuqishem se ne . Ndoshta mund te kemi akoma paqartesi sepse analizat e verteta shkencore tip QOSE , jane baltosur e baltosen , mbytur e mbyten nga  zhurma injorante e anal-eve te sotem si B..ir Historia , qe pervec Diktature kane shtuar edhe epitetin e Koco Devoles " Nga me te egrat ne Bote " kur kuvendon me ballisto - komunistin Agron Mete Llakaj smiley

Pra ne se vendosim ne konceptin e Drejte Historik ne ate Rruge jo me "sikur " qe eshte zhvilluar Historia Boterore , pra ne se vendosim kete Forme QEVERIMI te pashmangeshme dhe te aplikuar pa PERJASHTIM ne te gjithe vendet e Botes , pahile e dredhira , pa dominuar INJORANCA , Kurverite e mendimit dhe  Inatet Personale ,aq me teper koncepti mesjetar i "perjashtimit " , them se mbetet

REZULTATI  

....per tu kritikuar e Teprimet KONKRETE ndaj Individeve per tu Ndeshkuar 

dhe  

....arritjet KONKRETE ( shume pak numeron Qosja sepse nuk e ka objekt mendoj ) qe mbeten per tu lartesuar e lavderuar .

Jane pikerisht keto te DYJA qe nuk kishte  BYTHE  nje qeveri Megallomane , Frikacake e pa Kocke  e Nanos te analizonte  e te dilte ne perfundime te drejta per menazhimin e shoqerise ne kohen e sotme , e jo me te kete SUME  ,  nje Qeveri Injorantesh , Autoritariste , Arbitrare ,Kusare e Xhahile motamo DIKTATURE per Kushtet e sotme por ne formen e Don Ki Shotit , si Regjimi i lobuar nderkombetarisht i Berishes , me Sanco Pancen e tij liburneshen Jozefine .

Dhe besome ne kete cilesim te tyre e ne kete nderhyrje nuk kam asgje personale . 

"Roberine nuk ju a solla une , ate e gjeta ne mesin tuaj ."

S.Berisha

Ku e degjove kete mo Andi?

Nuk e kam nigju me asi ven . Me ka dale si konkluzion kshu...

 

 Ajo qe thote akademiku Rexhep Qosja per Sali Berishen si dhuntari i Shqiperise qendron, mjafton te lexosh dhe opinione te tjera dhe mund te besh lidhjen pse Sali Berisha quhet dhuntar

_____

Vizion Plus

Trafiku i armeve nga Shqipëria drejt Afganistanit ka qene serish ne fokus te medieve ndërkombëtare. Revista amerikane Rolling Stones ka publikuar një artikull te gazetarit investigativ Guy Loson, i cili rrëfen ne detaje historinë e presidentit te kompanisë AEY, Efraim Diveroli dhe mikut te tij Pakuzi, dy djem te rinj amerikan te cilët ëndërronin te bëheshin miliardere përmes trafikut te armeve. Ne një vend si Shqipëria, qe kishte municion kinez me bollëk, - shkruan e përjavshmja, - kompania amerikane vendos qe te lidhet me furnitorë shqiptare përmes sekserit zviceran Thomet, i cili me pas zbulohet se po përfitonte personalisht nga ky biznes.

Ne tentative për te nxjerre jashtë loje sekserin zviceran, Trebicka i cili kishte edhe mbështetjen e Diverolit, kupton se ne këtë çështje Thomet kishte mbështetjen e djalit te vete kryeministrit.

Me publikimin e kësaj çështjeje nga New York Times, - shkruan The Rolling Stones , Trebicka tashme ishte dëshmitari kyç i kësaj ngjarjeje, por ai gjeti vdekjen ne një fshat ne Shqipërinë e jugut.

Pasi ngjarja doli ne drite Trebicka udhëtoi ne ShBA për te biseduar me investiguesit dhe prokuroret federal ne Miami. Ai u frikësua nga fakti se mund te vihej nen akuze nga shteti amerikan.

Me tu kthyer ne Shqipëri ai ishte dëshmitari kyç ndaj banditeve dhe gangsterëve qe kishin lidhje te ngushta me kryeministrin Berisha. Ne një pasdite ne shtator te vitit 2008, Trebicka u vra ne një aksident misterioz dhe çuditërisht mjeket dhe policia mbërritën me vonese ne vendngjarje.

Nga hetimi i kësaj ngjarjeje - shkruan Rollin Stones, - Diveroli është shpallur fajtor dhe është dënuar nga gjykata e Orlandos me katër vjet burg dhe 250 mije $ gjobe.

Ndërsa ne Shqipëri ende nuk është dënuar askush për shpërthimin ne Gërdec qe u mori jetën 26 personave tre vjet me pare.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).