Ligji i ri që miratoi dje Parlamenti shqiptar në një seancë të mbushur me debate ka në thelb dhënien e pronësisë së truallit të gjithë personave që kanë blerë vila dhe apartamente luksi në fshatra turistikë. Bëhet fjalë për fshatrat turistikë që kanë dalë nga destinacioni duke ndërtuar më shumë se sa kishin lejen.

Ligji i ri u jep të drejtë këtyre personave që të blejnë tokën me çmime që shkojnë deri në 30 për qind më lirë se sa çmimet e referencës së vendosura nga qeveria. Vetë këto çmime janë tepër të ulëta në krahasim me çmimet reale të tregut. Ligji i vjetër ishte miratuar në vitin 2009 pothuajse në unanimitet, ndërsa ligji i djeshëm u kundërshtua ashpër nga opozita. Sipas saj, me këtë ligj qeveria po legalizon pasuritë e ministrave të saj dhe po ndëshkon pronarët e vërtetë të tokave.

Në total janë më shumë se 30 fshatra turistikë të shpërndarë pothuajse në të gjithë vijën bregdetare shqiptare. Ndërtimi i këtyre fshatrave është bërë duke u bazuar në një ligj që favorizonte zhvillimin në zona me potencial turistik. Të gjithë fshatrat janë miratuar më parë nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. Por, pjesa më e madhe e këtyre fshatrave kanë ndryshuar destinacion. Në ligjin e vjetër parashikohej që në rastet kur në pronën e marrë me qira është ndryshuar destinacioni i objekteve të ndërtuara, për të cilën është rënë dakord që të përdoren për veprimtari të stimuluara, toka quhet e pazënë dhe i kthehet subjektit të shpronësuar.

Por, kjo pikë është shfuqizuar që në vitin 2009. Ndërtimi i fshatrave turistikë ka nisur që në vitin 1993 me parimin që toka do të jepej me qira për 99 vjet. Por deri më sot, në këto fshatra, kanë ndodhur shumë ndryshime. Kompanitë ndërtuese kanë ndryshuan destinacionin e fshatrave, duke i shitur vilat me çmime të kripura, ndërsa politika ka bërë punën e saj duke ndryshuar herë pas here ligjin e duke i krijuar lehtësi ndërtuesve të fshatrave turistike. Me ligjin që u miratua dje, qeveria i jep të drejtën këtyre individëve që të marrin përfundimisht edhe pronësinë e truallit, mbi të cilin janë ndërtuar vilat. Madje, ata mund të marrin në pronësi edhe më tepër se sa trualli. Pronarët e vilave mund të bëhen pronarë edhe të terreneve të fshatit si lulishtet, rrugicat, ambientet sportive etj. Të vetmit që humbasin në këtë rast janë pronarët e mëdhenj të tokave, ata që prej vitesh presin kompensim.

Por, kush janë njerëzit që kanë blerë vila në oazet e vogla buzë detit. Investigimi i "Shekulli"-t ka nxjerrë në skenë dhjetëra emra politikanësh apo personazhesh "VIP" që kanë blerë vilat e shtrenjta në bregdet. Pjesa më e madhe e tyre janë njerëzit që kanë bërë legjislacionin dhe ndryshimet përkatëse deri sa sot u jepet e drejta për të blerë përfundimisht tokën dhe me çmime më të ulëta. Një pjesë tjetër janë politikanët që kanë votuar në KRRTRSH për të miratuar fshatrat turistikë ku kanë pasur vila ose më pas kanë blerë vila. Këto dy kategori në mos kanë abuzuar me detyrën, janë në konflikt të hapur interesi, pasi kanë miratuar ndryshimin e ligjeve ose kanë votuar në mënyrë direkte në favor të pronës së tyre. Pjesa tjetër janë miq të pushtetarëve apo përfaqësues së "shoqërisë civile". "Shekulli" boton sot listën me emrat e disa prej politikanëve apo zyrtarëve shtetërorë që kanë vila në fshatrat turistikë në bregdet dhe tashmë ju jepet e drejta që të blejnë edhe tokën.

Disa nga personat e njohur që kanë vila në të ashtuquajtura fshatra turistikë
Argita (Malltezi) Berisha, vajza e kryeministrit
Ilir Meta, ish-zv.kryeministër
Ridvan Bode, ministër i Financave
Shaban Memia, kreu i AUIZNIT
Lulzim Basha, ministri i Brendshëm
Fatos Nano, ish-kryeministër
Nikoll Lesi, ish-deputet, zv.ministër i Turizmit
Fatos Beja, deputet i PD
Genc Pollo, ministër i Teknologjisë
Flori Bajrami, Deputet i PD
Adriana Kumbaro, Deputete e PD
Mesila Doda, Deputete e PD
Jozefina Topalli, Kryetare e Kuvendit
Gerti Bogdani, Deputet i PD
Jemin Gjana, Deputet i PD
Bashkim Fino, Deputet i PS
Fatmir Mediu, ministër i Mjedisit
Genc Ruli, ministër i Bujqësisë
Gjergj Bojaxhi, ish-Drejtor i KESH/ Policisë Ndërtimore
Pandeli Majko, Deputet i PS
Ridvan Bode, ministër i Financave
Alfred Prifti, ish-drejtor i Tatimeve
Arben Imami, ministër i Mbrojtjes
Besnik Ymeraj, gjyqtar
Fehmi Abdiu, gjyqtar
Ilirjan Celibashi, ish-kryetar i KQZ
Maks Haxhia, jurist
Sokrat Sinaj, ish-kreu i Komitetit të Pronave
Uran Butka, politikan PD

Çmimet e tokave, sipas AKKP-së
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave ka përpiluar listën e çmimeve të tokave në zonat me përparësi turizmin, aty ku dhe janë ndërtuar fshatrat turistikë. Çmimet e vendosura nga shteti janë shumë më të ulëta se sa ato të tregut të lirë.

Dhërmi: 2 281 lekë/m2
Palasë: 1 729 lekë/m2
Pilur: 671 lekë/m2
Orikum: 17 867 lekë/m2
Radhimë: 2 143 lekë/m2
Zvërnec: 1 617 lekë/m2
Delvinë: 1 191 lekë/m2
Ksamil: 3 686 lekë/m2

Në Shkodër
Çmimi maks.: 31 753 lekë/m2
Çmimi min.: 13 429 lekë/m2
Velipojë: 1 286 lekë/m2

Pogradec
Çmimi maks.: 27 177 lekë/m2
Çmimi min.: 22 000 lekë/m2

Golemi 17 158 lekë/m2
Karpeni 14 117 lekë/m2
Spilleja 11 075 lekë/m2
Gjiri i Durrësit 37 262 lekë/m2
Gjiri i Lalëzit 13 866 lekë/m2
Shëngjini 25 510 lekë/m2
Gjiri i Rodonit - Laç 4 904 lekë/m2
Gjiri në lumin Mat 4 904 lekë/m2

Bregu i liqenit 21 564 lekë/m2 

 

Vila e Ilir Metes ne Gjirin e Lalzit

vila e ilir metes.jpg (449×300)

15 Komente

E cuditshme, lajme te tilla nuk bejne me buje. Ose ka ngordhur nervi komentues i peshqve, ose peshqit kane vila te perfituara ne te njejten menyre ne ato zona. Cqtmn thuaj..

peshqit jane fed-up me keto lloj banalittetesh qiviritare! U duket teper edhe harxhimi i kohes per te shkruar nje rresht ketu! Eshte injorim nga peshqit, jo neglizhim!

Po cfare banalitetesh, keto jane palacolleqe...Ka cifte te rinjsh, apo njerez qe robtohen ne pune nje jete te tere dhe nuk Blejne dot nje apartament bunker ne Baterdine e ndertimeve jo cilesore, ndersa keta nen petkun e Politikanit dhe te mashtrimit ujdisin ligjet ne menyre qe te perfitojne toka dhe prona ne tokat me te lakmuara qe ti trashegojne edhe bastardet e tyre te majmur...

Jane ti vrasesh me buke ne goje...

 

edhe kjo ka zgjidhje nqse ai vend do te marre rruge te mbare (me siguri qe do te marre rruge te mbare nje dite)! Qeverite qe do te vijne tu verifkojne pasurine ketyre mafiozave mbi bazen e te ardhurave. Pjesa e pa justifikuar t'u konfiskohet dhe t'u kaloje cifteve qe nuk mund te blejne nje apartament sot!!! smiley

 Nuk eshte nervi i komentuesve qe te bej buje, por ata,  Ilir Meta & Co  nuk e ruajn shume nga "buja" per komente poshte e larte ne forume apo ne gazeta, jane mesuar qe nuk u hyn gjemb ne kemb.

Ai & Co , vazhdon "fushaten" per te fituar edhe njehere zgjedhjet per te bere edhe me shume vila, edhe pse eshte i kapur "me presh ne duar" si hajn .

Eshte e veshtire ti heqesh kollaren nje politikani me vila, toka dhe biznese !

 JO me se nuk ka nordh nervi komentues, po ka nordh nervi nigjues...

psh. Tsunami ne Golem!!! Sa kushton ky trualli atehere? smiley

Hundreds dead as quake triggers tsunami in Japan

po mer daje, ne dore te zotit eshte kjo pune, se robi shqiptar..... 

me vone..

Duhet te shifni vilat e Mediut dhe Delijorgjit ne Qerret, fantastike. Jo shume larg tyre jane vilat e Samirit, Fevziut, Bashes, Frangajt, Pollos etj. tek Laguna Blu. Ne fakt ligji per privatizimin e tokes per keta atllare u be.

 Te papame fare, ngjit fare jane dhe te ish-pronarit te Klanit, Marselit, dhe Kadarese.

Kot me te pyet, kur pe vilen e Mediut aty ngjit me te, te ndare nga nje mur, mos pe gje edhe Majkon se tere ate vile e ka bere dhe ai. Ka lezet, dy ministrat e Mbrojtjes ngjit me njeri tjetrin. Kush tha qe shqiptaret nuk bashkepunojne???

 Foto te tjera ju lutem, qenkan te bukura smiley u dashka vjedh modeli, projekti smiley 

Me duket ca e pabesueshme qe vec dy deputete te PS-se (3 perfshire Fatos Nanon) paskan shtepi pushimi te keto zonat.

krim i vertete. po si u marrka toka ne dhermi me $20 metri katror... hajduteri e papare 

Pse habitesh, ketu ne Belgjike, kam nje mik hollandez qe shet vilen e tij ne France, me gjith kopesht 2000 m2 , per 160 mije euro.

Para ca vitesh, ketu ne Belgjike, shiste njoni nja 9000m2 me 16 euro metri, toke bujqesore.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).