0,,6447793_4,00.jpg (330×244)Parlamenti i Kosovës e ka mbështetur nismën e dialogut për çështjet praktike me Serbinë, i cili filloi të martën ne Buksel. Rezoluta përkatëse në parlament u miratua pa mbështetjen e opozitës.

Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë me të cilën e mbështetë dialogun për çështje praktike me Serbinë me 63 vota për dhe 49 kundër. Tri partitë politike opozitare nuk e mbështetën tekstin e rezolutës së propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës në pushtet. Opozita pohon se me këtë rezolutë nuk përfshihen propozimet e saj, të cilat janë si një përkufizim i vijave të kuqe për qeverinë e Kosovës, për temat të cilat nuk mund t'i bisedojë me Serbinë.

Sipas Adem Grabovcit, shef i grupit parlamentar të PDK-së, rezoluta i jep të drejtë Kuvendit që në çdo kohë të mbikqyrë bisedimet Kosovë-Serbi.

 

“Përkrahim këtë projekt rezolutë e cila do t'i jep parlamentit të Kosovës të drejtë që të mbikqyrë, përcjellë rrjedhën e bisedimeve dhe të drejtën që për çdo rast të kërkojë sqarime në parlamentin e Kosovës”, tha Adem Grabovci.

S'ka bisedime për statusin

Vija e kuqe për të cilën qeveria e Kosovës nuk do të bisedojë me Serbinë është statusi i Kosovës dhe sovraniteti dhe integriteti i vendit. Që nga fillimi i javës kur u hap debati në parlament për bisedimet me Serbinë, partitë politike opozitare, këto bisedime i cilësuan të ngutshme, madje pati propozime që Serbia të kushtëzohet për sërë çështjesh para së Kosova të pranojë të hyjë në këto biseda.

Forca e tretë politike në Kuvend lëvizja Vetvendosja, e cila paraqiti një rezolutë të veten, sipas Visar Ymerit nga kjo parti, konsideron se rezolutat e paraqitura në kuvend janë dy dokumente që nuk mund të bashkohen mes vete, sepse në thelb janë të ndryshme.

“Rezoluta e lëvizjes Vetvendosja thërret që negociatat me Serbinë të ndërpriten dhe ato të mos ndodhin pa u plotsuar katër parakushte kryesore të cilat duhet t'i shtrohen Serbisë. Ndërkohë, që rezoluta e PDK-së thërret që këto negociata të fillojnë dhe që të definohen pikat për të cilat do të diskutohet”, thotë Visar Ymeri.

Kushtet e Vetvendosjes

Rezoluta e Vetvendosjes parashikon që bisedimet me Serbinë mund të fillojnë vetëm atëherë kur Serbia ta njoh realitetin politik e faktik të Kosovës, të ndryshojë kushtetutën e saj, e cila e konsideron Kosovën si pjesë të pandashme të Serbisë dhe ta tërheq përkrahjen politike dhe financiare për strukturat e ilegale serbe që e cenojnë drejpërdrejt sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Edhe LDK-ja, sipas shefit të grupit parlamentar të kësaj partie Ismet Beqiri, konsideron se bisedimet me Serbinë janë "të ngutshme dhe jo transparente".

Sidoqoftë, qeveria e Kosovës e cila është e ngarkuar që të zhvillojë negociata me Serbinë, sipas kryeministit Hashim Thaçi, deshiron që çdo bisedë me Serbinë të jetë transparente dhe të ketë mbështetjen e Kuvendit. Në të kundërtën Kushtetuta e Kosovës i lejon qeverisë që të zhvillojë negociata për çështje praktike me Serbinë, pa e pyetur Kuvendin. 

2 Komente

ca date ka kjo rezoluta se sot perfundoi raundi i pare i bisedimeve sipas lajmeve?

mire o mire bete qe e miratut se kishit harru fare

se bisedimet kane fillu dy dite mo perpara

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).