Gazetari i njohur i Nju Jork Tajms, Christopher John Chivers, që ka raportuar skandalin e shitjes së armëve shqiptare në Afganistan, ka shkruar ne numrin e djeshëm të NYT, për armët shqiptare për Gaddafin. Në shkrim thuhet se armët shqiptare të mbledhura me shumicë nga ish-regjimi para 90-s, sot nxjerrin fitime të mëdha në pazarin ndërkombëtar të armëve e ndërkohë qeveria shqiptare jo vetëm është përfshirë direkt në këto trafiqe nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, por vendi ynë gjithashtu ka vënë emrin e tij në dispozicion të trafikantëve të armëve nga Europa Lindore, veçanërisht Serbia. Lehtësues i kësaj tregtie ka qenë MEICO. Armët janë shitur shpesh përmes një sekseri serb, i kërkuar për trafik ndërkombëtar armësh. Gazetari amerikan shkruan se është e lehtë të kuptosh se çfarë reputacioni ka MEICO sa i përket korrupsionit dhe trafiqeve, duke përmendur shkrimin e tij për trafikun e armëve në Afganistan. Ndaj këtij shkrimi kryeministri i Shqipërisë pati reaguar duke e quajtur gazetën "Nju Jork Tajms" letër higjienike. NYT citon edhe dy investigime te gazetes "Shekulli", te disa diteve me parë me autor Gjergji Thanasin: një artikull mbi bashkepunimin e qeverise shqiptare me trafikantë serbë të armëve në kërkim, dhe artikulli i dyte për një sasi predhash shqiptare në Libi, të konstatuara nga pamje filmike gjatë marrjes së një baze ushtarake nga protestuesit pranë Tripolit. Më poshtë, shkrimi i plotë i djeshëm i C.J.Chivers.

NE GALERI FOTO: Tri fotot e përmendura nga autori në artikull. Foto 4: Autori C.J.Chivers


Po dalin në dritë pazaret e armëve të Gedafit

Nga Chris J. CHIVERS
New York Times


Foto 1

Me krerët e shtetit të lidhur ngushtë me tregtinë e armëve të nëndheshme, Kolonel Muammar el-Qaddafi ka qënë prej kohësh një rast i veçantë studimi. Xhepat e tij të thellë me të ardhurat nga nafta janë kombinuar me ambiciet e tij për të qënë ndërmjetës rajonal. Ka spikatur me rolin e tij herë të dukshëm e herë jo, si përkrahës i lëvizjeve nacionaliste diku tjetër. Këto rrethana e kanë bërë një figurë të shquar në lojën e tij (si hije) të vazhdueshme.

atwar-chivers-qaddafi-arms-blog480.jpg (480×319)

Hidhini një sy fotografisë së këtij shkrimi. Ajo tregon arka që kanë shenjën "Pjesë traktori". E dini çfarë? Nuk ka diçka të tillë brënda. Pjesë traktori, jo njëherë.. Vetëm nëse ju e konsideroni një eksploziv "Katyusha 107 mm" si pjesë traktori. Shikoni edhe pjesën tjetër të printuar: "GSPLAJ". Kjo është për "Xhamahirinë e Madhe Socialiste Popullore Arabe të Libisë", (Great Socialist People's Libyan Arab Jamahiriya) emri zyrtar i Libisë nën sundimin e kolonel Gedafi-t. Kjo foto tregon municione të konfiskuara në Kongo në vitin 2007, në posedimin e një grupi rebel, lideri i të cilëve është nën hetim për krime lufte.

Gjatë viteve, shumë armë kanë rrjedhur brenda dhe jashtë Libisë së Kolonel Gedafit, ndonjëherë në mënyrë të hapur dhe ndonjëherë me anë të dredhive. Qeveria e tij ka ndihmuar Idi Amin për luftën dhe represionin në Ugandë, dhe ka iu dërguar armë edhe luftëtarëve në Palestinë, Irlandë, etj. Kur është konveniente, bëhet edhe klient i Kremlinit, madje futet në tregtinë e armëve me rregullat sovjetike të Moskës bashkë me klikën e ish KGB-së të cilët drejtojnë sot Rusinë. Por Kremlini e ka të vështirë të jetë i vetëm në ushqimin e tubacionit libian të armëve. Ndaj qeveria e Gedafit ka blerë gjerësisht armë edhe nga Kina dhe nga ish-satelitët socialistë.

Shpërthimi i luftimeve në javët e fundit, dhe shkatërrimi i shumë arsenaleve të qeverisë libiane, ka siguruar përgjime të freskëta në akumulimet e Libisë dhe në rreziqet që ato mund të sjellin. Gazeta The Neë York Times dhe blogu At War, u mor javës që shkoi me kërcënimet potenciale që mund të vijnë nga SA-7 e cila gjendet tashmë lirshëm në Libi. Sot, do paraqesim dy artikuj interesantë në lidhje me panoramën tjetër të armëve të Libisë gjatë këtij viti, nga burime dhe hulumtime që mbulojnë tregtinë e armëve, të cilët ofrojnë një pasqyrë se si kolonel Gedafi ka mbledhur dhe përdorur arsenalin e tij dhe me kë është lidhur.

Do t'ju rikthehemi "pjesëve të traktorit" në fund të këtij artikulli. Por më parë le të hedhim një sy në artikullin e gazetës "Shekulli" në Tiranë, Shqipëri, e cila në 27 shkurt publikoi një grup akuzash të reja në lidhje me lëvizjet e paligjshme të armëve në Libi. Detajet e artikullit të "Shekullit" lidhin dërgesën e dyshuar vitin e kaluar të një anije mallrash e cila mbante mortaja 82-mm, të marra nga depot e Qeverisë Shqiptare dhe të dërguara në portin Ras Lanuf, ku luftimet midis rebelëve libianë dhe lojalistëve të Gedafit kanë qënë nën proces prej ditësh.

Artikulli i Shekullit është një shkrim investigues nga një reporter nga Tirana i cili shpesh ka mbuluar tregtinë e armëve, Gjergji Thanasi. Artikulli ofron një pamje të pastër të asaj që shihet si bashkëpunim shqiptar me kontrabandistë të njohur armësh për të lëvizur municionet e tepërta të qeverisë në drejtim të ushtrisë së Libisë. Marrëveshja është stukturuar në mënyrë shumë kurioze, sepse në vitin 2010 Libia nuk ka qenë nën sanksione ndërkombëtare për tregtinë e armëve. Artikulli mëton të jenë lëshuar çertifikata të rreme dhe se marrëveshja është mbledhur pjesë- pjesë nën udhëheqjen e Sllobodan Tesiç, një trafikant armësh serb i cili është subjekt i një ndalimi nga Kombet e Bashkuara si ndihmës i ish- Presidentit të Liberisë Charls Taylor, i cili tani përballet me një gjyq për krime lufte në Hagë. Lexuesit që kanë ndjekur në mënyrë të vazhdueshme zbulimet e Wikileaks, mund të kujtojnë lehtë se z.Tesiç ishte subjekt i 2009-s, dhe përshkruhej për përdorimin e tij të dukshëm në krye të një kompanie për lëvizjen e armëve për në Jemen.

Marrëveshja shqiptare skicuar në "Shekulli" sugjeron se qeveria e kolonelit Gedafi dhe z.Tesiç, me ndihmë nga "kioska e armëve" e Ministrisë Shqiptare të Mbrojtjes, MEICO, kurdisën lëvizjen e municioneve të tepërta të bllokut lindor në Libi. Raporti shton viza në reputacionin e MEICO-s për korrupsion e kontrabandë armësh me stoqet e mëdha të armëve të ngelura nga dekada të tëra të luftës së ftohtë të Shqipërisë, një ish shtet-bunker. Raporti nga Shqipëria përshkruan edhe mënyrat me të cilat armët nga stoku i luftës së ftohtë lëvizin drejt Libisë.

I kthehemi përsëri imazhit në krye të artikullit. Kjo fotografi, dërguar tek ne nga Peter Danssaert, një studiues që mbulon transferimin e armëve drejt Afrikës dhe Europës Lindore (transferime për Shërbimet Ndërkombëtare të Paqes), tregon armë pas mbërritjes në Libi. Shikoni në foton më poshtë, shoqëruese e përmbajtjes së asaj arke.


Foto 2

Kjo arkë dhe shumë të tjera si kjo, janë gjetur në 2007 mes arsenalit të çmontuar të Jean-Pierre Bemba në Gbadolite në Kongo. Z.Bemba është lideri i Lëvizjes për Lirimin e Kongos, ose thënë ndryshe MLC. Sot, MLC-ja është një parti politike, por gjatë Luftës së Dytë të Kongos ka qenë grup rebelësh.

atwar-chivers-qaddafi-arms-2-articleInline-v2.jpg (190×260)

Fotografi të tjera tregojnë edhe municione të tjera në të njëjtin arsenal, përfshirë këtu edhe imazhin e arkës më poshtë, që mban markën L.A.R, (Republika Libane Arabe), emri që i është dhënë Libisë nga 1969 deri në 1977. Brënda këtyre arkave gjenden mortaja të shpërthimit të madh 60mm të ardhura nga ish-Jugosllavia.

Foto 3

atwar-chivers-qaddafi-arms-3-blog480.jpg (480×319)

Ato mbajnë pulla që nga 1974, dhe mesa duket kanë kaluar, (kjo varet nga sesi dikush e sheh botën), si një shkëmbim nga revolucionari tek revolucionari apo nga tirani tek tirani, nga Josip Broz Tito i Jugosllavisë tek Gedafi i Libisë dhe pastaj në një tjetër Luftë Afrikane. Sot, z.Bemba milicia e të cilit ka marrë në kujdestari këto municione, përballet me një gjyq për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, gjykim ky që vjen si rrjedhojë e akuzave të ngritura kundër tij në Republikën Qëndrore Afrikane në 2002 dhe 2003. Këto ishin disa nga mjetet e tregtisë së tij.

Dhuna në Libi mbetet e paparashikuar, ashtu siç mbetet edhe kursi i luftës. Por me Kolonel Gedafin të dobësuar, do dalin më shumë detaje të rrjeteve të kontrabandës së armëve, ndoshta duke hedhur dritë të mëtejshme mbi kontrabandistë të veçantë, grupe trafikimi dhe se si është ndihmuar në destabilizimin e Afrikës .


Kush është Christopher John Chivers

Christopher John Chivers është një gazetar amerikan, i cili shkruan për "The New York Times". Në maj të vitit 2007 ai u emërua shefi i byrosë së Moskës. Në vitin 2009 fitoi çmimin më të rëndësishëm të gazetarisë, Pulitzer. Libri i tij historik, "Arma", u botua në vitin 2010.
Chivers ndoqi universitetin e Arteve dhe Shkencës në Cornell, duke u shquar edhe si lojtar futbolli amerikan. Pas diplomimit në vitin 1987, Chivers shërbeu si oficer këmbësorie në Marinën amerikane deri në vitin 1994. Ai ka kryer edhe studime ushtarake dhe ka shërbyer në luftën e parë të Gjirit Persik.
Më pas Chivers është diplomuar në Shkollën e gazetarisë në Universitetin e Columbias. Chivers ka raportuar nga Afganistani, Izraeli, Iraku dhe të gjitha ish-republikat sovjetike. Chivers njihet nga "The New York Times" si një nga dhjetë gazetarët më të mirë të dekadës.

 

19 Komente

Tani, Gedafi, Gaddafi apo Qaddafi? si e ka emrin ky, qe s'ja mesuat dot njehere? Po mire qe s'ja mesuat, po a do arrini ta shkruani, te pakten nje here te vetme, njesoj ne te njejtin artikull? Kur nje shkrim pershkohet nga budallalleqe te ketilla, per mua nuk ja vlen fare te lexohet.

 :smiley ke harruar Kadaffi.

Ka harruar edhe Kadaifi...

 Ka harru dhe Cadaffi.

Restepk Shekulli

 ".... Lexuesit që kanë ndjekur në mënyrë të vazhdueshme zbulimet e Wikileaks, mund të kujtojnë lehtë se z.Tesiç ishte subjekt i 2009-s, dhe përshkruhej për përdorimin e tij të dukshëm në krye të një kompanie për lëvizjen e armëve për në Jemen... " 

 

 JEMEN. Pikerisht ketu ishte dhe plani i pentagonit dhe Uoll-stritit. 

C'do me thene, qe Jemeni do behet qendra e Uoll-stritit?

Do me thënë që duhet të plasë me doemos në Jemen për të vazhdu plani makiavelik i shba-së dhe izraëlit... dhe në fakt sot pati demonstrata ne Jemen...

 gjembi, qenke shum i varfer ne mendime, e pikerisht nga kjo gje, del ne pah budedalliku. Nese komshiu jot gjer dje paqedashes me ty, kthehet per nje moment ne nervoz, acarues, dhe rrezik per ty, çfar do besh ti. Natyrisht qe do marresh masat, do blesh paisje per tu mbrojtur. Pikerisht ky eshte qellimi i Uoll-stritit, qe ti te blesh tek ta. Mundesisht vazhdimisht. 

Perkulem me modesti perpara figurave te shquara. Kerkoj ndjese qe i kam vizionet e turbullta dhe varferia ime e mendimeve (dhe budallalliku) nuk e kane ditur deri me sot qe ekzistoka nje kompani e quajtur uoll strit qe shiska armatime.

gjembi,

ben mire ta degjosh Pjerin deri ne fund se ka gjera qe nuk t'i meson dot shkolla
Plus, te keshilloj t'i hedhesh nji sy ktij librit

The Anger Management Sourcebook

 Po si do mundet ndryshe kjo bandë në pushtet të financojë veten dhe mjetet e represionit dhe klientelizmit për të shtypur shqiptarët? 

 

 Ke folur si nje Grek i vertete.

mos ja shaj qeverine Bradit se do thot nai gjo te qut.... 

Per ke nuk kupton shqip, vjen dhe artikulli anglisht i Chivers Ne NYT....

 gjithe bota mundohet te shese arme.budallejte te ne thone pse i shitem.

keto gazetare e pronare mediash, te cilet duan ti mbajne ne shqiperi me cdo kusht predhat e mortajave apo topave dhe kallashnikovet e fisheket e tyre, le ti marrin e ti fusin ne shtepite e tyre.

1 ne 10 veta ne bote ka arme.

Misioni im ne jete eshte te armatos 9 te tjeret!

ju qe jeni jashte mund te beni gallate sa te doni se jeni kaluar ndoshta..

 

por Shqiperia ka rene ne duar shume, shume te keqija.

 

Zoti paste meshire

Unë them ministrat shqiptarë të rreshtohen pas 50 cent, Nelly Furtado, Beyonce, Mariah Carey dhe Usher, dhe të dhurojnë përfitimet smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).