Vitet e fundit, janë shtuar në masë rastet e denoncimit të dhunës në familje në veri të Shqipërisë. Në vitin 2010 ka patur 102 raste të tilla, ndërkohë që në fillim të vitit 2011 ka rritje prej afro 8 % të denoncimit.

0,,3905247_1,00.jpg (194×143)Dhuna në familje është një dukuri prezente në mbarë Shqipërinë. Edhe Shkodra nuk i ka shpëtuar ndikimit negativ të saj. Shpesh herë, gratë, fëmijët dhe të moshuarit, janë të rrezikuar pikërisht aty ku duhet të jenë më të mbrojtur, aty ku presin siguri, dashuri dhe mbështetje, në familje. Realiteti dëshmon herë pas here të kundërtën. Në qendrat e rehabilitimit pothuajse çdo ditë paraqiten për denoncim gra të dhunuara nga zonat rurale, por edhe nga qyteti. Ato kërkojnë ndihmën e punonjësve socialë dhe psikologeve të qëndrës, për të dalë nga cikli i dhunës që ushtrohet ndaj tyre brenda familjes.

Dhuna ka disa fytyra -  jo vetëm atë fizike

Një grua e dhunuar, që do të mbesë anonime shprehet: “Kam ardhë këtu me ju drejtu ju. Kam një burrë që pothuajse më dhunon gjithë ditën. Dëshira e tij është më pas vetëm djem. Ndaj meje ushtrohet dhunë dhe një tutelë e vazhdueshme. Jam tanë kohën nën kontroll. Nuk e duroj ma. Nuk e duroj ma…...”

0,,1407533_4,00.jpg (330×244)Punonjësja sociale, Luljeta Alibali i jep ndihmën e parë, duke u shprehur se asgjë nuk paragjykohet në këtë qendër. Ajo pohon se dhuna që ushtrohet ndaj grave brenda familjes, është e formave të ndryshme dhe thuajse në çdo rast, gratë që paraqiten për denoncim, janë në gjendje të dëshpëruar. “Dhuna është e të gjitha niveleve. Dhunë fizike, psikologjike e seksuale. Në të shumtën e rasteve ato kanë shenja. Ndaj puna e parë që bëhet, është mbështetja emocionale. Ndërkohë që punohet me gruan që t'i jepet një zgjidhje për situatën e saj, që është shumë e vështirë. Ka raste që duhet të denoncojnë dhunën dhe qëndra jonë i mbështet ato deri në prokurori, gjykatë e përmbarim për zbatimin e vendimit”. 

16 Komente

O kafshe te egra, o plehra te mesjetes, thirrini kallamoqes dhe behuni njerez!

Shqiptaret nuk dine te arsyetojne, vetem dhune dine te perdorin.

Ndaj puna e parë që bëhet, është mbështetja emocionale.

po po , mbeshtetje emocionale.... 5 p0rdhe e 6 groshe, tha... ato jane te dhunuara, te frikesuara,

Ndërkohë që punohet me gruan që t'i jepet një zgjidhje për situatën e saj, që është shumë e vështirë.

perderisa  grate guxojne (nuk ka rendesi nga veriu apo jugu) gjithmone e me shume per te denoncuar dhunen  dhe dhunuesit ndaj tyre,  atehere ato duhen mbeshtetur  fuqishem nga ligji, drejtesia, policia etj.  qe do te thote:  nese nje grua e dhunuar denoncon dhunuesin (burrin) e saj, atehere  eshte ai qe duhet te perballet me pasojat. ta nxjerrin direkt nga shtepia.  ti hiqet e drejta e pronesise. ti hiqet e drejta mbi femijet.  derisa drejtesia te jape denimin,  te mos i afrohet gruas ne nje rreze deri 1 km pershembull  etj etj.  keshtu  ben qe gruaja te ndihet pak me sigurt.  e kurajon ate.  e jo sic  lexojme ketu me siper. ai rreh  dhe rri rehat ne shtepi  para televizorit,  ndersa ajo e varfera bredh posht e larte neper qendra sociale  per ''mbeshtetje emocionale''.

ene masanej ky ta kaloj rrezen 1 km e ta vrasi t'shoqen..

C'mund te presesh kur ne shqiperi rritet dita dites analfabetizmi, ku jashte qyteteve, shkolla tete vjecare eshte universiteti i ri..

cucat e peshkut s'kane asigjo per t'thone? Si lejne burrat duket! smiley

edhe do i vrasin Busho. se mos eshte  hera e pare....  nejse mendimi im konsiston qe ne raste te tilla, kur kemi denoncime te grave (se ky eshte hapi me i veshtire)   duhen mbeshtetur fuqishem.  me te gjitha menyrat.   nderkaq, atij i do nxire jeta, po me te gjitha menyrat..... kushedi,  mbase behen shembuj per te tjeret te pakten.

 Sindromi i shekullit 20 siç duket vazhdon per inerci edhe ne fillim-shekullin e tanishem 21. Me vone do t'kemi dhunen psikollogjike qe grate ushtrojne ndaj burrave, sindrom qe mund te shkoje nga ky shekull deri ne shekullin e 22 . 

Cfare mund te thuash kur s'i ndihmon dot vete? Ka gjithato shoqata qe duhet te kishin krijuar kushtet qe keto gra te largoheshin nga familjet ku dhunohen. Po shoqatat e kane mendjen te "kush ben poza me te bukura" dhe te shpalosin sa e sa gra te dhunuara kane pasur "pervojen e hidhur" te takojne po se si i kane ndihmuar s'kam degjuar ndonjehere.

Per te ardhur keq. Si shoqeri-Shq. nuk do ecim mire derisa ky problem te trajtohet me prioritet. Grate se kane te lehte [flas per te denoncuar] te dalin nga ky rreth vicioz [varferia-burrat qe pine/jane agresiv-mentaliteti] por duhen ndihmuar dhe perkrahur. Si ne ceshtje individuale dhe ne mase.

Eshte nje "under-class" burrash te tille, qe mos-burrllekun dhe goditjet qe marrin ne jete, i kalojne te grate dhe femijet pa menduar, me ane te grushteve. Problemet domestike jane te veshtira kudo dhe ne vendet me politka sociale te fuqishme, por dhuna duhet denuar Pavaresisht se c'thote njeri [burri] apo tjetri me pas [gruaja-nese ndryshon mendje apo e fal/ nga frika/familja etj] e kjo duhet filluar sa me shpesh.

kur punet te ndryshojne ne Shq. kjo do marre zgjidhje vetiu, une jam optimist per kete; por disa probleme jane shume te mprehta e duhet filluar tani- pa pritur te rregullohen te gjitha. Femijet qe rriten nen dhune kalojne ne trauma, nje nene\grua qe rrihet jeton nen stres te paimagjinueshem dhe nje shtet qe lejon dhunen ndaj gruas eshte plotesisht i deshtuar.

Sa probleme kemi...sado qe te vijne, Ky eshte nje problem urgjent! Na takon te gjitheve te flasim dhe solidarizohemi, u takon dhe grave te emancipuara, ne pozita te larta shoqerore dhe qe u ecen fjala, te Flasin me Shume per kete problem.

Rrahjet ndoshta nuk pasyrohen shume, ne lexojne rezultatin final-vrasjet "per nder" e theri, e vrau, e groposi dhe ja ku te con dhuna...por atehere eshte vone.

 bp, zhvillimi ekonomik, do ta sjelle edhe zbutjen e dhunes ndaj grave. Ne nje shoqweri te pazhvilluar, sidomos ekonomikisht, keto jane ndodhi te rendomta. Atje ne Angline tende, keto probleme jane te zgjidhura, se ja u nda gruaja nga burri, po shkon menjehere tek sociali, dhe menjehere i japin shtepi, i japin, pune, nqs s'ka, ose i japin asistence, qe te jetoje, bile i japin para edhe per shkollimin e femijve, i japin edghe sherbim shendetesor falas, e ku di une se sa e sa facilitete te tjera. PO ketu tek ne a ka ndonje facilitet te tille? Grate, nuk ndahen dot nga burrat e dhunshem, se s'kane se ku te shkojne, nuk kane pune, dhe uk kane shtepi. Edhe kur divorcohen, me gjyq, u ndahet shtepia, por jane nen nje çati, dhe sherri eshte i ngritur.

Moral, bejme shume, por mundesi kemi pak, per te mos thene aspak...

alidemso, zhvillim ekonomik eshte faktor kryesor. Por une po flas per emancipim social. Dhe ketu, me beso, puunent nuk jane aq te lehta. Ka dhune familjare. Burra qe pijne, p.sh ne ditet e futbollit raportohen me shume rrahje- ne Skoci/ Angli, po ashtu ne familjet nga sub-continenti asiatic [indi/pakistan] dhe grate jo gjithmone raportojne. femijet-familja-etj.

Kur flasim per Dhune, gjithe faktoret qe ti paraqite [dhe ke te drejte] i japin gruas guxim dhe back up, por nuk mund te presim sa te "vije zhvillimi" dhe ti leme grate nen grushtat e ketyre burreceve.

Kjo behet nga burra te dobet, injorante dhe te deshtuar ne jete. Si moralisht, shpirterisht dhe po ashtu menderisht. Shteti dhe kur nuk i ka te gjitha mundesite, prapre ka aq shume sa ti "prese doren" atij qe ve dore. Vertete, ne disa raste "baba" mund te jete i vetmi qe punon ne ate familje e femijet do traumatizohen, por le te themi me mire nje fund me pak tmerr se nje tmerr pa fund. Ato femije po hane "buke dhe gjak" me nenen qe rrihet per nate.

Eshte pranuar tashme qe ato qe rrahin grate se bejne kete nje here ne dekade, dhe ato qe i vrasin/perdhunojne dhe abozojne ato- nuk e bejne njehere apo te shkojne ne ekstrem me te paren. Eshte proces gradual qe degradon ne rezultate qe shkojne deri ne humbje jete. Shteti-policia-ligji te pakten mund te japin ca mesazhe te fuqishme, KJO NUK LEJOHET.

Ka raste e menyra dhe pa qene shtet i pasur dhe i fuqishem per te ruajtur 50% te qytetareve e tu, me mundesite qe jane. Une them keto probleme- perdorja e gruas si prone, abusimi dhe dhuna, nuk pasqyrohen aq sa duhet. Mundesite jane, duhet vemendja, humanizmi dhe vullneti.

 PO mer po, ke te drejte ti, ashtu eshte, po ku ka shtet se? Ketu tek ne jane ngujuar 150, te pakten, familje nga gjakmarrja dhe keta bejne sehir, ketu tek ne u dogjen shtepite romeve, dhe perseri bejne sehir, ketu, po na vijne faturat e dritave, sikur kena ndonje punishte torrnerie, dhe perseri nuk e çan koken njeri, dhe jo per grate. Ti shiko ne parlament si i kena ne grate, ma keq se burrat. Pse keto do te mbrojne te drejtat e grave te dhunuara? Ato jane me te dhunshme se te gjithe burrat se bashku.

Nuk di a ke ndjekur dje ne lajme, nje mbledhje, qe beri njefare komisioni i pajtimit te gjaqeve. Dikush leshoi nje te forte aty:

- Gjithe kjo urrejtje qe kane njerezit poshte - tha ai - vjen edhe nga qe politika jone, ka shume urrejtje brenda saj, eshte shhume e ashper dhe agresive ndaj degjuesit popull.

Kur ky, nje njeri i thjeshte nxjerr kete deduksion, po ata te medhenjte, ç'bejne? Vetem sa i shtojne keto doza.

Prandaj nuk jane te thjesha keto gjera ketu tek ne.

E kam thene diku ne je teme tjeter, se ne nuk jemi popull tolerant, kete e pata lexuar ne nje shkrim te nje albanologe norvegjeze, aty nga viti 1991. Nuk e di ne se e ke lexuar, po po ta rikujtoj prape:

- Ju shqiptaret - tha ajo, do ta keni shume te veshtier demokracine, pasi edhe ne kostumet tuaja kombetare, mbizoterojne ngjyrat e ndezura. Ju nuk e njihni ngjyren gri.....

Tashti komentet beji vete. Kur te vret tjetri, pse ja gervishe makinen, vaj medet per te tjerat...

alidemsi-i here mirembrema. Pastaj do te them qe ke te drejte. me pas do te them qe e dija se do dilje te gjakmarrja e ne fund  them se c'faredo te them, ti do me thuash-eh po Atje ashtu eshte. Ne fakt, "kendej" nuk eshte dhe aq ashtu.  Ka raste qe te luajne mendte. Sic dhe ti i ke degjuar. Dhe kendej vriten per: pse me sheh [te pire a jo] pse me parakalove-s'hape rrugen-ece rrezikshem etj. [shih rastin kenneth noye-sa per 1]

Ka viktima dhune domestike KETU sa te duash. Ka indiane e pakistanze, nder ta dhe te pasur-edukuar qe dhunojne vajzat e grate e tyre. I mashtrojne, i cojne ne vendin ame [gjyshja semure/ rast vdekje, martese] dhe i martojne me zor. me Dhune. Bile i mbyllin brenda, i lene atje, ose i bien mbrapsh me nje burre qe nuk di anglisht apo su pershtate fare, ne edukim-punesim etj.

Po ashtu nga anglezet/gjermanet/francezet etj. Dhuna ndaj grave nuk eshte e zgjidhur, ate nuk e zgjidh vetem shteti e ekziston. Bile dhe nje fenomen tjeter- ai i burrave te rrafura nga grate. Kjo s'na shqetson ne tani, por Shteti duhet te nderhyje. Kete cdo shtet mund ta beje.

grate tone Nuk jane me keq se burrat, anjeherre nuk kane qene. Ato ne shumicen e rasteve jane viktima te faktoreve qe folem me lart. Miqesisht, dua te them se Ne [grate perfshire] Nuk jemi me te mire se te tjeret por as me te keq. Ne shume gjera, nese e ke fjalen per egersine, kriminalitetin etj.  Ne USA ke nje kontigjent te burgosurish qe jane me shume ne total se popullsia e Shq. Ne raport me popullsine, ne nuk jemi te Paret ne bote per Kriminalitet. nese biem ne klishe- me kombe e etni- jane 101 shembuj te tjere para nesh, sa ne do dalim si engjej, ne Total me percudnite qe "keta te tjeret ne bote" kane bere e jane ne gjendje te bejne. Krahasuar ne jemi te urte, pagoje, te gjone e shume-shume te bute. Nuk po shkoj ne Ekuadorin e vogel ku vriten 25 vete ne dite- per fun, as ne Brazilin e modh, e as ne Rusine e mrekullushme ku shteti nuk kontrollon dot skin-headsat e mbron njerezit me ngjyre, por te ndalemi tek historia e te pakten 120 vjeteve [ose vec 20 vjet e fundit] te fqinjeve tane te mire]

 

ne do ngelemi miq- por do debatojme deri ne fund me kete "Ata -SI -te civilizuar" dhe "ne si te eger dhe pashpirt"

 

E di se nuk ke ndermend kete, pasi dhe nje shembull rreth mesatares se apendiksit mashkullor qe e prure ketu, illustron qe nuk jemi as me te keqinjte e aq me te miret. Vecse Average smiley

Dhuna tek grate [dhe shume krime te tjere] mund te duket si problem Shq. por nuk eshte. C'fare ngelen probleme tonat jane: jeta e veshtire/varferia/ komunitetet e vogla/ mosderhyrja e shtetit/ denimi i fajtoreve/ protesta me ze te larte/ ngritja si Problem i papranueshem dhe akut.

Me ligj e kemi "e s'lejohet" te demonstrohet me fakte qe eshte keshtu. Ekonomia ka shume rendesi, por koha trregon qe dhe ne vendet me Ekonomi te forte-grate dhunohen ne familje e jashte saj.

Pra nese presim deri sa te "bohena mire" themi qe keto gra te presin. E di, ti nuk thua kete, por eshte problem Urgjent, qe NUK PRET.

Kur bota nderhyri ne Kosove per ndergjegje, kaq e kemi dhe ne, me mjetet qe ka shteti, te nderhyje dhe denoje keta Burra, qe gjithska jane por ate emer se meritojne.

Kjo bote jallane, eshte e lara-lara, dhe ka aq "xhepa" te ndyre e agresivitet, qe prape e them forcerisht qe nuk jemi ne maje-bile aq ne mes per Egersi-brutalitet e all that.

smiley

 BP, I agrre, per te gjitha sa thua ti ketu, por nje gje duhet ta dish, dhe besoj qe e di, kur nje shoqeri eshte funksionale, keto ndodhi, qe ndodhin, pavaresisht, nga kultura dhe vetedija sociale e kesaj shoqerie, vleresohen, ndeshkohen, dhe njekohesisht behen edhe mesim per te tjeret, por gjithmone ne nje hoqeri funksionale, Po a jemi ne nje shoqeri e tille?

NJe shembull, sa per ilustrim te frazes tende: por eshte problem Urgjent, qe NUK PRET.

Ku eshte urgjenca ketu, per nje fenomen qe ka vite qe po ndodh, dhe sensibilizimi, eshter pothuaj afer zerros? Urgjente, per perhapjen e fenomenit, do mbrohesh ti.

Po ja te te jap nje shenbull . Kemi miratuar nje ligj evropian antiduhan. Ka nja tre kater vjet qe eshte miratuar, po a zabtohet?????????

Pergjigjen e di besoj. Atehere, ja do te nxjerrim ca ligje, po çdo bejme me ato ligje? Do te denojme Burrin qe rrahu gruan, ja dhe e futem ne burg, po pastaj? Cdo te behet me viktimen, kush do e marri ne "dorezim", po femijet e saj?

Pra i dashur BP, sensibiliteti yt, eshte per tu pershendetur, por, eshte i parakohshem, per nivelin e shoqerise sone, te nivelit te saj kulturor, por dhe ekonomik.

ps

Sapo degjova Dash Shehun ne tv, se shqiptaret me mire harxhojne 3 mije leke ne birari, se sa te shkojne e te shohin nje shfaqje teatri, qe kushton po 3 mije leke...

Nese do shkonin njerezit ne Shkoder me qellimin qe te gjithe Shkodranet jane gazmore, te zgjuar, te muhabetit, disa here mund te zhgenjehen smiley Kjo eshte sa me paraqite klishete. Problemi me klishete eshte ky: si perkufizim nuk mund te provohen. Dash. Sh mund ti fuse te gjithe ne nje thes, por nisur dhe nga sa "Qorri" foli per "Eopka '97" me mire do bente ti hedhe nje sy cirrozes hepatike, se sa pergjithsimeve per Sh.

Nese shkojme ne kete linje, do themi qe tmerri i policise Angleze jane fund-javat, nga te piret, probleme, droga, perdhuniment, e rrahjet, dhe gallata e cunave te rinj shume prej tyre adoleshente eshte te rrahin rike ne grup e ta perfundojne me Stamposje ne Koke. Ku viktima ose vdes ose mbetet mes jetets e vdekjes ose i paralizuar. Dhe kjo eshte bere si pune common place e s;ben me pershtypje. Por prape nuk i vishet te gjitheve.

Eshte urgjente per kuptimin se nuk presim dot derisa Ekonomia te Rregullohet. Shteti i ka te gjitha mundesite ta beje prioritet. Fillon nga sensibilizimi kjo... Ndryshimet do behen se s'ben por pa rregulluar Punen e dhunes ndaj grave kjo do vonoje shume e me shume. Spanja pati problem me duhanin. U be nami. menyra e jeteses, u desh vite- vetem tani sikur eshte bere diqysh. Irlanda-that kurre nuk behet-u munduan per by-pass etj, lemeri thane do behet nuk jetojme dot.

me beso u desh kohe e shume kohe...megjithe ligje-urdheresa, askund nuk behen gjerat shpejt, duhet vite. Une e kuptoj se prej " atje" levizja duket shume-shume ngadale, por prej kendej duket se gjerat levizin gjithsesi. Duam te ishte me mire-shpejt, por ne 15 vjet Tirana e Sh krej Gri ka ndryshuar. Pak nga andej, pak nga kendej e gjerat nuk jane si me pare.

C'fare me ben pershtypje mua nuk eshte disfatizmi [pasi shprehet me shume si muhabet] por mundesa e shpreses dhe Deshperimi qe thote- ne jemi shume te keqinj, ne nuk behemi kurre dhe ne e meritojme kete.

 

Jo te gjitha behen me prite kur te behemi me "njesoj" si keta ne bote...keta mor vella kan aq plage, aq rremuja e aq probleme sa disa here duket...eh mos e pyet. Shoqeria si koncept nuk ekziston, familja eshte cope-cope, secili eshte per vete e deshperimisht per vete, e pervec iluzioneve-artificit e aparences pak ta gervishes ate cipen e "civilizmit" ne esence jane bisha. Si te gjithe njerezit ne fakt.

Te kthehemi te Dhuna ndaj Gruas, personalisht them eshte problem shume i rendesishem...ne bote kudo, por ne Sh. shteti e te tjere [intetlektuale/organizata/media] duhet ta stresojne kete me fuqishem. Shume gjera varren nga interesi...me shume te flasesh me shume dhe politika i hedh syte aty...e dale ngadale fillojne punet nga sensibilizimi...

Ky eshte hapi i pare, dhe Kamza nuk u be ne nje dite smiley

 BP perseri jam dakort me ty, se me duket se o bej avokatin e djallit. Kur nuk funksionon shteti, keto qe me thua ti, me duken shume utopike. Ka levizje sensibilizuese, si psh, per ilustrim, ajo per romet, ku OKB, kish hedhur 5 milion euro, e kupton, 5 milion euro,per tre vjet,  per sensibilizimin e shoqerise ndaj romeve. Perfundimi???? Ku vajten ato 5 euro te qelbta?????

Pra i dashur, prandaj une e ve theksin fort, bile shumer fort, tek funksionimi i shtetit dhe institucioneve. Ne SHBA, po ti rasesh nje shpulle femijes, menjehere e marin vesh dhe vijne e te vene prangat, dhe me e keqja ta heqin te drejten e rritjes se femijes. Por ama edhe femija nuk mbetet ne mes te rruges. Ka se kush merret me te. PO ketu?????

Tjeter, ketu tek ne ka zene vend, mosndeshkushmeria e fajit. Ketu denohen disa vjedhes xhepas, disa trafikante dozash droge, disa qe rrihen ne mes te rruges, e ku di une, por nuk ndeshkohen et gjithe njesoj. Dhe kjo sjell ate, qe ne jemi bere inerte ndaj zbatimit te ligjit, ndaj ndeshkushmerise. 

Dhe une e pranoj ate qe thua ti, alidems. Shume gjera jane bloze, vec jam per njefare hierarkie. Ka shume probleme te mprehta e te gjitha nuk behen. Ky eshte nje problem Akut...grate jane 50%, ndikohet tek gjithe familja-femijet-traumat etj. SH.B.A ka ato qe thua ti, por ka dhe grabitje femijesh, kriminalitet te larte, familje ne varferi ekstreme [Po!] qe marrin buke me ndihma [flas ushqime] dhe shume femije Bash ne Mes Te Rruges. Pa i hy mjeksise/ papunesise, famije te shkaterruara etj.

Une flas ne aspektin humanist, te pakten denim e parandalim sa mundet. Asgje nuk eshte 100% keq apo mire. Ne Shqiperi vertete ekziston ky mentalitet "oh ja mblodhi gruaja, apo c'burre eshte ai" po nga ana tjeter ai qe rref gruan nuk e mban kush per burre te mire a te zoti, vec si gjynahqar dhe te ulet. Po ashtu ka shume gra-familje qe kjo nuk nuk ndodh. Politika eshte rremuje...mendimi im eshte qe kjo duhet te jete prioritet. Fotoja e nje gruaje te pergjakur nuk eshte e rralle as ne bote, por mundesi ka qe fokusi ne kete pike te jete ne maksimum. Varferia, jetimet, prishja e familjes e shume te tjera fillojne a kane peshe kryesore tek gruaja...Kur burri pi...apo shkon ne depresion apo braktis familjen-gruja se ka "kete lluks" ajo vec vazhdon si mundet te kujdeset me c'fare ka.

Kam bindjen se nje fushate Sensibilizuese, e vazhdueshme dhe aktive i ndryshon gjerat pak e nga pak.

----------

 

to be continued...

 

[ne tema te tjera qe sillen rreth konceptit "ne dhe ata" smiley pasi ne kete pike duket se jemi ne nje mendje smiley ]

 

btw2. gud nite for tonite...mo u merzit per Kadaifin, lol, kur iku Sadami e prape jetuam do e kalojme dhe kete. e bukur ajo e Sefes-sa kohe kisha pa e degjuar ate varg. Epike...lol.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).