Mbi një modë tavolinash në vitet 2000, që nuk ka në thelb lidhje me mtesat nacionaliste të rilindasve apo programeve shkollore të derisotshme. Në nivelin më parësor ajo ka të bëjë me rizgjimin e sensit religjioz tek njeriu shqiptar.

Pellazgologji (me konotacion folklorik) quajmë atë fenomen që elektrizoi në masë, në dhjetëvjetshin që lamë pas, jetën sedentare të mendjeve të klubosura që fluturuan mbi librat e dashamirëve të shqipes, ndër të cilët më i bujshmi qe Robert D'Angely. Kjo prirje lidhi shumë klientela, e bindshëm, duke i dhënë shumë lokaleve pa identitet, karakterin unitar të clubs.

Pavarësisht sa çabeistë jemi (e në shumë kuptime nuk jemi fare), prapë ndër këto libra, të paktën tek më të spikaturit si fancezi i lartpërmendur, apo arvanitasi A. Kola, italiani Castiglione, a matjani Arif, njihet qartazi një përpjekje për shkencë, e shpesh herë një punë shkencore.

Veç tjerash, faktin se hyjnitë e Olimpit kishin emra shqip na e thonë edhe Rilindasit, shkurt e shqip. Por edhe ndonjë zyshë e pasionuar e filloreve tona na fliste për lashtësinë e shqipes, duke u munduar të na shpjegonte shumë fjalë që ne na tingëllonin të huaja, si fjalë me prejardhje shqipe. Thua se fjalët vijnë nga gjuha, e jo gjuha nga fjalët.

Por pellazgologjia që u bë modë tavolinash në vitet 2000, nuk ka thelbësisht lidhje me mtesat nacionaliste të rilindasve apo programeve shkollore të derisotshme. Në nivelin më parësor të saj (prandaj dhe i shkon ky lavd), ajo ka të bëjë me rizgjimin e sensit religjioz tek njeriu shqiptar i kësaj Shqipërie.

Jo më kot në trevat e tjera shqiptare (ku feja s'u ndalua ndonjëherë) nuk ka shpërthyer aq bindshëm, megjithëse, si rregull ato duhet të ishin terren më i përshtatshëm për këtë lloj folklori.

E pra, gjasat janë të plota, që duke kërkuar gjuhën para-babelike, njeriu shqiptar i kësaj Shqipërie, kërkonte tekstin e vet themelor, thurimën e vet identitare, librin e vet i cili nuk ishte i lidhur si një bibël a kitab, por gjendej i përhapur gjithandej në fragmente apokrife e mbishkrime varresh, ku po zbulohej një energji e re jetësore.

Këto gene, ose më mirë me thënë filo-gene, qenkëshin të shpërndarë nga Skocia në Iberik, e nga Egjipti në Kaukaz, e tutje deri në malet Tora-Bora. Pellazgologjia ishte (dhe është) një tapet fluturues fantastik.

Nëpërmjet kësaj odiseje ne kërkonim religjionin tonë, shqiptarinë, duke ia re-ligjuar të gjitha gjërat e mundshme shì këtij botëkuptimi, me thjeshtësinë e instinktit, si provë se deviza-parullë e P. Vasës qenkej thjesht konstatim.

Në ato tryeza me qofte e meze, u mishëruan tezat e filozofëve se jetojmë brenda gjuhës, e gjuhëzojmë jetën, se jemi përjetësisht kohorë e se fjala ishte e para.

Dhe pikërisht fjala shqip. Fjala shqip e dëlirur nga llafet. Se nëse italianët i kishin dhënë botës Danten, ne i kishim dhënë Iliadën e Odisenë (dhe do ua jepnim sa herë të donin, pasi nuk i deshëm kurrë për vete); se Aleksandri e Bonaparti i përdornin gjuhët e kulturës vetëm për formalitete, por kur shanin, shanin shqip, dhe ishin që të dy shqiptarë anipse nuk e dinin, por duke parë përmasat e veprës që lanë pas, kjo injorancë e vogël rezultuakësh më se e falshme.

Unë vetë zbulova se japonezët "dhëmbit" i thoshin "ha", se egjiptasit e sotëm e quanin veten "faraonë" (pra "fara jonë"), se etruskët natës së varrit i thoshin "hupnia" (ose "hupnin")... por ajo çka më kënaqi përfundimisht ishte përemri vetor i parë, të cilit latinët retorikisht i thoshin "ego" e ne, si shpellarë të vjetër i thoshim thjesht "Û" (a toska që e thotë pa hundak "u").

Dhe kjo "Û", mua më dukej e lidhur edhe me gjestin e shpellarit që i bie gjoksit me grushta, e te kjo "Û", ishin uni dhe esi, aty ndodheshin (pavarësisht se nuk e dinin) Freudi dhe Jungu dhe i mrekullueshmi Stephen J. Gould, por mbi të gjitha aty mblidheshin "ûja" (uria), "ûthi", "ushqimi", e më tej "ura" e "uzdaja" mbase edhe urithi.

Por shpejt u kuptua se ky pasion nuk çoi kurrkënd të lexonte më shumë shqip a ta donte shqipen më shumë.

Se në pyetjen "A û, a?" Homeri nuk këndonte por thjesht gërhiste. Nuk ishin gjuhët e kulturës që trokisnin tek shqipja, por shqipja që trokiste e trokiste me onomatopetë e saj të mnershme, me fjalët e saj që e djegin letrën ku shkruhen, e trokiste tek nëna e saj natyrë.

Pellazgologjia e tavolinave tona u riciklua disi. Trikoja që po bëhej u shprish edhe njëherë dhe u bë lëmsh. Ajo u krijua si një botë paralele diakronike, një botë që pret pagëzim prej ujit të shqipes.

E në fund fare, kur pellazgologjia rifillon, duket se ka mbetur diçka. Ka mbetur respekti për të gjitha variantet e fjalëve në gegnisht, si forma më të moçme e zanafillore, e përfundimisht më shqipe, bashkë me disa libra më shumë nëpër shtëpia, bashkë me mbresën e dehur se Europa na e vodhi ne piratëve gjuhën, para se të bëhej piratja e botës, e mbase dikujt i ka mbetur dhe ideja shumë religjioze, se gjuha, ka shumë metafizikë.

Pa harruar pra atë, sensin religjioz, ndjejmë se shqipja nuk është nëna e të gjitha gjuhëve, por e fundmja bijë që ruajti stolitë e shqisat e asaj gjuhës së parë, para-babelike prej nga burojmë të gjithë. Shqipja është shqisa jonë e gjashtë. Dhe është e vetmja gjuhë që me thellësinë e saj na lejon të masim pikërisht cektësinë tonë.

23 Komente

ou, tall bythen me pellazget ti e? doli dhe nji tradhtar* smiley

* vjen nga pellazgjishtja; tredh+^ar

egjiptasit e sotëm e quanin veten "faraonë" (pra "fara jonë&quotsmiley, smiley

tradhtar = i tredhur ne tajare  smiley

edhe 3 shembuj te vjetersise se shqipes:

1- Manhatan, lagje ishullore e NY. Pra kemi qytetin qe shtrihet deri ne ane te detit dhe MATANE ANES, kemi Manhatan. Manhatan vjen si deformim historik i pelazgjishtes Matane  Anes.

2- Amerike= Ha merr dhe ik. Kjo tregon jo vetem se pellot e zbuluan ameriken, por edhe se e keqkuptuan ate. Helenet, qe ne fakt ishin gjithashtu pello, por ne vetdeklarim kishin ndryshuar kombesi, e kuptuan ashtu si duhet, por edhe ata e kuptuan ne pellazgjisht.

Ameriqi= ha merr rri dhe .....

Prandaj lobi grek ne Usa eshte kaq i madhe dhe i fuqishem, kurse lobi shqiptar jo

 

3- Kenga: Lumi qe mori Vunone

Pse s'mori dhe fshatin tone

Kush ka qene ne Vuno e di se ai gjendet rreth 700 m thike mbi det dhe se Vunoi i vjeter eshte dhe rreth 500 m te tjere mbi te. Pra lumi qe paskerkesh marre Vunone, s'mund te jete tjeter pervec se permbytja e kohes se Nuhut.

Kjo tregon edhe nje here jo vetem lashtesine e kombit tone te dashur, por edhe se ne kemi ketu qe ne kohe te pordhes.

 

t.  kam degjuar dikur nje tip te emisioni i Dudushit i cili me seriozitetin me te madh, spjegonte  nga shqipja etimologjine e fjales ''çifut''. 

pra, sipas tij, kjo fjale vjen nga shqipja dhe do te thote: çi fut, (mos i fut), keta. nuk jane njerze te mire.smiley

belul, edhe fjala shkrepese ne rusisht qe ben pak a shume " supicka " vjen nga pellazgjishtja.

shkrepese= dicka qe ndizet me te ferkuar= si (su) p....

dikur, nje i njohuri im me dha per te redaktuar nje liber te vetin mbihistorine e fshatit te vet, Rradhimes se Vlores, ne te cilin argumentonte se Napoleon Bonaparti e kishte orgjinen nga fshati i tij.

ai robi i dudushit dhe ky i librit jane qesharake te vegjel, por problemi eshte se disa qesharake me te medhenj po e kthejne albanologjine, ose me sakte paraqitjen publike te saj, ne nje farse

 T-je e ke shume gabim shpjegimin e sforcuar te fjaleve qe perpiqesh te zberthesh. smiley

Manhatan = man+hatan(e) me nje llaf man lekun, qe ben hatane. 

Amerike= eshte nje fjale me e vonshme qe i eshte pershtatur E.Velise dhe deputeteve te rinj shqiptare qe e lane Ameriken per balten e mememdheut dhe zberthehet si fjali pyetesore

A mer, ike? (dhe ti d.m.th.) 

P.S. Ku e kam Soooooooolin!

mos ngatero veliaj&co me pellazget. Ata, sipas mendimtarit kastriot myftaraj, jane cifute, pra semite. Ps: kush eshte sooooli?!

E pra, gjasat janë të plota, që duke kërkuar gjuhën para-babelike, njeriu shqiptar i kësaj Shqipërie, kërkonte tekstin e vet themelor, thurimën e vet identitare, librin e vet i cili nuk ishte i lidhur si një bibël a kitab, por gjendej i përhapur gjithandej në fragmente apokrife e mbishkrime varresh, ku po zbulohej një energji e re jetësore.

Po sikur kjo te jete nje ofshame e shpirtit te lashte pellazg qe therret bijte e pasardhesit e tij qe te ndergjegjesohen per origjinen e tyre? Po sikur te ishte ofshama e fundit? po njeriu pa besime, cfare eshte atehere? Sikur nuk do kishe qene keq sikur te mendoheshit ndryshe.

nje popull pa besime, nuk ka prosperitet, nje popull pa vizion, eshte shume i mjere. 

 

Gjithnje me ka magjepsur emri i kryeqitetit te Tanzanise, Arusha. Them me vete, te jete valle ndonje remishence e kohes se larget atehere kur paraardhesit tane te lashte pellazget shpreheshin ne menyre metaforike per nje vend kaq te larget, - eshte ne te Arushes -

Dhe keshtu i ngeli emri Arushes,  Arusha. Ndersa toka rreth e rrotull u quajt Tanzania,  "e tan e zane",  qe dmth Toke e zene, e jona qe s'duhet ta prekte askush.

drejt, gojdhenat thone se dikur quhej Tanxanum..

ndersa mua me ka bere kureshtar nje shtet vogel qe quhet Mali.  po sidomos, pershtypje me ka bere ai qyteti italijan qe quhet Peskara.smiley

kush te kene qene ata ''pese trima'' qe kane krijuar apo i kane vene emrin ketij qyteti valle?

Besoj nja 2 tre fjale anglishte mund ti serviri ai sherbetori i perendise  smiley

hahhah kane qene 5 palikare pellazge sipas gojedhenave. Roma apo sic quhej atehere Ruama vjen gjithashtu nga nje perpjekje shume  simbolike dhe emblematike e tyre per te tejkaluar gjendjen barbare ne te cilen ndodheshin te palare dhe parrujtuar dhe per te penetruar keshtu ne boten e civilizuar duke nxjerre ne drite  ne kete menyre kollonat e para te atij qe me vone do te behat qyteterimi boteror

 Tanzania si shtet eshte krijur nga zbritja e pare e tropojaneve ne zone te qyteteruar. Kryeqytetit ja vune emrit Arusha qe te trembnin banoret vendas qe kundershtonin zaptimin e tokave nga te ardhurit.

U te marrte e mira ty smiley

 Ore, leni mer keto palaçplleqe, si s'ju vjen turp nga vetja, a keni ndonje gje me te hajrit per te bere, se sa te merreni me satirizimin e ketyre rrenjeve te moçme shqiptare?????

Tjetri ka punuar, ka derdhur djerse, qe ka nxjerre kete xhevahit, ju tallni bothen...

Pa dashje dhe Ju z.Ali - dem - si rate ne nje gabim te vogel duke mos e shpjeguar se fjala tiranse Bothe rrjedh nga ushqimi baze i tyre qe nga koha e Pelazgjise ....batha . Po ta kundrosh me kujdes ate , do vesh re formen Pellazgjike te saj  (shume konservatore si bime&nbspsmiley gje qe shpjegon edhe termin " tall bothen "  . Dy te ngritura me nje si pike ne mes .

Gjithsesi desha te shtoja se me DEME-t e camerise nga rrjedh edhe shtesa e Nikut tuaj ,  jam rritur . Dhe me te verte e kane ate mbiemer , se si Dem e kane pas qafen smiley Njerez te mrekullueshem!

Po diskutoja njehere me nje pellazgolog te thekur per emrin e qytetit tone - Korca. Thone i thashe qe vjen nga bullgarishtja 'goritza'. Jo, me tha, shpifje e armiqve tane shekullore. Korca ka qene fushe pjellore, shpjegoi, dhe njerezit i uronin njeri-tjetrit "Korrc!" (Pac te korra te mbara!) dhe i mbeti Korce - 100% e paster Pellazgo-Shqiptare smiley Ndjeva turp per cektesine time...

Emri i vjeter i Korces eshte Peshkepi. Vjen nga pese (5) shtepi. Keshtu, thoja atij pellazgollogut; mos ki frike fare. Se nuk eshte nje qender mijravjecare qe na qenkerka quajtur Korrc... po po, ka qene nje mocal mijeravjecar ku te sulmonte mushkonja si NATO-ja Libine dhe te percaktonte me detyrim nje "no sowing" zone.

Tani eshte pak e sikletshme qe nje pellazgollog te mos e permende kete gje e dashur korcarke...

gagagaga (korcarce per hahaha) edhe une thashe se vetem "Myzeqeja ka qene hambar per mushkonja"smiley

mire, mire... ti thuaja, se po te jete i zgjuar, hap ndonje liber ai. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).