Sprova e madhe e opozitës, për të sulmuar pushtetin demokratik me armë, u bë në Lushnjë. Pamjet filmike, të grupeve të xhirimit, të Televizionit Shqiptar ishin për të mos u besuar syve: Policia u godit me çdo mjet! Bashkia në tym e flakë! Kadastra dhe arkiva të shkrumbuara. Ato nuk mund të quheshin më protesta. Ata individë protestues e kishin emrin terroristë që, me terror përçonin panik deri në thellësitë e të gjitha strukturave të institucioneve e të administratës shtetërore. Prapavija e tyre politike tashmë zotëronte kurajë të plotë. Aktin terrorist e përcollën si kumt: Ora kishte mbërritur! Shteti nuk mundi të formulonte kundërkumtin e ta përçonte si fitore, thjesht për dy arsye: sepse funksionari i lartë e me pushtet të disafishtë mundi të ikte fshehtas. Ai nuk doli nga kurthi me forcën e ligjit. Dhe, shteti, nuk mundi të arrestonte e ndëshkonte terroristët, qoftë ata që sulmuan policinë, qoftë ata që përdhosën qeverinë përmes zyrtarit të lartë të saj.

Ajo që ndodhi në Lushnjë, më 24 janar 1997, ishte fillimi i përdorimit të dhunës kolektive, të organizuar, me të gjitha mjetet, të nxehta e të ftohta. Sprova lushnjare qe rastësi e rëndomtë pengmarrjeje dhe goditje me armë e me zjarr e institucioneve të shtetit, apo përzgjedhje e përllogaritur e një vendi, si dhe herë të tjera, laborator për prova të mëdha? Aty qe fillesa e rrënimit të shtetit apo demonstrim praktik i mënyrës se si duhej të rrëzohej shteti dhe djegur Shqipëria?

Zona e Lushnjës është përdorur shpesh për lakmues cilësor, siç veprohet me eksperimentet e rëndësishme që, me to dhe pas tyre, u jepet  zanafillë reaksioneve të rëndësishme. Në atë kryeqendër fushore, për nga ky kuptim, janë ndërmarrë shumë të ashtuquajtura iniciativa të zbatimit të komunizmit stalinist, maocedunidesë dhe socializmit ortodoks shqiptar.

-Reforma Agrare nisi në fshatin Gorre.
-Kooperativa e parë bujqësore u krijua në Krutje.
-Heqja e tredynymshit kooperativist filloi po aty.
-Tufëzimi i bagëtive të fshatarëve u krye duke u nisur nga ky rreth.
-Formimi i kooperativave bujqësore të tipit të lartë, që e çoi kolektivizimin deri në skaj, pat si  shembull Lushnjën.
-Lufta kundër besimeve fetare do të përhapej duke marrë shkas me një letër, të nxitur nga fshatrat e Myzeqesë së Lushnjës.
-Goditja e Festivalit të 11-të në RTSH u bë së pari me një letër të  sajuar nga dëgjues kooperativistë të kësaj fushëtine.
-Bashkëpunimi i korrespondentëve vullnetarë me shtypin dhe heqja e honorareve pati për nismë një letër nga Fiershegani.
-Shkatërrimi i ekonomisë, sipas pikëpamjes “pas nesh le të bjerë flaka”, u zbatua në Lushnjë më 1991, për  t’u shtrirë në shumë rrethe.
-Piramida Xhaferri aty e kishte qendrën dhe bazën e vet të gjerë.
-Edhe rrëzimi i shtetit më 1997, nisi pikërisht aty, në Lushnjë.
-Vështirë të ketë hapësirë tjetër në Shqipëri ku dendësia e numri të spiunëve të ketë qenë më e madhe sesa në Lushnjë. Fusha e mbushur me kampe internimi e burgje, popullimi i tyre dëng me viktima të luftës së klasave nga i gjithë vendi, sidomos nga veriu, të ardhur dallgë-dallgë nëpër vite, si dhe plotë emigrantë nga Kosova, e kishin bërë rrethin e Lushnjës, që ta kishte gjithçka me shumicë: prodhimet bujqësore e blegtorale, komunistët militantë, luftën e egër të klasave, viktimat që zhdukeshin pa u marrë  vesh.

Kronika televizive e 24 janarit 1997, që sollën gazetarët nga Lushnja, të kallte drithmat: kolektivizimi i krimit ishte bërë sipas parimit të kolektivizimit të skajshëm, dhe u përdor për të rrëzuar shtetin. Për asi turmash, Uollt Uitman ka thënë me kohë e me vakt: “U flas shteteve, a njërit nga ata, a çdo qytetari në shtet: Kundërshtoni shumë, binduni pak; se bindja e verbër të shpie në skllavëri të plotë; prej skllavërisë së plotë, asnjë popull i botës nuk e fiton dot përsëri lirinë”. Kronika dhe specialet e Televizionit, atë ditë dhe më pas, bënin thirrje për të mos e humbur përsëri lirinë. Por, ajo, qëndronte në fije të flokut.  Operatori pati filmuar anash dhe sipër mbi trasenë e hekurudhës, vargun e makinave të shtetit, duke nxituar në ikje drejt Tiranës, me të katra, nën breshërinë e goditjes me lloj- lloj sendesh, ndërsa qendrën e qytetit e kishin lënë pas në tym e në flakë, dhe në pushtetin e banditëve. Kjo  tërheqje e ai panik, të bënin të pyesje: shteti u tregua i matur apo i tutur përballë goditjes se  egër të rendit kushtetues?

Pak, fare pak njerëz ishin nga ata që, atë kthim drejt kryeqytetit, ashtu, të turpëruar, e merrnin si vetëkontroll të fuqisë dhe demokracisë. Terroristët dhe truri i tyre fërkonte duart për eksperimentin e kryer me sukses. Ata e dinin se çdo të ndodhte të nesërmen. Shteti pëshpëriste me vete: ajo që ndodhi, shkoi. Po, nesër, ku do të pëlcasë?

Çfarë ishte dhuna e 21 janarit 2011 përballë pasqyrës së dhunës të 24 janarit 1997?
E njëjta përpjekje, me një ndryshim të madh: më 21 janar 2011, institucionet i qëndruan sulmit.

17 Komente

 Shkrimi thote :

Poshte lushnjaret ! smiley

-Bashkëpunimi i korrespondentëve vullnetarë me shtypin dhe heqja e honorareve pati për nismë një letër nga Fiershegani.

E mer Fahri , mer botues smiley

Sa të rrezikshëm këta lushnjarët smiley

Eh Fahri-Fahri, ja paska vene Lushnjes ate 666-ten. smiley S'na mbetet gje tjeter vec te shohim car thuhet e behet ne Lushnje- aty kemi Lakmuesin-thote smiley

 Jo mor Qemal, ishte goxha me e thjeshte. Demostratat filluan ne Tirane, kur ra Sudja. Perleshjet me policine ishin edhe ketu, por duke qene se ishte kryeqytet edhe dhuna ndaj demonstruesve ishte me e kufizuar, pra futej policia dhe jo specialet. Rremujat ne Lushnje filluan kur ra "gjeneral" Xhaferri qe ishte nga kjo zone dhe ku ishin futur gjithe parate e lushnjareve. Me nje llaf, mos u perpiqni te nxirrni konspiracion vetem se pse nje ngjarje vjen pas tjetres ne rruge kronologjike natyrore dhe jo, le te themi, pas tre te tjerave.

Diuke qene se ishte e para demonstrate jashte Tiranes, dhe ne nje vend qe kosiderohej si "raja" nga trimat mirditore te Berishes, aty u derguan forcat speciale qe ti shtronin ne dru. Dhe kane  kercitur hunjte e shkopinjte e gomes mbi kurrizin e lushnjareve ate dite, sa ti qe shikoje vetem TVSH asaj kohe dhe nuk e ktheje nga Euronews se ishe kunder "ndikimeve te huaja", nuk mund ta besosh. Dhe pastaj lushnaret iu kthyen ketyre trimave te Saliut dhe i kane ndjekur me kilometra neper fushe si lepujt duke i qelluar me gure se depot nuk ishin hapur akoma asaj kohe.

Sa per Tritanin, preshin dhe ato policet e shkrete qe i zbriten nga helikopteri me litare si Delta Force ne nje stadium te mbushur me popull qe ate dite kishte pare gjak me sy...lere mos e nga me mire. 

Besoj te kujtohet edhe qyfyrja e Tritanit kur dha intervisten ne TVSH ate nate, i kthyer ne profil nga ana qe nuk e kishte te gjakosur dhe shpjegonte se "pati nje bisedim konstruktiv me popullin e Lushnjes". Me kujtohet se desh u perlasem me makine nga te qeshurat duke u kthyer nga Lushnja per ne Tirane ate nate. smiley

Duroni edhe nja 20 vjet sa te vdesin ato "komunistat" qe ishin pjesemarres ne ato ngjarje apo thjesht deshmitare okulare, pastaj genjeni kaq fuqishem.

sa t'vdesin kto komunistat e poshter... ky eshte varianti dhe plani m'duket mu. Dhe komunist eshte bere nocion shume i gjere. S'ka te boj me Marksin mo. Psh po pate pas prona dikur dhe i kerko, si ajo doktorresha, prap nje fare soji komuniste je, na pine gjakun mer... dhe ta jap me firme PF, qe ato dy gocat binjake te asaj (ore se s'te pyta, se shume binjake Iris-Inis ne Tiron nuk ka pas jo, mos e kane pas shpine andej afer maternitetit keto?) do kene 1/5 e interesit me i kerku ato tokat, se kshu shkon kjo, me progresion te tipit: gocat = 1/5, mbesat (1/5)^2 = 1/25, stermbesat 1/125 etj etj.

E para demostrate jashte Tiranes ka qene tjeterkund, qe ne dhjetor te 96-s. Per te qene korrekt.

 Ore, kam dash gjithnjë të pyes, ajo historia e Tritanit me presh, është e vërtetë, apo legjendë urbane?  

p.s u besoj me llafe, nuk du dekument. 

 Historia eshte 100% e vertete. Vetem se nuk ia futen nga mbrapa, por ia futen ne goje qe ta hante. Nje zot e di se si shpetoi gjalle asaj nate. Hisotoria eshte nga gazetare qe kane qene 2 metra larg dhe qe se fundi u perpoqen ta shpetonin duke qetesuar gjakrat se u vinte keq. Gazetaret qe u futen ne mes ishin ate nate ne makinen tone kur ktheheshim nga lufta dhe desh kemi bere aksident me makine nga te qeshurat ndersa kujtonim detajet e trimerise se Tritan trimit.

Po s'me besove, pyet edhe Tritanin per deshmitar. smiley

 Po, po e vertete eshte. Dhe ata çunat qe ja bone, pas ca kohesh i vrane, ishin nga Karbunara...

 ekzakt

 Nuk ka shons ne bote qe keta lango te flasin per gje tjeter pervecse shtetin ne abstrakt. Ia vodhi gjithe paret popullit te shkrete ne 97-en, ama guxo e ankohu, "opozita rrezon shtetin me dhune" e quajne. Na keni neverit te qenit njeri. 

hmm, mire, se ky mund te kishte shtu edhe "alo Ushnja" dhe merine e Lenka Cukos, se bijes se Peleut, po atij Kongresit te Lushnjes si me ja bo? Apo na e ka dhon Bert Verria skenarin per ate, i cik zhurme me kapoj deti dhe arixhije lumi me kanistra zhtogu, jarem jarem jarem, chengije on the dusty stage!

 cifjaj tëmën Lul, kët po mendoja dhe unë, kur lexova ata dy dambllatë nga PTF. Si t'i shpëtosh këtij mallkimi... e kish thënë mirë dikush, këta s'të japin tjetër opsion veç t'i urresh. 

edhe Rotchildet, me sa kam degjuar, me orgjine jane nga Lushnja. Madje dhe himni " Lushnja jone qytet plasmasi" shpreh aspiraten masone per tjetersimin e mjedisit. Per te mos folur per mesazhet subliminale me natyre kapitalisto-seksuale te kenges " se me Lushnjen je ne gare/ kar, kar, Karbunare". Bravo Sakajeva.

 Rotchildet, jane me origjine nga fshati Dardhe. Rotchildi i pare, e ka fillu biznesin duke shit dardha.

 une per vete i di nga gorreja. Ata shisnin piperka te kuqe. ngjyren e kuqe te piperkave, ata e zgjodhen si ngjyre te revolucioneve qe financuan. Madje flitet se edhe " Spice girls" kishin gisht ne komplotin boteror

 Po si jo. Madje Davidi, burri i njeres nga ato gocat, eshte pasardhes i brezit te 33-te te tempullareve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).