U pa kjo punë, duhet të bëhemi grekë, se ndryshe i bie të vdesim për bukë”. Teksa banorët shqiptarë të fshatit bisedojnë me zë të lartë mes tyre, vllehtë e moshuar vazhdojnë të qetë lojën duke përplasur edhe më fort dominotë prej kauçuku në tryezën e drurit. Disa shkojnë edhe më tej në lidhjen e tyre me Greqinë, duke përmendur deri ekzistencën e të ashtuquajturit Vorio Epir

Prej vitesh e vitesh popullsia vllahe është tentuar të përdoret nga qarqe të caktuara për t’i dhënë udhë një teorie në fakt të rreme se ata janë grekë. Një plan i njohur i vënë në jetë në mënyra të ndryshme jo vetëm në trajtë deklaratash mediatike. Qëllimi është i njëjtë, si me shqiptarët ortodoksë, të cilët së bashku me vllehtë synohet t’i shtohen artificialisht numrit të minoritetit grek në Shqipëri.

Udhëtimi ynë nis nga Boboshtica e Korçës, fshati aq shumë i trazuar pas dhunimit të varreve të banorëve të zonës dhe betonizimit të tyre në emër të një memoriali të ngritur nga “Omonia” për dy ushtarë grekë të vrarë diku në pyjet përreth 71 vjet më parë. Një situatë kjo që ndezi keqas përplasjet mes banorëve në Boboshticë e që u përçuan më pas deri në politikën e lartë të Tiranës. Pavarësisht se të bezdisur nga zhurma e kohëve të fundit, që i ka vënë në fokus të gjerë, sidomos pas deklaratave të konsullit grek të Korçës Ikonomus, banorët vllahë të Boboshticës nuk druhen të flasin mbi prejardhjen e tyre, përkundrazi ata thonë hapur se shtet mëmë kanë Greqinë dhe jo Shqipërinë e aq më pak Rumaninë. Një prej banorëve, Ilia Petro, thotë: “Më shumë kemi ardhur që andej ne, edhe unë kombësinë e kam andej nga Greqia”.

Në rrugicat karakteristike të Boboshticës, duket se Greqia ka hedhur rrënjë të forta ndër vite, duke u bërë vllehve apo çobanëve siç njihen ndryshe, një ofertë të mirë, të cilën shumica e tyre nuk e kanë refuzuar. Thanas Shaka, një tjetër banor, shprehet: “Greku na ka preferuar, na ka quajtur si homogjenistë, na ka dhënë karta homogjenisti”. Përgjigjja e vllehve në fshat vjen kudo e njëjtë, e prerë, e ftohtë e deri diku arrogante. Ndërkohë banorët shqiptarë pohojnë me kokë teksa vllahët thonë se i përkasin etnisë greke. Edhe Dine Marku thotë se “tërë vllehtë janë grekë dhe se ka shumë këtu me pasaportë greke”. Pak minuta udhëtim më tej dhe ndodhemi në Drenovë. Vllehtë i gjejmë shumicën duke luajtur. Pensioni i majmë që marrin nga shteti grek ua lejon këtë luks, na tregon një banor i zonës, babai shqiptar i të cilit ka dalë diku larg në mal të kullosë bagëtinë. Mes pensionit 250 apo 300 euro që marrin vllehtë nga grekët dhe atij 8 mijë lekësh që jep shteti shqiptar për pensionistët e tij, diferenca është e madhe, dhe thuajse ka vënë vulën në zgjedhjen e tyre.

“Ne vllehtë jemi të tërë grekë, komplet, kemi pasaporta greke dhe marrim pension nga Greqia që të gjithë. Të mos gënjejmë tani se jemi 70 vjeç e shkuar”, thotë një banor. “Vllehtë në Drenovë jetojnë me të gjitha të mirat, s’ka njeri që të mos pranojë të bëhet grek në këmbim të pensionit”, na thotë një banor që na ndjek shkujdesur aty pranë. I riu psherëtin dhe mërmërit nën zë shumën e majme që marrin bashkëfshatarët e tij vllahë. Ai vetë është i detyruar të presë pemë në mënyrë ilegale çdo ditë në parkun kombëtar të Drenovës e më pas t’i shesë, kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar diçka më shumë, përtej ndihmës qesharake ekonomike prej 3 mijë lekësh.

“U pa kjo punë, duhet të bëhemi grekë, se ndryshe i bie të vdesim për bukë”. Teksa banorët shqiptarë të fshatit bisedojnë me zë të lartë mes tyre, vllehtë e moshuar vazhdojnë të qetë lojën duke përplasur edhe më fort dominotë prej kauçuku në tryezën e drurit. Disa shkojnë edhe më tej në lidhjen e tyre me Greqinë, duke përmendur deri ekzistencën e të ashtuquajturit Vorio Epir. Nëse u përmend Rumaninë, pasi të nënqeshin, përgjigjen ta japin të prerë, se nuk kanë asnjë lidhje me këtë shtet dhe gjithçka që thuhet është thjesht abuzim historik.

Himara është e krishterë, Saranda është e krishterë, Korça është e krishterë, janë të tërë vorio epirotë. Himni i flamurit ka lindur pikërisht në këtë fshat i shkruar nga një vlleh, siç ishte Asdreni. Poeti dhe publicisti i shquar, që aq shumë vargje i kushtoi këtij vendi, vështirë se do të imagjinonte kur vdiq 66 vjet më parë, se do të vinte një kohë kur pasardhësit e tij do të ndiheshin grekë.

Në Floq, një tjetër fshat jo larg Drenovës, nuk gjejmë qoftë edhe një familje të vetme vllahe. Banorët na thonë se ata janë larguar të gjithë vit pas viti. E megjithatë edhe këtu në fshatin mysliman të boshatisur nga arumunët, grekët kanë lënë shenjat e tyre. Shumë banorë të zonës janë detyruar të ndryshojnë emrat e tyre për të siguruar dokumente greke.

“U detyrova nga Fahri e shkrova Vangjel, e ndryshova, dhashë 7 mijë lekë, se s’më pranonte greku me emrin mysliman, e ndryshova dhe pasaportën e bëra Vangjel dhe u bëra grek”, thoi Fahri Hasangolli.

Si Fahriu ka edhe shumë të tjerë në Floq, por që kanë frikë të flasin dhe largohen menjëherë sapo u afrohemi. Jeta e tyre është ngritur mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndaj kanë zgjedhur heshtjen, në të kundërt mund të rrezikojnë që grekët t’i pengojnë e në raste më ekstreme edhe t’u heqin kartat apo dokumentet. Për të mos u shkaktuar ndonjë zullum të tillë largohemi duke i mirëkuptuar në këtë realitet, i cili i detyron jo me dëshirë të bëjnë këtë zgjedhje. Nga Floqi ku dikur jepte mësim edhe këngëtarja vllahe Eli Fara, udhëtojmë drejt Voskopojës shekullore. Në fshatin aq shumë të pleksur mes historive e pretendimeve greke, arumunëve e shqiptarëve, gjejmë një realitet krejt tjetër nga ai i Boboshticës e Drenovës.

“Faktikisht ne jemi shqiptarë, jemi me kombësi shqiptare, dhe mbetemi shqiptarë, nuk ka se si të jemi ndryshe”.

Edhe pse disi i tërhequr e i ndrojtur për shkak të pozicionit të tij si prift i kishës ortodokse të Voskopojës, atë Thomai, edhe ai vllah, lindur e rritur këtu, nuk pranon të jetë grek.

“Me sa di unë gjuha vllahe është latine. Jam vllah lindur dhe banues në Voskopojë dhe këtu do të mbetem”, thotë atë Thomai.

Menjëherë pas viteve ‘90 shteti fqinj vrapoi të kthente në grekë edhe popullsinë vllahe, sidomos në fshatrat përreth Korçës, Sarandës, Gjirokastrës e më tej, duke ofruar në këmbim pensione të majme. Një pjesë e vllehve të sotëm duket se kanë harruar paraardhësit e tyre: Mihal Gramenon, Themistokli Gërmenjin, Kostandin Kristoforidhin, Naum Veqilharxhin, Asdrenin, Spiro Ballkamenin, Kol Idromenon, e shumë e shumë të tjerë që bënë histori me pushkë e me penë në emër të flamurit të kombit shqiptar. Asnjë nga këta burra vlleh të shqiptarizmit nuk ishte grek ashtu si të sotmit që vetëm pensionin kanë të tillë.

 

6 Komente

Më shumë kemi ardhur që andej ne, edhe unë kombësinë e kam andej nga Greqia.

Ketu Marini mund te kishte nderhyre e t'i thoshte xha Petros, qe kombesia jote si vllah s'ka te bej me ardhjen tende nga Thesalia a Epiri i jugut qe gjendet tashme nen kufijte administrative te Heladhes.  Ti i perket kombit ose grupit etnik vllah qe s'ka lidhje me kombesine greke.  Ti i perket nje popullsie blegtorale nomade qe levizte shpesh me dhente e dhite e saja (ose ne shume raste punonte per bejlere e agallare Shqiptare duke ruajtur dhente e tyre), ketej e andej kufirit te tanishem greko Shqiptar.  Ti i perket nje popullsie me gjasa dake apo trako-dake te romanizuar qe pergjithesisht zbriti ne ballkan me dyndjet sllave, e kudo tjeter ku u vendos u asimilua nga popullsite vendase pervec se ne trojet Shqiptare.  Pra me pak fjale xha Petro ti je vlleh i lindur e i rritur me breza brenda territorit te Republikes se Shqiperise, e tani per 200 euro e per lehtesi levizjeje ndrron kombesine per te marre shtetsine greke duke cuar uje ne endrrat bizantine te jevgjiteve qe e quajne veten greke.

 

Një pjesë e vllehve të sotëm duket se kanë harruar paraardhësit e tyre: Mihal Gramenon, Themistokli Gërmenjin, Kostandin Kristoforidhin, Naum Veqilharxhin, Asdrenin, Spiro Ballkamenin, Kol Idromenon, e shumë e shumë të tjerë që bënë histori me pushkë e me penë në emër të flamurit të kombit shqiptar.

Nuk e di nga i nxorri vlleh Marini keta, po ben mire t'i rishikoje qitapet dhe nje here se nga te gjithe me siper vetem per Asdrenin mund te kete ndonje dyshim qe s'eshte Shqiptar etnik.

 

Te gjithe ata qe permend gazetari jane me origjine vlleh. Kjo dihet boterisht.

Dengla te medha.  Kole Idromeno per shembull eshte gjysem shkodran e e gjysem cam. 

Themistokli Germenji, asdreni dhe naum veqilharxhi jane vlleh dhe kete e kam lexuar edhe ne shkrime te kristo frasherit dhe aurel plasarit. nderkohe pellumb xhufi flet per origjinen vllehe edhe te lasgush poradecit. te mos harrojme se dhe vellezerit frasheri ishin nipat e nje vllehu me mbiemer cobani. Spiro ballkameni eshte vlleh po ashtu. me sa kam lexuar edhe aleksander moisiu po ashtu, apo deri tek edi rama me kane thene ka renje vllehe. nuk duhen ngaterruar gjerat askush nuk thote qe vllehet ne shqiperi jane te huaj. une mbetem me konceptin e shkrimit qe i konsideron shqipetare. sepse per mua dhe jo vetem por edhe per historianet me te mire ne shqiperi vllehet ne shqiperi jane shqipetare, ata ne greqi greke, ata ne maqedoni maqedone e keshtu me rradhe.

Cam ? Si perkthehet kjo klysh turku...te thuash arbanit ...po..

Per ke klysh turku po flet o ti "alban forever"? Cam eshte emertim krahinor.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).