Shekulli posedon 23 dosje emërimesh, nga mbi 100 me shkelje të rënda të ligjit për Shërbimin e Jashtëm. Të emëruar të gjithë me VKM. Janë familjarë të ngushtë pushtetarësh ose miq të tyre në media dhe biznes pa asnjë lidhje me diplomacinë. Disa nuk kanë as shtetësi shqiptare: konsullja e Shqipërisë në Milano ka bashkëshort të huaj, vëllai i Topallit ka shtetësi italiane, konsulli i Shqipërisë në Janinë, ka shtetësi greke. E njëjta situatë me diplomatët shqiptarë në Francë, Rumani etj

 

1 - Vellai i Jozefina Topallit (Konsull Milano) - Gjon Çoba
2 - Dhenderi i Jozefina Topallit (Paris) - Luis Ejlli
3- Daja i dhendrit te Sali Berishes (Konsull i Pergjithshem Bari) - Bashkim Bekteshi
4- Djali i halles i Ilir Metes (Ambasador Athine) - Dashnor Dervishi
5- Kusheriri i Ilir Metes (Konsull i Pergjithshem Selanik) - Riza Poda
6 - Gruaja e Arjan Staroves (Londer) - Teuta Starova
7 - Gruaja e Sherefedin Shehut (Drejtore e auditit ne MPJ) - Dashuri Shehu
8 - Motra e Aleksander Frangajt (Rome, Vatikan) - Majlinda Dodaj
9- Baxhanaku i Fahri Balliut (Ambasador Turqi) - Altin Kodra
10 - Vellai i Gerti Bogdanit (MPJ) - Albjon Bogdani
11- Djali i avokatit te Lulzim Bashes (MPJ)
12- Vajza e Shpresa Brecaj (Austri) - Selvi Becaj
13- Djali i Neritan Cekes (Austri) - Egin Ceka
14- Gruaja e Rahman Selmanllarit (MPJ) - Suela Selmanllari
15 - Vajza e Ali Spahise (Konsulle e pergjithshme Milano) - Nausika Spahia
16- Gruaja e Aldo Bumcit dhe vajza e Safet Zhulalit - Ilda Zhulali
17 - Djali i Fatos Bejes (MPJ) (konflikt interesi) - Sokol Beja
18 - Kunata e Fatmir Mediut (Nju Jork)
19- Kunata e Azem Hajdarit (Neë York) - Albana Hasanaj
20- Gruaja e Bujar Leskajt (MPJ) - Silvana Leskaj
21- Vajza e Agim Shehut (Vjene) - Alma Shehu
22- Vajza e Ilir Banos (MPJ) - Albana Bano
23 -Vajza e Jemin Gjanes (Kosove) - Lorena Gjana

 

TIRANË - Ministria e Jashtme shqiptare është përfshirë në një skandal të gjerë emërimesh nepotike pa kurrfarë kriteri, si në përfaqësitë e huaja ashtu edhe në strukturat e MPJ-së. Investigimi i "Shekullit" ka zbuluar se një nga kriteret kryesore për të emëruar diplomatët shqiptarë është njohja partiake dhe lidhje farefisnore me politikanë në pushtet. "Shekulli" ka mundur që të zbulojë një pjesë të emërimeve nepotike të zhvilluara në diplomaci nga vitit 2004 deri në vitin 2010. Sot do të publikojmë pjesën e parë të emrave që janë emëruar në saj të njohjeve.


***
Lista e gjatë e emërimeve diplomatike në vitet 2005-2010 tregon se rreth dy të tretat e tyre janë me probleme. Kryesisht janë emërime në shkelje të hapur të rregullave të përcaktuara për Shërbimin e Jashtëm. Ligji ndalon rreptësisht emërimet nëpërmjet VKM-ve, por ky fakt nuk i ka penguar drejtuesit e lartë të Ministrisë së Jashtme që të emërojnë njerëzit e tyre në përfaqësitë shqiptare. Në bazë të nenit 22, pika 2 dhe 3, të ligjit për shërbimin e jashtëm, jo më shumë se 20% e ambasadorëve mund të jenë nga politika. Gjithë pjesa tjetër dhe tërësisht diplomatët, duhet të jenë të karrierës. Por, në realitet, kjo nuk ka ndodhur dhe më shumë se 20 për qind e të emëruarve në ambasada janë njerëz që kanë lidhje me politikën apo anëtarë partie.


***
Njerëzit më me fat janë ata që kanë lidhje me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli (Çoba). Vëllai i Jozefina Topallit ka mbajtur detyrën e Konsull në Milano. Aktualisht, Gjon Çoba është diplomat në Bukuresht. Dhëndri i Jozefina Topallit, falë fejesës së bërë tashmë publike me vajzën e kryetares së Kuvendit, më datë 28.09.2010 është emëruar Sekretar i Parë në Paris. Ky emërim është zhvilluar në kundërshtim me ligjin për Shërbimin e Jashtëm. Luiz Ejlli është i datëlindjes 12/07/1985, pra aktualisht 25 vjeç. Por, sipas ligjit, ai duhet të kishte të paktën dhjetë vjet punë, një vit periudhën e provës dhe nëntë vjet për t'u emëruar Sekretar i Parë. "I jepet grada sekretar i parë diplomatit me nëntë vjet vjetërsi të integruar në punë dhe vlerësim të përgjithshëm përgjithësisht mjaftueshëm e lart të rezultateve në punë të vitit të fundit", - thuhet ligjin për Shërbimin e Jashtëm. Bazuar në këtë ligj, Luis Ejlli duhet ta ketë nisur karrierën diplomatike në vitin 2000. Në atë kohë, Luis Ejlli ishte vetëm 15 vjeç.


***
Lista e të afërmve të deputetëve demokratë të punësuar në përfaqësitë diplomatike është edhe më e gjatë. Nausika Spahia, vajza e Ali Spahisë, ish-deputet i PD-së, është Konsulle e Përgjithshme në Milano. Një tjetër emërim nepotik, por edhe në konflikt interesi me detyrën është ai i djalit të Fatos Bejës. Deputeti demokrat është kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme, komisioni që kontrollon direkt punën e MPJ-së. Sokol Beja është emëruar në MPJ. Aleati më i vjetër i Berishës, republikani Mediu, ka arritur që të emërojë kunatën e tij në përfaqësinë tonë diplomatike në Nju Jork. Teuta Starova, e cila është bashkëshorte e Arjan Starovës, është e emëruar në postin "Ministër Këshilltar në Londër" në datën 03.03.2008. Ky emërim është bërë me anë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave.


***
Po kështu edhe gruaja e deputetit demokrat, Sherefedin Shehu, Dashuria, është Drejtoreshë e Auditit në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Dy deputetë të tjerë kanë të afërmit e tyre në diplomaci. Deputeti Gert Bogdani ka vëllanë e tij në Ministrinë e Jashtme, Albjonin. Ndërsa deputeti tjetër demokrat, Jemin Gjana, ka vajzën e tij Lorena Gjana në përfaqësinë e Kosovës. Djali i ish-deputetit Neritan Ceka, sot këshilltar i kryeministrit, me një VKM është emëruar në Austri. Egin Ceka është emëruar sekretar i parë në Vjenë më datë 22.10 2009.

 

Vëllai i Topallit ka shtetësi italiane, konsulli në Janinë kishte shtetësi greke, ndërsa vajza e Spahisë është e martuar me një të huaj

Në bazë të nenit 22, pika 2 dhe 3, të ligjit për Shërbimin e Jashtëm, jo më shumë se 20 % e ambasadorëve mund të jenë nga politika. Gjithë pjesa tjetër dhe tërësisht diplomatët, duhet të jenë të karrierës. Në bazë të nenit 27, pika a, e të njëjtit ligj, kërkohet që diplomatët të kenë shtetësi shqiptare dhe banim të përhershëm në territorin shqiptar. Ndërsa në bazë të kreut 5, pikat 18.1, thuhet se diplomati ose e shoqja nuk duhet të kenë shtetësinë e vendit ku janë akredituar.
Kjo nuk rezulton për Nausika Spahia-Konsulle e Përgjithshme në Milano, e martuar me shtetas të huaj; Vëllai i Jozefina Topallit, Gjon Çoba, Konsull Milano, me shtetësi italiane; Jani Dako, konsull i përgjithshëm Janinë dhe me shtetësi greke; Mehdi Hoxha, Paris, me leje qëndrimi franceze; Një diplomat në Rumani është me shtetësi rumune.
Në emërimet është spekuluar me VKM nr 767 të datës 06.12.2005, ku me ndryshimin e pikës 81 të rregullores, u bë transfuzioni i MPJ-së, e cila thotë: "Ministria e Punëve të Jashtme, për nevoja të institucionit, brenda dhe jashtë vendit, mund të marrë punonjës për të shërbyer në shërbimin e jashtëm për aq kohë sa vlerësohet e nevojshme. Këta punonjës gëzojnë statusin e diplomatit për aq kohë sa janë në shërbimin e jashtëm, por nuk përfitojnë grada diplomatike. Ata paguhen në bazë të detyrës, për të cilën janë emëruar". Por një VKM, nuk ka fuqi mbi ligjin, dhe edhe nëse bëhet në kushtet e emergjencës, gjë që në shërbimin diplomatik nuk kishte ndodhur, pasi vendi nuk ka kaluar as luftë dhe as përmbytje, pra duhej që brenda 2-3 muajsh të ishte reflektuar në ligj, gjë që nuk ka ndodhur. Pas kontrollit rezulton se gjatë periudhës 2005-2010, nga rreth 150 diplomatë që punojnë në përfaqësitë jashtë shtetit, rreth 100 prej tyre kanë probleme në procedurën e emërimit.

 

Për dhënien e gradave diplomatike në rastin e zbatimit të dispozitave kalimtare ndiqen këto afate kohore:
1. I jepet grada "sekretar i tretë" diplomatit me 3 vjet vjetërsi të integruar në punë dhe vlerësim të përgjithshëm "përgjithësisht mjaftueshëm" e lart të rezultateve në punë të vitit të fundit.

2. I jepet grada "sekretar i dytë" diplomatit me 6 vjet vjetërsi të integruar në punë dhe vlerësim të përgjithshëm "përgjithësisht mjaftueshëm" e lart të rezultateve në punë të vitit të fundit.

3. I jepet grada "sekretar i parë" diplomatit me 9 vjet vjetërsi të integruar në punë dhe vlerësim të përgjithshëm "përgjithësisht mjaftueshëm" e lart të rezultateve në punë të vitit të fundit.

4. I jepet grada "këshilltar" diplomatit me 13 vjet vjetërsi të integruar në punë dhe vlerësim të përgjithshëm të paktën në nivelin "mirë" e lart të rezultateve në punë të vitit të fundit.

5. I jepet grada "ministër këshilltar" diplomatit: a) që ka jo më pak se 15,5 vjet vjetërsi të integruar në punë, nga të cilët 2,5 vjet vjetërsi në post drejtues "drejtor drejtorie" e lart ose "ambasador" përfshirë këtu periudhat në poste të tjera të larta sipas përcaktimeve të pikës 63.
b) që ka jo më pak se 5 vjet punë drejtpërdrejt në shërbimin e jashtëm.
c) që ka marrë dy vitet e fundit vlerësim vjetor të punës jo më të ulët se "mirë" në të gjithë elementet specifike të rezultateve të punës.


7. Plotëson kushtet për marrjen e gradës "ambasador" diplomati:
7.1. Jo më pak se 21 vjet vjetërsi të integruar në punë, nga të cilët jo më pak se 11 vjet drejtpërdrejt në shërbimin e jashtëm. 7.2. jo më pak se 7.5 vjet vjetërsi në post drejtues, nga të cilat:
a) 5.5 vjet në post "drejtor drejtorie" e lart, përfshirë këtu periudhat në poste të tjera të larta sipas përcaktimeve të pikës 63 dhe një mandat të rregullt (jo më pak se 2 vjet) si "ambasador";
b) ose 7.5 vjet "ambasador". 7.3 jo më pak se 25 vjet vjetërsi të përgjithshme në punë. 7.4 vlerësime maksimale në punë për 2 vitet e fundit.
 

31 Komente

7. Plotëson kushtet për marrjen e gradës "ambasador" diplomati:
7.1. Jo më pak se 21 vjet/dite vjetërsi të integruar në punë, nga të cilët jo më pak se 11 vjet/dite drejtpërdrejt në shërbimin e jashtëm/ose thjesht kane kaluar kufirin jashte. 7.2. jo më pak se 7.5 vjet/ditevjetërsi në post drejtues, nga të cilat:
a) 5.5 vjet/dite në post "drejtor drejtorie/drejtues kafeneje" e lart, përfshirë këtu periudhat në poste të tjera të larta sipas përcaktimeve të pikës 63 dhe një mandat të rregullt (jo më pak se 2 vjet/dite) si "ambasador/pijetar i papune";
b) ose 7.5 vjet "ambasador/
pijetar i papune". 7.3 jo më pak se 25 vjet/dite vjetërsi të përgjithshme në punë. 7.4 vlerësime maksimale në punë/ne madhesine e xhepit për 2 vitet/ditet e fundit.

Si gjithmone ... ne rregulloren e mesiperme fjala vjet z/v me fjalen dite nqse je kunati i shokut Xhemal!   smiley

 

Qe argumenti te mos jete i kundershtueshem, ceshtja nuk eshte se cfare lidhjesh familjare apo farefisnore kane keta me lart me pushtetaret, ceshtja eshte: a e meritojne ata detyren per te cilen jane ngarkuar?

Disa nga personat me lart i njoh personalisht e vertet skane as me te voglen lidhje me diplomacine smiley

Kjo me duket e drejte. Nga eksperienca personale, besoj e dime qe ne ate vend te vogel, do te te dali nje i njohur/kusheri i larget/krushqi diku.

 Klajd, nuk behet fjale, ne kane vlera apo jo. Keta njerez, te cilet nuk dua ti paragjykoj, bile nuk kam as te drejte, jane ne ato poste ne saje te lidhjeve miqesore qe kane me pushtetare te larte, ose kane fituar ne ato vende pune, ne kohen kur PD erdhi ne pushtet. Ketu qendron palaçolleku, se behen favore, per te perfituar favore. Rasti me flagrant, (sa per ilustrim dhe me duket se eshte atashe kulture jo sek. I) eshte dhenderri i Zhozit. Ne baze te te gjitha kritereve, ai nuk duhej te ishte ne ate vend pune, pse eshte dhenderri i saj ai e fitoi. Po si ai jane nje jese e mire.

Prandaj ketu tek ne, ligjet jane te mira, po zbatueshmeria le per te deshiruar.

"...ka ligj, por ka dhe maliq..."

Kjo funksionon ketu tek ne, dhe ashpersisht biles.

Shtet diletant qe ben politiken e jashtme te 7000 000 shqiptareve me kuneter, dhendure/kollovare, daje e baxhanake. Plehrat qe s'dine te lidhin dy fjale shqip e jo me te argumentojne ne ndonje gjuhe te huaj interesat e Shqiptareve. Shtet tribal ose me mire  Mafie e institucionalizuar.

mos i shiko tjetrit gunen po punen. a ka ndonje informacion qe punet nuk po ecin ne filan ambasade? ky do ishte lajm. po se si emerohen crendesi ka, biles me mire qe jane te aferm te njerezve te njohur, kjo te rrit besueshmerine, dardha nen dardhe bie.

Po pra si ne kohen e Komandantit. Mjafton te kesh besimin e partise pa per te tjerat rregullohemi. Tani si mund te pyesim sesi ecin punet kur keta nuk bejne asgje. Keta qe jane zgjedhur ne kete menyre dhe qe nuk kane nje karriere te mirefillte ne diplomacijane aty thjesht per te marr rrogen(te bejne ndonje leke po paten mundesi) dhe te bredhin boten me leket e shqiptareve. Bejne dhe si pordhace pastaj.

Prandaj duhet ndryshim pushteti, ata qe do vijne duhet ti lene keta perseri ne pune se deri atehere keta do ti kene plotesuar kushtet: jane te nje partie tjeter, dhe jane diplomate karriere, dhe nuk jane kusherinj me pushtetaret.

Jo Millosho, kjo qe thua ti eshte ''amnisti per paaftesine''. Plus qe kjo dekurajon ata te tjeret qe ndjekin rrugen dhe rregullat sic kerkohet nga ligji. Nuk mund te perdorim dy standarte. Ose standarti i ligjit ose ai i Maliqit.

Vlona, Kjo qe thua ti eshte shume korrekt. thjesht nje pikeveshtrim tjeter tentova te hedh ketu.

ne fakt nuk ka asnje informacion, pasi nuk behet pune o Milosh. Por edhe po te behej, kriteret jane kritere dhe duhen zbatuar. I zbatonte Enveri qe ishte i plotefuqishem, ndersa keta spurdhjake tallen me parate e shqipetareve. Po mire bejne kur populli i le. Si nuk po del ndonje Avni Rustemi akoma?

16- Gruaja e Aldo Bumcit dhe vajza e Safet Zhulalit - Ilda Zhulali

nji sqaiarim ju lutna shume. Se ke ka babe dhe burre e dime, ju lutna na sqaroni i cike me teper ca eshte emru kjo ?

 

ah lene se e gjeta vete ne internet

Drejtoreshe ne MPJ qeka

-

alamet artikulli  i sistemuar mooo

alidemso i ke ra pikes. per nepotizmin, konflikt interesi e ca gjojna t'tjera. t'pershendes.

smiley

kto z. e znj. jane pak-a-shume, ftyra e Shqiprise ne bote. Diskutimi duhet bere- them une- a jane keto ftyrat me t'mira te mundshme per te na parfaqesuar ne?!

Kush i vuri e pse i vuri, nuk besoj qe ka qene aq i impresionuar per kete smiley

1 - Vellai i Jozefina Topallit (Konsull Milano) - Gjon Çoba

15 - Vajza e Ali Spahise (Konsulle e pergjithshme Milano) - Nausika Spahia

sa konsuj paskan ne Milano keta?smiley,  apo qytet i madh thuaj, ka vend per te gjithe.

 

11- Djali i avokatit te Lulzim Bashes (MPJ)      kete se kuptova?!   ky mund te 1, po mund te kete edhe 7 avokate, varet nga çeshtjet....

Pse kapesh tek detajet dhe ti tani smiley

keta te shekullit ta bejne biografine me kuc dhe me mac si dikur ne kohen e xhaxhit, po kjo nuk eshte risi, vete plaku i urte agolli ka thene se ne shqiptaret jemi 3 milion kushurinj.

Kaltra nuk behet fjale per kusherinj se ndoshta ashtu te larget mund te jemi edhe ne te dy, por behet fjale per gruan, motren, vellain, dhenderin, djalin, vajzen. Besoj se ka ndryshim apo jo?

 

po sigurisht qe nuk ka ndryshim sepse fenomeni nuk eshte risi per shqiptaret, lidhjet e gjakut ne i kemi ne politike me te forta se kurre dhe jo me ne nivel administrativ, aq me teper ne nje shoqeri si e jona qe pyetja e pare per prezantimin e nje individi eshte se i kujt je...dhe jo cfare je dhe cfare di te besh..

Skandali nuk qendron tek lidhjet familjare se ne shqiptaret t'gjith biem ngapak kusheri me njeri-tjetrin, por tek kualifikimi i ketyre personave per keto pozicione pune. Shekulli ka nxituar me pune siperfaqesore. Na nxirrni nje biografi te secilit te qeshim pak.

Dashnori dhe Dashuria jane dy yje te shndritshem te diplomacise shqiptare!

Hmm sa cudi me peshqit qe nuk shohin asnje problem me kete fenomen! Te jete pa problem fare valle? Apo keta jane me te aftet sipas parimit "dardha bie nen dardhen", po sikur vete titullari (dmth shoku Xhemal) te jete moot atehere i bie qe edhe keta te emeruarit pa konkurs ose duke mos respektuar kerkesat e rregullores se emerimeve i bie te jene kak(e) apo jo?!

Per ata qe kane vene syze te zeza dhe nuk shohin ose nuk arrijne te shohin! Demokracia ne vetevete eshte nje mundesi per te gjithe. Duke u bere emerime ne hijen e shokut Xhemal apo sipas parimit "molla/mooti bie nen hijen e molles/mootit/" atehere u eshte hequr mundesia/jane perjashtuar nga konkurimi per keto pune shumices se njerezve qe mund te plotesojne keto kushte shume me mire se "keta qe kane rene nen hijen e shokut/shoqes Xhemal/Gjyle".

Dikush do te thote se mos u be hataja!! Pikerisht ky lloj mentaliteti se nuk u be hataja me kete shkelje dje, me nje shkelje tjeter sot, dhe me shume te tjera qe do te vijne e kane cuar ate vend atje ku eshte sot!!!

Nejse standarte arnautistani, ku Xhemalet/Maliqet bejne cfare u do b..... dhe syleshet nuk shikojne asnje problem !!!

A nuk eshte postuar njehere ky shkrim? - ose dicka jashtezakonisht e ngjashme me te? A ka njeri ta konfirmoje se s'ka mundesi te kem vetem dezhavy ketu te peshku.

oh mr. Rules you killed it smileysmiley

sna le me pe pak gallatte me xhosin e keto te MPJ, e meqera fjala a dihet gje si po shkon situata ne Jemen, e fundit qe degjova tek Peshku ishte- Jemenasit lane gjithshka e po presin rezoluten 1233 nga MPJ e Republikes te Pavarur e te Pa Alienuar e Plotesisht e Integruar e Shqiperise.

Jo po te bejne ndryshe po deshen kur nje Shtet i Nato-s [ne!] flet bota degjon.

Ka kohe qe pres qe MPJ t'ja dhj*s* nonji shteti te modh, lets say Frances. Atehere po, Jemenin e Libine i kemi buke me gjize.smiley

Dhendri, cuni tezes, goca e halles, djali i filanit, gruaja e filanit, vajza e filanes.... SKANDAL.... eshte bere qeveria me keq se mbreterite ... SKANDAL...

  Luto  Maliqi, nje  fshatar hokatar... i zones se  i  Belulit, i persekutuar e i  internuar e kalonte  te  keqen me kenge.Kendonte fakiri  tere kohen kur  priste ferra me kalle.Asnje nuk e dinte se çkuptim  a brendi kishin kenget e tij.Qene apo jo  ne tabanin kombetar  dhe  ne vijne e partise apo jo, per ate  asnje nuk e vriste mendjen.Operativet  e merrnin per  te semure nga qafa e siper. Por  Luto  Maliqi ivarfer, ja çkulte  kenges qe ne pike te sabahut   E niste  ashtu  avash dhe atu nga  rreshti i para  funduit  ngrinte  renshem volumin.Une sot qe kendova keto rreshta, marr vesh avazin e kenges se Luto Maliqit.

Degjojeni  kengen e Luto Maliqit  dhe   gjykoni!  

..Qe perposh moj qe perposh

  Qe perposh e deri siper

  Mbushur gjithe mbushur  moj

  Mbushur gjithe... me ungj e niper....

                                     Rahmet  o  Luto Maliqi !

                Kohet ndryshokane pa njerezit ..meazallah! !

23 emerime ndoshta nuk jane ndonje gje e madhe, bile edhe per administraten tone. Fenomeni i emerive pa kriter ky eshte kanceri (nje nga) i Shqiperise. Ata 23vete spostuan 23 te tjere para tyre. Me pas do vine 23 te tjere qe do spostojne keta te tanishmit..... dhe cikli vazhdon deri ne zgjedhjet e reja. Ky cikel vazhdon ne dipllomaci, arsim, polici, drejtesi, komuna etj etj etj. Rezultati ..... e shikojme te gjithe, ne drejtesi, arsim, infrastrukture etj etj. 

Sigurisht qe ka ca kaqola qe mundohen te na mbushin mendjen qe gjerat shkojne mbroth..... hmmm e dyshimte, shume e dyshimte.

Se kuptoj ca te keqe ka? Kot nuk thone qe biznesj behet ne familje jo me njerez tjeter...

Dhe kjo klike e shemtuar, uzurpatore guxon te flase per bllokmenet e djeshem. Ne paguajme per dhendrin e "Lavires se parlametit" dhe gjthe sojin e sorollopin e ketyre maskarenjve dhe guxon dikush ketu ti marre keta ne mbrojtje?? Cfare lloj krijesash jemi katandisur ne shqiptaret sot?? Si mund te tolerohen ketolloj perqeshjesh, perbuzjesh e ofendim per ingeligjencen e gjithe shqiptareve qe e rrezuan 20 vjet me pare nje diktature qe ngjason Kateciperisht me neo-diktaturen e Bishes. Ndiqni me Kujdes te gjithe ata maskarenj qe e mbeshtesin due bejne apologjine e regjimit- qe nga Fevziu, Cili me shoke- te gjithe ndyresira qe Kane perfituar, Kane biznese apo pasuruar gjate viteve te Bishes, ndiqni interesat financiare te te gjithe atyre qe bejne gam-gam kinder opozites dhe kokepalareve dye do te gjeni perseri hajduteri, prona apo punesim te jashtigjshem. Vetem keta zejmen te regjimit dhe ndonje I marre/ militant I Bishes ( me te gjitha gjasmat I punesuar ne administraten publike) mund te justifikoje krimet, vrasjet dhe korrupsionin e ketij regjimi dhe te guxoje te tallet mencinizmin me te ulet me shumicen e shqiptareve. Opozita ka te metat e veta por ne Shqiptaret duhet te dijme ti bejme gjerat me rradhe- le te jemi po aq te ashper e intolerant me padrejtesite e qeverise se re qe vjen me zgjedhje te parakohshme, Tani e ka rradhen kjo Bande kriminale qe vjedh e pasurohet cdo dite e me shume tashme jo vetem ne kurrizin tone por ate te femijeve e niperve e mbesave tona. Kush nuk do ta kuptoje kete sot eshte ose friacak ose intelektualisht I mefshte...

ilda zhulali eshte nje prej diplomateve me te mira aty dhe punon qe ne kohe te kac islamit

dhendrri i jozefines eshte nje kokrra e injorantit dhe aq legen sa ne ate detyre e konkurron vetem ciljeta

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).